nje nder poezit me prekse, me te bukur qe mund te kem lexuar:
Sazan
Mardena Kelmendi
Renda me shpresën se erdha tek Ty,
ashtu sic do dëshiroje,
me një tufë impresionesh
e rrezatim të heshtur hënor,
nën qiellin e hirtë të një nate dhimbje,
për të ngjallur një buzëqeshje
paralajmëruese të një dite me agim të lëbyrtë
nga...
...përlotja e qeshur e zemrës.
Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
Kthehu përsëri!
Gërvish asfaltin tek këmbët zvarris në ikje
ke përciellë shpesh herë barkat e shpresës
ikjes time mos i thuaj Lamtumirë
Unë do gërmoj në thellësi të tokës përsëri
zgjimin tjetër ta bëj tek Ti!
Krijoni Kontakt