Te lumtur?
Shume...![]()
Me lumtur se kaq nuk ka, vdiqem ketej. Thone se skllaveria ka mbaruar, po kujt t'i besosh. Perrallave apo realitetit? Na doli kerbishti vendit duke punuar, jete e sinkronizuar.....me orare, me data, me probleme. Gjithe halle eshte jeta ketej, plus qe eshte e veshtire te ambientohesh me vendin...
Ata na shohin poshte, nderkohe qe edhe ne i shohim poshte. Vetem kontradita ore e minute. Si ne kopesht...plus qe nuk t'a lene t'a ngresh koken per qamet, se nuk do te ndihmoje ty ai kur ka dike te vetin per te ndihmuar.
Ata kujtojne se vendet nga kemi ardhur ne jane pa nivel fare, biles ndonjehere kam degjuar pyetje si "A ka televizor atje nga vini ju?" Nuk tallem... Po ja kam kercitur disa here, i them..... "Si nuk paska! Pastaj, ato atje jetojne me shtepia me beton edhe me tulla, jo me derrasa si ju ketej!"
C'te te them, jete gjithe sajesa e peripeci, c'do dite nje pisllik i ri. Plus qe edhe klima eshte ndryshe nga Shqiperia, te vjen per te vjelle vetem te jetosh ketu kur mendon per ate kohen e zhegut ne Tirane, kur kerciste djelli vuuu gjithe energji na jepte force. Ndersa ketu, gri gjithandej hesapi, del djelli me pikatore. Edhe atehere kur del, del i forte saqe t'a percellon qafen t'a ben cope cope.
S'ka si Shqiperia, ndodhet ne nje vend ekzemplar fare, fati jone thuaj qe na u desh te ikim se edhe atje nuk rrihet vallai.
Krijoni Kontakt