Requiem zyrtar- mediatik për Ramiz Alinë
lILIANA HOXHA
Ramiz Alia del nga le targjia e besimit se ka kopsitur gjithçka siç i duhet përsëri me një farsë. Ndërsa Enver Hoxha në fund të jetës ju la shqiptarëve për vitet që nuk do të ishte më testamentin e tij thjesht nacionalist, kur Shqipërisë do t’i duhej të hapej si domosdoshmëri e iniciuar prej tij, Alia detyrohet të japë “amanetet” në dukje me ndjenjë faji (se nuk mund të dilte kundër E.Hoxhës as pas vdekjes së tij) për ashpërsinë e diktaturës. Siç ia ka imponuar deri më sot shoqërisë, ai ia njeh vetes meritat deri në përlotje jo vetëm të antifashizmit por të demokracisë “realizuar” prej tij pa gjakderdhje. Dikush që me kohë ka marrë pozicionin e analistit zyrtar i bën shërbimin e fundit të moçmit me lajtmotivin: Ramiz Alia bëri sa mundi “ndershmërisht” edhe pse fati e detyroi të bëhej komunist. Në se është e tepërt të merresh tashmë me Alinë nuk do të jetë kurrë e tepërt (madje është e domosdoshme) çfarë e detyron analistin të bëhet pjesë e intrigës politike në deformim të të vërtetave historikePërballje me amoralitetin politiko-socialE pra nga kush e për interesa të kujt u përdhosën 50 vjet jetë apo zhvillim historik të popullit tonë, qoftë edhe në kushte të kufizuara, për t’i përmbysur krejtësisht vlerat më përfaqësuese të identitetit kombëtar, pavarësisht nga domosdoshmëria e shndërrimit të sistemit politik nga diktatura në pluralizëm? Pse përfundoi Shqipëria në 15 vjet vendi më problematik në Evropë për korrupsion Përkushtuar dëshpërimisht zbërthimit të këtij thelbi që e ka kushtëzuar krejtësisht të çalë tranzicionin tek ne, duke filluar transparencën nga vetja, nga burri dhe fëmijët e mi, nga gjyshja e tyre, gruaja e Enver Hoxhës që për fatin e keq të kombit donte më shumë pushtetin se idealin, nga fëmijët e saj, e shumë e shumë më gjerë, të manipuluar prej Ramiz Alisë, bazuar drejt për së drejti në njohjet e mia, por edhe në analiza e vërtetime retrospektive për të gjithë shoqërinë, sot shpresoj të kem fituar të drejtën morale të përballjes publike me amoralitetin të vendosur në sistem. E vetmja meritë që i njoh vetes, fituar me shumë mund përmes presioneve e paragjykimeve, e pse jo për të mos rënë as në lajkat e “adhuruesve” (nga botues librash apo producentë filmash) që më nxisin të largohem pikërisht nga kjo përballje, që realisht është fryma ime, për të më zënë sytë me “famën”. Pse jo kundrejt ndonjë qëllimi sa të vjetër aq edhe pervers, për të vjelë “gjithçka” të iluduar, që pas kësaj të përgatisin kundërpërgjigjen siç ka ndodhur deri më sot me R. Alinë. Cilido produkt intrige, çfarëdo falsiteti i tillë tashmë është i pavlefshëm, ndërsa unë ju kam dhënë periodikisht argumente të cilat dëshmuan të pa kundërshtueshme publikisht. Ndaj mbrojtja zyrtare e mediatike ndaj tij është e kotë. Opinioni publik nuk mund të mashtrohet më.Duhej ky sqarim kundrejt filigramës së përfaqësimit të amoralitetit të shoqërisë tonë të (cilën më duhet ta demaskoj) endur mjeshtërisht nga interesat antikombëtare nëpërmjet Ramiz Alisë, e rinovuar moment pas momenti nga pasuesit e tij. Për arsyen e thjeshtë se edhe pse jam krejtësisht e ndërgjegjshme që kujdesi, meraku pale vigjilenca ndaj rrezikut të jashtëm sot është gati zero, ashtu siç e pranoi edhe vetë Alia, askush nuk mund të kundërshtojë as teorikisht e as praktikisht këtë faktor, madje që ka kondicionuar në mënyrë vendimtare zhvillimet politike në të kaluarën e deri më sot. Për çka nuk është dashur kurrë “forca” apo “madhështia” e Alisë meqenëse ai nuk i ka. Ka mjaftuar ambicia diabolike e tij me suport të fuqishëm e komandë interesin antishqiptar, për çka atij i duhej të endte me kujdes filigramës e bashkëpunëtorëve. Në se lejohem më në fund të akuzoj publikisht Ramiz Alinë (përveçse i demaskuar përfundimisht), ndalohem të flas lirisht për ata që unë i konsideroj si pjesë e filigramës. Kjo bëhet me kalkulime precize për çka mbetet :1. Unë të konsiderohem sipas udhëzimit të vjetër e fiksuar pas tij.2. Por sidomos të mos demaskoj të tjerët, pra njerëzit që i lidhin të njëjtat interesa, të njëjtat detyrime , e njëjta skllavëri, kudo që të jenë , majtas dhe djathtas. Që fija e lëmshit që kam kapur (Alia) të mos të ç’mpleksi dot të tërën. Gjithsesi amoraliteti politik e social tashmë është dokumentuar zyrtarisht nga Alia në 1989 në dy drejtimet themelore: 1. Trashëgimi i pushtetit do të realizohet nëpërmjet minimit te komunizmit nga vete komunistet. 2. Garancia e ruajtjes së pushtetit me çdo kusht qoftë edhe nëpërmjet dhunës. (Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike për pluralizmin në 1989). E vetmja flagrancë e dokumentuar e Alisë me të cilin opinioni publik shqiptar është njohur i skandalizuar. I vetmi argument që Fevziu nuk guxoi ta prekë sepse për këtë nuk mund të funksiononte më asnjë shmangie apo gënjeshtër e Ramiz Alisë. Pra ju shqiptarë (thotë Fevziu) këtë HARROJENI!Nxitja e urrejtjes masive kundër Enver HoxhësÇka filloi menjëherë pas vdekjes së tij madje krejtësisht e lidhur me procesin e sabotimit të kujtimit të tij me alibinë e vlerësimit duke superprodhuar kultin nën miratimin e çuditshëm (me gjithë kundërshtimet e Sokolit e të miat duke ditur amanetin e vetë Enver Hoxhës edhe për një varr krejtësisht të thjeshtë) të Nexhmije Hoxhës e familjes. Dihet mirë gjithashtu që antarë të KQ të PPSH në respekt kanë kundërshtuar kultin e E.Hoxhës, argumentuar se ai nuk do të kish qenë dakord. R.Alia personalisht u përgjigjej: A nuk e ka pasur merak sh.Enver kooperativën e tipit të lartë të Plasës, apo organizatën e pionierit, apo Universitetit të Tiranës, apo portin e Durrësit, apo.... apo.. prandaj ato e meritojnë emrin e tij. Plenume të tëra të KQ ka zhvilluar Alia: për furnizimin e popullit me qumësht, për fruta e perime, për dru zjarri etj, me premtime pa fund qëllimisht pa realizuar asgjë, që të rritej urrejtja popullore për “trashëgiminë” që kishte lënë E.Hoxha. Ndërsa sa ishte ai gjallë nuk mund të ndodhte kurrë që vendimet e plenumeve të mos realizoheshin, ndërkaq që mungesat në popull u ndjenë çdo ditë e më shumë pas vdekjes së tij. Në ‘89-’90 u ndje edhe mungesa e bukës . Problemi mbetej i pazgjidhur e kalonte si top ping pongu bashkë me drejtorët e sekretarët e organizatave të njësive përkatëse sa në qeveri aq edhe në komitetin e partisë. Cinizmi i të dy palëve (në atë kohë ndarje e pazakonshme e partisë-shtet nga pushteti, tek shpreheshin filluar nga Pirro Kondi sekretar i Partisë për Tiranën dhe vëllai i Vito Kapos: Nuk e kemi fajin ne por partia, ndërsa në komitetin e partisë thuhej nuk e kemi fajin ne, por qeveria ) ndërsa populli i Tiranës që ngelej pa bukë ishte i padurueshëm. Mbledhjet e hapura të partisë urdhëruar nga Ramiz Alia nuk kishin për qëllim transparencën për popullin, por ishin sinjal i drejtpërdrejtë që PPSH është në dekadencë, pra duhej nxitur revanshi ndaj saj. Çështje madhore e parealizuar qëllimisht në sabotim të ekonomisë është ajo e Shtrausit. Iniciuar personalisht nga Enver Hoxha, zvarritur e sabotuar pas vdekjes së tij, sot Ramiz Alia mundohet të justifikohet nëpërmjet M. Nazarko në 8 tetor 2005 nëpërmjet aspektit të jashtëm të problemit, duke gënjyer poshtërsisht për thelbin duke ia lënë fajin palës gjermane . Sipas tij :S’është e vërtetë që “Shqipëria e paska refuzuar kredinë gjermane” Më në fund për t’i mbyllur bisedimet dhe për të treguar se më vonë mund të riteshin marrëdhëniet tona gjermanët vendosën t’i jepnin Shqipërisë 20 milionë dojç mark, kredi me 1-10% interes dhe me një afat shlyerje 40-vjeçar, njëkohësisht 20 milionë dojç marka falas për teknikë e teknologji gjermane. Dhe qeveria shqiptare, pavarësisht se kushtetuta e ndalonte, e pranoi këtë kredi. Në atë kohë ne nuk ishim aq “fanatike” të nenit të kushtetutës që ndalonte marrjen e kredive! Po të ishte kredia prej 1 miliard markash do ta kishim pranuar edhe më me entuziazëm (ABC, 8 tetor 2005)Foto Çami në mbyllje të negociatave me palën gjermane pranon kokulur zyrtarisht në konferencë shtypi:1. Që gjermanët na vunë kushte të forta ideologjike filluar që nga feja.2. Ofruan kredi e koncesione të larta çka nuk na i lejon Kushtetuta.Ndërkaq thashethemnajat për Bllokun përqendruar kryesisht për familjen e E.Hoxhës, por dhe personalisht për atë vetë, ishin të përbindshme, në të kundërt vlerësim absolut ndaj R.Alisë dhe familjes së tij. Pikërisht kur privilegjet e Bllokut në tërësi u tepruan qëllimisht pas vdekjes së E.Hoxhës. Në se në shtëpinë e E.Hoxhës do të sillej nga jashtë ekskluzivisht vetëm për të ujë mineral , (çka u ndërpre menjëherë pas vdekjes), kur R.Alia zëvendësoi “diktatorin”, familja e tij furnizohej normalisht nga jashtë. E pra përkëdhelej në shpërdorim të tejskajshëm të pushtetit pa rënë në sy, teksa çimentonte kultin e diktatorit, paralelisht me përpunim të intrigës gjigande për ta transformuar në përbindësh.Instruktorë të KQ të PPSH kudo që ndodheshin brenda vendit dhe nëpër ambasada provokonin këtë urrejtje duke pyetur në mbledhjet e partisë: çfarë dini apo dhe kujdes nga familja Hoxha! Të gjitha këto me miratim në heshtje të N.Hoxhës çka realisht nuk do ta besoja kurrë duke u iluduar ende që nuk ka çfarë të bëjë e shkreta. E gjithë kjo jo vetëm për kompromisin me R.Alinë që komunizmin do ta sabotojmë vetë, por që vrasja e ndërgjegjes kombëtare do të vinte vetëm nëpërmjet diskreditimit në veçanti të E.Hoxhës. Sepse ndërgjegjja kombëtare ndonëse populli ynë në shumicën e tij është i majtë, s’kishte të bënte aq me doktrinën apo ideologjinë m-l, që do të binin vetiu pas murit të Berlinit, se sa me besimin , dashurinë e bindjen tek përkushtimi i E.Hoxhës për kombin edhe pse në sistem diktatorial që nuk ishte produkt i tij por produkt i kohës që duhet të ikte. “Enverizmi”Pas pluralizmit Alia diabolikisht nxiti në të kundërt “enverizmin” nëpërmjet H.Milloshit, iniciativë, rrymë apo lëvizje në nxitje të njerëzve të ndershëm të sakrifikojnë gjoja për Enver Hoxhën, pikërisht kur kjo s’kishte asnjë përmbajtje politike e jo më rrezik i tillë në vetvete përveç se morale nga ana e tyre që të mos baltosej. “Enverizmi” sado qëllimisht bazë e platformës së partive komuniste të Milloshit e të Xhafës (si show parti me show program, që gjoja qajnë për diktaturën e proletariatit, kur njerëzit e varfër kanë nevojë për politikë sociale në demokraci e jo për totalitarizëm) veç doktrinë nuk është. Enver Hoxha si marksist leninist e besnik i Stalinit nuk projektoi as zbatoi e as modifikoi apo specifikoi diçka të tijën. Ndërsa çdo pozitivizëm ndaj tij në planin kombëtar s’mund të quhet stalinizëm, as enverizëm, as edhe komunizëm përveç se patriotizëm , pra nocioni politiko-filozofik “enverizëm” madje “doktrina enveriste” duhet shpikur për gogol. Për çka në esencë është vetëm spekulim, vetëm terror psikologjik e fabrikim luftënxitës në mes shqiptarëve për disa arsye.1. Për të përligjur kontradiktat midis të majtës e të djathtës të dyja pa trashëgimi ideologjike programore e vizionare demokratike përkatëse.2. Çka mund të bëhej në emër të komunizmit, që fatmirësisht revanshi tepër i egër u përqendrua vetëm në kohën e Berishës, madje nxitur nga poshtë. Në 8 vjetët e PS në pushtet antikomunizmi u transformua me antienverizëm sepse komunistë kishin qenë të gjithë, filluar që nga Alia. Po të analizohet diktatura, simboli Nr.1 ka përgjegjësinë historike, ndërsa përgjegjësia praktike konkretizohet filluar nga suksesor realisht simboli Nr.2 për jetëgjatësi e vazhdimësi diktatoriale e sidomos gjenocid me përgjegjësi personale.3. Dhe më e rëndësishmja duhet neutralizuar vlerësimi për E.Hoxhën si burrë i shquar shteti (që për aftësitë shtetformuse dhe sigurinë rajonale ,bota e vlerëson çdo ditë e më shumë filluar nga SH.B.A) se populli ynë edhe pse kundër totalitarizmit do të mund të drejtpeshohej nën transparencën e ndershmërinë minimale të politikës shqiptare sikur të kishte qenë e tillë, jo më për Enver Hoxhën, por për trashëgiminë shpirtërore e dinjitetin ndaj vetvetes. Pra zhvillimet normale demokratike (çka do të qe fitorja e vërtetë morale dhe historike të R.Alisë) s’do të mundësonin trashëgiminë e pushtetit në interes të synimeve antikombëtare të tij se Shqipëria e pas E.Hoxhës me zhvillime leale e të sinqerta drejt progresit demokratik, do të ruante vitalitetin e vlerave të saj në emancipimin e duhur në kohë e kualitete evropiane. Pra për të qenë bindës dhe i sigurt rrëzimi i Enver Hoxhës u programua e zyrtarizua nga vetë komunistet siç premtoi R.Alia nën histerinë e antikomunistëve të mirëfilltë.Autorë të rezolutës kundër E.Hoxhës e PPSH në kongresin e 10 dele dash (PPSH shëndrohet ne PS) u hartua nga Xhelil Gjoni e Muharem Xhafa nën orientimet e drejtpërdrejta të Alisë. Për çka ai s’ka asnjë skrupull, përkundrazi, profili si tradhtar i E.Hoxhës dhe i PPSH është çka ai ka kultivuar (ndonëse e mohon) që t’i njihet historikisht. Eshtë ky argumenti renegat gjoja në mbrojtje të E.Hoxhës prej figurave të përzgjedhura nga vetë Alia, për të kryesuar lëvizjen e përçare komuniste në Shqipëri si Milloshi e pikërisht M.Xhafa me qëllim për të kompromentuar me vetë profilin e tyre E.Hoxhën. Krahas akuzës pse R.Alia vendosi pluralizmin është ky shërbimi madhor që i bëhet atij gjoja prej kundërshtarëve të tij, apo prej “enverizmit”. Si dhe analisti askush nga këta nuk e shtron çështjen për së mbari : pse e dogji shansin historik të shqiptarëve për liri e demokraci të vërtetë duke manipuluar pluralizmin me pluRAMIZMIN?.Se në mungesë të pushtetit politik atij dhe padronëve të tij do ti duhej të garantonte pushtetin ekonomik, kapitalin. Dominimi i bilancit financiaro-ekonomik do të kontrollonte edhe politikën, ligj universal ky i zhvillimeve , konflikteve e deri dhe luftërave në botë. Për vendin tonë në nxitje të konflikteve që nga të vjetrat historike e ato aktualet. Që nga ato etnike deri tek “enverizmi” dhe ekstremizmat nxitur edhe në shpërdorim të emrit të tij brenda dhe jashtë vendit. Kjo në shërbim të drejtpërdrejtë të interesit antikombëtar, pse jo ta themi troç të fqinjëve tanë veriorë, pse jo edhe për riciklim të kapitalit të tyre , çka josh së tepërmi të korruptuarit politikanë e analistët zyrtarë tanë dhe absolutisht jo magjepsja pas Ramiz Alisë.
Krijoni Kontakt