Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Mustafaj: S'do ketë dy shtete shqiptare në Ballkan

    Mustafaj: S'do ketë dy shtete shqiptare në Ballkan

    TIRANE- Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj nuk po ndalet në veprimet e tij. Sidomos në deklaratat për cështjen e statusit të Kosovës. Tashmë deklaratat e Ministrit tonë të jashtëm Besnik Mustafaj nuk mund të shihen më si gafa politike. Duke parë aplitudën e deklaratave të tij, vëmë re ndoshta dhe pa asnjë lloj përqëndrimi se aty janë tërësisht të drejtuara kundër cështjes kombëtare shqiptare, janë të drejtuara kundër shqiptarëve të Kosovës. Rasti më i fundit është ai I ditës së djeshme, kur në mes të sallës ku mbahej sesioni I 115 të Komitetit të Ministrave të KE në Strasburg, Ministri i jashtëm shqiptar, Besnik Mustafaj deklaron qartë, saktë, pa ju marë goja, madje duke bërë të zemëruarin edhe me ministrin e jashtëm serb Drashkovic, pra deklaron se nuk do të ketë kurrë dy shtete shqiptare në ballkan. Një deklaratë tepër e papritur për të gjitha kancelaritë perëndimore kjo e ministrit tonë të jashtëm, i cili me sa duket ka ngatërruar rrymat letrare me rrymat politike. Janë shokuar dashamirësit e cështjes shqiptare, ndërkohë që, për fatin tonë të keq, janë gëzuar përfaqësuesit serbë, gjë që dukej lehtas në nënqeshjen e ministrit të ajshtëm serb, Vuk Drashkovic. E thënë korektisht, po citojmë deklaratën e Besnik Mustafaj, fatkeqësisht Ministri ynë I jashtëm, I emëruar në këtë detyrë në momentin më delikat të zgjidhjes së cështjes kombëtare, tashmë që kanë filluar negociatat për statusin final të Kosovës si shtet I pavarur.

    "…Nuk bëhet fjalë për krijimin e dy shteteve shqiptare, sepse nuk është gjuha ajo që përcakton shtetin. Ju siguroj se do të ketë vetëm një shtet shqiptar, Republika e Shqipërisë", ka garantuar Ministri ynë I jashtëm homologun e tij serb, Drashkovic në mes të sallës së Strasburgut, ku ministrat e KE ishin mbledhur. Kemi disa kohë që e kemi lënë të qetë Mustafajn, në kërkesat, deklaratay e tij të gjitha kundëpedal me interesat shqiptare, të Kosovës dhe gjithsesi, por me sa duket këto nuk janë më gafa të tij, këto janë një mission. Se në shërbim të kujt, e kemi ende të vështirë ta përcaktojmë. Pasi dhe nuk na takon. Një deklaratë e tillë, vjen pas deklaratës që Mustafaj bëri për "Pavarësi të Kushtëzuar për Kosovën" ku 2/3 e udhëheqsësve më të fuqishëm botërore janë shprehur për një Kosovë me pavarësi të plotë.

    Është me të vërtetë e habitshme që një fluks I tillë deklaratash nëtërësisht kudnër cështjes së Kosovës, bëhen tashmë në negociata për statusin përfundimtar të saj. Eshtë shërbimi më i keq që i bëhet Shqipërisë, Kosovës kur është hapur procesi i negociatave për statusin e Kosovës.

    E thënë qartë dhe saktë, deklarata të tilla, kanë fuqi antikombëtare dhe po na marrin erzin jo vetëm në sytë e shqiptarëve të Kosovës por edhe të partnerëve të fuqishëm ndërkomëbtarë që kanë bërë dhe po bëjnë gjithshka për zgjidhjen përfundimtare me pavarësi të plotë të cështjes së Kosovës. Kush e detyron vallë, cfarë pengu ka Mustafaj që bën deklarata të tilla. Pa dashje na vijnë dnërmend kontestimet e afërta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, që në mënyrën më të butë, nuk u zgjat më tej, tha se besnik Mustafaj nuk bën për ministër i Jashtëm.

  2. #2
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Nje minister i jashtem qe nuk di anglisht....kjo eshte paprecedent ne bote...ndersa deklarata e mustafajt ne dem te statusit kosovar ka fatkeqsisht precedente...ja ministrat e kabinetit qeveritar qe duhet te rikthenin shqiperine ne binaret nga kishte dale...qesharake dhe te paafte

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha sakrifikoi profesionalizmin per besnikerine me emerimin e Mustafaj, qe edhe pse niset nga deshira e mire dhe mbron qendrime ne esence te drejta, i mungon profesionalizmi, arti i te negociuarit dhe finesa diplomatike. Dhe ai perseri ben te njejtin gabim qe beri para pak kohesh, i hapi kartat ne tavoline ne fillim e jo ne fund te dores se pokerit.

    Ne kete pike Mustafaj po diskretiton jo vetem integritetin e tij si njeri i letrave dhe intelektual i nderuar por po diskretiton te gjithe qeverine shqiptare dhe qendrimet e saja. Deri me sot ministria e jashtme shqiptare ka gjeneruar vetem skandale te njepasnjeshme.

    Berisha duhet te filloje te mendoje per nje emer te ri ne krye te diplomacise shqiptare dhe kesaj here duhet te dali me nje emer diplomati karriere.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Sa here bene deklerata ky MINISTRI I PUNEVE TE KOTA gabon.
    ISMAIL KADARE kishte shume drejt kur u shpall qeveria qe ky nuk eshte minister i pershtateshem. Ne fillim mendova qe z. Kadare kishte ndonje inat personal me ministrin po ky ministri smush fare qeka toc.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Sa here bene deklerata ky MINISTRI I PUNEVE TE KOTA gabon.
    ISMAIL KADARE kishte shume drejt kur u shpall qeveria qe ky nuk eshte minister i pershtateshem. Ne fillim mendova qe z. Kadare kishte ndonje inat personal me ministrin po ky ministri smush fare qeka toc.

    Me beso se une pata po te njejtin mendim.

    Kadare nuk flet pa menduar.Kjo vetem sa e justifikon sa largpames dhe inteligjent e atdhetar eshte i madhi Kadare.


    Habitem,si tolerohen dy gabime kaq te medha nga zoteri S.Berisha dhe gjithe partija PD-es?!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Se mos eshte vetem Mustafaj. Te pakten ky ishte ministri me me eksperience dhe me i afti (ne dukje) nga qeveria e PD. Te tjeret jane me ibret dhe te paafte.

    Harruat se ne krye te financave shqiptare eshte Ridvan Bode, ish ministri i financave ne kohen e piramidave? Minister pra qe parane e shqiptareve e la ne administrimin e firmave hajdute dhe nuk arriti ti dalloje kurre keto si te tilla?

    A e keni vene re se anetaret te kabinetit te PD jane akademike ne rastin me te mire, dhe asnje nuk ka eksperience pune ne nje ndermarrje private ku vertet te kete shpalosur arritje dhe sukese konkrete. Ca kane punuar per UNMIK, ca per disa institute shteterore pa asnje lloj identiteti e arritjeje ( si Instituti per nxitjen e investimeve te huaja ne shqiperi qe nuk dihet cfare eshte)., ca kane nga 2 vjet qe kane mbaruar ca mastera per "international relations" por qe prape s'kane asnje eksperience te spikatur pune.

    Po ashtu 60% e administrates eshte po ajo e 92-97 e provuar dhe sterprovuar si te paafte ne ate detyre qe kane.

    C'pyet qeveri xhahilesh hesapi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 21-11-2005 më 04:33

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky e teproi me gabime. U deshmuan vleresimi i Kadarese plotesisht dhe ky duhet te ike nga ai post vet tani apo Berisha duhet ta largoi sa me pare. Nuk ka mbetur diplomacia shqiptare ne duart e Besnik Mustafajit qe na mbyti me gafa te tille prej se ka marre postin. Te jesh shkrimtar i mire nuk dtth. te jeshe edhe diplomat i mire, kete me se miri e deshmoi ky tani.

    Duhet nje diplomat kariere ne krye te diplomacise dhe nuk e ve ne dyshim aspak faktin qe ne PD ka shume diplomate te tille pervec ketij, natyrisht, qe duhet te ike sa me pare.

    Tung

    PS: Megjithese mund te jene porosi te Berishes keto dhe gafe te Berishes (pra urdhera te Berishes) qe nese eshte keshtu atehere eshte e keqe shume e madhe per ne, natyrisht pervec nese permiresohet dhe gabime te tilla nuk perseriten me. Por nese eshte e vertete kjo, pra qe keto gabime jane bere me urdhera te Berishes, dhe nuk permiresohen, atehere edhe kjo qeveri nuk do kete jete te gjate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 21-11-2005 më 05:04
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Une nuk besoi qe jane keto gabime te nje pasnjeshme por diqka tjeter por nuk po hy ne detale sepse aq shume e keni lavdrue ket qever te "djadht" siq po e quajn disa sa qe tani do te hidheroheni shume shpejt prej saj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Po kush e pyet kete Mustafajn ore, tjeter kush vendos se a do te kete dy shtete shqiptare ne Ballkan apo jo, eh jo ky trimi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po qka tjeter keni prit o shqipetar prej qeveris sala ?!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •