Ti vuan nga "sindromi i mulatit" i cili per te ngushelluar vetveten perballe perbuzjes se te bardheve qe e tregojne me gisht si te zi dhe perbuzja e te zinjve qe e tregojne me gisht si te bardhe, thote: "nuk eshte faji im qe nuk jam si njeri apo tjetri, eshte faji i tyre qe nuk jane si une (mulat)."Serbia dhe Greqia lidhen shume ne mes veti sepse ne themel te nacionalizmit te tyre karshi popujve fqinje, qendron kauza fetare. Ndersa nacionalizmi shqiptar ka patur dhe ka ne themel vetem perkatesine kombetare.
Me lart ti ze ne goje togefjaleshat "nacionalizmi shqiptar" dhe "perkatesine kombetare". Nacionalizmi shqiptar eshte nje fjale qe perdoret rendomte nga shqiptaret pa kuptuar dualizmin e ketij togefjaleshi. Ajo qe ti quan "nacionalizem shqiptar" eshte manifestuar ne historine tone ne dy forma, dhe vazhdon te manifestohet edhe sot e kesaj dite:
a. Ne formen Kastriotase.
b. Ne formen xhonturkase.
Gjergj Kastrioti braktisi ofiqet qe i kish dhene Sulltani, braktisi rradhet e ushtrise se sulltanit, braktisi fene islame qe mori ne oborrin e Sulltanit, dhe u kthye per te luftuar per jete a vdekje ne atdheun e te pareve te tij per te mbrojtur, lirine, traditen, fene e gjithe kulturen shqiptare qe ai kish trasheguar nga te paret. Dhe lufta e tij ishte nje lufte e shenjte, packa se historianet shqiptaret nuk kane kurajon per ta pranuar me plot goje te dukshmen pasi duan te jene "politically correct" ne kohen dhe realitetin shqiptar te mijevjecarit te trete, ku shumica e pasardhesve te Gjergj Kastriotit nuk mbajne fene e tij. Po te pyesesh nje grek, nje serb, nje bullgar se cfare mendon per Gjergj Kastriotin, ke per te degjuar fjalet dhe respektin me te madh per te.
Forma e dyte e nacionalizmit eshte ajo xhonturkase qe lindi ne fillimet e shekullit te XX. Nder shqiptaret e kohes qe e perqafuan kete fryme ishin Midhat Frasheri, Faik Konica e kompani. Te ndodhur perpara nje realiteti ku Perandoria Otomane ishte drejt renimit te saj dhe shqiptaret ishin populli i vetem ballkanik qe ende nuk kish fituar me lufte pavaresine ndaj turqve, Midhat Frasheri e miqte e tij ne Klubin e Selanikut, besonin se mund ta shmangnin renimin e perandorise otomane duke e reformuar ate renjesisht. Dhe duke e ringritur perandorine otomane ne fuqine dhe shkelqimin e dikurshem, keshtu ata do te mund te shpetonin edhe fatin e tokave dhe popullit shqiptar nga planet e fqinjeve. Pra me pak fjale, fati i Shqiperise dhe shqiptareve ishte i lidhur ne menyre te pazgjdhshme me fatin e Portes se Larte dhe ishte ne interesin e shqiptareve qe te benin te pamunduren per te shpetuar perandorine nga kolapsi i plote. Mirepo kur levizja e turqve te rinj deshtoi dhe krijoi nje pakenaqesi te madhe edhe ne rradhet e idealisteve me te medhenj te saj, atehere ketyre nacionalisteve shqiptare nuk u ngeli gje tjeter vecse urrejtja dhe frika ndaj shteteve te pavarura fqinje.
Tani une te pyes ty, per cilen nacionalizem e ke fjalen, ate Kastriotas apo ate xhonturk, per ate qe na afron me popujt fqinje ballkanike apo per ate qe na largon prej tyre?!
Persa i perket togefjaleshit "perkatesi kombetare", ose me mire "identitet kombetar", duhet qe me pare te kesh/ndertosh nje Komb Shqiptar ne menyre qe te pretendosh qe te kesh nje identitet/perkatesi kombetare. Edhe sot e kesaj dite shqiptaret nuk jane komb, por vetem aspirojne qe te behen komb. Dhe kjo aspirate misherohet ne ate qe ne e quajme "ceshtje kombetare", qe eshte rruga qe shqiptaret duhet te bejne ne kohe per te arritur tek kombi.
Orthodhoksia ne bote numeron 200 milion besimtare, ku vetem 10% e tyre jane besimtare greke. Ai pretendim eshte nje herezi kishtare per Kishen Orthodhokse e cila eshte Katolike dhe Apostolike dhe jo greke apo shqiptare.Greket thone se "ku eshte ortodoksia eshte helenizmi"!
Nese ti e beson ate pretendim te grekerve si te vertete, atehere te duhet te besosh qe helenizmi te ka pushtuar edhe flamurin tone kombetar!
Gjergj Kastrioti ka patur maredhenie shume te mira si me Serbine si me Greqine. Shqiptaret dhe greket kane 3000 vjet histori bashkejetese me njeri-tjetrin si dy popujt e vetem autoktone te ballkanit. 600 000 shqiptare punojne, jetojne e mesojne ne Greqi prej 2 dekadash dhe merren vesh me njeri-tjetrin per mrekulli.Serbia dhe Greqia nga njera ane dhe shqiptaret (jo vetem Shqiperia e sotme) nga ana tjeter, nuk kane patur asnjehere marredhenie te mira, sepse shqiptaret kane perbere dhe perbejne nje problem te perhershem, ate te ndarjes se vijes lidhese te ortodoksise jo si besim por si politike.
Historianet kishtare dhe ata te krishterimit apostolik nuk e njohin Shqiperine si "nje vije ndarese te orthodhoksise" por si nje nga djepet me te hershem te krishterimit apostolik ne Ballkan dhe ne mbare boten. Kodiket, kishat e manastiret tona shekullore orthodhokse, jane klasifikuar si trashegimi boterore.
Armiqesine e shqiptareve me fqinjet e mbylli me doren e tij Sulltani dhe ti je produkt i kesaj armiqesie.
Armiku me i madh i shqiptareve eshte injoranca. Dhe forma me e keqe e injorances eshte kur nje nacionalist rruge mundohet te shesi urrejtjen ndaj fqinjeve per patriotizem.Kane qene pjese te popullsise shqiptare, qe jane perdorur (dhe vazhdojne te perdoren edhe sot e kesaj dite me ose pa vetedije) si mish per top per interesa te pastra greko-serbe dhe ne dem te kombit shqiptar.
Albo
Krijoni Kontakt