Asnjėherė nuk egziston;popull i mirė dhe popull i keq!
Kemi politik tė mirė dhe politik tė keqe.
Gjithmonė politika ėshtė ajo qė ka armiqėsuar apo bashkuar popujt.
Asnjėherė nuk egziston;popull i mirė dhe popull i keq!
Kemi politik tė mirė dhe politik tė keqe.
Gjithmonė politika ėshtė ajo qė ka armiqėsuar apo bashkuar popujt.
Njė film qė zbėrthen bashkėjetesėn me grekėt
Gjirokastra...me kėtė qytet prej kohėsh na ndodh kėshtu. Edhe kur nuk kemi marrė rrugėn qė tė jemi kėtu, na duket sikur jemi kėtu, diku nė ndonjė prej kalldrėmeve tė saj... Edhe pse kėshtu, pra, qė edhe jemi edhe s'jemi, edhe duam edhe s'duam, pėr mė tepėr konstatojmė qė nuk jemi asnjėherė vetėm, por bashkė me fqinjėt tanė jugorė grekė, qė prej vitesh ndajmė me ta tė pėrditshmen, lindjet, vdekjet, martesat...
Ky prolog na fton nė njė dokumentar, njė film pėr bashkėjetesėn mes dy komuniteteve, diku nė njė hapėsirė nė jug tė Shqipėrisė, ku ditė-netėt nuk trazohen prej asgjėje, as prej lajmeve pėr provokime etnike, as nga marrėdhėniet politike Tiranė-Athinė.
Dokumentari artistik, "Gjitonia", plot gjetje dhe frymėmarrje, plot dėshmi tė vogla e detaje, qė krijojnė mozaikun e njė bashkėjetese qė na fton ta njohim nga afėr, ėshtė njė film i realizuar mirė, i kopsitur mirė dhe grishės pėr shumė ide, qė mund tė na ēojnė drejt dhjetėra diskutimesh, apo thjesht drejt njė reflektimi kaq tė nevojshėm pėr tė gjitha momentet e sė tashmes qė mbajnė pikėpyetje mbi krye. Financuar nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė, dokumentari "Gjitonia" ėshtė realizuar nga Art Studio "Pegaso", me skenarist e producent Arjan Dodbibėn, regji tė Pluton Vasit, me kameran e Ardian Kamberit, operator zėri, Bardhyl Xhanin dhe montazhin e Agim Bulkut. Premiera e kėtij dokumentari artistik do tė jetė nesėr, nė orėn 19:00, nė Teatrin Kombėtar, ndėrsa realizuesit e filmit na zbulojnė paraprakisht diēka mbi realizimin e tij.
Si lindi ky film? Cilat ide ju ēuan deri tek marrėdhėnia mes dy komuniteteve nė Gjirokastėr e Dropull?
Arjan Dodbiba: Ideja e filmit ėshtė rezultati i njė kėrkimi tė vazhdueshėm, i mbresave nga reportazhet dhe emisionet e shumta, nga vajtjet e pafund nė Gjirokastėr pėr arsye tė ndryshme... Pėrveē kėsaj, gjithmonė mė ka ngacmuar ideja e popujve qė kanė qenė nė kufi, kulturat qė janė nė kufi midis tyre. Kaq shumė ėshtė folur pėr to. Nganjėherė janė ngatėrruar edhe me politikėn, ndonjėherė janė ndeshur edhe me gabime historike… Por e vėrteta ishte mė e thjeshtė. Njerėzit jetonin bashkė, bėnin krushqira, pa dashur tė dinė dhe pa pasur fare merak se ēfarė ndodhte midis Athinės dhe Tiranės, apo ngjarjeve tė dhimbshme qė kanė shoqėruar marrėdhėniet midis dy popujve qė pas ēlirimit e mė pas. Tė gjithė kėto sė bashku, u mblodhėn dhe lindėn kėtė ide. Nė fillim ishte ideja pėr pėr ta trajtuar nė sensin fetar kėtė problem, por pas shumė filtrimesh, morėm kėngėn popullore qė kėndohet nėpėr dasma, e cila ėshtė e njėjta kėngė, e kėnduar nė tė dy komunitetet, por e kėnduar nė gjuhė tė ndryshme. Ky ėshtė shembulli dhe modeli mė i mirė i bashkėjetesės.
Premiera e kėtij filmi ėshtė nesėr, nė sallėn e re tė Teatrit Kombėtar, nė orėn 19:00. A nuk ėshtė ky njė moment pak delikat pėr shfaqjen e njė filmi me tematikė tė tillė nė Shqipėri?
Arjan Dodbiba: Premiera e kėtij filmi ėshtė vetėm njė rastėsi, nuk ka lidhje me asnjė situatė. Ėshtė njė detyrim, falė marrėdhėnies qė kemi me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė, qė ėshtė edhe financuesi kryesor i kėtij dokumentari. Por unė them se nuk do tė ishte asnjėherė vonė, apo shpejt pėr ta shfaqur kėtė dokumentar. Madje, them se ėshtė e nevojshme tė jepet nė kėto kohė, e tė shikohet nga politikanė, njerėz tė zakonshėm, studiues e historianė, pėr tė parė sa tė thjeshta janė gjėrat, qė ne padashje i komplikojmė kaq shumė.
Titulli i filmit, "Gjitonia" ėshtė krejt kuptimi i marrėdhėnies sė atyre njerėzve?
Pluton Vasi: Qė nga titulli, "Gjitonia" kemi tė bėjmė me njė marrėdhėnie dhe marrėdhėniet nuk janė si njė teatėr, qė fillon nė njė orė tė caktuar dhe mbaron nė njė tjetėr orė. Ajo ėshtė minutė pas minute, edhe atėherė kur ne merremi me gjėra tė zakonshme a tepėr tė rėndėsishme. Ata jetojnė atje, sė bashku, funksionojnė nė mėnyrėn mė perfekte. Por kur nisėm tė zbėrthejmė idenė e filmit, kishim njė ide nė kokė, tė bėjmė anatominė e kėsaj gjitonie. Dhe zbėrthimi anatomik i saj lidhet me elementėt mė jetėsorė, pra si funksionon kjo marrėdhėnie. Dasmat ishin tė siguruara, martesat mes tyre janė kaq tė pėrhapura. Po ashtu, edhe kėngėt. Ata i kanė tė pėrbashkėta. Atje kėndohen tė njėjtat kėngė, por secili nė gjuhėn e tij. Po ashtu, ata kanė edhe vallet e pėrbashkėta, lojėrat e fėmijėve… e shumė tradita tė tjera. Ata kanė dhėnė e kanė marrė me njėri-tjetrin kaq shumė, sepse jetojnė bashkė prej kaq e kaq vitesh.
Nė tė gjithė filmin vihet re njė rrjedhshmėri e marrėdhėnieve, qė nga mosha e tretė, tek mė tė rinjtė, e deri tek fėmijėt. Duken gjithkund pėrpjekjet e tė rriturve pėr t'iu mėsuar mė tė rinjve traditat dhe zakonet. Mos ėshtė trashėgimi qė e kalojnė nga brezi nė brez, edhe kjo marrėdhėnie mes komuniteteve?
Arjan Dodbiba: Jo, ėshtė mė tepėr normalitet, natyrshmėri, qė pėrcillet nga tė rriturit tek brezat mė tė rinj. Gjėrat janė aq normale, aq tė thjeshta, sa kur kėrkon diēka tjetėr nė atė mes, atėherė ti dukesh i ēuditshėm aty, i panatyrshėm.
Admirina Peēi
Hera e pare qe permenden Shqiptaret ne histori ishte nga perandoresha bizantine/greke Irini Komnini ku permndte aleatet e BIzantit kundra Kryqeazatave permendi edhe Arberit qe kishin marre pjese ne nje lufte qe u be midis fushes Rinas-Preze jashte Tiranes ne shekullin e 11.
Pra hera e pare qe shfaqemi si komb ishim perkrahe bizantineve/grekeve!
Pastaj mbas Kryqezatave gjerat u bene lemsh ne Ballkan, nuk merrej vesh kush ishte me ke. Megjithate me shpatat arbereshe u forcua despotati i Epirit te Paleologeve dhe me ndihmen e ketyre Paleologet morren perseri Konstandinopojen (lexoni Kostas Biris "Arvanites oi neoi doreiis toy Ellinismoy"). Sidoqofte Paleologet rane preh e feudalizmit dhe keshtu nuk arriten gje tjeter vecse te behen pjese e xhungles qe shtrihej midis Papes/Vatikan dhe Patriarkut/Konstandinopoje dhe meqenese nuk kishin ***** vet ta hanin me Sllavet, Bullgaret e Arberit vajten thirren Sulltanin per ndihme, vetem se ky i fundit erdhi dhe nuk u kthye me mbrapsht!
Pastaj me Osmanet prape gjerat ishin njecik te ngaterruara megjithate dy popujt tane u bene perseri pjese e te njejtes perandori. Jugu i Shqiperise dhe Veriu i Greqise ishin kthyer ne nje mozaik shqiptaro-grek ku ligjin e bente shpata shqiptare dhe fjalen e thonte pena greke. Keshtu nje asimilim kulturor ishte i pranishem tek Tosket Ortodokse nga ana greke.
Greqishtja ishte gjuha e shkruar e Ali Pashait, e Sulioteve etj. (shiko Eleytherotypia/Istorika "Sinomilontas me ton Ali Pasa" eshte deshmia e nje ambasadori danez qe vizitoi Ali pashain ne pallatin e tij).
Kur filloi revolucioni qellimi nuk ishte thjesht pavarsia e Greqise por krijimi i n je fedarate greko-shqiptare (shiko marreveshja e Kolokotronit me Lalaj, Encikolpedia e Kombit Grek Historia e Revolucionit).
Gjate Revolucionit Xhavella, Bocari dhe Seko (keta arvanitas te medhenje) i dergojne thirrje prijesve shqiptare per te krijuar nje federate te perbashket me fjalen "vellezer......... Shqiperi pa Greqi nuk ka, Greqia dhe Shqiperia jane e madhe vetem kur jane bashke" (shiko Kostas Biris si me siper).
Pas krijimit te shtetit grek Arvanitasit zune vende perstigjioze ne shtetin e ri u bene akoma edhe kryeministra, diktatore etj. Ne Parlamentin grek flitej edhe Shqip (shiko Theodoros Pagkalos "Oi Arvanites oi progonoi moy" Kathimerini 25/03/07).
Tani si ndodhen ngjarjet me vone do mundohem t'ja u shpjegoj here tjeter se nuk kam kohe.
Perndryshe Zoti na ndihmofte dhe i mbledhshim me ndonje liber....![]()
"Duhet tė popullarizojmė luftėn nacional‑ēlirimtare dhe veēanėrisht tė jugosllavėve dhe grekėve. Duhet tė shtrojmė haptazi dhe pa ndrojtje problemin e vėllazėrimit tonė me popujt jugosllavė dhe grek. Tė demaskojmė pa mėshirė reaksionin dhe shovinizmin qė mundohet tė na vėrė nė luftė me fqinjėt, ta bindim popullin se interesi i lartė i atdheut kėrkon qė tė jemi tė vėllazėruar me popujt grek e jugosllavė, t`ia heqim maskėn shovinizmit qė mundohet tė dalė si mbrojtės i Shqipėrisė nga tė huajt dhe t`i tregojmė botės se ne dhe vetėm ne e mbrojmė Shqipėrinė nga okupatorėt dhe nga imperializmat e huaja. Duhet ta bindim popullin se lėvizja nacional‑ēlirimtare greke dhe jugosllave jo vetėm qė nuk cėnon indipendencėn tonė, por ndihmon pėr ta fituar"( shih "PPSH Dokumenta kryesore", vėllimi I, faqe221, Tiranė 1971).
Lexoni edhe "Dy popuj miq" te Enver Hoxhes dhe filloni duartrokisni
Po a ikemi vertet miq?
Shikoni edhe filmin e atij te riut qe rrembeu autobuzin, atij qe e perdhunoi policia greke ne qeli....filmin qe solli debate te GJITONET
Vallai, nuk urrej asnje popull po ndaj politikes greke asnjehere s'kam pasur simpati!
Nuk besoj se do kete nje marredhenie te mirefillte me greket, per te vetmen arsye se jane "laspangjosa dhe bishtperdredhur".. e dredhin nga fryn era, ne interesin e tyre kuptohet!
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
nuk ka miqesi shqiptaro greke . kaq pike .
Ai qe quhet sot popull grek ( e shumta e tij), nuk eshte gje tjeter vecse nje ngjizje ne shekuj e fares shqiptare, e shperndare ne trojet ku kane banuar perhere stergjysherit e tyre ilire te jugut (epirasit dhe fiset e tjera pellazgo-ilire).
Problemet e trasheguara, jane krijuar nga politika dhe nga politizimi i besimit ortodoks ne sherbim te se pares.
Une i shikoj keto marrdhenie si ato te babait (shqiptaret e sotem) me bijte plangprishes (greket e sotem).
Do vije dita qe djemte plangprishes do te kujtohen per babain e tyre, qe sot eshte i varfer, por krenar.
Nuk eshte cudi qe dhe lufta e Trojes do te kete qene nje lufte civile!
Kryeministri Berisha pret njė delegacion tė Parlamentit grek, anėtarė tė Grupit tė Miqėsisė Greqi-Shqipėri
5/6/2007
Sot nė mesditė, Kryeministri Berisha priti nė njė takim tė veēantė njė delegacion tė Parlamentit grek, anėtarė tė Grupit tė Miqėsisė Greqi- Shqipėri, kryesuar nga kryetari i kėtij grupi zoti Antonios Foussas.
Pasi u uroi mirėseardhjen nė Shqipėri, Kryeministri Berisha vlerėsoi rolin qė luan diplomacia parlamentare, veēanėrisht mes dy vendeve tona, si vende me miqėsi dhe marrėdhėnie tė shkėlqyera.
Duke folur nė emėr tė delegacionit grek, z Foussas i pėrcolli Kryeministrit Berisha pėrshėndetjet e Presidentit grek z. Karolos Papulias, Kryeministrit grek, z. Kostandinos Karamanlis, tė Kryetares sė Parlamentit grek znj. Anna Psarouda Benaki, si dhe tė gjithė pėrfaqėsuesve tė parlamentit. Mė tej, ai u shpreh: “Ėshtė nder dhe gėzim qė ndodhemi sot kėtu me Ju, z. Kryeministėr. Ne vlerėsojmė vizitėn tuaj nė Greqi, si njė tregues i marėdhėnieve tona tė shkėlqyera. Greqia pėrkrah dhe mbėshtet anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE e NATO dhe vlerėson pėrpjekjet e mėdha tė qeverisė shqiptare nė kėtė drejtim”.
Duke i falenderuar pėr vizitėn, Kryeministri Berisha vlerėsoi nivelin e shkėlqyer tė marėdhėnieve mes dy vendeve nė tė gjitha fushat. Mė tej, z. Berisha i njohur bashkėbiseduesit me nismat e qeverisė, si: luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, reformat ekonomike, etj. “Tė gjitha kėto nisma, vijoi Kryeministri Berisha, kanė si qėllim krijimin e tregut mė atraktiv pėr investimet e huaja nė rajon”.
Bashkėbiseduesit vlerėsuan se minoriteti grek nė Shqipėri dhe emigrantėt shqiptarė nė Greqi shėrbejnė si njė urė lidhėse pėr thellimin e bashkėpunimit mes dy vendeve dhe popujve tanė.
--------------------------------------------------------------------------------
Copyright (c) Keshilli i Ministrave - Departamenti i Informacionit
....... dhe si maske lufte vene te qenet muslimane si shtet (shumica)Postuar mė parė nga Zemrushja
Kane shume frike nga Turku dhe si ne mes te dy zjarreve qe jane bejne "cudira" politike (ne fakt nuk ia fershellen njeri ne EU) por aktualisht te jemi te ndergjegjshem kemi shume per te bere ne si komb se po qe i varfer s'te do njeri sot.
Sa per miqesi.
-Ka ndonje anektode tjeter me pak anektode.Nese duam t'i bejme qejfin vehtes dakord por, "Nuk fshihesh dot pas gishtit tend." -thone fqinjet juglindor.Nocioni miqesi ka kuptim vetem kur jane dy pale te interesuara sinqerisht.Pretendojme per miqesi, ne nje kohe kur ekzistojne "kerkesa" territoriale ne vazhdim nga te dyja palet dhe nje ligj lufte ne fuqi.
Une kam shume miq/mikesha greke por, fatkeqsisht miqte /mikeshat greke nuk i kam politikane.
Greqia eshte i vetmi shtet ne bote pa miq dhe Shqiperia do te ish rasti me i mire per te, rast qe nuk duhet ta leshoje nga dora.........
Nuk jane kaq tragjike gjerat mendoj .Fuqizimi i ekonomise sone do te coje ne "peruljen" e grekeve se e mbajne shume perpjete.Deri atehere.....pune.
Uji: H2O
Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO
Me vjen per te qeshur me ca nga keta te byrose qe kur perdoret fjala "armik" eksitohen keq dhe te trajtojne per paranojak. Ndersa per te kryer punen e tyre nuk ngurrojne te perdorin fjalen "mik", duke harruar qe te dy fjalet jane ekstremet e te njejtit koncept te gabuar (qe ne fakt rrjedh nga librat e shenjte).
Nuk ka miq dhe armiq ne kete bote dhe kurre nuk ka patur. Marredhenjet ndermjet gjallesave (perfshi dhe njeriun) kufizohen ne konkurent dhe partener ne luften per mbijetese.
Sot, fatkeqesisht, Shqiperia dhe Greqia jane KONKURENT. Ate dite qe edhe ai shqiptari me i fundit ta kuptoje kete, gjerat do fillojne te ndryshojne ne favorin tone.
P.S. Se mos e genjeje mendja ndonjerin se jemi miq me Ameriken,.... jemi partener (kujdes, nuk thashe me te drejta te barabarta, lol).
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
Krijoni Kontakt