Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 155
  1. #91
    Citim Postuar mė parė nga lone_star
    Kur kane abuzuar shqiptaret ndaj grekerve? Pse behesh vegel e grekerve ti? Apo qendron ajo qe thashe me lart? Mos u thua te tjereve se je grek ti vete?

    Me thuaj specifikisht te lutem rastet e abuzimit shqiptar ndaj grekeve!

    Dhe e dyta edhe une do ta doja me gjithe shpirt miqesine e bashkepunimin me popujt tane fqinje, shumica e shqiptareve te njejten gje duan. Ceshtja eshte kjo duhet te jete e ndersjellte.
    Kur ne Gerrqi si masat popullore si dhe pushtetaret e tyre nuk e ndjejne kete pse duhet te perulemi ne e te zgjasim doren e miqesise? Dhe e kemi bere kete me qindra raste, e me thuaj cfare kemi perfituar? Asgje biles kemi humbur.

    Greqia eshte i vetmi vend ne bote qe akoma ka pretendime territoriale ndaj Republikes se Shqiperise.

    Mjafton te te permend kohen kur grekerit ishin hyzmeqare te bejlereve shqiptare ne kohen e Ali Pashait ose dhe me perpara?!. Ty te genjen mendja se ne ate kohe, me gjithe injorancen qe egzistonte, grekerit trajtoheshin me mire sec trajtohen shqiptaret "hyzmeqare" sot ne Greqi?!!! Pra sic e sheh historia vetem perseritet pa e ditur se ku ishte zanafilla e gjithe kesaj. Qe te duash miqesine me dike se pari duhet filluar nga vetja jote. Ti nuk mund te kerkosh miqesine e grekerve pa e pastruar shpirtin nga urrejtja dhe mosbesimi i trasheguar neper vite. Eshte pikerisht kjo urrjejtje qe s'te lejon qofte edhe ta mendosh miqesine me ta sic po e tregojne shume veta ketu ne kete teme. Dhe mos ngaterroni politikat e nje qeverie me masen popullore. Popujt jane popuj kudo. Gjithe problemi eshte si te gjendet ajo pjese inteligjente e te dyja popujve dhe te ulen e te sqarojne njehere e mire problemet e trasheguara. Me urrejtje s'ka per tu arritur kurre asgje nese nuk fillojme te mendojme per menyrat se si te bashkjetojme bashke sa me mire ne te ardhmen dhe kjo nuk eshte perulje. Me kete i tregon grekerve dhe gjithe botes qe te sheh se shqiptaret nuk jane ato njerez qe i sheh jo pak here ne faqet e para te gazetave te Evropes si trafikante droge, kriminele te ndryshem, luftenxites etj, por jane ne rradhe te pare njerez qe shohin perspektiven e te ardhmes dhe kane kulture qytetare dhe demokratike. Ne fillim te rregullohemi ne se s'jemi ne rregull gjekundi, te tjerat i rregullon koha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 25-08-2007 mė 17:52
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    pershendetje,

    Une nuk e dije se a ekziston ndonje ligje i luftes,ne Greqi, por ne e dije i sigurt 100% se Greket kurre ne shqiptarve nuk na kane deshte te miren, Ruset jane ata qe kane me na be shume probleme, rrehte pranimit te kosoves ne OKB, ndersa Greket do te jen ata qe do te na bejn shume problem pranimin e kosoves si shtet nga ana e Bashksis Evropiane! ngase keto dy jane armiqet me te mdhenje te kombit shqiptar, duke mose harruar serbet!!!

  3. #93
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007
    Mjafton te te permend kohen kur grekerit ishin hyzmeqare te bejlereve shqiptare ne kohen e Ali Pashait ose dhe me perpara?!. Ty te genjen mendja se ne ate kohe, me gjithe injorancen qe egzistonte, grekerit trajtoheshin me mire sec trajtohen shqiptaret "hyzmeqare" sot ne Greqi?!!!
    Pjesa nden kete kuotim, as ja vlen te debatohet se vetem sepse disa mutacione shqiptare nuk kane as ndjesine themelore te se drejtes njerezore qe te mos shtyijne viktimen t'i kerkoje falje kriminelit. Po perqendrohem tek paragrafi i cituar me lart.

    Lexojme sikur na paska qene turp qe grekerit qene hyzmeqare. Pse valle? Nuk kishte edhe shqiptare hyzmeqare qe trajtoheshin njelloj? Mos valle pronaret shqiptare i kishin zbuar greket nga pronat e Camerise, i kishin prere vrare e masakruar me gra a femije dhe ua kishin grabitur pronat?

    Me sa duket pronari grek te ka bere bashkepronar per kacurrelat e shkelqyera, dhe mendon qe pervoaj personale mund te pergjithesohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 25-08-2007 mė 21:13
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Festival kulturor 2 ditor ne Kalane e Gjirokastres, kendon live kengetaria greke Gliqeria

    HumanAid, nė bashkėpunim me autoritetet vendore tė qarkut tė Gjirokastrės dhe tė komunės sė Dropullit tė Poshtėm dhe me mbėshtetjen e Dhomės sė Tregtisė Greqi - Shqipėri, organizon, pėr herė tė parė, Festivalin Kulturor dyditor, me synim promovimin etrashėgimisė sė pasur kulturore tė kėsaj treve dhe krijimin e njė ure tjetėr miqėsie dhe bashkėpunimi mes dy popujve fqinj, falė komunikimit tė pėrbashkėt qė ofrojnė muzika dhe kultura. Festivali zhvillohet mė 18 dhe 19 gusht, pėrkatėsisht nė fshatin Derviēan tė Dropullit tė Poshtėm dhe nė kalanė e Gjirokastrės.
    Nata e parė e festivalit, e cila do tė ēelet nė orėn 20:00 u kushtohet traditave dhe trashėgimisė kulturore tė Minoritetit Etnik Grek. Pas ceremonisė sė hapjes dhe bekimit tė kėtij aktiviteti, ngjiten nė skenė grupe autoktone nga zonat e ndryshme tė Minoritetit Etnik Grek veshur me kostume tradicionale dhe do tė interpretojnė kėngėt polifonike dhe vallet e tyre karakteristike nėn shoqėrimin e orkestrave popullore.

    Gjatė natės sė dytė tė festivalit, nė orėn 20:30, nė kalanė piktoreske tė qytetit tė Gjirokastrės, jep koncert kėngėtarja e mirėnjohur greke, Gliqeria.

    Krahas veprimtarive tė mėsipėrme, nė fshatin Derviēan hapet ekspozita e veprave tė pikturės, ku artistėt, gjatė dy ditėve tė festivalit, do tė kenė mundėsi tė shpalosin frytet e punės dhe shpirtin e tyre krijues.

    Kjo nismė qė ndėrmerret pėr herė tė parė, synon nė kthimin e kėtij festivali nė njė aktivitet tė pėrvitshėm tė unitetit dhe tė kulturės.



    Glikerisė nė Gjirokastėr i zėnė hotelin dasmorėt

    Tri orė koncert baras me shumė mėrzi pėr kėngėtaren greke Glikeria. Ndonėse mbrėmjen e sė dielės ka kėnduar pėr tri orė live nė kalanė e Gjirokastrės, incidentet pėr tė nuk patėn tė mbaruar.

    Kanė nisur fillimisht me autobusin, i cili ėshtė prishur gjatė rrugės, nė tė cilin udhėtonte grupi shoqėrues i kėngėtares, qė pėr tė parėn herė mbėrriti nė Shqipėri pėr kėtė koncert. Veē saj, koncerti i ideuar pėr tė nisur nė orėn 22:00 tė mbrėmjes, ka filluar dy orė me vonesė nė 24:00, gjė qė i ka pėshtjelluar jo vetėm publikun e pakėt qė mban “Kalaja” e Argjirosė (rreth 500 vende), por edhe vetė kėngėtaren, e cila ėshtė shokuar nga aq pak fansa. Nė koncertin qė zgjati rreth tri orė, kėngėtarja e njohur greke interpretoi kėngė tė zgjedhura nga repertori i saj, tė cilat u duartrokitėn nga publiku i pranishėm. Gjatė koncertit Glikera pėrshėndeti publikun nė dy gjuhė, shqip dhe greqisht, ndėrsa nė pėrfundim tė tij do tė shprehej se “Jam shumė e lumtur qė kam kėnduar nė skenėn e kalasė sė Gjirokastrės. Ishte ėndrra ime dhe mė nė fund e realizova. Tė kėndoje pėr publikun gjirokastrit ishte kėnaqėsi”, u shpreh ajo, duke shtuar se kam realizuar njė nga ėndrrat e mia duke kėnduar pėr kėtė publik”, shton mė tej pas pėrfundimit tė koncertit, megjithatė notat e mėrzisė janė tė evidentueshme te kėngėtarja. Por ēudia shkon edhe mė tej, me kėngėtaren, tė cilėn duket se tersi e ka ndjekur gjatė kėtė mbrėmje tė parė nė Shqipėri. Dhomat e hotelit qė organizatorėt e koncertit kishin zgjedhur pėr tė fjetur kėngėtarja dhe grupi i saj, qenė zėnė nga njė grup i madh dasmorėsh qė pronari i hotelit kishte strehuar. Nga burimet e pranishme nė kėtė koncert mėsohet se ky incident i radhės irriton kėngėtaren, e cila mė pas ėshtė nisur nė mesnatė drejt Greqisė. Koncerti i kėngėtares greke u organizua nga shoqata joqeveritare greke ‘HumanAid’, me mbėshtetjen e prefektit tė Qarkut tė Gjirokastrės, kėshillit tė Qarkut tė Gjirokastrės dhe bashkisė sė kėtij qyteti. “Pėr organizimin e kėtij koncerti dhanė kontribut edhe shumė shoqata joqeveritare, nė Greqi dhe nė Shqipėri”, shprehet Ilir Gjini, kryetari i shoqatės joqeveritare “Syri i Medias sė Re” (SMR), shoqatė qė mbėshteti organizimin e koncertit tė Glikerisė nė kalanė e Argjirosė. p.n.

    Shekulli & Panorama

  5. #95
    Citim Postuar mė parė nga drity
    Pa tjeter, prandaj mendoj qe votimi per heqjen e ligjit te luftes me Republiken e Shqiperise do te ishte nje hap ne ate drejtim.

    Serisht me duhet t'jua bej te qarte juve edhe te tjereve. Ketu nuk po flitet per miqesine midis shtetit Grek dhe atij Shqiptar. Ketu po flitet per miqesine midis dy popujve tane. Ligji i luftes (nese vertet egziston juridikisht) eshte nje ceshtje politike midis dy vendeve dhe jo dicka shoqerore-kulturore. Mos e kufizoni kaq shume konceptin e miqesise vetem ne aspektin politik. Por qe edhe ceshtja e ligjit te luftes te zgjidhet, bashke me Camerine, pronat shqiptare ne Greqi si dhe shume ceshtje te tjera dypalshe, kerkojne qe te kete dialog dhe jo nxjerrje dhembesh ose venie kushtesh paraprake. Pa u vendosur dialogu i duhur, me shume siguri asnjera pale nuk do te leshoje pe dhe rrjedhimisht asgje nuk ka per tu zgjidhur. Dhe qe ky dialog te vendoset, ne rradhe te pare kerkon nje pjekuri si nga ana jone ashtu dhe nga ana greke sigurisht. Por meqe ne flasim nga ana jone, atehere ne duhet ta kerkojme kete mendesi te pjekur nga ana jone ne fillim dhe me pas te shohim nese egziston mundesia qe ta gjejme edhe tek greku. Ne rast te kundert, nese qofte edhe teorikisht ne themi qe "Greku eshte armiku jone i perjetshem dhe pike", atehere ne vetem sa i bejme dem te ardhmes tone ne lidhje me marredheniet me fqinjet.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Bellaj, partia e Karamanlis e do pėr deputet nė Greqi


    (Derguar me: 21/08/07) Altin Latifi

    Tepėr i famshėm nė Janinė, Arjan Bellaj mund tė fitojė tė mėrkurėn statusin e kandidatit pėr deputet tė Nea Dimokratias (Demokracia e Re) nė kėtė qytet. Ish-futbollisti i kombėtares shqiptare ėshtė njė nga dy emrat e pėrfolur pėr tė kandiduar nėn siglėn e partisė sė kryeministrit Karamanlis, nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare qė do tė mbahen mė 16 shtator nė Greqi. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje nė disa tė pėrditshme greke, ndėrkohė qė ėshtė konfirmuar edhe nga vetė ish-mbrojtėsi i pėrfaqėsueses shqiptare dhe aktualisht drejtor teknik e ndihmės trajner i klubit tė Pas Janinės nė kampionatin helen. Duke parė popullaritetin e gjirokastritit, drejtuesit lokalė tė partisė nė pushtet, kanė menduar qė nė listėn e kandidatėve tė mundshėm, tė futet edhe lojtari i famshėm i klubit tė Janinės, njė idhull i tifozerisė sė kėtij qyteti. “Megjithatė, shanset mė tė mėdha i ka deputeti aktual, qė mund tė rikonfirmohet”, thotė nėpėrmjet telefonit pėr “Gazetėn Shqiptare”, Arjan Bellaj. Vendimi pritet qė tė merret nesėr, ndėrkohė qė e gjithė Greqia kėto ditė ėshtė e pushtuar nga ethet e fushatės elektorale pėr zgjedhjet e parakohshme. Vetėm pak ditė mė parė, kryeministri Kostas Karamanlis deklaroi shpėrndarjen e Parlamentit, duke iu hapur nė kėtė mėnyrė rrugėn zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare.

    Kandidimi

    Arjan Bellajt i duhet tė fitojė ndaj deputetit aktual tė Janinės pėr tė fituar statusin e kandidatit pėr deputet tė Partisė Nea Dimokratika nė Greqi. Vetė ish lojtari i kombėtares shqiptare pranon se ai ėshtė njė nga emrat e mundshėm, megjithatė shanset mė tė mėdha i ka ai qė mban aktualisht postin e deputetit nė Parlament, ndėrkohė qė vendimi i drejtuesve tė partisė pritet qė tė merret nesėr. “Unė nuk kam pyetur nė selinė qendrore pėr kėtė ēėshtje, por mesa mėsova nga kėto qarqet kėtu nė Janinė, shanset mė tė mėdha i ka deputeti i tanishėm. Gjithsesi, tė shohim, pasi tė mėrkurėn vendoset”, ka deklaruar ish mbrojtėsi i pėrfaqėsueses kuqezi. Bellaj aktualisht mbulon rolin e drejtorit teknik dhe tė ndihmės trajnerit nė klubin e Janinės, Pas Janina, por mbetet njė nga emrat mė tė adhuruar nė kėtė qytet.

    Bellaj

    Edhe pse ėshtė njė shqiptar, i lindur nė Gjirokastėr, Arjan Bellaj e ka kaluar njė pjesė tė mirė tė jetės sė tij nė Greqi, ku ka milituar pėr vite me radhė nė disa skuadra tė kėtij kampionati. Nė 5 vitet e fundit ai ka qenė njė nga yjet e klubit tė qytetit, Pas Janina, duke qenė edhe njė idhull pėr tifozerinė. Sezoni i shkuar, ai 2006-2007, ishte i fundit pėr tė si futbollist. Bellaj i dha fund karrierės, por jo futbollit, pasi presidenti i Janinės Aleksis Kujas, e vendosi nė rolin e drejtorit teknik dhe njėkohėsisht ndihmės trajnerit tė klubit. Arjan Bellaj ka qenė gjithashtu njė prej mbro-jtėsve mė tė mirė tė kombėtares shqiptare, ku ka milituar pėr disa vite. Nė kohėn e Brigelit ai ishte njė nga lojtarėt kyēė tė mbrojtjes sė hekurt qė pėrmbante edhe Arjan Xhumbėn, Geri Ēipin apo Ervin Fakajn.

    Intervista e Bellajt: Kam pak shanse, por tė shohim

    Ajran, shtypi grek ju ka pėrfolur si njė nga kandidatėt e mundshėm pėr deputet nė Janinė. Si ėshtė e vėrteta e kėsaj?

    Normalisht qė ky ėshtė njė nder qė mė bėhet, por pėr momentin sa dini ju di edhe unė. E kam lexuar nė shtypin grek njė gjė tė tillė, por tė shohim, shanset nuk janė tė mėdha tė them tė drejtėn. Mė kanė marrė shumė vetė nė telefon dhe nuk di ē’tu them, pasi ende nuk ėshtė vendosur gjė.

    Nė fakt, prisni qė tė zgjidheni si kandidat nga Partia e Karamanlisit?

    Shiko, unė nuk kam pyetur nė qendėr, nė parti, kam pyetur vetėm qarqet e Neo Dimokratias kėtu nė Janinė dhe mesa mora vesh shanset mė tė mėdha i ka deputeti aktual. Megjithatė, ēdo gjė do tė vendoset tė mėrkurėn. Atėherė do tė merret vesh tamam.

    A do ta pranonit njė kandidim tė mundshėm pėr deputet nė Janinė?

    Sigurisht, kush nuk do ta pranonte? Ky ėshtė njė nder qė i bėhet ēdo njeriu.

  7. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Fatos Kongoli, njė ditė me veprat nė Sarandė

    Nuk ka se si tė mungojnė organizime tė tillė. Padyshim pėr Fatos Kongolin, shkrimtarin e njohur shqiptar, evente tė tilla kanė vend gjithmonė.

    Por kėsaj radhe pėr tė parėn herė, nė Sarandė, nė qytetin bregdetar ėshtė mbajtur njė takim i veēantė me shkrimtarin e njohur. Jo vetėm pėr tė folur rreth veprės sė tij, botime tė shkrimtarit qė kanė shėnuar sukses tė plotė vitet e fundit brenda dhe jashtė Shqipėrisė, por edhe pėr tė folur pėr botime te reja, pėr vepra qė flasin nė shumė gjuhė. Nė kėtė takim tė organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit, Bashkia e qytetit tė Sarandės, si dhe Shoqata e Shkrimtarėve tė kėtij qyteti kanė qenė tė pranishėm edhe letrarė tė tjerė shqiptar. bashkė me ta dhe dy pėrfaqėsuesit e shtėpive botuese greke, “Pataqis” nė Athinė, njė nga mė tė njohurat nė Greqi dhe shtėpisė botuese “Desilas” nė “Korfuz”, tė cilėt kanė marrė pėrsipėr tė botojnė dy nga veprat e Kongolit “Lėkura e qenit” dhe “Ėndrra nė kutinė e shkrepėses”. Shkrimtari i njohur vjen nė kėtė takim pas arritjeve qė ka shėnuar me botimet e tij vitet e fundit. Pas pesė romaneve tė ciklit “Burgjet e kujtesės”, (“I humburi”, “Dragoi i fildishtė”, “Ėndrra e Damokleut” dhe “Lėkura e qenit”), qė e futėn autorin nė klubin e elitės sė letrave shqipe, Fatos Kongoli befasoi nė Shqipėri lexuesin me romanin “Te porta e Shėn Pjetrit”, i cili brenda njė jave nė Tiranė u shit nė 1200 kopje dhe pas kėtij suksesi u ribotua tė paktėn katėr herė nė gjuhėn shqipe nga viti 2005 nga shtėpia botuese “Toena”. Nė muajin prill Kongoli promovoi nė Tiranė romanin e tij mė tė ri “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh”, ndėrkohė qė po nė kėtė muaj Fatos Kongoli u nderua pėr veprėn “Endrra e Damokleut” me ēmimin “Vepra mė e mirė letrare nė origjinal” nga Shoqata e Botuesve tė Maqedonisė nė kuadėr tė Panairit Ndėrkombėtar tė Librit qė u zhvillua nė Shkup tė Maqedonisė. Por, si sukses i kėtij autori ėshtė cilėsuar edhe romani “Lėkura e qenit”, i cili po nė fund tė muajit shkurt tė kėtij viti ėshtė botuar nė Poloni. Nė qershor tė vitit 2006 romani i Fatos Kongolit “Lėkura e qenit”, u shpall “Libri i muajit” nė Gjermani, ndėrkohė qė ėshtė botuar nė Zvicėr nga shtėpia botuese “Ammann Verlag” e Zurich-ut.

    Panorama

  8. #98
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Saranda “pushtohet” nga vallja minoritare

    (Vendosur: 20/08/07)

    SARANDE - Festivali Folklorik, i cili kėto ditė ka pushtuar qytetin bregdetar, ka shpalosur spektakėl nga grupe tė ndryshme si ai i Finiqit, Himarės, Nartės, Pogonit, Dropullit tė Sipėrm dhe tė Poshtėm.

    Mbrėmjen e djeshme mes njė pjesėmarrje tė konsiderueshme tė banorėve tė zonės dhe emigrantė tė ardhur nga Greqia u organizua nė komunėn e Finiqit me nismėn e vetė kėsaj komune nė bashkėpunim me gjithė komunat e tjera tė minoritetit Festivali Folklorik i minoritetit etnik grek. Ndodhej gjithashtu edhe zėvendėskonsulli i konsullatės greke nė Gjirokastėr. Pikėnisja e kėtij festivali ka qenė nė Zapio tė Athinės nga Forumi i Minoritarėve Emigrantė dhe Shoqata e Artistėve. “Kjo fillesė, shprehet pėr gazetėn kryetari i komunės sė Finiqit dhe njė nga organizatorėt kryesorė tė festivalit, Ziso Lluci, vlen pėr t’u vlerėsuar se pėr herė tė parė nė demokraci bėhet nė mėnyrė tė organizuar regjistrimi i pasurisė kulturore tė kėsaj popullsie nga vetė minoritarėt”. Pėrveē kėngėve dhe valleve pėrfaqėsuese nė intermexon e kėtij aktiviteti u bė edhe shfaqja e njė dokumentari ku nėpėrmjet tij jepeshin vlerat arkeologjike e turistike tė vetė Finiqit si kryeqytet i Epirit nė shekullin e II para erės sonė. Nė festival ishte i ftuar edhe grupi i tė rinjve tė Gjirokastrės.

    Panorama

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Kryeministri Berisha i dėrgon mesazh ngushėllimi Kryeministrit grek Kostas Karamanlis

    26/8/2007

    Kryeministri Sali Berisha i dėrgoi sot njė mesazh ngushėllimi Kryeministrit grek Kostas Karamanlis pėr humbjen e jetės sė njerėzve nga zjarret e rėnė njė ditė mė parė nė Greqi.

    Ndėr tė tjera, nė kėtė telegram thuhet:

    “I nderuar zoti Kryeministėr!

    Me keqardhje tė thellė mėsova pėr humbjet njerėzore tė shkaktuara nga zjarret e mėdha qė kanė pėrfshirė disa zona tė Greqisė.

    Mė lejoni qė nė kėtė moment dhimbjeje tė ndaj me Ju hidhėrimin pėr humbjen e jetėve njerėzore dhe t’ju shpreh nė emrin tim dhe tė qeverisė shqiptare ngushėllimet dhe ndjenjat mė tė sinqerta tė simpatisė pėr kėtė humbje tė madhe, pėr familjet e viktimave, pėr qeverinė dhe kombin Tuaj.

    Qeveria shqiptare ėshtė e gatshme dhe ka marrė tė gjitha masat e nevojshme pėr t’ju ofruar ēdo lloj ndihme qė ju do tė keni nevojė pėr pėrballimin e situatės”.



    Qeveria shqiptare do tė akordojė njė fond tė veēantė pėr familjet e viktimave dhe dėmet e shkaktuara nga zjarri nė Greqi

    26/8/2007

    Kryeministri Sali Berisha nė njė prononcim dhėnė sot pėr mediat nga qyteti i Gjirokastrės tha se qeveria do ti akordojė qeverisė greke njė fond prej 60 mijė eurosh, ndihmė pėr familjet e viktimave dhe dėmet e shkaktuara nga zjarret e rėna ditėt e fundit nė Greqi.

    Kryeministri Berisha, ndėrsa shprehu keqardhjen pėr kėtė humbje tė dhimbshme tė jetėve njerėzore, mes tė cilėve edhe qytetarė shqiptarė, informoi se ministria e shqiptare e Mbrojtjes, Ministria e Punėve tė Jashtme dhe ministria e Brendshme kanė marrė porosi qė tė jenė nė kontakte me homologėt e tyre nė Greqi dhe tė ofrojnė tė gjithė ndihmėn mundėshme qė mund t’i japet vendit fqinj.

    Duke i’u referuar situatės sė zjarreve nė Shqipėri, por qė fatmirėsisht nuk kanė shkaktuar viktima, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisė pėr njė strategji tė qartė kundėr zjarreve, pasi ato po shndėrrohen nė njė realitet tė hidhur.



    Keshilli i Ministrave

  10. #100
    Mendoj se sot ka nevoje per solidaritet human me popullin grek ne keto momente te veshtira qe po kalon fqinji yne jugor. Sot kane ata nevoje kurse dje ishim ne qe kishim nevoje te ngjashme dhe ndihma greke nuk mungoi. Me poshte nje artikull i shkurter:


    Zjarrfikesit greke kane dhuruar nje sasi ndihmash teknike per koleget e tyre shqiptare ne lidhje me operacionet antizjarr. Mesditen e se premtes drejtues te Prefektures se Gjirokastres dhe rajonit te Janines kane pasur nje takim ne doganen e Kakavijes. Ne qender te ketij takimi kane qene masat qe jane marre nga te dyja anet e kufirit ne lidhje me operacionet per shuarjen e vatrave te zjarrit. Gjate kesaj vere efektivat zjarrfikes te Gjirokastres dhe ata te Janines kane bashkepunuar per shuarjen e flakeve ne disa zona te Jugut. Krahas zjarrfikesve dhe autoboteve te repartit te Janines qe iu kane ardhur disa here ne ndihme kolegeve shqiptare edhe nje helikopter i zjarrfikesve greke ndihmoi per shuarjen e zjarrit ne Parkun Kombetar te Sotires ne rrethin e Gjirokastres. Ne fund te takimit zjarrfikesit e Janines iu kane dhuruar kolegeve te tyre shqiptare nje sere pajisjesh te cilat perdoren gjate operacioneve per shuarjen e zjarreve duke premtuar edhe gatishmerine e tyre per ti ardhur ne ndihme kolegeve shqiptare gjate operacioneve te perbashketa per shuarjen e zjarreve.


    Gazeta Korrieri 11 Gusht 2007
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fotoekspozita “Kosova dhe miqėsia Tiranė – Marsejė”
    Nga toni007 nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 13:42
  2. A ekziston miqėsia mes femrės dhe mashkullit?
    Nga marlboro1 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 03:51
  3. Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 23:11
  4. Miqesia midis femrave
    Nga helene nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-06-2005, 14:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •