Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Mos e sulmoni shume Besimin se ai sinqerisht ka thene ate qe mendon dhe kjo eshte shume pozitive

    Qe te mos miratosh ato qe thote individi Besim eshte fare normale

    Te kuptuarit e te mires dhe te keqes jane te ndryshme per njerez e popuj te ndryshem.

    Shkalla e ndryshueshmerise se ketyre gjerave arrin deri aty ne shume raste sa qe cfare eshte e mire per dike eshte e keqe per dike tjeter dhe anasjelltas

    Po per kete pune eshte forca

    E verteta njerezore eshte ne fakt forca e cila perdoret per te shtypur dhe eleminuar te keqen e konsideruar si te tille nga shumica

    Po demokracia cfare thote

    Demokracia vepron ne bashkeveprim me ligjin. Njihet e drejta e cdokujt qe te mendoje cfare te doje dhe njekohesisht te institucionalizoje mendimin e vet POR POR kjo deri ne piken ku nuk ka kundershti me ligjin

    Per ligjin gjithcka qe nuk eshte e denueshme eshte e mire ndersa gjithcka tjeter eshte e keqe. Por jeta ka edhe ligje te pa shkruara te cilat percaktojne ne nje mase te madhe orientimin e shoqerise drejt te mires dhe te keqes

    Sot po vihet re nje levizje e vendeve demokratike per te kufizuar apo edhe ndaluar propaganden e urrejtjes apo te perversitetit

    Kjo eshte shenje qe tregon se edhe keto shoqeri te hapura e demokratike nuk e paskeshin perkufizuar mire konceptin e te keqes ne ligj

    Po jap disa shembuj tipike

    1. Dy koamboxhiane shtruan koktej me kadavra njerezish dhe nuk ekzistonte asnje ligj qe te ndalonte nje gje te tille
    Megjithese veprimi eshte kaq monstruoz jam i bindur se edhe Besimi do thote se ata bene nje krim

    2. Gjermania hodhi ne gjyq Yahoo sepse lejoi qe te publikoheshin ne te propagande naziste

    3. Shume veprimtare te homoseksualitetit ne USA, Europe etj po perpiqen qe te mbrojne propaganden e animacioneve pedofilike artificiale
    Dmth shiko se sa larg shkon ligesia. Ne thone ata nuk po bejme ndonje krim sepse keto animacione nuk jane te verteta por vecse krijime artistike dhe nuk demtojne askend

    4. Travestitet. Ky eshte dhe po behet nje problem i mprehte. Shiko si spekullojne keta. Kush nga ju nuk ka shkuar tek berberi te qethet thote se genjen.
    Tani pse shkon njeriu tek berberi. E thjeshte per te rregulluar paraqitjen e vet, pra per t'u dukur sa me i hijshem
    Po kozmetiken pse e perdor. Po per kete qellim
    Po thone keta travestitet edhe ne per te permiresuar veten po veme gjokse artificiale, apo organe seksuale apo *****, lekure etj
    Pra thone ata qellimi eshte i njejte, per te rregulluar dicka dhe per ta bere me mire.


    Mund te zgjatesha ketu me shembuj te tjere rrenqethes dhe qe bota po fillon te levize dhe ti kanalizoje e kufizoje per te shpetuar kuptimin e jetes

    Nje here tjeter

  2. #22
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. sjellja e lire eshte deri ku ti nuk prek e cenon sjelljen apo lirin e dikujt tjeteri. si mendon eshte sjelle e lire neqoftse dikush do qe te shaj te ofendoje fyej dike??? Ky person po nuk e bere kete lloje sjellje, thyen deshirene lirin e sjelljes vete, por liria e tjeterit ku fillon e baron. liria e njerit mbaron kur liria e tjeterit fillon. nuk esthe lira e askujt te cenoje e te abuzoje apo te shkele te drejtat e lirin e tjeterit, se pikerisht aty mbaron liria jote.
    me shume respekt
    eda

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    MOS E SULMONI SHUME BESIMIN??????
    Eshte Besimi qe sulmon te drejtat e femres.
    Eshte Besimi qe sulmon njerezimin dhe kulturen demokratike.
    Ne thjesht po mbrohemi.

  4. #24
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Pershendetje te gjitheve,
    Besimi nuk eshte i qarte ne ato qe kerkon, nese eshte, nuk duhet humbur kohe me per tu diskutuar rreth mendimeve te tij patriakale.
    Albo mendon se nuk duhen imponuar mendimet mbi te tjere...E drejte deri diku dhe me sa kuptoj nuk ka asnje imponim te drejteperdrejte deri tani. Megjithate nuk jam dakord me - " Evoluimi i mentalitetit njerezor duhet te kete formen e trajektores se renies se lire dhe jo te ndikohet nga faktore te jashtem"
    Si mund te ndryshoje mentaliteti i dikujt pa u ndikuar nga nje faktor i jashtem? Si mund te edukohet nje njeri pa u mesuar nga dikush me i ditur se ai ne nje fushe te caktuar? Thjesht duke u ulur nen hijen e nje peme dhe duke hedhur short nese duhet apo jo ta ndryshoje mentalitetin kete mengjez????!!!
    Pothuajse cdo gje qe ne bejme dhe themi eshte si pasoje e ndikimit te te pakten nje faktori te jashtem mbi ato qe tashme dime
    Albo ti thua - "Te gjithe besimtareve katolike u ndalohet divorci, por edhe ky ligj ka filluar te nenvleresohet derisa nje dite do te bier. " Do te bier ligji kunder divorcit? Jam dakord me ty qe ka shume divorce, por divorci ne jeten e nje te krishteri ne Bibel lejohet kur ka si rrjedhoje dy shkaqe: Vdekja e nje bashkeshorti ose Tradhetia. Megjithate cfare ligji do te ndryshoje? Bibla do te ndryshoje?! SI do ta ndryshojne Biblen? Do ta hedhin ne votim te fshehte Papa apo te tjere? Bibla nuk ndryshon, sepse nuk jane mendimet e njerezve ato qe jane shkruajtur aty. Se njerezit nuk jane perfekt kjo nuk do te thote qe Bibla do te ndryshoje sipas kerkesave tona, duhet te ndodh e kunderta, apo jo?
    Morali si shoqeri merret edhe nga Zoti dhe Librat e Shenjte, pikerisht kjo eshte arsyeja pse vendet myslymane kane bazen e mentaliteteve te ndryshme nga ajo e shume vendeve te tjera, le te marrim Ameriken ne kete rast. Mos harro se Feja Myslymane eshte fort e rrenjosur ne Politiken e vendeve te lindjes se mesme kjo gjithashtu sepse Muhamedi ishte Profet dhe Politikan ne te njejten kohe.
    Pra morali, normat shoqerore dhe etikat kane si prejardhje nje sere faktoresh te jashtem sic jane komuniteti, feja, shoqeria, familja, edukata, lexime e shume te tjera.
    Nuk eshte mire ti imponosh drejtperdrejt kulturen dhe vlerat e tua etike nje civilizimi tjeter, por kjo nuk do te thote qe nuk mund ti imponohen mendime te reja atyre civilizimeve, kur ato civilizime kerkojne te prekin interesat e tua apo nje shoqerie tjeter.
    Ne kete rast shume anetare te tjere ketu po i ofrojne Besimit mendime te reja rreth integrimit te femres ne shoqeri dhe lirise se saj, meqenese mendimet e tij jane aq te prapambetura sa nuk besoj te gjenden shume njerez te te njejtit mendim me Besimin.

    Me respekt,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Niko D'Angelo : 27-05-2002 më 20:04
    Winners Don't Quit

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Baobab jam shume dakord me mendimin tend.
    Besim ti vertet the "sjellja e lire e vajzes sjell shkaterrim" po une nuk besoj qe ti te jesh kunder zgjerimit te te drejtave te gruas ne shoqeri,gje qe duhet te vazhdoje per mendimin tim.
    Eda ka shkruar ne forum nje fraze te thene nga dikush "ne fund te fundit sherbetori perfundon se ngjari padronit te tij" shprehje me te vertete e goditur.Tani une dua tu bej nje pyetje cunave.
    Deri ne c`pike duhet te vazhdoje ky zgjerim i te drejtave te gruas,dhe a do ta lejonit femren ju qe te barazohej me ju ose qe ajo te kalonte mbi ju ,apo do pranonit te mbanit rolin tuaj te "padronit"(le ta quajme keshtu konvencionalisht)??????????????????
    "LIRIA FITOHET NUK DHUROHET" Nuk besoj se jeni dakord te dhuroni cuna.
    Me nderime
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Morali i nje shoqerie jane ligjet e shtetit te saj !
    Morali i nje individi, eshte morali qe ai zgjedh ose nderton vete !

    Ka nje ndryshim te madh midis te dyjave. Femrat, nese do te kerkonin "lirine" nga librat e shenjte, nuk do ta fitonin dot ate pasi cdo fe ne plan te pare nxjerr mashkullin. Kjo nuk eshte rastesi por tregon se si eshte ndertuar bota. Femrat i kerkojne te drejtat e tyre, brenda moralit shoqeror, pasi morali i shoqerise ka kaluar nga duart e Zotit, ne duart e njerezve. Qe nga koha qe femrat fituan te drejten e votes, tashme ato e kane kanalizuar problemin ne nje proces politik.

    Ka me shume femra se meshkuj ne kete bote, domethene ka me shume vota qe shkojne ne favor te axhendave politike te femrave. Pra nga ai kend qe e shoh une, ky nuk eshte nje problem moral me ne shoqeri, eshte nje problem politik.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Taulant.
    Te lejoja femren te kete me shume te drejta se mua, nuk ka arsye. Por do te kisha turp te mbaja rolin e 'padronit' kunder nenes, motres, te dashures apo nje shoqes time. Tek e fundit nuk mund te lidhja jeten me nje femer qe e konsideron veten poshte meje.

    Sa per shprehjen "Liria fitohet, nuk dhurohet", eshte fjala per nje liri qe u ka dhene natyra apo zoti dhe ne cunat nuk kemi fuqi apo te drejte ta dhurojme pasi eshte dicka qe nuk na perket neve. Dhe femrat nuk luftojne per liri, po per padrejtesi qe i ben shoqeria e kryesuar nga meshkujt.

  8. #28
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "Si duket sjellja e lire e vajzes ka sjell ne nje shkatrim masiv te popullit ..por kisha dasht me teper kujdes per kete
    gje ...jam teper i angazhuar reth kesaj ceshtje per ket sjellje edhe per te ardhmen e shkurt qe na pret me
    shkatrime edhe gjera te papritura !"

    Kjo eshte ajo qe ka shkruar i ashtuquajturi besimi.

    Eshte e qarte si drita e diellit.

    Pergjigja ime eshte :

    Ne asnje menyre, perkundrazi mossjellja e lire e vajzave sjell shkaterrimin e nje shoqerie.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Postime
    48

    Skerdit

    "Njeriu lind i lire por tere jeten eshte ne pranga" thote Hygoi.
    A nuk e kane popujt,njerezit te drejten per te qene te lire,per te vendosur per te ardhmen e tyre? A e ka dhene Zoti kete liri?
    Sigurisht qe e kane dhe ai ua ka dhene do pergjigjej cdokush.Po atehere pse ne realitet eshte e kunderta? Gjate gjithe historise ka patur padrone dhe skllever,te varur e te pavarur te fuqishem e te dobet. Skllavi donte te fitonte lirine dhe padroni qe mundohej ta ndalonte me cdo menyre. Historia ka treguar dhe ate qe ai qe ka qene skllav sapo ka fituar lirine eshte kthyer ne padron,psh SHBA-te ishin koloni e Anglise dmth te varur,pas fitores se lirise ata sot jane kthyer ne "padrone" te botes.
    A mund te bejme nje paralelizem mes kesaj dhe problemit te femres????
    A je i sigurt ti qe femra po te jete e lire nuk do kthehet ne "padrone" le ta quajme keshtu dhe ti beje mashkullit ate padrejtesi qe ai po ia ben femres tani?????
    Me nderime
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  10. #30
    Hakmarrese
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75

    " Nderi kthyer"

    Duke lexuar kete teme dhe pergjigjet e shumeve nga ju mu kujtua nje emision qe trajton tema te tilla si prapambetja dhe fanatizmi, por ne vendete lindjes se mesme.
    Dhe nje nga pikat e emisionit ishte se si, nje vajze ishte perdhunuar dhe se si i vellai i vet e kishte vrare pse ate e kishin perdhunuar, pasi ajo ne familjen e saj konsiderohej nje turp dhe nuk meritonte te jetonte pas kesaj. Vellai i saj nuk denohej aspak nga ligji per aryse se kishte sjelle ne vend nderin e familjes.
    Pra a nuk jane keto paradokse?
    Nga njera ane Besim tek rinia shqipatre shume gjera jane kuptuar gabim. Ka raste qe shohim dhe shfrenime. Por asnjeher nuk duhet ti pergjithesosh rastet. Ato mund ti gjesh ne cdo shoqeri.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vidhet shtëpia e vajzës së Sali Berishës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2013, 04:39
  2. Sjellja e mirë ndaj injorantit
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 12:26
  3. Historia e vajzës shqiptare që u shit nga familja në BBC
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2007, 00:10
  4. Sjellja e meshkujve ne chat!!
    Nga Visage në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 20:26
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •