MESHIRA E MADHE E PEJGAMBERIT
Pejgamberi (a.s.) thotë:
Unë jam mëshirë e dhuruar nga All-llahu xh.sh.”
Vetë Zoti xh.sh. i ka thënë në Kur'anin e madhërueshëm.
“Nuk të kemi dërguar, veçse mëshirë për tere gjithësinë!”
1- Mëshira e tij për të vegjëlit
Aisheja (r.a.) tregon se një ditë Pejgamberi (a.s.) i puthi Hasanin dhe Hysenin (nipat e vet nga vajza e tij, Fatimja dhe djemtë e Aliut (r.a.) dhe aty qëlloi një prej sahabeve, i cili kur e pa këtë gjest, i tha atij: “Ju i puthni fëmijët tuaj, kurse ne nuk i puthim kurrë!” Dhe Pejgamberi(a.s.) iu përgjigj: “Cfare t'iu bëj unë zemrave tuaja të cilave u është hequr mëshira e tyre?”
Kur bënte kokrra herën e parë pema në stinën e vet, Pejgamberi (a.s.) në fillim bënte dua, pastaj i këpuste, mandej ua jepte ato fëmijëve që ata t'i hanë të parët
Kur po hiqte për të vdekur djali më i vogël dhe më i fundit i tij me zonjën Merjem (r.a.), Ibrahimi i cili është vetëm 16 muajsh, Pejgamberi (a.s.) qau derisa i dolën lotët. Kur e pa Abdurr-rrahmani (daja i djalit) i çuditur i tha: “O Pejgamber! Ti po qan?! dhe ai iu përgjigj: “Ky vaj është mëshirë! dhe mandej shtoi: “Syri qan dhe zemra pezmatohet! Mirëpo ne nuk themi gjë tjetër veçse atë çka dëshiron e pëlqen Zoti xh.sh.! O Ibrahim! Ne hidhërohemi për largimin tënd”.
Kur vdiq shoku i tij Othman ibni Madhume, Pejgamberi (a.s.) ia hoqi cohën nga fytyra, ia puthi ballin dhe me pas qau mirë e mirë. Kur e vunë në teneshirë, ai (a.s.) tha: “I lumi ti, O Othman! Nuk të ka genjyer jeta dhe as ti nuk je genjyer me të!
Krijoni Kontakt