Packa se emrat u shkruan ne renditje alfabetike, perseri nuk u shmang debati midis Pele dhe Maradona! Miq te nderuar virtual...per keto dy lojtar nuk kane vendosur as ato qe lajne xhamat e gradacelave, as refugjatet qe shkojne ne perendim per te bere dy pare dhe shofin futboll gjate fundjaves per te heq pak merzine dhe as ato qe ngjisin fotot e futbollisteve me simpatike tek komoja e dhomes gjumit...por kane votuar kritiket dhe njohesit me te medhenj te futbollit, futbollistet qe kane pasur rastin te luajne kundra dhe perkrah tyre, tifozat dhe futbolldashesit mbare botes...pra cfare dreqin e ngarkojme serverit prape me llafe koti... (?)(!)
Qe ato te dy jane se bashke (te pandashem) ne ate podiumin e nderit duke ja bere me dore futbollisteve te tjere, kjo nuk eshte me ne diskutim! Ajo qe eshte ngritur ne diskutim ketu eshte komplet rreth aftesise dhe cilesise se Ronaldinhos si futbollist i kohes sone, per tu ngritur ne te njejtin nivel me dy gjigandet!
Eshte apo jo Ronaldinho? Une mendimin tim e dhashe...por kjo nuk do te thote detyrimisht se une paskesha te drejte, sepse mund te kete kritike, analiste dhe dijetare te medhenj atje pertej qe me fakte dhe argumenta, e hedhin poshte kete teori...
Opinioni im rreth Ronaldinhos:
Mua personalisht, me ka bindur qe ka aftesi te papershkrueshme ne krahasim me cdo futbollist tjeter qe luan momentalisht ne bote! Ka zoterim te perkryer te topit, driblim dhe mjeshtri te depertoje cdo lojtar, fuqi dhe fantazi te perkryer per te organizuar lojen dhe shumica e golave jane pasuar prej tij, ka fizik teper te forte dhe nuk ka burre none ta mundi trup me trup, shpreh disipline dhe korrektesi te madhe ne klub, gezon respektin e cdo futbollisti brenda dhe jashte klubit, ne cdo ndeshje qe merr pjese nuk e shikon kurre te beje xheste anti-sportive dhe mbi te gjitha...ti shenon golat nga cdo pozicion dhe ne cdo lloj forme!
Me falni t'ju pyes: Cfare kerkoni me teper nga nje futbollist, per t'ju fituar zemren? A nuk eshte protagonisti kryesor i fitimit te cdo ndeshjeje (sic ishte Maradona+Pele)? A nuk eshte ai lojtar qe te gjithe ju e quani 'Magjia'? A nuk eshte ai lojtar per te cilin cdo komentator serisht permend fjalet 'Magic Ronaldinho' dhe 'The one and only Ronaldinho'? A nuk eshte ai lojtar qe cdo kritik e quan 'Te pakrahasueshem'? ...mos duhet patjeter qe te beje vezen e kuqe tani?
Une e kuptoj se cdo te thote te flasesh me tifozllik, sepse jam tifoz vete dhe me pelqen ta vleresoj dhe mbroj idene, preferencen time gjithmone...por ama di edhe te flas realisht, pa i hequr dhe shtuar askujt, por duke i dhene secilit ate qe meriton...sigurisht sipas gjykimit tim personal dhe nuk po ngrej flamurin duke deklaruar qe une e kam te drejte dhe pike!
Nejse...hallall buka qe ha Gjigandit Ronaldinho...sepse eshte kenaqesi teper e vecante per mua si tifoz, te kaloj nje pasdite prane televizorit, vetem per hir te spektaklit qe ai djale te dhuron!
Pershendetje!
PS: Davius...mund ta besh edhe sondazh kete teme! Bej sic te te pelqeje ty!
Krijoni Kontakt