Gazetat greke, “të dashuruara” me historitë shqiptare
Historitë me politikanë shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të përlyera për grekët. Gazetat dhe revistat e vendit fqinj ofrojnë çdo ditë lajme bombastike, që, sipas rastit, kanë në qendër të vëmendjes dy figurat kryesore të politikës shqiptare të 15 viteve të fundit; Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Incidenti i fundit mes dy presidentëve Moisiu dhe Papulias u dha krah gazetarëve në të dy vendet të rëmojnë në arkiva për t’u servirur lexuesve sa më shumë historira me grekë e shqiptarë. Krerët e politikës shqiptare shfaqen shpesh në faqet e shtypit grek me porterete e intervista, porse nuk mungojnë rastet kur emrat e tyre dalin papritur në histori të dyshimta pazaresh politike apo ekonomike. Në një rrëfim të tillë të një njeriu që pretendon se ka qenë agjent i CIA-s, hidhet dritë mbi marrëdhëniet e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Sali Berisha, me kryeministrin grek të fillmviteve ’90, Kostandin Micotaqis.
Krijoni Kontakt