Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e perkthyese
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Postime
    101

    Arrow Emërto fëmiun tënd me emër të bukur

    Vëllezër të nderuar, fëmijët janë dhunti prej Allahut (azzevexhel) me të cilët Allahu i gëzon zemrat e robërve të Tij. Megjithatë, shumë prej njerëzve nuk janë falenderues ndaj Allahut dhe kundërshtojnë apo nëpërkëmbin urdhërat e Tij. Ndërsa Allahu (azzevexhel) ka caktuar përgjegjësi për prindin ndaj fëmiut të tij dhe obligime për fëmiun ndaj prindit të tij.






    Prej obligimeve të para për prindin ndaj fëmiut të tij, është emërtimi i fëmiut me emër të mirë. Dhe nëse prindi nuk zgjedh emër të bukur për fëmiun e tij, për këtë ka mëkat dhe përgjegjësi para Allahut (azzevexhel).




    Thotë Imam Mavirdij: Pasi të lindë fëmiu, gjëja e parë me të cilën nderohet dhe rrespektohet ai, është zgjedhja e emrit të mirë. (Nesihatul Muluk 167)





    Kështuqë, njeriu duhet të mundohet që t’i zgjedhë emër të bukur fëmiut të tij, që të zbatojë atë që kërkon Islami prej tij, që të mos e ngushtojë në të ardhmen fëmiun e tij dhe mos t’ia imponojë atij që më vonë të ndërrojë emrin e tij.




    Emrat më të dashur tek Allahu (azzevexhel):

    A thua vallë cilët emra janë më të mirë dhe më të dashur tek Allahu? Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë, më të dashur prej emrave të juaj tek Allahu janë emri: Abdullah dhe AbduRrahman”. (Transmeton Muslimi)




    Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Duhet njeriu të zgjedhë emër të mirë për djalin apo vajzën e tij. E emrat më të dashur tek Allahu janë: Abdullah dhe AbduRrahman. Dhe çdo emër që i kthehet Allahut, është më i mirë se emrat tjerë, si: Abdullah, AbduRrahman, AbduRrahim, AbdulAziz, AbdulVehab, AbdulKerim, AbdulMenan, dhe të ngjashëm me këta. (Likau Shehrij 2/171)




    Emrat e pëlqyer në Islam:

    Gjithashtu është mirë që fëmiu të emërtohet me emrat e pejgamberëve të Allahut, si: Adem, Ibrahim, Ismail, Jusuf, Shuajb, Musa, Isa, Muhamed, etj.




    Apo me emrat e sahabëve, si: Omer, Othman, Alij, Talha, Sead, Seid, Musab, Zubejr, Bilal, Hamza, etj. Si dhe për vajza: Aisheh, Safijeh, Zejneb, Hafsa, Fatime, Xhuvejrije, Sumeja, Merjem, Sara, etj.




    Emrat e ndaluar në Islam:

    Në të njëjtën kohë, përveç emrave të pëlqyer dhe të lavdëruar në Islam, ka emra të cilët janë të ndaluar në Islam, dhe njeriu nuk lejohet ta emërtojë fëmiun e tij me atë emër. Prej këtyre emrave janë:




    -Emrat të cilët janë të posaçëm dhe nuk i takojnë askujt pos Allahut (azzevexhel). Thotë Ibn Kajjim El-Xheuzij: Emrat e posaçëm të Allahut janë: Allah, Rahman, Hakem, Ehad, Samed, Halik, Razak, Xhebar, Mutekebir, Evel, Ahir, Batin dhe AlamulGujub. (Tuhfetul meulud 98)




    Me këta emra nuk lejohet të emërtohet fëmiu, përveç nëse iu bashkangjitet atyre parafjala Abdu (Rob), si: AbduSamed, AbdulEhad, AbdulHalik, e kështu me radhë.




    -Emrat të cilët e lidhin robërinë me dikë tjetër pos Allahut, si: AbdulKa’beh (Rob i Qabes), AbduNebij (Rob i Pejgamberit të Allahut), AbulUza (Rob i Uzasë).




    -Emrat e shejtanëve apo njerëzve mosbesimtarë dhe zullumqarë, si: Iblis, Hanzeb, Fir’aun, Haman, Karun, etj.




    Emrat e papëlqyer (mekruh) në Islam:


    -Emrat të cilët përmbajnë kuptim nënçmues apo qesharak.




    -Emrat të cilët përmbajnë kuptim tërheqës dhe ngjallës të epshit (për gjininë e kundërt), si: Dredhëza, Sheqere, etj.




    -Emrat e këngëtarëve, artistëve apo sportistëve të njohur.




    -Emrat të cilët përmbajnë kuptimin e ndonjë mëkati.





    -Emrat të cilët përfundojnë me fjalën Din apo Islam, si: Nurudin (Drita e fesë), Nexhmudin (Ylli i fesë), Burhanudin (Argumenti i fesë), etj. Thotë Shejh Bekër Ebu Zejdi: Duke e ditur vlerën e fjalës Din dhe Islam, themi se bashkangjitja e këtyre fjalëve emrave të njerëzve, arrin në një pretendim të kotë dhe në gënjeshtër, prandaj disa prej dijetarëve e kanë ndaluar atë (emërtimin me emra të tillë), e shumica e dijetarëve nuk e kanë pëlqyer atë. (Tesmijetul Meulud – Bekër Ebu Zejd 22)





    -Emrat e melaikeve, si: Xhibril, Mikail, Israfil, etj. Ndërsa emërtimi i vajzave me emra të melaikeve është i ndaluar, ngase me këtë përngjasohen mushrikët të cilët thonë se melaiket janë femra. Dhe afër kësaj (ndalese) është emërtimi i vajzës me emrin Melek. (Tesmijetul Meulud – 24)




    -Emrat e disa sureve të Kur’anit, si: Hamim, Jasin, etj. Këtë nuk e kanë pëlqyer disa prej dijetarëve.




    Emrat e lejuar (mubah) në Islam:

    Përveç kësaj, emrat nuk është kusht dhe patjetër të jenë në gjuhën arabe, por mund të emërtohet fëmiu edhe me emër të gjuhës shqipe, vetëmse emri i tij të përmbajë kuptim të mirë. Si: Besnik, Fisnik, Bujar, etj. Apo për vajza: Besa, Shpresa, Drita, etj.




    E që për fat të keq, shumë prej njerëzve sot i emërtojnë fëmijët e tyre me emra të cilët nuk kanë kurrfar kuptimi, në gjuhën arabe apo në gjuhën shqipe. Si: Altin, Gent, Genc, etj. Apo vajzat: Genta, Alma, Mona, etj.




    Ndërsa disa të tjerë, mendojnë se është me rëndësi që emri të jetë në gjuhën arabe, apo të gjendet në Kur’an, ndërsa për kuptimin e tyre nuk interesohen fare, duke harruar se në Kur’an përmendet edhe Iblisi, Fir’auni, etj. E pastaj dëgjon emra të cilët nuk janë musliman, porse janë arab apo ekzistojnë në Kur’an, si: Adijat (Kuaj, shumësi i fjalës Kalë), Nexhasete (Papastërti), Hinzir (Derr), etj.




    Andaj, secili musliman duhet të jetë i kujdesshëm në emërtimin e fëmiut të tij, dhe t’i zgjedhë atij emër të bukur dhe të mirë.

  2. #2
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga perkthyese Lexo Postimin
    Emrat e lejuar (mubah) në Islam:

    Përveç kësaj, emrat nuk është kusht dhe patjetër të jenë në gjuhën arabe, por mund të emërtohet fëmiu edhe me emër të gjuhës shqipe, vetëmse emri i tij të përmbajë kuptim të mirë. Si: Besnik, Fisnik, Bujar, etj. Apo për vajza: Besa, Shpresa, Drita, etj.


    Ndërsa disa të tjerë, mendojnë se është me rëndësi që emri të jetë në gjuhën arabe, apo të gjendet në Kur’an, ndërsa për kuptimin e tyre nuk interesohen fare, duke harruar se në Kur’an përmendet edhe Iblisi, Fir’auni, etj. E pastaj dëgjon emra të cilët nuk janë musliman, porse janë arab apo ekzistojnë në Kur’an, si: Adijat (Kuaj, shumësi i fjalës Kalë), Nexhasete (Papastërti), Hinzir (Derr), etj.
    Lexoni perpara se te komentoni idjotesite e radhes o popull i cuditshem.

  3. #3
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Lexoni perpara se te komentoni idjotesite e radhes o popull i cuditshem.
    Dhe? Cili eshte problemi ketu? Nuk kontestova ate qe tha parafolesi , vetem se shpreha mospajtimin tim lidhur me emertimet e femijeve me emra arab, qe eshte dukuri jo e rralle tek ne shqiptaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 06-02-2012 më 18:45

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Dhe? Cili eshte problemi ketu? Nuk kontestova ate qe tha parafolesi , vetem se shpreha mospajtimin tim lidhur me emertimet e femijeve me emra arab, qe eshte dukuri jo e rralle tek ne shqiptaret.
    Kërkoj falje nga vëllau Smth_Poetic që nërhyj në këtë pyetjen e këtij anëtari me nofkën master2006, që njiherë nuk e din se ku është problemi, kurë vetë ai është problemi.

    Them kështu se, ai vetë mohon se nuk duhet vërë emrat e huaj, por vetëm se emra shqiptarë dhe thotë se kjo është mendimi i tij, por edhe ne nuk themi se nuk mundet e bërë atë gjë dhe i themi vëre atë emër ty si të pëlqen fëmijve të tu. Por, në këtë temë ai fut vetëm se huti dhe don me bërë pak zhurmë ( si gjithmonë ), se gjoja na bëhet shumë atdhedashur dhe i kundërshton të tjerët se i venë emrat për fëmijtë e vetë ashtu siç dëshirojnë prindërit e tyre.

    Pyetja është se nji person që quan vehten musliman dhe e kritikon muslimanin me gjëra banale, çfarë qëllimi thua ka ky peron?

    dhe,

    pse po thotë se shqiptarët emërtojnë emrat arab dhe nuk thotë emra amerikan, anglez, italian, grek, apo ku ta dij unë që edhe vetë nuk e dinë se çfarë emri i kanë vërë?

    A mos vallë i ka harruar?

    Jo, se këta janë dyfëtyrësit që shprhen se e duan Islamin, por për fat të keq janë kundër tij.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #5
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    ramazan, shkrimi im ishte shum i kjarte dhe nuk kishte te bente asgje me ate cfare ke shkruar ti. Si duket mision i yti ketu eshte vetem te konfrontohesh me tipa si une. Flm por pergjigja ime eshte JO.

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Dhe? Cili eshte problemi ketu? Nuk kontestova ate qe tha parafolesi , vetem se shpreha mospajtimin tim lidhur me emertimet e femijeve me emra arab, qe eshte dukuri jo e rralle tek ne shqiptaret.
    Është e vërtetë se shkrimi jot është i qartë se, ti i urren arabët dhe gjuhën arabe, dhe për këtë nuk kemi aspak dyshim.

    Pse nuk ke përmendur emrat tjera të huaj, barem ti që shprehesh se je musliman, por je kapur vetëm për emrat arab?!!!

    Master, tregoju përalla dikujt tjetër dhe mos u trego muslimanëve se çfarë emrash do venë fëmijëve të tyre. Edhe unë vetëm këtë kam thënë, që të tregoj realitetin e dyfytyrshave sikurse ju.

    Së fundi, askush nuk mund t'i përzihet dikujt se çfarë emri do ti vejë fëmijës së tij. Kjo është çështje personale dhe mbetet pesonale dhe jo që duhet pyetur Masterin se a bën me vënë emra arab, apo jo?

    Mos u mërzit master2006, se unë nuk e kam personalish me ty, sepse ti duhet me e kuptuar qëllimin tim, se unë nuk e urrej askënd si person, por ju urrej veprat e tyre të këqija.

    Mbetsh mirë master2006.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #7
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Ramazan ti definitivisht nuk sheh me larg se hunda jote. Une nuk jam kunder qe askush t'i vej femijeve emra as arab e as amerikan apo cfaredo qe ata deshirojne. Une personalisht jam kunder atyre qe proklamojne se nje emer arab eshte i parapelqyer (kinse keshtu thote Islami), kurse e verteta eshte krejt ndryshe, kuptove tani? Pra, jam kunder atyre qe tentojne t'i mashtrojne njerezit duke u thene se Hamza eshte me i mire se Luan. Keshtu do te te pergjigjen shumica e "dijetareve" qe ti dhe disa te tjere ketu i sjellni vazhdimisht mendimet e tyre ne forum.
    pershendetje

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-01-2012
    Postime
    20
    Hamza eshte deshmor dhe trim i njohur musliman ,kurse LUAN eshte emer kafshe qe rin ne kopshtin zoologjik ,nese ti master ke deshire mund te vesh edhe emer MAJMUN

  9. #9
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga gavra Lexo Postimin
    Hamza eshte deshmor dhe trim i njohur musliman ,kurse LUAN eshte emer kafshe qe rin ne kopshtin zoologjik ,nese ti master ke deshire mund te vesh edhe emer MAJMUN
    Nuk e mohoj se eshte deshmor dhe trim i njohur musliman. Po ky trimi nga e kishte marre emrin Hamza? I bera nje kerkim te shkurte ne fjalor, dhe emri Hamza ne shqip don te thote Luan

    Eshte mire para se te shkruash, te mendosh pak me shume.

    Jo rastesisht une morra shembull pikerisht Luanin, nese vertete duam t'i lejme emrin Hamza, ateher kjo eshte vetem kamuflim i emrit Luan, dhe si rezultat i kesaj me sa po shoh une, ti do ta bartje kete emer tere jeten tende, dhe nuk do ta dije se mban emer kafshe
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 07-02-2012 më 09:25

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Nuk e mohoj se eshte deshmor dhe trim i njohur musliman. Po ky trimi nga e kishte marre emrin Hamza? I bera nje kerkim te shkurte ne fjalor, dhe emri Hamza ne shqip don te thote Luan

    Eshte mire para se te shkruash, te mendosh pak me shume.

    Jo rastesisht une morra shembull pikerisht Luanin, nese vertete duam t'i lejme emrin Hamza, ateher kjo eshte vetem kamuflim i emrit Luan, dhe si rezultat i kesaj me sa po shoh une, ti do ta bartje kete emer tere jeten tende, dhe nuk do ta dije se mban emer kafshe
    master, do ishte mire qe ata qe mendojne se i shkon me shume emri arab se ai Shqiptar , duhet qe patjeter ta mbajne. Keshtu do ti njohim edhe ne se me ke kemi te bejme
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •