Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731

    Question Mbėrrin autobiografia e Garcia Marquez

    Mbėrrin autobiografia e Garcia Marquez
    Belina Budini

    Shpejt pėr t'u pėrkthyer nė shqip. Kujtimet e Gabriel Garcia Marquezit, tė shumėpritura prej lexuesve, janė tanimė nė proces botimi. Mė nė fund njė datė ėshtė e sigurt. Memoriet e Gabriel Garcia Maquez do tė dalin nė 10 tetor nė tė gjitha vendet ku flitet spanjisht, tė publikuara njėkohėsisht nga katėr shtėpi botuese: "Mondadori" nė Spanjė, "Sudamerikana" nė Argjentinė, "Norma" nė Kolumbi dhe "Diana" nė Meksikė. Sė shpejti do tė ofrohen edhe variantet e pėrkthimeve nė italisht, frėngjisht dhe anglisht. Vėllimi i parė i autobiografisė sė "Gabos" mendohet tė dalė nė libraritė frėnge, angleze e italiane para Krishtlindjeve. Nė garėn e pėrkthimit tė kujtimeve do tė marrin pjesė edhe shtėpitė (modeste) botuese shqiptare, tė cilat, megjithatė do ta zgjasin ankthin e pritjes pėr mė tė dhėnėt pas realizmit magjik, letėrsisė latino-amerikane dhe Marquez-it nė veēanti. Nga Barcelonė, ku po merren me detajet e fundit tė hedhjes nė treg tė "Vivir para contarlo" ("Tė jetosh pėr tė rrėfyer") si zakonisht shkrimtari nuk do tė marrė pjesė nė prezantimin e librit. Ndėrkohė qė korrektimet nuk kanė tė sosur, kur vepra ishte pėrkthyer pothuajse e gjitha nė njė version qė pėrpara dy muajsh. Garcia Marquez ėshtė i impenjuar qė prej tre vjetėsh nė garėn kundėr kohės. Ideja pėr tė treguar jetėn e vet nė njė vepėr monumentale i pėrshkonte mendjen q'prej kohėsh. Por qe goditja e qershorit 1999, kur nė Bogotė i diagnostifikuan njė tumor limfatik, zezona qė e bindi njėherė e mirė se nuk kishte kohė pėr tė humbur. Duhej tė ishin gjashtė volume, pastaj tė shkurtuara nė tre. Njė vit mė parė, vendimi pėr t'u ngulur nė Los Angelos, pranė familjes dhe mjekėve, pėr t'u pėrqenduar i vetėm nė rindėrtimin e 75 vjetėve qė ka jetuar deri mė tash, me ndihmėn e vėllait Jaime dhe pak miqve tė besuar, u mor sa hap e mbyll sytė. Nė vėllimin e parė prej 600 faqesh "Gabo" tregon pėr 25 vitet e para tė jetės sė tij. Rrėfimi mbyllet me udhėtimin e parė nė Evropė, nė 1953, kur u ftua nga gazeta kolumbiane "El Espektador". Tetė kapitujt, sipas botuesit tė librit nė tė pėrditshmen e Katalanjės "El Periodico" janė njė takim mes protagonistėve tė jetės sė tij reale dhe disa prej personazheve tė romaneve tė tij: historia e familjes, por edhe ajo e "Njėqind Vjet Vetmi", "Dashuri nė Kohėrat e Kolerės". Marquez ndalet gjatė tek kurorėzimi i prindėrve dhe tek figura e gjyshit tė vet, kolonelit Nicolas Marquez, me tė cilin ishte shumė i lidhur. Libri ēelet pikėrisht me kujtimin e njė udhėtimi tė bėrė nga Gabo nė moshėn 23 -vjeēare, me nėnėn Luiza, tek gjyshi nė qytetin kolumbian tė Arakatakės.
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Shkrimtari i ēmimit “Nobel” pas disa vitesh pranon tė japė njė intervistė duke thyer heshtjen: “Nuk kam frymėzim, dhe njerėzit e nuhasin nėse nuk fut shpirtin”

    Garcia Marquez rrėfehet: “Jam nė krizė, nuk shkruaj mė”

    Shekulli

    Madrid – “Nė 2005-n hoqa dorė nga letėrsia”, jo si mospranim, po pėr mungesė frymėzimi. Kėshtu Gabriel Garcia Marquez, fitues i ēmimit Nobel pėr Letėrsinė nė vitin 1982, shpjegon pėr tė pėrditshmen spanjolle “La Vanguardia”, qė del sot nė qarkullim, heshtjen e tij tė gjatė. “Viti 2005 ishte i pari vit i jetės sime gjatė tė cilit nuk kam shkruar asnjė rresht”, shton shkrimtari kolumbian, i cili pėr herė tė parė, pas shumė kohėsh ka bėrė njė pėrjashtim kundėr parimit tė tij pėr tė mos dhėnė intervista. Gjatė njė bisede tė gjatė, autori i “Njėqind vjet vetmi” rrėfen edhe disa probleme tė tijat, mes tė cilave edhe raportin e vėshtirė me kompjuterin. E mė pas pohon i lumtur qė ka pasur mundėsinė tė zbulojė kėnaqėsitė e njė pushimi krijues.

    Duke folur nė vijimėsi nga shtėpia e tij nė Meksiko, Marquezi pranon se nuk e pėrjashton mundėsinė qė frymėzimi mund t’i kthehet, edhe pse shprehet pesimist nė lidhje me kėtė. “Me pėrvojėn qė kam, mund tė shkruaja njė roman tė ri pa probleme - pranon ai – megjithatė njerėzit e nuhasin kur aty nuk fut shpirtin”.

    Garcia Marquez ėshtė konsideruar si baba i “realizmit magjik” dhe ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm amerikanojugorė. Ndėr veprat mė tė famshme tė tijat, veē “Njėqind vjet vetmi”, “Vjeshta e patriarkut” dhe “Kronikė e njė vdekje tė paralajmėruar”, dhe libri i fundit, “Kujtime kurvash tė trishta”, i vitit 2004.

    Kėto vitet e fundit kanė rrjedhur mes vuajtjesh dhe kujtimesh. Garcia Marquezi, siē e ka konfirmuar kohėt e fundit dhe njė vėlla i tij, duket se ka mundur kancerin limfatik qė e kishte mbėrthyer kohė mė parė. E ndėrsa autori luftonte kundėr sėmundjes, nė vitin 2001 i vdes, po nga kanceri, vėllai Elixhio; njė vit mė pas edhe e ėma Luiza (e cila kishte qenė shumė e rėndėsishme pėr tė, ndėrsa lindte tek ai vokacioni i shkrimtarit).

    Pėrtej vuajtjeve Gabo (siē e thėrrasin miqtė) ka qenė nė qendėr tė disa polemikave qė lidhen me miqėsinė e tij tė hershme me Fidel Kastron: nė 2003-in akuzohet, nė fillim nga Susan Sontag, mė pas nga peruani Vargas Llosa, pse hesht pėr realitetin kuban dhe se ėshtė “kurtizan” i Kastros.

    ------

    Njeri nga shkrimtaret me te preferuar nga une.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Gabriel Garcia Markez
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-04-2014, 19:59
  2. Federico Garcia Lorka
    Nga DeLiRiUm TrEmEnS nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2006, 19:26
  3. “Fantazma Rolls Roys” mbėrrin nė Shqipėri
    Nga CEZARND nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 00:31
  4. Libri i fundit i Gabriel Garcia Marquez
    Nga kolombi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 19:58
  5. Soren Jesen Petersen, shefi i ri i UNMIK mbėrrin nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-08-2004, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •