Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran

    Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratuan të enjten, unanimisht, Rezolutën, përmes të cilës, konfirmohet vullneti i popullit për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet referendumit dhe kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare përkrahje për realizimin e këtij vullneti. Duke theksuar se Rezoluta do të jetë baza juridike dhe politike për platformën negociuese, ata ofruan garanci për respektimin e të drejtave të pakicave si dhe stabilitet rajonal.


    Shefi UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, vlerësoi të enjten në mbrëmje, se Rezoluta e sotme e Kuvendit të Kosovës që do të shërbejë si bazë për ndërtimin e platformës së ekipit të Kosovës në bisedimet për statusin, është një veprim i drejtë i Kuvendit të Kosovës dhe në pajtim me përgjegjësitë e tij.

    Kryeministri Bajram Kosumi dhe ligjvënësit kosovarë të të dyja taborreve, pozitë dhe opozitë, konsiderojnë se Rezoluta që u miratua të enjten në Kuvendin e Kosovës më të cilën rikonfirmohet vullneti qytetar për pavarësi, ka qenë e domosdoshme për këtë situatë dhe si e tillë, thonë se nuk e pengon asnjë institucion ndërkombëtar.
    What goes around, comes around

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Konsideroj se eshte vendim qe ka peshe dhe vlere te madhe per te ardhmen e Kosoves ne prag te bisedimeve per statusin e saj. Se paku ne kete pike te gjithe ligjvenesit ishin te njezeshem dhe me duartrokitje e percollen aprovimin e rezolutes. Ne realitet ky ishte vetem nje vendim qe populli e ka sjellur qe me pare ne referendumin e mirenjohur per pavaresi dhe perfaqesuesit e saj ishin te obliguar qe ta qojne ne vend deshiren e tyre.
    Uroj qe kjo rezolute te jete mbeshtetje e forte per ekipet qe do te perfaqesojne Kosoven ne tavolinen e bisedimeve dhe kufi nen te cilin nuk guxojne te shkojne sepse nuk do ta kene mbeshtetjen e popullit.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MIRATOHET REZOLUTA PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    KUVENDI I KOSOVËS



    Prishtinë, 17 nëntor 2005



    • Duke u mbështetur në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të Drejtën e Popujve për Vetëvendosje dhe aktet e tjera ndërkombëtare;



    • Duke marrë parasysh aspiratën legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe në paqe me popujt tjerë;



    • Duke u mbështetur në zhvillimet historike, juridike e kushtetuese të Kosovës, të shprehur në Konferencën e Bunjajt (1943-44), në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, në Referendumin e vitit 1991, si dhe në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran të vitit 1991;



    • Duke u bazuar në luftën e gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi;



    • Duke u bazuar në rezistencën e përgjithshme ndaj okupimit dhe në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;



    • Duke konfirmuar garantimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare;



    • Duke u bazuar në programet e partive politike për statusin politik të Kosovës;



    • Duke e çmuar lart intervenimin e NATO-s në Kosovë për të ndalë gjenocidin dhe pastrimin etnik në Kosovë nga ana e Serbisë, si dhe ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës; Kuvendi i Kosovës nxjerrë këtë:



    REZOLUTË PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    1. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran;



    2. Kuvendi i Kosovës garanton rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Pavarësi nëpërmjet Referendumit;



    3. Kuvendi i Kosovës merr obligim të nxjerrë Kushtetutën e Kosovës në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian;



    4. Kuvendi i Kosovës kërkon përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, si dhe nga vendet e tjera;



    5. Kuvendi i Kosovës shpreh gatishmërinë që t’i ratifikojë të gjitha konventat dhe aktet e njohura ndërkombëtare, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi të drejtat e komuniteteve, që dalin prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian;



    6. Kuvendi i Kosovës zotohet për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për qytetarët e Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve minoritare në pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare;



    7. Kuvendi i Kosovës angazhohet që Kosova të integrohet në strukturat Evro-Atlantike, mirëpret angazhimin e tyre të mëtejmë në Kosovë, dhe angazhohet për raporte të mira me vendet fqinje duke kontribuar për stabilitetin e rajonit;



    8. Kuvendi i Kosovës garanton tërësinë territoriale të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve të saj;



    9. Kuvendi i Kosovës konfirmon se vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi është i panegocueshëm;



    10. Kuvendi i Kosovës duke e mbështetur Delegacionin e Kosovës, do të përcjellë gjithë procesin e punës së tij dhe çdo vendim për të ardhmen e Kosovës do të ratifikohet në Kuvend apo nëpërmjet Referendumit; Kjo Rezolutë paraqet bazën juridike dhe politike për platformën e Delegacionit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    URIME ndaj, miratimit te rezolutes per KOSOVEN ! e vlersoja shum... ishte Lajm i mir pritur.... besoja qe te gjith qytetaret e Kosoves sot ndjejn, kete kenaqesi.... si dhe ne mbar "BOTEN SHQIPTARE" ku do...... e dhashte ZOTI qe kjo rezolut te perfundoj me suksese deri ne Fjalen perfundimtare, me deshiren e vete "POPULLIT TE KOSOVES SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN"!

    Pershendes hajla!
    ----------------------------------
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    urime do te benim po te na njihte Amerika pamvarsinë, perndryshe keto jane petlla ne uje si ato pamvarsite e perparshme, para 14 vitesh !

    populli nuke han barë më dhe e ka kuptuar se me keto rezoluta jemi ngopur por dojme pamvarsi ose bashkime me shqiperin, njehere e pergjithemone.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Po punes se mbar, duhet t' ia themi dhe urimin...konkretisht per hapa te ndermarra nga Poletikanet tan vendor. per aprovimin e kesaj Rezolute! te Statusit Final per Kosoven. E cila do te perfshin e tere zgjuaresin e Botes Shqiptare ku do!...dhe do iua hap syt dhe hyn, po ne veshet e te shurdheve per t"zgjuar eter.Unionin "Vendor dhe ate Nderkombetar"!... si dhe (Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne veqanti) konsideroi se vendimin merret nga Amerika. (boshti sillet)- askush nuk vie te iau kryen punet ne shtepin e juaj, per pa nis vete Fillin...dhe ni hap para...pun pun nate e dit, qe ta qesim Kosoven ne drit!*

    PAVARESIN !
    PERSHENDETJE HAJLA
    -------------------------------------------
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    REZOLUTA E STABILITETIT POLITIK SHTETËROR



    Domosdoshmëria e kohës





    Kjo Rezolutë ndër të tjera vuri edhe linjën e kuqe për palën e Kosovës në raport me fatin e ardhmërisë së saj, pa e kërcënuar askënd. Për këtë hap, skena politike e vendit kishte vërtet nevojë të domosdoshme vepruese. Ajo do të jetë shumë më e përgatitur në të ardhmen, për të qenë e bashkuar aty ku varet liria e Kosovës për të gjithë qytetarët e saj, aty ku varet ekzistenca fizike e shtetërore e Kosovës për ardhmërinë e fëmijëve të saj



    Për Epokën e re, Rexhep Hoti



    1.

    Ata që e njohin më afër Akademik Rexhep Qosjen, e dinë se Profesori i nderuar për çdo ditë të javës, ashtu sikurse edhe populli, e ruan nga një simbolikë për to. Theksimi i tij në ditën e Enjte në kuadër të komentit që ai bën për Rezolutën e sovranitetit të shtetit të Kosovës të miratuar Ditën e Enjte më: 17. 11. 2005, kujtoj se jep një porosi të së enjtes së bardhë. Porosia është e bardha e ditës, si vetë simbolika e bardhë për paqen. Sido qoftë, kjo hyrje le të mbetet një solemnitet i shkrimit për hapin e Kuvendit të Kosovës, në pajtim me obligimin që ata kanë ndaj popullit të Kosovës.



    2.

    Lexuesit e “Epokës së re”, mbase edhe të tjerë, në maj - qershor të këtij viti kanë lexuar po në këtë gazetë disa trajtime mbi unitetin që duhet ta arrijnë dy partitë kryesore të vendit, LDK - PDK (Wolks Partei, siç do të quheshin në Gjermani), në shërbim të finalizimit të shtetit të Kosovës, pavarësisht nga qeverisja nën çdo nivel e koalicionit LDK - AAK, e cila vetvetiu minonte në themel çdo nismë. Në anën tjetër, çdo qytetar i Kosovës e kishte të qartë se interesat vitale të kombit dhe të shtetit të Kosovës nuk mund të lejoheshin që të binin pre e degjenerimit total të qeverisjes aktuale. Dikush prej faktorit politik vendor me peshë duhej të ngrihej mbi këto rrethana, të tejkalonte interesat partiake dhe përgjegjësitë e saj, për t’u fokusuar në çështje fundamentale të shtetit të Kosovës. Dhe për këtë çështje nuk kishte as kohë për të pritur e as mundësi tjera taktizimi. Ose pozita (LDK) ose opozita (PDK) duhej të lëshonte pe. Në fakt, mu në këtë çështje filloi të ftillohet procesi politik në Kosovë. Lideri i opozitës, Hashim Thaçi, pas luftës, në rrethana të jashtëzakonshme, ia ka dalë të jetësojë dhe institucionalizojë parimin dhe vlerën themelore të demokracisë, pranimin e rezultatit dhe jetësimin e saj. Në fakt, vlera demokratike dëshmohet edhe përmes humbjes së garës demokratike për pushtet. Madje, kjo është më kapitale sesa dëshmimi i fitores për një vend që nuk e ka njohur më parë sistemin e funksionimit të saj. Sidomos kur kihen parasysh rrethanat që i kishte Kosova. Theksimi i kësaj çështje ndërlidhet edhe me kursin politik të Hashim Thaçit, në prag të finalizimit të sovranitetit të Kosovës. Dhe rezultatet nuk mungojnë.



    3.

    Nisma e Hashim Thaçit për Rezolutën e sovranitetit të shtetit të Kosovës, përveç qëllimit të saj me peshë të shumëfishtë për Kosovën, e në veçanti për grupin e saj negociues, me një fjalë, kjo Rezolutë ndër të tjera vuri edhe linjën e kuqe për palën e Kosovës në raport me fatin e ardhmërisë së saj, pa e kërcënuar askënd, dhe ka peshë të jashtëzakonshme për unifikimin e parimeve të përgjithshme ndërmjet dy partive kryesore të vendit. Dhe mbase ky është suksesi më i madh strategjik i saj. Funksionimi i dy partive kryesore mbi këto parime do të thotë sukses i njohjes ndërkombëtare mbi sovranitetin e shtetit të Kosovës. Është e kuptueshme se negociatat e Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare do të bëjnë rregullimin procedural të pranimit të shtetit, i cili, si edhe çdo shtet tjetër do të ketë obligime e përgjegjësi për të përmbushur e për të negociuar me bashkësinë ndërkombëtare, edhe në raport me Serbinë. Tashmë dihet se asnjë lidhje e Kosovës me Serbinë nuk mund të qëndrojë në kuptimin e ndonjë bashkësie shtetesh. Sepse një lidhje e tillë do të thotë jostabilitet dhe jo paqe në Ballkan. Një vlerësim i tillë tashmë nuk është ndonjë mendim analisti, por një vlerësim edhe i diplomacive të larta të shteteve të shumta dhe me peshë vendimmarrëse në kuadër të Bashkësisë Ndërkombëtare.



    4.

    Është e habitshme se vlerësimi i dy partive të vogla në Kuvendin e Kosovës, i AAK-së, e sidomos i ORA-s, me kohë shfaqën një mospërfillje, zemërim të shndërruar në arrogancë për Rezolutën tashmë të miratuar. Madje ish-bosi i mediave e tash lider i ORA-s shkoi aq larg sa tha se Kuvendi mund të miratojë edhe njëqind Rezoluta të tilla, të cilat nuk kanë ndonjë peshë. Mediat e tij duke besuar seriozisht në atë që kishte thënë bosi i tyre, e dërrmuan opinionin me lansime të tilla. Ndonëse, ata nuk “e dinin” se bosi i tyre mund ta ndërronte mendjen nga deklarimet e tij fare të kota, në mendime të avancuara, madje duke e quajtur atë “një preambulë për platformën e delegacionit të Kosovës”. Ndërkaq, për elementin e ri që mendon se e ka futur ai, fjala është për Konferencën e Bujanit, edhe nuk mund t’i zihet për të madhe, sepse ose ai nuk i ka parë versionet e mëparshme para se të hidheshin në tryezë të tij, ose ata që e kanë informuar nuk i kanë treguar drejt se ajo ka qenë e propozuar më parë. Nuk ia vlen të merresh me këto gjëra, por mediat e tij janë duke e luajtur bukur njëanshëm. Ndërkaq, konstatimi tjetër i këtij lideri politik: “Po të kishim qenë të pavarur nuk do ta kishim bërë rezolutën për pavarësi”, dëshmon aftësinë e tij mediale, por jo politike. Mbase do të ketë harruar çfarë kishte deklaruar vetëm pak kohë më parë në TV-në publike të Kosovës. Mirëpo, kur njeriut i ofrohet pozicion më tepër sesa e meriton, në vend se të falënderohet për një gjë të tillë, ai është i prirur ta keqpërdorë atë.



    5.

    Miratimi i Rezolutës, përveç që do të dëshmojë përmasa të shumanshme në shërbim të shtetit të Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, e cilësoi atë si akt që Kosovën e vë në pozicion të partneritetit shtetëror, dhe po këtë mendim kishte edhe Arbër Xhaferi, ajo e funksionalizoi për herë të parë në një hap konkret shtetëror veprimin e përbashkët të faktorit politik të Kosovës. Për këtë hap, skena politike e vendit kishte vërtet nevojë të domosdoshme vepruese. Ajo do të jetë shumë më e përgatitur në të ardhmen, për të qenë e bashkuar aty ku varet liria e Kosovës për të gjithë qytetarët e saj, aty ku varet ekzistenca fizike e shtetërore e Kosovës për ardhmërinë e fëmijëve të saj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zëri i Amerikës (18.11.2005), Laura Konda



    Për të diskutuar mbi përmbajtjen e rezolutës së miratuar sot nga Parlamenti i Kosovës, Zëri i Amerikës intervistoi Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Jakup Krasniqi


    Zëri i Amerikës: Zoti Krasniqi, Rezoluta u miratua me disa ndryshime të variantit të parë të paraqitur nga Partia Demokratike. Çfarë ndryshimesh i janë bërë këtij varianti?



    Jakup Krasniqi: Në fakt, sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezoluta, për të shprehur vullnetin politik të popullit të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Rezoluta që është miratuar sot nga deputetët e Kuvendit që kanë qenë prezent, është në esencë rezoluta, që kohë më pare ka ofruar Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës; dhe sot, të gjitha grupet parlamentare, në unitet të plotë, kanë harmonizuar (lexo: formuluar) tekstin dhe teksti është lexuar në Parlamentin e Kosovës. Teksti është i harmonizuar dhe shpreh qëndrimin dhe vullnetin e të gjithë përfaqësuesve politikë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përveç palës së minoritetit serb.



    Zëri i Amerikës: Më konkretisht, çfarë ndryshimesh ju bënë variantit të parë të rezolutës, për të cilën pati debat?



    Jakup Krasniqi: Ndryshimi i parë është se rezoluta në tekstin e harmonizuar kohë më pare nga shefat e grupeve, ka qenë “Resolutë për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”; ndërsa tani, teksti është: “Rezolutë për rikonfirmin e vullnetit të popullit të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”. Kurse ndryshimi tjetër është në pikën një. Në rezolutën e mëparshme thuhej se “Kuvendi i Kosovës rikonfirmon shpalljen e vullnetit të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran” dhe tani fjala “shpallja” është hequr dhe thuhet “Kuvendi i Kosovës rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.”



    Zëri i Amerikës: Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë u shprehën dje me rezerva ndaj rezolutës. A mendoni që pas këtyre ndryshimeve, ajo do të jetë më e pranueshme…



    Jakup Krasniqi: Ne besojmë që me ndryshimet që janë bërë dhe me tekstin që është më i konkretizuar, në disa drejtime, nuk do të hasë në kundërshtimin e faktorit ndërkombëtar dhe jam i bindur që kjo është e pranueshme dhe në fakt shpreh në një formë dhe vlerëson edhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare për realitetin e ri që është krijuar në Kosovë.



    Zëri i Amerikës: Një nga pikat e rezolutës, është edhe respektimi dhe garantimi i të drejtave të minoriteteve, një çështje për të cilën zyrtarët ndërkombëtarë kanë shprehur vazhdimisht shqetësime. Si mendoni se do të arrihet realizimi i tyre?



    Jakup Krasniqi: Deri tani, zyrtarët e Kosovës kanë patur shumë kufizime në ushtrimin e detyrave të tyre ekzekutive. Ne shpresojmë që me marrjen e përgjegjësive nga institucionet e Kosovës, ato do të garantojnë një jetë të lirë dhe të qëndrueshme me të gjithë komunitetet që jetojnë dhe dëshirojnë ta ndërtojnë jetën e tyre të re në shoqërinë demokratike në Kosovë.



    Zëri i Amerikës: Zoti Krasniqi, zyrtarët ndërkombëtarë jo vetëm në Kosovë, por edhe në diskutimet që janë zhvilluar këtu në Washington, kanë shprehur shqetësime lidhur me mosvarrëveshjet mes politikanëve shqiptarë dhe ndikimin që mund të kenë ato në bisedimet për statusin. Me miratimin e rezolutës, a mund të thuhet se janë kapërcyer këto mosmarrëveshje?



    Jakup Krasniqi: Mendoj që rezoluta që është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës i ka kapërcyer të gjitha divergjencat që kanë ekzistuar mes subjekteve politike në Kosovë, ose liderëve politikë në Kosovë. Tani këta liderë politikë kanë përpara një projekt të rezolutës e cila i jep të drejtën dhe obligim Kuvendit të Kosovës që të monitorojë të gjithë procesin politik në bisedimet për të ardhmen e Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Negociatat për statusin pritet të fillojnë së shpejti. Deri në ç’fazë kanë arritur tashmë përgatitjet e grupit negociator të Kosovës dhe si do ta gjykonit ju përgatitjen e tyre?

    Jakup Krasniqi: Mendoj që rezoluta ka hapur perspektiva të reja, janë bërë përpjekjet e para nga grupi politik strategjik që do t’i ofrojë dokumentet përkatëse grupit negociator dhe jemi të bindur se përfaqësuesit politikë të Kosovës do të jenë të përgatitur për të hyrë në këtë proces që nuk do të jetë i lehtë; do të jetë një proces, por kemi bindjen, se me ndihmën dhe me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar Kosova dhe përfaqësuesit e saj do të dalin me sukses edhe në këtë proces të vështirë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2005
    Postime
    2

    Urime Gith Populit Te Kosoves

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    MIRATOHET REZOLUTA PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    KUVENDI I KOSOVËS



    Prishtinë, 17 nëntor 2005



    • Duke u mbështetur në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të Drejtën e Popujve për Vetëvendosje dhe aktet e tjera ndërkombëtare;



    • Duke marrë parasysh aspiratën legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe në paqe me popujt tjerë;



    • Duke u mbështetur në zhvillimet historike, juridike e kushtetuese të Kosovës, të shprehur në Konferencën e Bunjajt (1943-44), në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, në Referendumin e vitit 1991, si dhe në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran të vitit 1991;



    • Duke u bazuar në luftën e gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi;



    • Duke u bazuar në rezistencën e përgjithshme ndaj okupimit dhe në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;



    • Duke konfirmuar garantimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare;



    • Duke u bazuar në programet e partive politike për statusin politik të Kosovës;



    • Duke e çmuar lart intervenimin e NATO-s në Kosovë për të ndalë gjenocidin dhe pastrimin etnik në Kosovë nga ana e Serbisë, si dhe ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës; Kuvendi i Kosovës nxjerrë këtë:



    REZOLUTË PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    1. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran;



    2. Kuvendi i Kosovës garanton rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Pavarësi nëpërmjet Referendumit;



    3. Kuvendi i Kosovës merr obligim të nxjerrë Kushtetutën e Kosovës në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian;



    4. Kuvendi i Kosovës kërkon përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, si dhe nga vendet e tjera;



    5. Kuvendi i Kosovës shpreh gatishmërinë që t’i ratifikojë të gjitha konventat dhe aktet e njohura ndërkombëtare, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi të drejtat e komuniteteve, që dalin prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian;



    6. Kuvendi i Kosovës zotohet për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për qytetarët e Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve minoritare në pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare;



    7. Kuvendi i Kosovës angazhohet që Kosova të integrohet në strukturat Evro-Atlantike, mirëpret angazhimin e tyre të mëtejmë në Kosovë, dhe angazhohet për raporte të mira me vendet fqinje duke kontribuar për stabilitetin e rajonit;



    8. Kuvendi i Kosovës garanton tërësinë territoriale të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve të saj;



    9. Kuvendi i Kosovës konfirmon se vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi është i panegocueshëm;



    10. Kuvendi i Kosovës duke e mbështetur Delegacionin e Kosovës, do të përcjellë gjithë procesin e punës së tij dhe çdo vendim për të ardhmen e Kosovës do të ratifikohet në Kuvend apo nëpërmjet Referendumit; Kjo Rezolutë paraqet bazën juridike dhe politike për platformën e Delegacionit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkruan:Hydajet Hyseni



    AUTOGOLI NGA “OFSAJDI”



    Përndryshe

    Ndodh shpesh në futboll, që lojtari të futet ose të tërhiqet në pozitë jashtëloje, ose, siç i thonë ndryshe, pozitë “ofsajdi”. Ndodh, poashtu, që lojtari duke dashur ta evitoje rrezikun edhe shënon (auto)gol, në portën e vet. Pavarësisht nga qëllimi, edhe autogoli, edhe ofsajdi dëmtojnë lojën e atij që i lejon. Ndodhin, megjithatë, edhe ofsajde edhe autogola. Por, që të ndodhë autogoli nga pozita e afsajdit, kjo nuk ndodh dhe nuk mund të ndodhë kurrë . Është thjesht e pamundshme.

    Ajo që nuk mund të ndodhë në futboll, madje as në fotbollin më amator, si duket mund të ndodhë në sportin tonë profesonist politiko-parlamentar. Thonë se politika është art i së mundshmes, por kjo e jona shpesh është dëshmuar si art i së pamundshmes.



    REZOLUTA - HILET, REZIZTENCAT, REMINISHENCAT



    Po bëhen tre vjet që në agjendën e Kuvendit të Kosovës qëndron Rezoluta për pavarësine e Kosovës. Qe inicuar si Rezolutë për Shpalljen e Pavarësisë. Qe diskutuar gjerë e gjatë për emrin e saj. Disa preferonin Rezolutë, të tjerët Deklaratë, kurse të tretë as njërën as tjetrën… Disa shikonin si do të ishte më mir për Kosovën, disa si do të ishte më mirë për ta e për gupacionin e tyre politik, kurse të tjerët, vazhdonin avazin sipas të cilit krejtë kjo ishte e panevojshme, sepse në fakt e paskeshim kryer punën shumë vite më pare me Deklaratën kushtetuese dhe Referendumin, jo vetëm e paskeshim shpallur pavarësinë, por edhe paskeshim fituar atë, dhe krejtë çka na u dashka tani dhe krejt çka u dashka të kërkojmë na qenka një formalitet i vogël njohjeje dhe “finito”.

    Megjithatë, këta të parët shkruan e vunë në qarkullim dhjetëra versione të ndryshme deklaratash, rezolutash e deklaratërezolutash.Qenë diskutuar e ridiskutuar, hequr e shtuar pika e paragrafe nga preambula dhe teksti i saj... Dhe, pas një odisejade të vërtetë, pas sa e sa inicimesh, hezitimesh, bllokimesh e zhbllokimesh, politizimesh, spekulimesh, licitimesh e kalkulimesh, kjo nismë, më në fund, u procedua në Kuvendin e Kosovës. Epilogu: një miratim në parim dhe një obligim i drejtuesve të grupeve parlamentare për të harmonizuar tekstin dhe për t’i paraqitur sërish Kuvendit nismën dhe tekstin e përbashkët.

    Dhe, pastaj: heshtje me muaj e vite. Asnjë lëvizje, asnjë përpjekje…

    U dëshmua si i bazuar dyshimi se mënyra si u procedua dhe përkrahja në parim, ashtu si u bë, në të vërtetë, ishte relativizim, qullje dhe ngulfatje e nismës. Madje edhe ata që e kishin inicuar sikur u kënaqën me poenat e fituar politikë dhe i mbaheshin asaj logjikës së artarit dembel që i lutej Zotit: “aq sa kam qejf të lavroj, aq i gjetsha qetë e humbur…!”

    U desh të lëvizë Bashkësia Ndërkombëtare me nismat e saj për hapjen e procesit të zgjidhjes për të ardhmen e Kosovës, që të lëvizë edhe Kosova. Liderët kosovarë deklaronin se Pavarësia e Kosovës nuk do të negociohet me askë, aq më pak me Beogradin, me të cilin mund të bisedohen vetëm në nivele të barabarta të dy vendeve të barabarta dhe vetëm për çështje të bashkëpunimit dypalësh ndërshtetëror, kurse në të vëtetë jo vetëm që po gatuhej ekipi negociues dhe grupet ndihmëse, jo vetëm që po jepeshin mesazhe negocimi pikërisht me Beogradin edhe atë pikërist për ”statusin politik” të Kosovës. Për më tepër, kishte kohë që ministrat djalosharë të Qeverisë, kishin marrë turr për të takuar e (ri)shtruar muhabetet me qeveritarët e Beogradit, madje edhe për çështje që, me cilindo kriter dhe në cilindo variant ,nuk mund të mos konsideroheshin si çështje ekskluzivisht të brendshme të Kosovës, si organizimi i pushtetit lokal, ose jeta kulturore.

    Përfaqësuesit e AAK-së, që e kishin nisur vite më parë Rezolutën për Pavarësinë, tani jo vetëm po heshtnin, por po prireshin nga gatishmëria për të arsyetuar e justifikur, madje edhe më shumë se partneri tjetër I koaliciont, gjithçka që po bëhej e gjithçka që nuk po bëhej nga koalicioni qeveritar e në emër të këtij koalicioni,.

    I mbetej Grupit parlamentar të PDK-së që të ringjallte nismën e harruar. Kjo edhe ndodhi, sadoqë me vonesë, në mënyrë jo sa duhet të përgatitur dhe disi të imponuar dhe të provokur nga çasja sa ekskluzive aq edhe simplifikuese e nonshalante e qeverisë ndaj procesit vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

    Siç edhe mund të pritej, reagimet nuk qenë të përgjegjshme e konstruktive, por as hapur refuzuese. U preferua sërish taktika e relativizimit, zvarritjes, ndërlikimit dhe pamundsimit të saj me marifet e elegancë.

    Nisma që shtohet si çështje e ngutshme, pamundësohet të procedohet si e tillë.

    Fillimisht u kërkua të paraqitej teksti i rezolutës, dhe kur ai u dorëzua, u kërkua harmonizimi i tij midis grupeve parlamentare dhe komisioneve përkatëse.

    Si nismë e grupeve parlamentare, nuk kishte ndonjë obligim procedural për shqyrtim në komisione, megjithatë u imponua involvimi i Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislative e Kushtetuese… dhe atij për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

    Përfaqësuesit e grupeve parlamentare harmonizuan tekstin dhe nuk morrën parasysh tekstin e ofruar nga ana e Komisionit Legjislativ. Teskti i harmonizuar iu parashtrua Kryesisë, por ajo refuzoi ta procedojë pa marrë vlerësimin (proceduralisht të panevojshm) nga Komisioni Legjislativ.

    Edhe pse ky përfundim i Kryesisë u dha nëpërmjet mediave dhe jo me shkresë zyrtare drejtuar Komisionit, Komisioni, edhe pse e konsideronte të panevojshme nga ana procedurale, u mblodh me urgjence, e mori në shqyrtim çështjen dhe i dha mbështetje nismës, madje edhe tekstit dhe rekomandoi procedimin e saj në seancë plenare, duke sugjeruar vetëm riformulimin e shprehjes: “Kuvendi rikonfirmon shpalljen …’ me: “Kuvendi rikonfirmon vullnetin…”

    Kryesia e Kuvendit, përsëri nuk e procedon nismën me pretekstin se teksti nuk është harmonizuar, përsëri me deklarata përmes mediave dhe përsëri pa shkresë dërguar Komisionit. Serish zvarritje. Serish fajesim I Komisionit…Serish mbledhje, me procedure e pa precedurë… Serish konstatim se nismat e grupeve parlamentare, sidomos kur janë të harmonizuara procedohen pavarësisht nga qendrimet e komisioneve , sidomos kur ato janë sugjerime… Serish këmbëngulje që Komisoni të deklarohet, sërish konstatime se sugjerimi I komisionit legjislativ është I drejtë dhe I arsyeshëm dhe megjithate serish trysni që pikërisht Komisioni të tërheq sugjerimin e tij. U muar vesh sërish pa nevjë dhe sërish pa arsyetime, pa argumente…

    O bela! Pse vallë gjithë kjo lojë me një çështje aq madhore? Pse gjithë ky “thiatro” me aq hile, skena e prapaskena procedurale? Dhe jo vetëm procedurale.



    REZOLUTA, REZONI, REZULTATI…



    Grupi Parlamentar nismetar propozon rezolute për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për Kosovën – shtet të pavarur e sovran, Kryesia e Kuvendit e riformulon nismen në: Rezolutë për rikonfirmimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për shpalljen e Kosovës - shtet të pavarur e sovran, ndërkaq grupi Parlamentar I LDK-së imponoi dhe kushtëzoi riformulimin: Kuvendi I Kosovës rikonfirmon shpalljen e … Në pamje të parë duket sikur nuk ka ndonjë dallim , Rikonfirmim I vullnetit , rikonfirmim I shpalljes… Madje shprehja shpallje mund edhe të tingëllojë disi më fort e më radikale… Mund të thotë ndokush :_- po le të ndryshohet… përse me këto stërhollime politikaneske e e intelektuale?

    Në të vërtetë, më përpara do të duhej shtruar pyetja; e përse gjithë ai insistim e gjithajo këmbënguje madje me kushtzime, trzsni e imponime për të ndryshuar karakterin dhe thelbin e nismes fillestare? Pse gjithë ai motivim për të zëvendësuar riokonfirmimin e vullnetit (të sotëm) të popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran me rikonfirmimin e shpalljes së dikurshme, atëherë kur ishte ,ashtu siç ishte dhe aq sa ishte. Do të ishte e keqe e vogël po të ishte fjala për kapric intelektualist politikanesk e particular.

    Referendumi I para pesëmbëdhjetë vietsh, është përfshirë në preambulen e rezolutësë ,pse u dashka që edhe pika pare e rezoluës të na kthejë 15 vjet më pas he të a goyhdojë aty ? Cfarç kuptimi politico- juridik mund të ketë Rikonfirmimi I shpalljes se mëhershme? A ka ndonje perecedet tç ngashëm? Nëse dëshirohet që teksti të ketë karakter shpalljeje, pse nuk thuhet: Kuvendi I Kosovës shpall (ose: rishpall) Kosovën shtet të pavarur e sovran…,ose ,edhe më qartë, pse nuk thuhet, siç e tha Kuvenid I Shqipërisë: Kosova është (ose: do të jetë) shtet I pavarur e sovran?

    Nisma e PDK-së qe motivuar nga nevoja për të artikuluar edhe një herë përcktimin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran si një nevojë për konsolidim të pozicionit negocius të përfaqësusëve kosovarë në pocesin që po nis. Vullnetin e populli si bazë për t ardhmen as nuk na e ka mohuar kush dhe as që do të mund të na e mohojë. Ndërkaq, të kërkosh dhe të besosh që bota do të kthehet e të na e njohë rikonfirmimin tonë të një akti të para 15 vitesh, dhe atë pikërisht në nismë të procesit, kjo, thçnç mç sç buti, është iluzion. Bota zakonisht nuk kthehet në të kaluaren. Ajo nuk u kthehet as qendrimeve të saj të padrejta ose të pamjaftueshme, por i tejkalon ato dhe I korrigjon në ecje e sipër. Prandaj edhe ka pak gjasa që bota dhe prania ndërkombëtare në Kosovë të reagojë pozitivisht ndaj një kërkese të tillë.

    Por edhe sikur të ndodhte që qendrat ndërkombëtare të vendosjes të bënin përjashtim dhe ta përfillnin rikonfirmimin e shpalljes së dikurshme dhe ta rikonfirmonin edhe ato formulen e atçhershme ashtu siç ishte atëbotë, cili do të ishte rezultati. Rikonfirnimni I shpalljes së para 15 vitesh do të na kthente po aq prapa, në mos edhe më shumë. Referendumi I atëhershëm, kishte rendësi të padiskutueshme, në kohen kur është mbajur, por 15 vjet më vonë, formula e tij nuk është më në pëputhje me kërkesat e kohës. Edhe ata që nuk e kanë lexuar me shumë vëmendje e dijnë se teksti I Referdumit , kishte edhe një fjali që mund të kthehet në litar e vargonj që ia lidhin duartë Kosovës dhe popullit të saj. Mos të harrohet se fjala është për pozicion negocies dhe pozicioni negociues zor që rezulton edhe si epilog përfundimtar. Serbia orvatete hapur për ta kthyer Kosovën në të kaluaren dhe në “zgjidhjet” e atëhershme të imponuara. Nëse edhe Kosova lejon të kthehet prapa dhe në çfarëdo mënyre të rinxjerr nga varri I historisë idetë dhe fomulimet për të drejtë pjesëmarjeje në lidhjen e shteteve – republikave sovrane ( në Jugosllavi), nuk ka asnjë dyshm se kjo do t ishte dhurata më e mire, më e përdorshme dhe më e papritur për Serbinë revanshiste dhe për pozicionin e saj negociues: me pak se pavarësi e më shumë se autonomi. Mund të merret me mend se do të pasonte pastaj ndonjë përpjekje për të relativizuar e knestuar efektet me ndonjë document, që kinse e ka korrigjuar deklarimin e referendumit, por mund tç merret lehte me mend se sa punë mund të bëjnë letra të tilla që nuk janë të njohura as për qytetarët e plitikanët tanë pale më për boten.

    Formula e imponuar do të ishte qartë në kundërshtim me interesin actual dhe përspektiv të Kosovës, dhe njëkohësisht do të ishte kundër angazhimt të drejtë të përfaqsuesëve të Grupit të Kontaktit kundër çfarëdo kthimi në të kaluaren dhe si e tillë ajo do të na kofrontonte me boten demokratike dhe me praninë ndërkombëtare në Kosovë.

    Ndonëse jo ende sa e si duhet , bota na e ka njohur dhe po na e njeh të drejten për të shprehur vullnetin e qytetarëve tanë dhe për ta artikuluar atë sërish si bazë për ecje përpara dhe ndërtimin e së ardhmes së dëshiruar të Kosovës. Është pikërisht ajo që I duhet sot Kosovë dhe prfaqësuesëve të saj, në prak të procesit që po nis dhe si e tillë zor se mund të kundërshtohej e të kontestohej nga kushdoqftë.

    Mbase mund të kuptohet e të arsyetohet kofrontimi qoftë edhe me botën, kur eshtë fala për interesin madhor të vendit e të popullit , kur ëstë fjla për ecje përpara. Por të konfrontohesh me botën duke u kthyer parapa dhe për t u kthyer prapa, kjo nk mund të ketë asnjë kuptim dhe asnjë arsyetim.

    Në gjuhen sportive kësaj I thonë autogol edhe atë autogol historik. Autogoli, nga pozitat mbrojtëse edhe mund të kuptohet e arsyetohet. Zakonisht është gabim me pahir. Zor se mund të gjendet arszetim për auogolin që bëhet nga pozta jashtëloje e sulmit, nga “ofsajdi”.

    Uroj këndellje dhe reflektim . Uroj që ky autogol historic të parandalohet sa ka kohë, përndryshe nuk di si do të mund ta kishte emrin. Nuk do të dëshiroja të jem pjesë e skuadres që lejon autogola të tillë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 23:48
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Qeveria është ndërtuar nga struktura parapolitike e paraushtarake
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-12-2005, 12:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •