Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    MESHIRA E MADHE E PEJGAMBERIT

    Pejgamberi (a.s.) thotë:
    Unë jam mëshirë e dhuruar nga All-llahu xh.sh.”
    Vetë Zoti xh.sh. i ka thënë në Kur'anin e madhërueshëm.
    “Nuk të kemi dërguar, veçse mëshirë për tere gjithësinë!”

    1- Mëshira e tij për të vegjëlit

    Aisheja (r.a.) tregon se një ditë Pejgamberi (a.s.) i puthi Hasanin dhe Hysenin (nipat e vet nga vajza e tij, Fatimja dhe djemtë e Aliut (r.a.) dhe aty qëlloi një prej sahabeve, i cili kur e pa këtë gjest, i tha atij: “Ju i puthni fëmijët tuaj, kurse ne nuk i puthim kurrë!” Dhe Pejgamberi(a.s.) iu përgjigj: “Cfare t'iu bëj unë zemrave tuaja të cilave u është hequr mëshira e tyre?”
    Kur bënte kokrra herën e parë pema në stinën e vet, Pejgamberi (a.s.) në fillim bënte dua, pastaj i këpuste, mandej ua jepte ato fëmijëve që ata t'i hanë të parët
    Kur po hiqte për të vdekur djali më i vogël dhe më i fundit i tij me zonjën Merjem (r.a.), Ibrahimi i cili është vetëm 16 muajsh, Pejgamberi (a.s.) qau derisa i dolën lotët. Kur e pa Abdurr-rrahmani (daja i djalit) i çuditur i tha: “O Pejgamber! Ti po qan?! dhe ai iu përgjigj: “Ky vaj është mëshirë! dhe mandej shtoi: “Syri qan dhe zemra pezmatohet! Mirëpo ne nuk themi gjë tjetër veçse atë çka dëshiron e pëlqen Zoti xh.sh.! O Ibrahim! Ne hidhërohemi për largimin tënd”.
    Kur vdiq shoku i tij Othman ibni Madhume, Pejgamberi (a.s.) ia hoqi cohën nga fytyra, ia puthi ballin dhe me pas qau mirë e mirë. Kur e vunë në teneshirë, ai (a.s.) tha: “I lumi ti, O Othman! Nuk të ka genjyer jeta dhe as ti nuk je genjyer me të!
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #22
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    2-MESHIRA E PEJGAMBERIT (A.S.) NDAJ JETIMIT

    Pejgamberi (a.s.) thonte: “Më e mira familje muslimane është ajo në të cilën jeton një bonjak dhe gjen mirë prej saj, kurse më e keqja familje muslimane është ajo në të cilën jeton një bonjak, i cili gjen keq (e pëson keq) prej saj!”
    Njëherë një njeri iu ankua Pejgamberit (a.s.) se e kishte zemrën të fortë (të ashpër) dhe të egër dhe i kërkoi këshillë se çfarë duhej të bënte. Ai e këshilloi: “Lëmoje kryet e bonjakut dhe jepi të hajë bukë të vobekëtit!”

    3-MESHIRA E PEJGAMBERIT (A.S.) NDAJ KAFSHEVE

    Një ditë Pejgamberi (a.s.) vizitoi disa shokë të vet, të cilët i gjeti të hypur mbi kuaj dhe deve dhe po qëndronin në një vend kot së koti. Këtu ai urdhëroi e tha: “Atyre shtazëve hypni me të mirë dhe merrini me të mirë! Mos i përdorni ata si karrige, duke ndejur kot mbi ta, kudo, në rrugë e në pazar, sepse ajo kafshë ndoshta është më e mirë se ti dhe e përmend Zotin xh.sh. më shumë se ti!”

    Pejgamberi (a.s.) e ka ndaluar të vrasesh edhe bretkocën, sepse edhe ajo përmend Zotin xh.sh., ka ndaluar gjithashtu edhe nxitjen e kafshëve të luftojnë me njëra-tjetrën, si gjelat, deshët, etj., siç ka qenë zakon dhe që është edhe sot në disa vende. Ai ka ndaluar sidomos njeriun që të ngacmojë kaun, ta mërziste, ta hidhërojë e ta lodhë atë dhe më në fund të vrase kaun, me qëllim që ta shohin njerëzit e të kënaqen, sepse në këtë rast njeriu e mund kaun me hile, siç përdorej dhe përdoret edhe sot si lojë në Spanjë. Bile Pejgamberi (a.s.) tregon: Para ca kohësh një grua është bërë për zjarr (Xhehenem) për shkak të një maceje, të cilën e kishte lidhur dhe mbajtur derisa ka ngordhur, pa i dhënë ushqim dhe pa e lënë të lirë që të kërkojë e të gjejë vetë për t'u ushqyer me insekte, zogj, etj.”
    Pejgamberi (a.s.) ka ndaluar edhe vrasjen e zogjve, jo kur nevojiten për ngrënie (për ushqim), por për qëllim loje, ose për t'u mësuar të gjuhet.
    Një ditë ai pa një njeri që e kishte shtrirë për toke një dele për ta prerë dhe po mprehte thikën para syve të shtazës. Këtu ai i tha: “Po ti a do ta mbysish këtë dele dy herë?! Pse nuk e ke mprehur thikën përpara se ta shtrosh kafshën ne toke?”
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #23
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Turpi i Profetit as

    Turpi është një virtyt i pëlqyeshëm në Islam, është një cilësi e mirë, që e shtyn bartësin e saj të bëjë mirë dhe të largohet nga e keqja.
    Në një fjalë të tij, Pejgamberi (a.s.) thotë: “Turpi është prej besimit.”[]
    Ebu Saidi Hudriu thotë: “Pejgamberi (a.s.) është turpëruar nga ato gjëra që tupërohet një vajzë e re, e cila jeton e fshehur në shtëpinë e vet”.

    Turpi (mbarja) është disa llojesh. Por më i madhi dhe më i paresori është turpi nga Zoti xh.sh. kur ti e bën të keqen, duke e ditur mirë se ai të sheh e të dëgjon, kudo që të jesh, ditën ose natën, vetëm ose me njerëz larg ose afër, në fushë apo në shtëpi.
    Me pas vijnë turpi nga prindërit, nga njerëzit e ndershëm, nga mësuesi dhe edukuesi.
    Nderkohe e mbyllim kete ceshtje me fjalen e madhe te prefeti as: Nese nuk ke turp vepro si te duash.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Frika ndaj Zotit

    All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: “Veç dijetarët i frikesohen Zotit xh.sh. përpara të tjerëve, sepse ata dinë dhe njohin përpara tjerëve madhërinë, fuqinë dhe ndëshkimin e All-llahut xh.sh.”

    Prandaj në një rast, Pejgamberi (a.s.) thotë:

    “Unë e di dhe e njoh All-llahun xh.sh. më tepër se të tjerët dhe i frikesohem atij më tepër se të tjerët”.
    Një ditë ai ju tha shokëve të vet: “Të dini ju aq sa di unë, ju do të qanit shumë dhe do të qeshnit pak!”
    Prandaj dihet se Pejgamberi (a.s.) në të shumtën e kohës ishte i mërzitur falej natën derisa i enjteshin këmbët dhe qante gjatë faljes, gjë që ka qenë dhe është përherë shembull për frikën e Zotit xh.sh.

    Herën e fundit që ai foli me shokët e vet (dy ditë përpara se të ndërronte jetë), ai i pyeti ata, nëse ndonjëri prej tyre kishte ndonjë të drejtë të marrë prej tij, qofshin këto trupore (fizike) qofshin të holla, ose nderë. Ju tha që të flisnin, të kërkonin dhe të merrnin të drejtën e tyre prej tij. Natyrisht asnjëri nuk foli, sepse asnjëri prej tyre nuk kishte ndonjë të drejtë të marrë prej tij.
    Nderkohe duke qene gjithmone i angazhuar ne adhurim, ai frikesohej mos i hynte ne hak dikuj.Dhe thote: nese kam qelluar dike, ja ku eshte shpina ime, nese i kam marre dikujt borxh te me tregoje, gje ne kete moment i cua dikush qe tha se i kishte marre ca para borxh, dhe ai urdheroi kusheririn e tij, Ibni abasin ta laje kete borxh.

    Vijon...
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2005
    Postime
    27
    Te mohosh qe Muhamedi ka vrare dhe ka urdherura vrasje eshte tradhti ndaj Islamit, te cilit ju i besoni. Po te mos kish vrare si do te triumfonte mbi arabet pagane dhe si do te fitonte pushtetin ne Medine dhe pastaj ne Meke?

    Mos doni te thoni se vrasja e cifuteve te Medines nuk u be me urdher te Muhamedit? Ne se jo, athere ai eshte bashkefajtor, sepse lejoi ate qe te indoktrinuarit e tij kryen nga 'zelli' per pushtetarin e tyre.

  6. #26
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga holy diver
    Te mohosh qe Muhamedi ka vrare dhe ka urdherura vrasje eshte tradhti ndaj Islamit, te cilit ju i besoni. Po te mos kish vrare si do te triumfonte mbi arabet pagane dhe si do te fitonte pushtetin ne Medine dhe pastaj ne Meke?

    Mos doni te thoni se vrasja e cifuteve te Medines nuk u be me urdher te Muhamedit? Ne se jo, athere ai eshte bashkefajtor, sepse lejoi ate qe te indoktrinuarit e tij kryen nga 'zelli' per pushtetarin e tyre.
    shyqyr qe vijne ndonjehere njerez ketej e na mesojne fene sisi eshte e kush na qenka tradheti.

    Atehere, duhet te dish se Profeti, dhe besimtaret u larguan me dhune nga shtepite e tyre dhe ishte nje numer i konsiderueshem te shperngulurit.
    Nderkohe me pas edhe ne medine nuk i lane te qete por do te ndermerrnin fushata luftarake serish kunder tij.
    Permendim ketu luften e bedrit dhe te uhudit, me pas luften e Hendekut e shume te tjera.
    Profeti e Muslimanet nuk kane provokuar e as dashur lufte por Vete politeistet ishin ato qe thyenin marreveshjet, dhe vrisnin fiset nen mbrojtjen e muslimaneve.
    Pra kjo ka qene nje lufte mbrojtese, e jo sulmuese.Suksesi i tij nuk shpjegohet ne luftera por ne bindje mendime e mundesi te reja qe ju dha njerezve te asaj kohe.

    Sa per cifutet e Medines, dihet mire historia e tyre, ato gjithmoine thurnin plane per shkaterrimin e ushtrive muslimane dhe per eleminimin e profetit.
    Ne luften e handekut kur muslimanet kishin bere marreveshje me ta qe te luftojne sebashku kunder kurejshve politeiste ne m,brojtjen e Medines, ato tradhetuan dhe u munduan ti sulmojne pas shpine muslimanet.
    Pra tradhetia ndeshkohet, dhe keshtu u be, meshkujt e atij fisi u ekzekutuan, per tradhetine e tyre e jo per bindjet e besimin qe kishin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #27
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Te qarit e tij nga frika ndaj Zotit

    Një shok i Pejgamberit (a.s.) tregon se e vështroi një natë atë duke u falur dhe vuri re se zemra e tij vlonte, ashtu siç vlon e tundet kusia me ujë të nxehtë në zjarr.
    Një ditë Pejgamberi (a.s.) këndoi ajetin e Kur'anit që tregon se si Ibrahimi (a.s.) iu lut Zotit xh.sh. për kombin e vet duke thënë:
    Nëse ti i ndëshkon ata, ani ato janë roberit e tu! Por nëse i fal ata, ti dëfton se je i fortë!” (sepse dihet se trimi fal më shumë se frikacaku). Me vone ai thiri “O Zot! popullin tim, popullin tim!” dhe qajti me dënesë.
    Këtu Zoti xh.sh. i zbriti atij të deleguarit të vet, Xhibrilin që ta pyeste pse po qante (megjithëse Zoti xh.sh. e dinte pse po qante ai). Xhibrili e pyeti dhe mori përgjigjen nga ai. Atëherë, Zoti xh.sh. i tha Xhibrilit (a.s.):
    “Thuaj Muhammedit se ne do t'a kënaqim të tërë ummetin tënd dhe do t'ia plotësojmë dëshirën”.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #28
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Edukata profetike ne mardhenie me njerezit

    1-Edukata pejgamberike në shtëpinë e vet.


    Disa njerëz kur angazhohen me një punë, habiten dhe harrojnë punët e tjera dhe përgjegjësinë që kanë dhe që ato duhet të zbatohen prej tyre.
    Aliu (r.a.) tregon se kur Pejgamberi (a.s.) hynte në shtëpinë e vet, e ndante kohën (ditën) në tri pjesë:
    Pjesa e parë ishte për Zotin xh.sh. pra për t'u falur, për ta përmendur atë siç dihet.
    Pjesa e dytë ishte për familjen e vet, dmth, të buzëqeshë, të flasë, të bëjë kuvend (muhabet), etj. me familjen dhe t'i kryejë ato detyra që kishin nevojë ato, bile disa herë edhe t'u ndihmojë grave në punët e shtëpisë, siç e kemi përmendur më parë.
    Pjesën e tretë e kishte për vete, të pushojë dhe të flejë. Megjithatë këtë hise e ndante edhe ndërmjet vetes e njerëzve nevojtarë, sidomos me shokët e tij, të cilët mësonin prej tij se çfare ju vlente e si duhej të vepronin dhe me vone ata mësonin të tjerët.
    Ka qenë zakon i tij, kur e vizitonin të parët ose të njohurit për nga ana e fesë në fiset e tyre, ata interpretonin mësimet pejgamberike, urdhërat e këshillat e tij, e të okupoheshin me të, mandej ata okupoheshin me ato kërkesa që ai lypte prej tyre të kryhen, ose t'ua mësojë të tjerëve, duke u thënë: “Ju mësoni ata që nuk dinë për çka po ju them unë dhe ju të jeni ndërlidhësit ndërmjet meje dhe njerëzve të largët ose të dobët, duke mi interpretuar kërkesat, sepse ai që ua interpretohen kërkesat të parit (sunduesit) atyre që nuk munden t'i arrinë e t'i marrin vetë, Zoti xh.sh. në ditën e Kijametit nuk i turperon.
    Në këtë mënyrë dhe vazhdimisht secili që e vizitonte dhe dilte nga audienca e Pejgamberit (a.s.) dilte shumë i kënaqur edhe për faktin se ai trajtohet edhe si mysafir (d.m.th. hante ose pinte diçka) dhe dilte si tregues për gjëra të mira.

    2-Edukata pejgamberike jashtë shtëpisë së tij.

    Aliu (r.a.) tregon: “Pejgamberi (a.s.) nuk fliste kurrë, veçse për çka i interesonte, i afronte shokët rreth vetes edhe nuk i largonte (p.sh. me sjellje të keqe, etj.), nderonte të parët e njerëzve, që ishin ose i emëronte vetë mbi fiset e tyre, ju ruante njerëzve të panjohur, por pa treguar sjellje të keqe ose mendim të keq, pyeste dhe interesohej vazhdimisht për shokët e vet, si për ata që ishin ose nuk ishin me të, duke pyetur për shëndetin dhe për gjendjen e tyre. Ai e lavdëronte të mirën dhe e përforconte, kurse të keqen nuk e donte dhe e dobësonte (kritikonte), nuk habitej që të mësoheshin edhe shokët e vet që të mos habiteshin, më të afërmit e vendit të tij ishin njerëzit më të mirë dhe më i madhërueshmi tek ai ishte ai njeri që ndihmonte të tjerët dhe që interesohej për ta.


    3-- Edukata pejgamberike në kuvend.

    Kurdo që ulej të rrijë në ndonjë vend, ose çohej prej tij, ai përmendte gjithmonë Zotin xh.sh., ulej të rrijë aty ku gjendte vend bosh dhe nuk dëshironte të ketë një vend të caktuar për të. Secili që rrinte me të, kishte të drejtën e vet, në vërejtje, pyetje e muhabet aq sa që secili kënaqej në kuvendin e tij, kush do që fliste me të. Ai e dëgjonte me vëmendje e nuk ia priste fjalën kujt, kur ndokush kërkonte ndonjë send prej tij, ai ose ia kryente kërkesën, ose i thoshte fjalë të ëmbla, si psh. premtime ose dua.
    Kuvendi i tij ishte gjithmonë kuvend dije, turpi e durimi dhe sekret. Në ato kuvende nuk ngrihej zëri lart, nuk flitej keq për kend dhe nuk trumbetoheshin e përhapeshin gabimet e atyre që gabonin. Në këto kuvende të gjithë ishin të barabartë, më i miri ndërmjet tyre ishte më i devotshmi (ai që e do Zotin xh.sh. më shumë se të tjerët). Ata nderonin të madhin (në moshë) kishin mëshirë për të voglin, preferonin atë që kishin nevojë të kërkojë ndonjë send dhe bënin çmos t'ia kryejnë nevojën dhe preferohej e nderohej edhe i huaji nga vendasit në kuvend.
    Pejgamberi (a.s.) në këto kuvende ishte gjithmonë i buzëqeshur i butë, kurrë i egër, nuk e çonte zërin më shumë se duhej, nuk shante njeri, nuk përmendte ose tregonte të metat e ndokujt dhe për disa gjëra që nuk i pëlqenin, e bënte veten sikur nuk shihte ose nuk dëgjonte.
    Kur merrte të flasë ai shokët e tij heshtnin e nuk lëviznin, sikur të kishin zogj mbi krye e po ju tremben dhe kur pushonte ai, atëherë merrnin fjalën ata, një nga një dhe me rregull. Gjatë bisedës, ai duronte të huajin edhe kur ndoshta ai ishte i egër. Shokët e vet i porosiste shpesh: “Nëse shihni ndonjë nevojtar (për para ose mësim, etj) plotësojani kërkesën e tij si të mundeni!”
    Gjatë Kuvendimit, Pejgamberi (a.s.) nuk ia ndërprente kurrë tjetrit fjalën, veç kur e kalonte kufirin për çështje të fesë, atëherë ose e ndalonte të flasë më gjatë, ose çohej dhe ikte nga ai vend.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #29
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Nderimi qe profeti ju bente njerezve

    Pejgamberi (a.s.) i mësonte njerëzit se si duhej të sillen me njëri-tjetrin.
    Një ditë erdhën disa njerëz tek ai për një nevojë të tyre, dhe mori të flasë një i vogël i tyre. Atëherë ai tha: “Madhëri, madhëri!', dmth, të flasë i madhi (këtë e lejonte në rast se ai i vogli ishte caku për të folur për të tjerët).
    Ai thonte: “Nuk ka karakter ai njeri që nuk nderon më të madhin, që nuk ka mëshirë për të voglin dhe që nuk porosit të tjerët të bëjnë të mirën dhe të lënë të keqen”[].

    Konsultimi i Profetit me shokët dhe miqtë.

    Pejgamberi (a.s.) ka qenë më i mençuri dhe më zemërpastri njeri, siç e vërtetojnë disa shembujt që i kemi përmendur.
    Ai ka qenë ushqyer gjithmonë nga revelata e Zotit xh.sh., e cila e mësonte se çka është më e mirë dhe më e përshtatshme, siç i ka thënë në Kur'an.
    “Zoti xh.sh. të ka mësuar çfare nuk ke ditur. Mirësia e Zotit xh.sh. mbi ty është e madhe!”
    Megjithatë Zoti xh.sh. e ka urdhëruar në Kur'an të konsultohet me shokët e vet, ku i thotë: “Konsultohu me ta për ngjarjet e çështjet që ndodhin!”
    Del pyetja: “Pse e ka urdhëruar atëherë?” Ta shpjegojmë:
    - E ka urdhëruar që të kënaqë zemrat e shokëve të vet, siç thotë Katadja.
    - E ka urdhëruar që të përfitojë nga mendimet dhe përvoja e tyre, sepse ndoshta nga ndonjëri prej tyre del një mendim më i përshtatshëm se sa i të tjerëve.
    - E ka urdhëruar në mënyrë që kjo praktikë të jetë si rregull pas tij, që çdo sundimtar ose përgjegjës të marrë e të studiojë mendimet e të tjerëve, në mënyrë që ata të mos jenë absolutë e diktatorë, sepse shpeshherë ai që mendon e nuk pyet gabon!
    - E ka urdhëruar në mënyrë që muslimanët të mësohen të flasin, shfaqin mendimet e tyre lirshëm e pa frikë. Në këtë mënyrë, nderohet ai që flet dhe shpëton i pari (sundimtari) e populli nga diktatura, që shpesh i han kokën të zotit dhe të tjerëve me të.
    Prandaj shohim se Pejgamberi (a.s.) është konsultuar shumë herë me shokët e vet, në raste lufte e paqe për çështje private e shoqërore, siç e kemi përmendur këto më përpara me mjaft shembuj.
    Ebu Hurejra thotë: “Nuk kam parë kënd që të konsultohet me shokët e vet më shumë se Pejgamberit (a.s.).
    Pejgamberi (a.s.) thotë: “Ai që konsulton ka ndihmë dhe ai që konsultohet është i besueshëm! Pra nëse ndonjëri prej jush konsulton njeri, le ta konsultojë siç bën për vete!”
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #30
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Karakteristika te vecanta te profetit

    1- Dashuria e Pejgamberit (a.s.) për emrat e bukur dhe mospëlqimi i emrave të këqinj:

    Abdull-lla Siraxhud-din thotë: “Pejgamberi (a.s.) i ka pëlqyer shumë emrat e mirë e të bukur dhe ka urrejtur emrat e këqinj dhe shënj-këqinj!” Kjo gjë flet për respektin për njeriun, i cili të mos njihet e të mos thirret me emër të keq e të lig, me qëllim sharje e përbuzje.

    Pejgamberi (a.s.) ka porositur e urdhëruar që fëmijëve t'u zgjidhen emra të bukur (të mirë). Ai ka urdhëruar e ka thënë: “Në ditën e Kijametit, ju do të thirreni me emrat tuaj e të baballarëve tuaj. Prandaj, përmirësojini emrat tuaj”.

    2- Dëshira e Pejgamberit (a.s.) për të përdorur djathtësinë në çdo gjendje dhe në të gjitha situatat.

    Aisheja (r.a.) tregon: “Pejgamberi (a.s.) i pëlqente djathtësia, si në mbathjen e këpucëve, në krehjen e flokëve, në pastrimin (si abdes, etj) dhe në të gjitha veprimet”.

    Ai përherë kishte dëshirë të përdorë dorën e djathtë, si kur hante, merrte çdo gjë me dorën e djathtë dhe e dorëzonte atë po me dorën e djathtë. Vetëm në banjo përdorte këmbën e majtë për të hyrë në të].
    Pejgamberi (a.s.) thotë: اCdonjeri prej jush le të hajë me dorën e djathtë, le të pijë me dorën e djathtë, le të marrë çod send me dorën e djathtë dhe le t'i japë ato me atë dorë, sepse veçse armiku i mallkuar han me dorë të majtë dhe pi me dorë të majtë, merr sendet me dorë të majtë dhe i jep ato me atë dorë!”

    Në një rast ku janë mbledhur shumë burra. Rregulli i paraqitjes (dhënies) së kafes, është p.sh. të fillojë të parin që gjendet në krye të kuvendit, ose më plakun në moshë dhe mandej të vazhdojë djathtas tij, deri sa të mbërish aty ku e ke filluar ta ndash kafen.
    Sa shumë na ka rehatuar ky rregull se në të kaluarën ndarja e kafes shpesh na ka shkaktuar grindje dhe ndoshta edhe më tepër, me pretendimin: “Jo pse t'ia japësh kafen filanit përpara meje?!”, e llafe të tjera.
    Sa i bukur dhe i mirë është Islami! Sa mirë ua gëzon jetën njerëzve me sjellje e karakter shembullor!
    Po, del pyetja: Pse disa harrojnë këto sende e sjellje të vlefshme, shpeshherë dhe nuk interesohen të dinë e t'i njohin ato dhe përplasen me zakone të ndryshme të mbrapshta dhe nuk gëzojnë jetë shoqërore të vlefshme me të tjerët
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 12:47
  3. Shejh Albani rahimullah
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 03:33
  4. Kur ka nderruar jete dr Muhammed Hamidullah!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 16:12
  5. Drita Dhe Koha E Pejgamberit Muhammed (s.a.a).
    Nga Mision nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 17:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •