Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    UNMIK kundër rezolutës së pavarësisë

    Ndërsa parlamenti i Serbisë miraton pa i bezdisur njeri një rezolutë kundër pavarësisë së Kosovës, komuniteti ndërkombëtar ushtron presion ndaj kosovarëve që të mos miratojnë në Parlament një rezolutë për pavarësinë e Kosovës.
    C'kuptim ka ky presion? Përse një diferencim i tillë?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Qetesi para stuhise thuhet ne popull dhe kjo puna e ketyre eshte keshtu i nderuari ish-kandidat per deputet.

    Nuk ka nevoje per zemerime sepse me lexuar shtypin serb mllefosesh shume sa qe ato kane thene se po te shpallet Kosova e pavarur, pjesa veriore e Mitrovices dhe do rajone tjera do ngjiten me Serbine dhe ka shance qe edhe ushtria serbe te futet ne Kosove qe sipas ketyre kete e lejon ajo rezoluta 1244 e OKB.

    Kush humb ka te drejte te ankohet a?
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3

    Angry UNMIK..ik..ik..ik!!!!

    Une per vete jam PRO levizjes per VETVENDOSJE dhe kunder politikave dyftyreshe te nderkombetareve, te cilet, le qe me sjelljet anti-njerezore te disa anetareve te UNMIK-ut (prostitucion, droge, trafikim me njerez) nxoren ne pah se c'ka brenda kesaj organizate nderkombetare, POR edhe me e keqja eshte se, pikerisht keta persona anti-njerezor, te cilet vet bejne ca veprime te turpshme dhe kunder standardeve nderkombetare per te drejtat e njeriut dhe nuk i zbatojne asapk ato, na kane ardhe ketu e na tregojne se NE duheshka t'i respektojme keto standarde, madje, madje edhe na tregojne se Kosova duhet te bashkebisedoje me kasapet e Serbise, gjoja per te respektuar standardet "demokratike" nderkombetare "Pro negociatave".....

    C'politike eshte kjo kur populli i Kosoves s'pyetet fare dhe s'lejohet vete te vendose per fatin e vet?!

    Mos u habitni kur, ne te ardhmen mund te na organizohen protesta masive me qellimin e largimit te kesaj organizate nga Kosova:

    >>UNMIK..ik...ik..ik!!!<<

    Une do e perkrahja me shume deshire nje iniciative te tille!

    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 18-11-2005 më 05:13
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran


    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratuan të enjten, unanimisht, Rezolutën, përmes të cilës, konfirmohet vullneti i popullit për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet referendumit dhe kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare përkrahje për realizimin e këtij vullneti. Duke theksuar se Rezoluta do të jetë baza juridike dhe politike për platformën negociuese, ata ofruan garanci për respektimin e të drejtave të pakicave si dhe stabilitet rajonal.

    + ky lajm...

    Jessen-Petersen vlerësoi se Rezoluta e Kuvendit është një veprim i drejtë

    Shefi UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, vlerësoi të enjten në mbrëmje, se Rezoluta e sotme e Kuvendit të Kosovës që do të shërbejë si bazë për ndërtimin e platformës së ekipit të Kosovës në bisedimet për statusin, është një veprim i drejtë i Kuvendit të Kosovës dhe në pajtim me përgjegjësitë e tij.

    _______________

    Tash kjo deklarate bie ndesh me ato qe ka thene UNMIKU me larte...dmth edhe nga keto ka qe duan nje Kosove te PAVARUR adhe ato qe duan nje Kosove te VARUR...

    E hec e mere vesh ore Nin kete pune, kaja nonen shqipe...
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MIRATOHET REZOLUTA PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    KUVENDI I KOSOVËS



    Prishtinë, 17 nëntor 2005



    • Duke u mbështetur në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të Drejtën e Popujve për Vetëvendosje dhe aktet e tjera ndërkombëtare;



    • Duke marrë parasysh aspiratën legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe në paqe me popujt tjerë;



    • Duke u mbështetur në zhvillimet historike, juridike e kushtetuese të Kosovës, të shprehur në Konferencën e Bunjajt (1943-44), në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, në Referendumin e vitit 1991, si dhe në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran të vitit 1991;



    • Duke u bazuar në luftën e gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi;



    • Duke u bazuar në rezistencën e përgjithshme ndaj okupimit dhe në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;



    • Duke konfirmuar garantimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare;



    • Duke u bazuar në programet e partive politike për statusin politik të Kosovës;



    • Duke e çmuar lart intervenimin e NATO-s në Kosovë për të ndalë gjenocidin dhe pastrimin etnik në Kosovë nga ana e Serbisë, si dhe ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës; Kuvendi i Kosovës nxjerrë këtë:



    REZOLUTË PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    1. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran;



    2. Kuvendi i Kosovës garanton rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Pavarësi nëpërmjet Referendumit;



    3. Kuvendi i Kosovës merr obligim të nxjerrë Kushtetutën e Kosovës në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian;



    4. Kuvendi i Kosovës kërkon përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, si dhe nga vendet e tjera;



    5. Kuvendi i Kosovës shpreh gatishmërinë që t’i ratifikojë të gjitha konventat dhe aktet e njohura ndërkombëtare, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi të drejtat e komuniteteve, që dalin prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian;



    6. Kuvendi i Kosovës zotohet për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për qytetarët e Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve minoritare në pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare;



    7. Kuvendi i Kosovës angazhohet që Kosova të integrohet në strukturat Evro-Atlantike, mirëpret angazhimin e tyre të mëtejmë në Kosovë, dhe angazhohet për raporte të mira me vendet fqinje duke kontribuar për stabilitetin e rajonit;



    8. Kuvendi i Kosovës garanton tërësinë territoriale të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve të saj;



    9. Kuvendi i Kosovës konfirmon se vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi është i panegocueshëm;



    10. Kuvendi i Kosovës duke e mbështetur Delegacionin e Kosovës, do të përcjellë gjithë procesin e punës së tij dhe çdo vendim për të ardhmen e Kosovës do të ratifikohet në Kuvend apo nëpërmjet Referendumit; Kjo Rezolutë paraqet bazën juridike dhe politike për platformën e Delegacionit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Me shpalljen e pamvarsisë ose do kemi paqe ose lufte, andaj duhet të mos na gjeje te pa pergaditur....

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Me shpalljen e pamvarsisë ose do kemi paqe ose lufte, andaj duhet të mos na gjeje te pa pergaditur....
    Euuuuu t'lumshin duart per fjalet qe ke shkruar!

    Po a nuk u ngopem me luftera ne a?, a vetem lufta lufta shqiptaret do te bejne a? Sa lufta u bene prej 1998 ne Ballkan vetem me shqitparet?

    Njerez, ka ardha koha e fuqise se pendes, te harojme kallashnikovet dhe bombat dhe kete ti zavendsojme me gjera tjera...

    Ne vend qe te themi se nishanet per nje pavarsi jane te medhaja dhe t'i perveshemi punes te ndertojme nje shtet te mire, te qete dhe stabil ekeonomik, ne ende bejme endrra dhe plane per luftera te reja papapappa

    Te thot dicka ky cuni:

    Jemi te lodhur me lufta ne me, nuk na duhen lufta por mend na duhen mend se na mungojne....
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Dy here e postuar....
    Gabim...
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    ...komuniteti ndërkombëtar ushtron presion ndaj kosovarëve që të mos miratojnë në Parlament një rezolutë për pavarësinë e Kosovës.
    C'kuptim ka ky presion? Përse një diferencim i tillë?

    Po ne a nuk ua lame atyre ta "pleqerojne"punen e statusit duke u thene:
    -Aman,pleqerone kete punene tone .
    Tani,mu para se te filloj "pleqerimi",neve ngritemi si kaspere dhe shpallim e ri-shpallim "rinkonfirmime".


    Eh,sa budallenje mban kjo toke!


    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Ndërsa parlamenti i Serbisë miraton pa i bezdisur njeri një rezolutë kundër pavarësisë së Kosovës,
    Sa here kemi kopijue shkaun,keq na ka ra.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Sa here kemi kopijue shkaun,keq na ka ra.
    Nuk eshte puna qe te kopjohet Serbia, por mendoj se ishte me rendesi qe nje deklarate e tille nga Parlamenti i Kosoves duhej bere.
    Ne kete menyre i jepej nje mesazh botes se cfare do Kosova dhe fakti eshte qe mediat ne bote e njoftuan rezoluten e Parlamentit te Kosoves.
    Nese nuk do te ishte bere, vullneti i Kosovareve mund te keqkuptohej.

    Tani te shikojme nese delegacioni kosovar do t'i qendroje deri ne fund kerkeses per pavaresi.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Lobi sërb kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga Jarina në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 11:12
  3. Lufta mediatike kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga sekret në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 19:17
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •