Si duhet te jene mardheniet me prinderit? Sa te hapur duhet te jemi ne me ta edhe si duhet te sillemi?
Deri ne cfare moshe mendoni se femija duhet te jetoj me prindrit?
Faleminderit.
Si duhet te jene mardheniet me prinderit? Sa te hapur duhet te jemi ne me ta edhe si duhet te sillemi?
Deri ne cfare moshe mendoni se femija duhet te jetoj me prindrit?
Faleminderit.
engjell
Une mendoj se mardheniet me prinderit jane ne varesi se si sillen prinderit me femijet e tyre. Nqs nje prind sillet keq(bertet etj etj) atehere dhe femija fillon te mare nje fare shkeputje nga prindi dhe te filloje dhe ai te sillet keq. Me prinderit ka nje kufi per ti treguar dicka sepse ai mund te keshilloje per dicka por mbase nuk mund ti kuptoje te gjitha ! Une mendoj se nje femije duhet te jetoje me prinderit derisa ai ta shikoje te nevojshme te shkeputet(mbase e kam gabim) prej tyre.. flm
Me paska kaluar kjo teme kalimthi.
Mendoj se nje femije duhet te jetoje me prinderit deri sa personi vete ta shohi te arsyeshme se ai/ajo ka mundesi ta perballoje jeten vetem me forcat e tij/saj. Por ne te njejten kohe do te thoja se kur femija i hypen mbi kurriz prinderve dhe e shperdoron ciltersine, deshiren dhe miresjelljen e prinderve te vet ateherre duhet ta dali nga dera jashte me vrap.
Familjet shqiptare nuk jane mesuar qe femijet ti largohen nga shtepia dhe te shkojne dhe te jetojne ne nje qytet tjeter (brenda shqiperise) ne shqiperi. U duket absurde, mbase edhe une do e quaja absurditet kur nuk ke asnje grosh ne xhep dhe do te largohesh dhe te jetosh vetem.
Mardheniet prind-femije i drejton prindi. Kjo per faktin se ka eksperience me shume dhe diference moshe. Nje femije i rritur nen tutele nuk ka personalitet dhe vuan gjithe jeten nga sindroma e Piter Panit. Perkundrazi, nje femije i lire, qe nuk e sheh kete mardhenie nga poshte, eshte plot dinjitet. Prindi posesiv nuk e fiton kurre respektin dhe dashurine e femijes. Me prindin duhet te sillemi mire por kjo nuk do te thote qe te jemi ne nje mendje me ta gjithmone. Kjo nuk do te thote qe prindi kurdohere ka te drejte. Te kundershtosh prindin ne nje mendim nuk do te thote qe nuk e do. Edhe kjo varet nga koncepti qe ka prindi ose menyra se si jane ndertuar mardheniet. Ne ate moment kur femija e ndjen se eshte bere zot i vetes, mendoj se duhet te shkeputet nga prindi. Bashkejetesa mund te realizohet edhe pasi femija te kete krijuar familje, ne kushte te mbarevajtjes. Femija, kur krijon familje dhe deshiron te jetoje me prinderit, mendoj se nuk ka te keqe. Gjithsesi mendimi per te patur femijen prane gjithe jeten eshte i gabuar. Personalisht respektoj deshiren e femijes. Egoja e prindit e shkaterron femijen. Nese femija im eshte i lumtur nje here, une jam njeqind here.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 19-02-2003 mė 05:56
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Une do te thoja fullmoon qe kjo varet shume nga gjenrata e prinderve te tu (pra sa vjec jane ata), nga diferenca qe ti vete e vellezerit/motrat e tua kane me ta.
Kjo percakton shume ne marredhenien tuaj. Nese diferenca eshte e madhe, atehere ka shume gjera qe ata nuk mundet t'i kuptojne dhe kjo te ben te mbash shume brenda e te ndrydhesh per hicgje.
Varet nga edukata qe kane vendosur te te japine ata, te te rrisin duke te mbajtur te shtrebguar e duke te kufizuar ne lirine tende, apo duke ta dhene lirine te plote.
Varet nga perceptimi i tyre per boten, varet nga mentaliteti i tyre, menyra sesi jane rritur vete.
Nese ata te japin lirine ose nje liri te kufizuar, do te thote qe te falin njekohesisht dhe besimin e tyre.
Varet nga niveli i tyre intelektual. Nga pozicioni qe kane arritur ata ne jete. Kjo i ben ata te te japin drejtimin e shkolles, te argetimit, apo dicka te ndermjetme.
Varet nga mjedisi ku ti rritesh, siguria e tij. Sa te lehte e ka nje prind te besoje tek rendi, qe ta lejoje femijen te levize lirisht dhe me persona te ndryshem. Ki parasysh gjendjen e Shqiperise ne vitet e tranzicionit. E rritur ne kete kohe, mund te them se e kam pasur me vete friken sa here kam dale vetem e me duhej te kthehesh vone ne shtepi (kur ishte erresuar, s'po bej fjale ne ore te vona te nates).
Te gjithe keta per mua jane faktore domethenes per marredhenien prind-femije.
Eshte mire qe ne nje moshe te caktuar femija te kete te drejten te largohet nga shtepia e prinderve. I jep kjo mundesi te mesoje se c'do te thote te jetosh me vete, mos te kesh njeri qe te kujdeset perdita per ty, qe ta sjell lugen te goja. Eshte nje periudhe kur merr permasa te reja si njeri, karakteri yt piqet, aq sa te jesh ne gjendje te gjykosh vete c'eshte e mire dhe e keqe per ty.
Per mendimin tim, me e mire per kete gje eshte periudha e studimeve. Pra mosha 18-22 vjec. Ne kete periudhe as prinderit nuk e kane me deshiren te te kufizojne ne gjithcka, qofshin ata dhe nder me konservatoret. Eshte koha me e pershtatshme per te krijuar marredhenie me njerez te tjere. Dhe me kalimin e kohes meson t'i vleresosh dhe prinderit ndryshe. Dhe ata marrin permasa te reja ne syte e tu.
Per me teper duke qene larg tyre, ndjen deshiren te shkosh t'i takosh, arrin ne gjendjen e mallit per shtepine, per familjen.
Megjithate fullmoon kjo mund te ndodhe vetem nese ti ke pasur eksperienca te mira ne shtepi.
Ne kete periudhe eshte dhe shume me e lehte te flasesh hapur me prinderit, sepse distanca eshte krijuar dhe ata vete duke kuptuar rrezikun se mund te te humbasin, mbajne ne frena veten dhe shume nga gjerat qe do te thonin po te te kishin gjithe kohen ne shtepi.
Keto qe kam shkruar me lart i kam nga eksperienca ime.
Ndoshta ndodh ndryshe kur shkeputesh qe me pare.
Ne cdo kohe mire do te ishte te ishe e hapur me ta. Te pakten per gjerat baze te jetes, per mendimet e tua, per ndjenjat deri ne nje fare mase. Por rreziqet qe mund te te kanosen, veshtiresite ne shoqeri te keshilloj t'i flasesh gjithmone me ta. Nese ka njerez qe te duan ne kete bote, te paret jane ata qe te sollen ne jete. Nuk ka gje me te shenjte sesa gjaku yt. ata do t'i kesh ne krahe ne cdo kohe.
T'u drejtova gjithe kohen fullmoon duke u nisur nga mendimi se je vajze. Shpresoj te mos jem gabuar.
Pershendetje!
Krijoni Kontakt