Nje fjale e urte e jona thote "guri i rende ne vend te vet" dhe kete thone qe e ka thene populli, por qe ne e kemi lexuar neper libra duke filluar me rilindasit dhe deri me vone. Nje gje qe me ka bere pershtypje eshte qe te gjithe burrat e medhenj te kombit si tani si para 500 vjetesh kane qene larg Shqiperise, dhe jane perpjekur per ceshtjen shqipetare. ka akoma organizata shqipetare neper Evrope dhe amerike qe perpiqen per ceshtjen shqipetare, por qe ne shqiperei rralle ose fare kane qene. Me kete nuk dua ti vej fajin njeriut se perse nuk kthehen ne Shqiperi, ajo qe i ben njerzit te ikin dhe te mos kthejne koken mbrapa eshte politika dhe gjendja e sotme sociale ne shqiperi.
Sipas mendimit tim ka 2 lloj emigrantesh ata qe punojne kursejne dhe vene ndonje lek menjane qe te ikin 1 here ne vit ne Shqiperi dhe te shesin tangerllik dhe te hiqen si me lek shume, dhe kategoria tjeter qe pretendojne ti prishin leket per qejf dhe as te mos ju hyje neper mend shqiperia, arrijne deri aty sa te jene vetem 1 ore larg shtepise dhe nuk shkojne. Fatkeqesisht une i perkas kategorise se dyte, dhe e them fatkeqesisht pasi nuk dua ti perkas as te pares as te dytes. Por eshte dicka reale, qe sa zbret nga avioni, pyetja e pare eshte ku punon dhe sa lek merr, t'ju thuash te verteten thone genjen, ti genjesh thone i shkreti ti, keshtu qe e je i djegur nga te dyja anet. Eshte e vertete ajo qe permendin te tjeret, qe njerzit jane ziliqare, jane te lodhur dhe te stresuar, dhe 90% te rasteve nuk shprehin asnje lloj afeksioni dhe i vetmi interesim eshte kur behet fjala per ta apo per ndonje fare ndihme. E them kete me keqardhje por jam larg familjes sime per gati 13 vjet, dhe gjithnje e me shume e ndjej veten si te huaj deri sa dhe me prinderit e mi.
Mendimi im eshte se lumturia eshte atje ku eshte familja, burri ose gruaja dhe femijet e tu dhe shtepia jote. Lumturi eshte atje ku puna te jep satisfaksion moral dhe financiar, ku miqesite jane te pakushtezuara dhe ku perreth teje shikon fytyra te qeta dhe te lumtura, ku njerzit punojne dhe jetojne per nje jete sa me te mire dhe nuk e kalojne jeten dhe kohen neper kafene dhe bare.
Si shqiptare ne kete shekull te ri dhe pjesetare te nje kontinenti te madh dhe te pasur duhet te ndryshojme mentalitetin qe kemi per jeten dhe bote (shqiptaret brenda apo jashte shqiperie) dhe te ndergjegjesohemi si qytetare dhe komb, ne kete bote dhe jete kaq te vrullshme.
Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2007!
Krijoni Kontakt