Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    Demokracia dhe Etika

    Demokracia ėshtė njė sistem qeverisės, apo njė regjim, nė tė cilin aplikohet njė vendimarje kolektive e kontrolluar nga populli, dhe ku garantohet barazia e tė drejtave nė ushtrimin e kėtij kontrolli. Demokracia nuk lidhet vetėm me shtetin i cili ėshtė njė organizatė e stėrmadhe dhe gjithė pėrfshirėse. Ajo pėrfshin tė gjitha sferat e jetės shoqėrore ndaj ajo ka vlerė nė njė shoqėri nė tė cilėn funksionon dhe mbrohet liria individuale, ku sundon pluralizmi politik, ku vendos shumica dhe respektohet pakica.
    Rendi demokratik ėshtė rendi i etikės, vetė etika merret me qėllimin e jetės me kuptimin e saj me tė mirėn supreme, Sartri ka theksuar se: “Nuk mund tė ekzistoj asnjė etikė nėse nuk propozohet asnjė koncept lirie”
    Etika nė pėrgjithėsi ka tė bėjė me marėdhėniet me tė tjerėt, ndėrsa morali lidhet thelbėsisht me zėrin e ndėrgjegjes nė marėdhėnie me veten. Parimi themelor i etikės ėshtė mos cėnimi i tjetrit, tė jetosh jetėn nė njė mėnyrė tė drejtė ėshtė njė problem etik, pra etika na shėrben pėr tė jetuar mirė.
    Etika demokratike lidhet mė sė shumti me respektimin e tė drejtave tė njeriut, me respektimin e minoriteteve me garantimin e dinjitetit ekonomik me krijimin e kushteve tė shprehjes fetare, por mė sė shumti me mardhėniet e qytetarve me ligjin. Demokraci do tė thotė njė shoqėri e hapur e cila karakterizohet nga kokurenca e lirė e ideve dhe e iniciativės, kėto tė fundit e kanė tė pa mundur tė funksionoin pa ekzistencėn e njė sfondi kulturor rregullues.Etika kryesore nė demokraci ėshtė etika e komunitetit. Sfida e vėrtet ėshtė tė dallohet njė komunikim qė ėshtė nė gjėndje tė emancipoj dhe tė na ēliroj nga njė komunikm i bazuar tek aftėsia dhe shtirja.
    Autoriteti moral ėshtė produktė i ligjitimitetit, ky i fundit ėshtė kushtė themelor pėr efiktivitetin e qeverisjes gjė qė sjell mirėbesim.
    Sa do rrosh do te mesosh......

  2. #2
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Apolloni31 Lexo Postimin

    Eshte mjeshteri te kuptosh qarte relacionin ne te cilen qendron demokracia me etiken dhe anasjelltas. Disa ligje demokratike shpesh me bejne te pyes veten: A eshte etika ajo qe furnizon demokraticine me norma (vlera), apo demokracia ajo qe prodhon norma, te cilat pastaj me kohen sipermirren nga etika?

    Shembull: Ne Perendim para jo me shume se 30 viteve homoseksualiteti ishte nje praktike e refuzuar nga shoqeria, dhe nuk kishte ate trajtim qe ka sot nga ligji. Nuk ishte i ndaluar me ligj, por ishte i papershtatshem me vlerat morale dhe etike te shoqerise. Kurse sot kjo ceshtje ka pesuar nje ndryshim rrenjesor. Homoseksualiteti sot gezon nje akceptance te larte ne tere shoqerine. Martesat homo jane te lejuara ligjshmerisht, femijet e "dalur" nga keto martesa jane sipas ligjeve te barabarte me ata te martesave heterogjene. Thene shkurt: homoseksualiteti para 30 viteve ishte nje praktike (nuk dua ta perdor fjalen "vlere" ne kete aspekt) e padeshiruar si nga etika e morali ashtu edhe nga demokracia. Kurse sot kjo gje ka ndryshuar fare ne te kunderten. Sa qe gjobitesh me shuma te larta parashe, nese si pronar i nje firme e refuzon punesimin e nje punemarresi me arsyetimin se ai/ajo eshte homoseksuale.

    Nga ky shembull kthehem tek pyetja qe bera ne fillim: Kush e prodhoi kete "vlere"? Ishte ligji ai qe i "urdheroi" etikes e moralit kete "vlere", apo doli kjo nga shoqeria (etika e morali), u perhap aq shume dhe u be dikur pjese "e respektueshme" e shoqerise?

    Qe demokracia i jep vetes te drejten per te prodhuar norma te reja, kete e kuptojme nese lexojme Kushtetuten e ndonje shteti perendimor dhe i krahasojme vlerat e reglementuara aty me vlerat faktike te shoqerise perkatese ne kohen e hartimit te Kushtetutes. Marrim shembull Gjermanine, kushtetuten e saj, te hartuar ne 1955-61. Ne kete kohe ne shoqerine gjermane (ne individet e saj, bartesit e vlerave/normave etike e morale) nuk ekzistonte nje mori e vlerave, te cilat kushtetuta ia urdheroi kesaj shoqerie ne kete kohe. Sa nga gjermanet ne kete kohe mund te kete pranuar te Drejtat e Njerut qe i futi kushtetuta ne fuqi? As nje pakice minimale. Eshte e pamundur qe shumica e gjermaneve ne kete kohe ta kene pare si moralisht dhe etikisht te drejte cdo vlere te permbajtur ne te gjitha te Drejtat e Njeriut qe futi ne force kushtetuta. Apo edhe ne dispozitat tjera te saja. Keshtu qe kemi shembullin qe kushtetuta urdheron norma dhe e fute moszbatimin e tyre ne sanksione. Pra ligji prodhues i vlerave morale dhe etike. Apo ligji si "trup i huaj" per sistemin e vlerave morale dhe etike te vendit. Ligji si mospasqyrues i vlerave te vendit. Kjo me fascinon. Ne rastin e gjermaneve, nuk e can kush koken shume. Por keso raste kemi edhe ne ne Shqiperi/Kosove. Edhe dy kushtetutat tona permbajne vlera qe nuk jane pasqyrim i vlerave te (shumices se) qytetareve (etikes dhe moralit te tyre). Nisur nga kjo, demokracia nuk paraqet nje "vendimmarrje kolektive te kontrolluar nga populli", por me teper nje sistem qe prodhon vlera te panjohura ndonjehere per popullin.

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 25-02-2009 mė 04:42

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    174
    Nisur nga kjo, demokracia nuk paraqet nje "vendimmarrje kolektive te kontrolluar nga populli", por me teper nje sistem qe prodhon vlera te panjohura ndonjehere per popullin.

    .

    Jam dakort me ty miku im, por kisha nje rezerve per perkufizimin ne parim,
    pasi nga vete termi Demokraci, pra pushtet i popullit, "qeverisje e popullit" pra nje trajte e sundimit politik ku qeverise shumica e popullit me ane te te zgjedhurve te vete, prandaj ne parim eshte vendimmarrje kolektive e kontrolluar nga populli, ndersa ne raste te vecanta ashtu sic permende edhe ti nuk perbene te njejtin fenomen.

    Gjithe te mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-03-2009 mė 00:49
    Sa do rrosh do te mesosh......

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Etika nė pėrgjithėsi ka tė bėjė me marėdhėniet me tė tjerėt, ndėrsa morali lidhet thelbėsisht me zėrin e ndėrgjegjes nė marėdhėnie me veten. Parimi themelor i etikės ėshtė mos cėnimi i tjetrit, tė jetosh jetėn nė njė mėnyrė tė drejtė ėshtė njė problem etik, pra etika na shėrben pėr tė jetuar mirė.
    Etika eshte nje fjale jo konkrete qe perdoret nga humanistet qe duan ta zhveshin njeriun nga dhurata hyjnore e lirise qe nuk e merr nga shoqeria dhe as nuk e meson por e merr si dhurate me lindjen nga Krijuesi. Krijuesi, Zoti, i dha njeriut Vullnetin e Lire, qe e kthen individin e thjeshte ne person, nje njeri me personalitet, nje njeri me te drejten per te levruar lirine e tij.

    Pare nga ky kontekst, eshte pikerisht kjo qe e vecon demokracine amerikane nga demokracite evropiane dhe nga te gjitha demokracite e njerezimit. Ne deklaraten e pavaresise, Thomas Jeffereson artikulon bindjen se:

    We hold these truths to be self-evident, that all men are created equal, that they are endowed by their Creator with certain unalienable Rights, that among these are Life, Liberty, and the Pursuit of Happiness.
    I mbajme keto te verteta si te vetedallueshme, qe te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte, dhe u jane dhuruar nga Krijuesi i tyre disa te Drejta te patjetersueshme, qe mes tyre jane dhe Jeta, Liria dhe Kerkimi i Lumturise.
    Ne kohen e tij, ky dokument i Jeffersonit u prit me tallje dhe percmime nga kolonizatoret evropiane qe mbronin bindjen tjeter, bindjen se vetem monarket i gezonin dhe trashegonin ato te drejtat hyjnore qe Jeffersoni zinte ne goje.

    Eshte kjo arsyeja perse demokracia si sistem eshte mirepritur dhe ndertuar me sukses ne ato popuj te botes qe kane nje tradite te krishtere, dhe eshte refuzuar nga popujt e tjere te botes qe nuk kane nje tradite te krishtere. Ne thelb te dallimit eshte pikerisht respektimi i jetes dhe lirise se cdo njeriu si te shenjte.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-03-2009 mė 02:40

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Eshte perhere bukur te flasesh per demokracine, edhe se mendoj se s'mund te permblidhet ne nje hartim me 5 fjale. Pastaj sa per lidhjen me etiken, mendoj se ku ka njerez, cfare do lloj rregjimi apo sistemi qeveritar te kete, komunizem, socializem, demokraci, autarki, monarki e me rradhe ekziston edhe etika... Etika ka te beje me sjelljen apo me menyrat e mira, te keqija, neutrale etj etj: Nuk mendoj se eshte dicka e vecante qe lidhet me Demokracine.

    Demokracia ka karakteristikat e saj e dakort jam qe bazohet mbi te drejtat e lirite themelore te njeriut, mbi zbatimin e ligjeve e te kushtezimeve te te qenurit qytetar i nje shteti te caktuar... Etika eshte teme me vete, qe do e fusja me teper ne drektim filozofie e ne drejtim teorik se sa specifik ne krahasim me Demokracine.
    La vita č bella...

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Pare nga ky kontekst, eshte pikerisht kjo qe e vecon demokracine amerikane nga demokracite evropiane dhe nga te gjitha demokracite e njerezimit. Ne deklaraten e pavaresise, Thomas Jeffereson artikulon bindjen se:...
    Nuk mendoj se ndryshon Demokracia, por ndryshon politika e retorikes amerikane neper diskutime. Ne fakt vihet re qe tek shkrimi tek Dollari "In God we trust"... apo ne shumicat e diskutimeve qe bente Bushi, qe fliste perhere ne emer te Hyjit, ne emer te zotit; jo sikur vendimet merreshin prej tij e qeveritareve amerikane ne pergjithesi, por sikur ishin te domosdoshme sepse vinin nga larte, dmth edhe zotit i dukeshin si te domosdoshme

    Me fjale te tjera per te afruar popullin (qe eshte budalla), perdorin fraza me fryme atdhetare, ose kur nuk del kjo me fryme Hyjnore: Keshtu populli eshte i detyruar te pranoje nje lloj vendimi apo t'i duket shume i drejte perderisa ta mbushin mendjen me kaq dinakeri. Nuk mendoj se Demokracia amerikane eshte me e mire se ajo Evropiane, thjeshte ndryshon menyra e qeverisjes e sidomos politikat ekonomike, duke i bere amerikanet me te ashper per arritjen e qellimeve duke iu drejtuar cdo lloj mjeti per t'i arritur ato, sikurse ne kete rast edhe thirrjeve Hyjnore.
    La vita č bella...

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Etika eshte nje fjale jo konkrete qe perdoret nga humanistet qe duan ta zhveshin njeriun nga dhurata hyjnore e lirise qe nuk e merr nga shoqeria dhe as nuk e meson por e merr si dhurate me lindjen nga Krijuesi. Krijuesi, Zoti, i dha njeriut Vullnetin e Lire, qe e kthen individin e thjeshte ne person, nje njeri me personalitet, nje njeri me te drejten per te levruar lirine e tij.
    Ne shum ceshtje i lidh gjerat me Zotin...

    Kuptimi i fjales ETIK:

    Nje varg rregullash a menyrash te caktuara; sipas te cilave sillen njerezit ne shoqeri, rregullat e jashtme ne marredheniet me te tjeret. Etikete socialiste. Etikete borgjeze. Etikete oborrtare. Etikete zyrtare. Etiketa e miresjelljes. Flet me etikete. E kerkon etiketa. Po ashtu kemi dhe ETIK figurative qe ne te shumten e rasteve perdoren nga filozofe. Shkenca qe studion moralin, karakterin klasor e historik te tij, normat e sjelljes se njerezve si nje nga format e ndergjegjes shoqerore, detyrat e tyre kundrejt njeri-tjetrit, kundrejt shoqerise, atdheut, shtetit etj. Etika marksiste (materialiste, komuniste). Etika idealiste.

    Shum po i ngaterojme kuptimet e fjaleve, kuptimi i fjales DEMOKRACI:

    Regjim a sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtperdrejt ose nepermjet organeve te zgjedhura, ku shtetasit gezojne liri e te drejta te barabarta; shtet ose vend qe ka kete regjim a kete organizim politik. Demokraci socialiste tipi me i larte i demokracise, forme e diktatures se proletariatit, ku pushtetin e ka ne dore populli punonjes me klasen punetore ne krye dhe udheheq partia e saj, ku masat e gjera punonjese marrin pjese drejtperdrejt ne qeverisjen e vendit, ne drejtimin e ekonomise, ne hartimin e diskutimin e planeve ekonomike e te ligjeve, kontrollojne veprimtarine e organeve te pushtetit etj. Demokracia proletare. Demokraci popullore forme e diktatures se proletariatit ne periudhen e kalimit nga kapitalizmi ne socializem, demokraci e masave te gjera te popullit. Demokraci borgjeze forme e diktatures se borgjezise, ku te drejtat e lirite e shpallura kane karakter formal dhe nuk garantohen e nuk vihen ne jete per masat e gjera te popullit. Menyre drejtimi a organizimi ne jeten e nje kolektivi, te nje partie etj., qe siguron pjesemarrjen aktive dhe ndikimin vendimtar te te gjithe anetareve ne veprimtarine shoqerore e ne ecurine e puneve; e drejta dhe mundesia qe u jepen anetareve te nje kolektivi a tere popullit per te thene fjalen lirisht per te gjitha ceshtjet politike, shoqerore etj. Demokracia e brendshme e partise. Demokracia e masave. Demokracia ne shkolle (ne familje).

    P.s Shpresoje te kem qene i qarte. Diskutim te kendshem dhe shpresoje mos ti ndryshoni me kuptimin fjaleve, pasi humbet bukuria e debatit duke devijuar dhe duke u hedhur nga nje dege ne nje dege tjeter.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    06-12-2008
    Postime
    79
    E dini si eshte kjo puna e demokracise?M'u kujtua nje thenie filozofike qe kam lexuar diku.

    Demokracia eshte te vesh 4 ujq dhe nje dele,te votojne per te njejtin ushqim.

    Per sa i perket etikes.Nese demokracia bazohet ne etike,nuk eshte me demokraci.

    Nga ana tjeter.Nese etika bazohet ne demokraci,ketu ia futa kot.Raporti demokraci-etike,eshte nje rruge pa koke,sepse ai ushqimi qe permenda me pare,nuk njeh fare ceshtje etike.

    That's all.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Per sa i perket etikes.Nese demokracia bazohet ne etike,nuk eshte me demokraci.
    Ku mund te gjeje pershtatje Demokracia ?

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    06-12-2008
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga PĘON Lexo Postimin
    Ku mund te gjeje pershtatje Demokracia ?
    Eshte utopi,i dashur,demokracia!Nuk pershtatet askund.Nje gje qe per mua eshte demokratike,ty te shkel te drejten e jeteses,e anasjelltas.Nuk ka demokraci,perderisa egzistojne klasa e rende.Ti mund te jesh dele,une ujk.Te njejtin ushqim duam?Flas me shembuj ketu.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė demokracia?
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  2. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  3. Ja si lindi demokracia e sotme
    Nga Kryeplaku nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 12:02
  4. Demokracia
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 12:38
  5. Shoqėria politike dhe demokracia
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •