Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Te njihemi me profetin Muhammed.

    ]VETITE (KARAKTERISTIKAT) MORALE, SHPIRTERORE DHE SHOQERORE TE PROFETIT

    Nga i madhi Sulejman Gavoci

    PASTERTIA TRUPORE E PEJGAMBERIT (A.S.)

    Tė githė ata qė kanė shkruar pėr cilėsitė e Pejgamberit (a.s.) kanė pėrmendur faktin se ai ka qenė shumė i pastėr.
    Ai ka qenė i pastėr, si nė fytyrė, ashtu edhe nė gjithė trupin, nuk i janė parė kurrė gleq ndėr sy, nuk ėshtė parė kurrė duke futur gishtat nė hundė, ėshtė veshur shpesh me rrobe tė bardha, tė cilat nuk i janė parė kurrė tė ndyera. Ai nuk ėshtė parė kurrė me flokė tė pakrehura dhe me mustaqe tė paprera, sidomos mbi gojė.
    Pejgamberi (a.s.) e urrente erėn e keqe, kudo qė tė ishte, deri edhe nė mjaltė, pėrdorte pėrherė parfum sa qė lente pas veti erėn e parfumit kur kalonte nėpėr rrugė.
    Enesi, ndihmuesi i tij gjatė dhjetė vjetėve tė fundit thotė: “Nuk kam prekur mėndafsh e asgjė tjetėr mė tė lėmuar e mė tė butė se dorėn e Pejgamberit (a.s.) dhe as nuk ka nuhatur parfum ose djersė mė tė kėndshme se parfumi qė pėrdorte ai dhe djersa e tij”.
    Ebu Karsafei (r.a.) ka thėnė: “Kur pėlqyem Islamin unė me nėnėn dhe tezen time dhe morėm tė kthehemi nė vendin tonė, pasi ishim takuar me Pejgamberin (a.s.), nėna dhe tezja mė thanė: “O djali im! Nuk kam parė kend si kėtė burrė, as mė tė bukur se ky, as mė tė pastėr nė teshat e trupit se ky, as mė orator! Kur fliste ai mu bė sikur dilte dritė nga goja e tij!”[1]
    Pejgamberi (a.s.) ka qenė shumė i pastėr, si nė veshje edhe nė trup. Ai i pastronte dhėmbėt ēdo ditė, kur merrte tė dalė nga banesa e vet, ashtu edhe kur kthehej nė tė.
    Kėtu po respektojmė disa urdhėra tė tij pėr pastėrtinė:
    - Pastroni dhėmbėt ēdo ditė me misvakė dhe mandej falni vitrin (namaz tek), sepse All-llahu xh.sh. ėshtė tek (pa ortak dhe pa grua e fėmijė dhe e do tekun)[2].
    - Pastrohuni me ēka tė mundeni, sepse Islami ėshtė ndėrtuar nė pastėrti dhe nuk hyn nė Xhennet vetėm ai qė ėshtė i pastėr[3].
    - Cdo musliman ėshtė i detyruar tė lahet nė njė ditė nė shtatė ditėve tė javės dhe ajo ditė ėshtė dita e xhuma[4].
    Njė ditė Pejgamberi (a.s.) pa njė njeri me tesha tė ndyta dhe me atė rast u tha shokėve tė vet: “Po a thua ky njeri nuk gjen gjė, me tė cilėn tė pastrojė teshat e veta?!”[5]
    - Begatia e ngrėnies ėshtė larja e duarve para dhe prapa ngrėnies.
    - Preni thonjtė dhe mbuloni nėn tokė thonjtė e prerė. Pastrojini pėrjashta nejet (kallot) e gishtave tė duarve! Pastrojeni gojėn nga ushqimet (e mbetura)! Pastrojini mirė dhėmbėt dhe mos mė ejani me dhėmb tė zverdhur, ose me erė tė keqe nė gojė[6]!
    - Pejgamberi (a.s.) ka thėnė disa hadithe pėr pastrimin e shtėpive e tė xhamive dhe ka urdhėruar tė hiqen nga rruga ēdo gjė qė mund tė sillte dėm, si gurė, gastare, (qelqe tė thyera), lėvore bananesh e pemėsh tė tjera, ferra, etj. Ai p.sh ka thėnė:
    - Besimi ėshtė mė se 70 degėsh: dega mė e lartė ėshtė “Lailahe ilall-llah”, dega mė e ulėt ėshtė heqja e asaj qė dėmton nga rruga e njerėzve edhe turpi ėshtė njė nga degėt e besimit[7].
    - Ai qė lan ndytėsirėn e vet (qoftė teshat ose enėt, apo ēdo gjė tjetėr), dhe e merr atė ndytėsirėn dhe e hedh nė njė rrugė nga kalojnė muslimanėt, ai ėshtė i mallkuar nga vetė All-llahu xh.sh., si edhe nga engjujt dhe nga tė gjithė njerėzit besimtarė[8].
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    TE FOLURIT E TIJ ELOKUENT E BINDES

    Pejgamberi (a.s.) ka qenė oratori mė i shquar dhe zgjedhėsi mė i mirė i fjalėve, tė cilat bėnin efektin mė tė madh tek dėgjuesi, se tė cilitdo orator tjetėr.
    Aisheja (r.a.) thotė: “Pejgamberi (a.s.) nuk fliste si ju! Ai i lidhte fjalėt pa i kėputur kurrė ato! Ai fliste aq ngadalė sa qė po tė donte ndokush, kishte mundėsi t'i numėrojė fjalėt e tij. Ai fliste fjalė qė i kuptonin mendjet dhe zemrat e njerėzve”[9].
    “Kur jepte ligjėratė (hutbe), ai as nuk e zgjaste dhe as nuk e tepronte(pakėsonte) atė”[10].
    Pejgamberi (a.s.) thonte: “Kushdo qė flet (hutbe ose ligjėratė) ai le tė dijė se do tė pyetet pėr fjalėn qė ka thėnė[11].
    Nga ana tjetėr, ai thonte: “Ai qė mėson si tė zbukurojė fjalėn (ligjėratėn) me qellim qė tė lavdėrohet nga tė tjerėt, All-llahu xh.sh. nuk do tė pranojė nga ai asnje pune”.

    Qe edhe ne te mos e teprojme po e nderpres kete here per ta vazhduar me vone.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Disa shembuj fjalësh të zgjedhura të Pejgamberit (a.s.) /b]

    1-Porosi që i dha djaloshit Abdull-llah ibni Ab-bas;

    “O djalosh! po të mësoj disa fjalë: Mbroje Zotin xh.sh. se pastaj ai të gjendet për nevojat që ke! (dmth: Mbroji dhe zbatoji urdhërat e Zotit xh.sh. dhe largohu nga mëkatet, atëherë ai të ruan ty dhe të gjendet pranë, në zor e vështirësi me ndihmën e vet). Nëse ke për të pyetur gjë, pyet vetëm Zotin xh.sh., nëse kërkon ndihmë, atë kërkoje veç prej Zotit xh.sh.! Mëso një gjë: po të mblidhen të gjithë njerëzit për të të sjellë një të mirë që nuk ta ka shkruar Zoti xh.sh. ata nuk munden kurrsesi ta kryejnë atë, por edhe po të mblidhen të të dëmtojnë, ata nuk munden të të dëmtojnë, veç në qoftë se e ka shkruar Zoti xh.sh..
    Pendat që kanë shkruar çdo gjë, janë ndaluar tasgme dhe shkrimi dhe shkresat janë terur (tharrë)[12].

    2-Një nga shokët e tij e pyeti një ditë Pejgamberin (a.s.): “Më mëso çfarë të bëj prej punëve, për të cilat do të më dojë Zoti xh.sh. dhe të më duan gjithashtu edhe robërit e tij?”, dhe ai iu përgjigj: “Mos lakmo në këtë jetë, se të do Zoti xh.sh. dhe mos lakmo mbi çka kanë njerëzit që të duan njerëzit!”[13]

    3- Shpejtoni të punoni dhe të kryeni punë të mira përpara se t'u vijnë shtatë sende! cfare prisni? A prisni vobekësinë që iu bën të harroni punët e mira, apo pritni pasurinë, që iu shtyn të krenoheni nga punët e mira, apo sëmundjen, e cila iu prish punët e mira, të cilat ose nuk i kryeni fare, ose nuk i kryeni si duhet apo pritni pleqërinë, e cila u sjell harresë e ngatërresë, apo vdekjen, që vjen aq shpejt, apo dexhallin i cili është gjëja më e keqe që pritet të vije apo pritni ditën e ardhshme (të jetës së përtejme), e cila është më e hidhura dhe më e rënda se çdo tjetër?!”[14]

    4- “Frikësoju Zotit xh.sh. kudo që të jeshë! Nëse bën një punë të ligë, pasoje atë me punë të mirë, e cila e shtyn të keqen! Sillu me njerëzit me sjellje të mira!”[15]

    5-Shtatë kategori njerëzish do të jenë ditën e Kijametit nën hijen e Fronit të Zotit xh.sh. ku nuk do te kete tjeter hije pervec saj.dhe këta janë: Sunduesi i drejtë. Djali i ri, që e fillon jetën në ibadet të Zotit xh.sh.. Ai burrë që e do xhaminë e falet aty dhe pasi e kryen faljen aty, vendos që edhe kohën (vaktin) tjetër do ta falë prapë në xhami. Dy njerez që duhen për hir të Zotit xh.sh. (dmth. në pëlqim të besimit e të punëve të mira tek secili), që u bashkuan në atë dashuri për hir të Zotit xh.sh. dhe e vazhduan atë derisa u ndanë, duke vazhduar gjithnjë të gjithnjë të jenë shokë. Ai burrë të cilin një grua e bukur e pasanike i ofron amoralitet dhe ai e refuzon duke thënë: “Unë i frikësohem All-llahut xh.sh.!” Ai njeri që jep lëmoshë aq fshehtas, sa që dora e majtë nuk e di se çfare dha dora e djathtë (dmth sikur dy duart të ishin njerez dhe i dyti nuk do të dinte se çfare dha i pari) dhe së fundi ai njeri që permend All-llahun xh.sh., duke qenë në vetmi, derisa t'i lotojnë sytë (dmth. se ky i përmend të mirat e All-llahut xh.sh.)[16].

    6- “Të drejtat (detyrimet) e muslimanit ndaj vëllaut të vet janë gjashtë” Shokët e tij e pyetën: “Cilat janë këto gjashtë detyrime?” Ai u përgjigj: “Nëse e ndesh në rrugë, përshendete,nëse të fton për vizitë, shkoji! Nëse të kërkon porosi (këshillë) ofroja! Nëse ai sëmuret, ti vizitoje dhe nëse vdes ti lutu per te!”[18]

    Vijon----
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Nuk kalon kush për në Xhennet pa u pyetur më përpara për këto katër gjëra: Si e ka kaluar dhe përfunduar jetën e vet? Me dijen (diturinë) që ka pasur, çka ka bërë me të? Pasurinë që ka pasur, si e ka mbledhur dhe ku e ka harxhuar? Si e ka shkrirë trupin e vet?”[19]

    - Pejgamberi (a.s.) u tha një ditë shokëve të vet: “Afrohuni minberit!” Kur ata iu afruan, ai mori të hypë në minber, posa hypi shkallën e parë tha “amin!”, kur hypi në shkallën e dytë, tha prapë “amin!”, dhe kur hypi në shkallën e tretë, tha përsëri “amin!” Atëherë shokët e pyetën: cfar është ky gje që nuk e kemi dëgjuar kurrë ndonjëherë përpara?”, dhe ai u përgjigj: “Me këtë rast më erdhi Xhibrili dhe kur hypa në shkallën e parë më tha: “U mallkoftë ai që nuk e zen Ramazani dhe nuk i falen gjynahet! “(dmth. që nuk bën pendim e punë të mira) dhe thashë “amin!”, kur hypa në shkallën e dytë, ai më tha: “U mallkoftë ai qe nuk bjen salavatë, kur ti përmendesh para tij! dhe unë thashë prapë “amin!” dhe kur unë hypa në shkallën e tretë, ai më tha: “U mallkoftë ai që i zen (i mbërrin) prindët e vet pleq, ose ose vetëm njërin prej tyre dhe nuk e fusin në Xhennet!” (dmth. që nuk sillet me ta sa dhe si duhet, që të fitojë kenaqesine e tyre dhe të All-llahut xh.sh. që të bëhet i aftë për Xhennet) dhe thashë “amin!”[20]

    Një shok i profetit tregon se Pejgamberi (a.s.) i tha një ditë: “Të porosis të jeshë i devotshëm tek All-llahu xh.sh., sepse ajo gjë është shkëlqimi i çdo gjëje!” Mandej ky iu lut atij: “O, i dërguari i All-llahut xh.sh. më shto porositë!” dhe ai iu përgjigj: “E ke borxh të këndosh Kur'anin dhe të përmendësh All-llahun xh.sh., sepse kjo gjë i shtyn të të përmendin ty banuesit e qiellit (dmth, melekët) dhe është dritë për ty në tokë!”[21]

    Kush deshiron te mbrejo virtytin nese vdes duke ruajtur sekretin e dashurise, vdes deshmor.[22]

    vijon-------------
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    KARAKTERI I TIJ SHEMBULLOR NE JETE

    All-llahu xh.sh. i thotë në Kur'an: “Ti je me karakter të madh!”
    Kur u pyet Aisheja (r.a.) se si ka qenë karakteri i Pejgamberit (a.s.), ajo u përgjigj: “Karakteri i tij ka qenë Kur'ani! dmth. cilësitë dhe punët që lavdëron Kur'ani kanë qenë cilësitë dhe punët tij, ndërsa veset dhe punët që i shan Kur'ani, ato nuk i pëlqente Pejgamberi (a.s.), ata nuk kanë qenë kurrë veset dhe punët e tij”.
    Dihet me fakte e argumente të pranuara edhe nga vetë armiqtë e tij, se Pejgamberi (a.s.) ka pasur këto veti (karakteristika):

    - Ai kurrë nuk iu është përulur idhujve dhe nuk i ka adhuruar e nderuar kurrë ato;

    - Ai kurrë nuk ka pirë alkohool, megjithëse arabët e përgatitnin vetë në shtepitë e tyre.

    - Ai kurrë nuk ka shkuar me gra të tjera (të huaja) dhe nuk ka ndejur me to, megjithëse atëherë ato kishin banesa të njohura nga të gjithë dhe prostitucioni nuk njihej për turp.

    - Ai nuk ka luajtur kurrë bixhoz, megjithëse arabët atëherë luanin lloje të ndryshme bixhozesh, të cilat i kishin mësuar nga romakët e persianët.

    - Kurrë nuk ka marrë ose dhënë kamatë (interes për pare), megjithëse arabët atëherë e përdornin shumë atë dhe nuk njihej ai veprim si e metë (faj).

    - Ai kurrë nuk ka rrejtur e mashtruar, as nuk e ka ndërruar as thyer fjalën, apo besën, të cilat i ka mbajtur, cilitdo qoftë shoku ose ndonjë njeri tjetër që ia ka dhënë.

    - Kurrë nuk ka vjedhur kend, ose i ka marrë të drejtën kujt.

    - Ai kurrë nuk ka sharrë kend dhe nuk ka përdorur asnjë herë fjalë të ndyta.

    - Ai kurrë nuk e ka kaluar kufirin (masën) në fjalën apo bisedën e vet, qoftë i hidhëruar apo jo, qoftë me mikun apo armikun. Ai thoshte: “Nga goja ime nuk del veçse fjala e saktë!”

    Pejgamberi thotë: “Unë jam dërguar për të plotësuar karakteret e njerëzve, karakteret e larta. Kurse Enesi (r.a.) kallëzon: “Pejgamberi(a.s.) nuk ka qenë sharës(të shajë të tjerët), as ka përdorur fjalë të ndyta dhe as nuk mallkonte!”
    Ai ka qenë shembull me sjellje në familje. Ai ka thënë: “Më i miri ndër ju është ai që është me i miri me familjen e vet, dhe unë jam më i mirë se ju për familjen time!”

    Aisheja (r.a.) tregon: “Dola një herë me Pejgamberin (a.s.) në një udhëtim të tij, kur isha akoma vajzë e re dhe e hollë. Në një soj vendi u tha shokëve të vet: “Kaloni përpara!”, dhe ata kaluan. Kur mbetëm vetëm më tha: “Hajde të bëjmë gara në vrap!”, dhe unë pranova. Vrapuam dhe unë e munda. Në këtë rast ai pranoi, dmth. nuk tha asgjë. Më vonë, kur unë u bera me e madhe e me e rende dhe qëlluam përsëri bashkë në një udhëtim, u tha prapë shokëve të vet që të kalonin përpara dhe ata kaluan. Me këtë rast më propozoi përsëri: “Hajde të bëjmë gara në vrap!”. Unë pranova, vrapuam dhe këtë herë ai më mundi mua. Atëherë më tha me atë buzëqeshjen e tij: “Ti më munde një herë, kurse tani të munda unë ty!”
    Ajo zonjë përsëri tregon, kur e pyetën se cfare bënte Pejgamberi (a.s.) kur ishte në shtëpi: “Ai bënte çdo punë të shtëpisë (dmth. arnonte teshat, pastronte dhomën edhe mjelte delen, siç tregon në një rast tjetër) dhe kur vinte koha për tu falur, dilte të falet patjetër në xhami”.
    - Enesi (r.a.) tregon përsëri: “I kam shërbyer Pejgamberit (a.s.) në vendbanimin dhe në udhëtimet e tij gjatë dhjetë vjetëve, kurrë nuk më ka thënë “Uf!” (shprehje mërzie), kurrë nuk më ka thënë “Pse e ke bërë?” për një punë që e bëja edhe kur nuk i pëlqente, dhe as “Pse e ke lënë pa bërë?” për një punë që ishte dashur ta bëjë dhe unë nuk e kisha bërë”.
    Kurse në një tregim tjetër, Enesi tregon: “Ai nuk më ka sharrë kurrë, as nuk më ka rrahur kurrë ndonjë herë, as nuk më ka tërhequr vërejtjen kurrë (nuk më ka qortuar), as është vrenjtur (hidhëruar) para meje dhe prej meje, nuk më ka qortuar kur nuk e bëja një gjë, që më kishte urdhëruar ta bëj dhe bile kur më qortonte ndonjë nga familja e tij, ai thoshte: “Të kishte dashur All-llahu xh.sh. të kryejë kjo gjë do të ishte kryer!”

    - Një ditë qëlloi që Pejgamberi (a.s.) të ishte në një udhëtim me shokët e vet, të cilët i kishte marrë etja shumë. Kur arritën tek një burim, u mblodhën menjëherë tek uji. Këtu ai u tha: “Të jeni më mirësjellës!” dhe të gjithë u ndalën, shoku Ebu Katade, që e tregon këtë ngjarje, vazhdon: “Atëherë ai filloi të mbushte vetë gotat e ujit dhe unë ua jepja shokëve të pinë një nga një, deri sa pinë të gjithë dhe mbetëm vetë Pejgamberi dhe unë. Atëherë ai më tha: “Tani pi ti!”, dhe unë iu përgjigja: “Unë nuk pi përpara teje!”, por ai ma ktheu duke më thënë: “Ndarësi i ujit është ai që pi ujë më i fundit!” Dhe ashtu u be
    .
    - Një herë Pejgamberi (a.s.) ishte për vizitë në shtëpinë e një shoku të vet. Aty ishin mbledhur aq shumë njerëz sa nuk kishte më vend për njeri tjetër. Qëlloi që në atë çast erdhi sërish një musliman, mysafir nga Jemeni (që quhej Xherire), i cili nuk gjeti vend të ulet, por qëndroi në këmbë te dera. Në këtë çast, Pejgamberi (a.s.) hoqi një teshë nga trupi i vet dhe ia hodhi Xheririt, që ta përdorte si shtrojë për t'u ulur në të. Xheriri e mori atë teshë, e vuri në fytyrë të vet dhe filloi ta puthte duke qarë dhe mandej ia ktheu atij, duke thënë: “Nuk shkon qe unë të rri mbi teshën tënde. All-llahu xh.sh. të nderoftë ashtu siç më nderove ti mua!” Në këtë rast. Pejgamberi (a.s.) vërejti djathtas e majtas dhe tha: “Kur t'ju vizitojë ndonjë i ndershëm në popullin (fisin) e vet edhe ju nderojeni atë!”

    Një ditë, e pyetën shokët Zejd ibni Thabitin, fqiun e Pejgamberit(a.s.). “Na trego diçka për Pejgamberin (a.s.)!” dhe iu përgjigj duke thënë: Cfare t'u tregoj më parë?” Kemi qenë fqinj të mirë! Kur i zbrisnin ajetet e Kur'anit, më thërriste dhe unë i regjistroja ato versete pa vonesë, siç mi dëftonte ai. Në ndejtjen me të, kur flisnim për çështje të kësaj jete (punë, marrëdhënie, lajme, etj), fliste me ne, po kështu flisnim edhe për jetën e ardhshme, kur e përmendnim atë, kur përmendnim haje e pije, i bisedonte ato me ne krejt thjeshtë. Kështu ka vepruar Pejgamberi (a.s.) me ne në jetën e vet”.

    Një herë Pejgamberi (a.s.) preu një dele dhe e porositi familjen që të mos i harrojnë fqinjtë me nga pak mish.
    Kur u kthye në shtëpi të vet, pyeti familjen nëse u kanë ndarë fqinjve nga mishi i deles dhe zonja Aishe iu përgjigj: “Kemi ndarë aq mish sa që nuk na ka mbetur veçse krahu i deles”, dhe Pejgamberi (a.s.) tha: “Nga krejt mishi ka mbetur veçse krahu!
    Kjo do të thotë se nga çka kemi ndarë, ajo që ka mbetur është shpërblimi i tij, kurse ajo që do të hamë nuk njihet lëmoshë, për të cilen ne presim shpërblim e sevape!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 04-12-2005 mė 06:57

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Shakaja e Profetit as.

    Disa herë njeriu, në gëzim e sipër, përdor fjalë të pakontrollueshme, qeshje e gaz, bile në ndonjë rast edhe ndonjë rrenë.
    Mirëpo, në lojë e sipër, njeriu zgjedh fushën që përdor në atë soj loje dhe do të jetë në mesin e saj, dmth. me shokët e vet.
    Kurse Pejgamberi (a.s.) e përdorte këtë soj loje, me dy kushte:
    e para - nuk thoshte kurrsesi tjetër veçse të drejtën (të vërtetën)
    dhe e dyta - nuk e tepronte aq sa të bëhej qesharak, pasi ky ves nuk pëlqehet në Islam sepse, ai i cili qesh shumë, atij i forcohet zemra dhe kështu ndoshta e harron mëshirën dhe e kalon të kujtuarit për nevojtarët dhe të sëmurët.
    - Po përmendim, pra, disa shembuj në këtë rreth:

    - Erdhi një ditë Um-mu Ejmenja, abisinja tek Pejgamberi (a.s.) të cilit i tha: “Burri i im të thërret në shtëpi për një nevojë” dhe ai iu përgjigj: “Burri yt a është ai që ka të bardhë në sy?” Ajo kujtoi se të shoqit i është mbuluar e zeza e syrit dhe prandaj ia ktheu: “Jo! ai nuk ka të bardhë në sy!” Këtu Pejgamberi (a.s.) i tha: “Po, po! Ai ka të bardhë në syrin e vet!”, dhe shtoi: “Nuk ka njeri që të mos ketë të bardhë rreth të zezës së syrit”. Ajo qe një shaka e Muhammedit (a.s.) me abisinasen.

    Një herë tjetër erdhi një plake tek Pejgamberi (a.s.) dhe i tha: “O i dërguari i Allahut xh.sh. lutju atij që të më shtijë në Xhennet”, dhe ai iu përgjigj me shaka: “O, nëna e filanit! Pleqte nuk hyjnë në Xhennet” Kur i dëgjoi plaka ato fjalë, u largua duke qarë. Atëherë ai duke buzëqeshur, u tha shokëve: “Tregoni asaj plake se ajo nuk hyn në Xhennet duke qenë plakë, sepse All-llahu xh.sh. urdhëron dhe thotë: “Ne do t'i krijojmë ato krijesa të reja, vajza beqare në një moshë të re”.

    - Një ditë erdhi një nevojtar tek Pejgamberi (a.s.) dhe kërkoi prej tij që t'i jepte hua një deve për t'i hipur. Ai iu përgjigj me shaka duke thënë: “Jo, unë do të jap një viç deveje!” Ai njeri pa e kuptuar shakanë, ia ktheu. “Po çka më vlen mua një viç deveje?!”, dhe Pejgamberi (a.s.) u përgjigj: “Po, a vjen deveja prej kujt tjetër, veçse prej viçit të deves?!

    Mirëpo shakatë duhet përdorur me maturi dhe jo të bëhen shprehje të zakonshme. Vetë Pejgamberi (a.s.) i ka përdorur pak ato, dhe në raste të veçanta e me njerëz të veçantë.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Buzëqeshja e Profetit

    Buzëqeshja ka qenë një nga cilësitë e bukura të Pejgamberit (a.s.), veçanërisht para të huajve që nuk e njihnin me qëllim që i huaji mos të frikësohet ose të turpërohet para të tjerëve si i vogël.
    Xheriri (r.a.) tregon: “Pejgamberi (a.s.) nuk më ka penguar (ndaluar) asnjëherë të vizitoj atë, qysh se pranova Islamin dhe tek ai nuk më ka parë syri veçse buzëqeshje para meje”.
    Gruaja e Ebu Derdasë tregon: “Burri im, përherë kur fliste, njëkohësisht edhe buzëqeshte. Një herë i thashë atij:: “Mor burrë! Mos po thonë njerëzit se ti je budalla, nga se gjithmonë kur flet edhe buzëqesh?” dhe ai mu përgjigj: “Unë nuk e kam parë asnjë herë Pejgamberin (a.s.) duke folur pa buzëqeshur!” Prandaj Ebu Derdaja buzëqeshte kur fliste, duke pasuar (ndjekur) kështu Pejgamberin (a.s.) në atë cilësi të tij të bukur.
    Por, doemos, si të jetë vendi bëhet edhe kuvendi! Kur të jetë puna për qortim, ndëshkim, apo përgatitje për luftë dhe çështje të tjera të kësaj natyre, aty nuk ka vend për buzëqeshje, bile në raste të tilla ajo është e papëlqyeshme.
    Nga ana tjetër, Pejgamberi (a.s.) nuk ka qeshur kurrë me zë të madh e me zë të lartë. Sado që të ishte i gëzuar, ai qëndronte përherë hijerëndë dhe veçse buzëqeshte pa qitur zë. Abdull-llah ibni Harithi thotë: “Nuk ka qeshje tjetër tek Pejgamberi (a.s.), veçse buzëqeshje!”
    Në një hadith të gjatë, Pejgamberi (a.s.) thotë: “Buzëqeshja jote para vëllaut tënd, është lëmoshë për ty, dmth. ke sevape si të ndash lëmoshë, pasi me atë gjë ke gëzuar vëllaun tënd.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Dashuria e madhe e Profetit ndaj fëmijëve.

    Edhe fëmijët e vegjël, kanë gëzuar interesimin e Pejgamberit (a.s.) . Kjo rrjedh sepse ai (a.s.) ka dashur njësoj, si të mëdhenjtë edhe të vegjëlit, si burrat edhe gratë, si të pasurit edhe të vobektit.
    Kur hyri Pejgamberi (a.s.) për herë të parë në Medine, i dolën në pritje burrat edhe fëmijët, kurse gratë dolën në terracat e shtëpive të tyre për ta parë. Kur atë ditë iu afrua ai disa vajzave të vogla, i pyeti: “Po ju. a më doni mua?”, dhe ato u përgjigjën me gëzim: “Po, shumë!” Atëherë ai me modestinë e tij të veçantë, me karakterin e tij shembullor ua kthyer atyre: “Vetë All-llahu xh.sh. e di se zemra ime u do po aq shumë ju!”
    -Abdullah ibni Harithi tregon se Pejgamberi (a.s.) e rreshtonte shpesh atë me disa fëmijë si ai. Pastaj i vinte të vrapojë dhe u thoshte: “Ai që do të mbërrijë i pari prej jush tek unë, ka si shpërblim këtë gjë!” Atëherë, vraponin ato foshnje dhe kur mbërrinin tek ai i hidheshin sipër, dikush sipër, dikush në gjoks dhe të tjerë në shpinë. I Dërguari (a.s.) jo vetëm që i duronte ata por dhe i merte dhe i puthte me dashuri.
    Ndodhte shpesh që, kur shkonte për vizitë në ndonjë shtëpi ensari (medinas) dhe i dilnin fëmijët në pritje, ose hynin në dhomën ku ishte ulur, ai i përshëndeste dhe ua lëmonte kryet.
    - Ebu Hurejre na tregon: “Kam parë me sytë e mi dhe kam dëgjuar me veshët e mi, se ai Pejgamberi (a.s.) kapte me duart e veta Hasanin ose Hysenin, për duarsh dhe për këmbësh dhe i bashkonte me duart dhe këmbët e veta, bënte laradasha me ta dhe i thonte që të hypte mbi të. Kur hypte djali me këmbë mbi gjoksin e Pejgamberit (a.s.) ai thonte: “Hape gojën! dhe e puthte me dashuri, mandej lutej: “O, Zot i madh! Unë e dua këtë djalë! Duaje pra edhe ti!”
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ruajtja e dashurise dhe beses

    Pejgamberi (a.s.) jetoi me zonjėn Hadixhe 25 vjet, qė qenė vitet e tij tė rinisė, deri nė derė tė pleqėrisė (25-50 vjeē).
    Duket qartė se harmonia e jetės qė ka kaluar me atė zonjė tė madhe, pajtimi i karaktereve dhe dashuria e madhe pėr tė ishin ngulur aq thellė nė jetėn e tij (a.s.) sa qė ai nuk e harroi kurrė atė, edhe pasi vdiq ajo dhe pasi ai u martua me disa gra tė tjera tė reja e tė bukura. Pejgamberi (a.s.) jo vetėm qė nuk e harroi kurrė atė zonjė, por i pėrmendte shpesh punėt, veprimet, sjelljet e saja shembullore, si tė sajat, ashtu edhe tė shumė shoqeve tė asaj gruaje aq tė madhe.
    Dihet se gruaja ka zili, sidomos pėr gratė e tjera.
    Prandaj, njė ditė, kur Pejgamberi (a.s.) e lavdėroi z. Hadixhen: Aisheja nuk duroi dhe i tha: “Perse permend atė grua kaq shpesh derisa Zoti tė ka falur njė grua tjetėr mė tė re dhe mė tė mirė se ajo?!”
    Megjithėse Pejgamberi (a.s.) e donte shumė Aishen, prapėseprapė zemra e tij e madhe nuk e harronte gruan e parė. Prandaj iu pėrgjigj Aishes duke i thėnė: “Jo! Zoti xh.sh. nuk mė ka dhėnė grua mė tė mirė se ajo, sepse ajo besoi e para kur te tjeret me mohuan, ajo me ndihmoi kur te tjeret me kthyen shpinen , me te Zoti mė fali fėmijė , kurse prej grave tė tjera nuk mė fali”.
    Zonja Aishe e kuptoi mirė se cfare kishte qenė Hadixheja nė jetėn e tij, prandaj nuk u mundua tė ndėrhyjė mė pėr kėtė gjė asnjė herė.
    Njė ditė pasi Pejgamberi (a.s.) kishte fituar luftėn e Humejnit dhe derisa ishte nė vendin e quajtur Xhiėrana, i erdhi njė grua plakė.
    Porsa e pa Pejgamberi (a.s.) atė grua, u ngrit menjėherė nė kėmbė dhe i shtroi vend-ndejėn asaj me njė plaēkė tė trupit tė tij. Ti mund tė thuash: “Pse?” Sepse ajo grua plakė ishte nėna e qumėshtit e tij dhe ai nuk e kishte harruar!
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Dashuria e madhe e Profetit ndaj fëmijëve.

    Edhe fëmijët e vegjël, kanë gëzuar interesimin e Pejgamberit (a.s.) . Kjo rrjedh sepse ai (a.s.) ka dashur njësoj, si të mëdhenjtë edhe të vegjëlit, si burrat edhe gratë, si të pasurit edhe të vobektit.
    Kur hyri Pejgamberi (a.s.) për herë të parë në Medine, i dolën në pritje burrat edhe fëmijët, kurse gratë dolën në terracat e shtëpive të tyre për ta parë. Kur atë ditë iu afrua ai disa vajzave të vogla, i pyeti: “Po ju. a më doni mua?”, dhe ato u përgjigjën me gëzim: “Po, shumë!” Atëherë ai me modestinë e tij të veçantë, me karakterin e tij shembullor ua kthyer atyre: “Vetë All-llahu xh.sh. e di se zemra ime u do po aq shumë ju!”
    -Abdullah ibni Harithi tregon se Pejgamberi (a.s.) e rreshtonte shpesh atë me disa fëmijë si ai. Pastaj i vinte të vrapojë dhe u thoshte: “Ai që do të mbërrijë i pari prej jush tek unë, ka si shpërblim këtë gjë!” Atëherë, vraponin ato foshnje dhe kur mbërrinin tek ai i hidheshin sipër, dikush sipër, dikush në gjoks dhe të tjerë në shpinë. I Dërguari (a.s.) jo vetëm që i duronte ata por dhe i merte dhe i puthte me dashuri.
    Ndodhte shpesh që, kur shkonte për vizitë në ndonjë shtëpi ensari (medinas) dhe i dilnin fëmijët në pritje, ose hynin në dhomën ku ishte ulur, ai i përshëndeste dhe ua lëmonte kryet.
    - Ebu Hurejre na tregon: “Kam parë me sytë e mi dhe kam dëgjuar me veshët e mi, se ai Pejgamberi (a.s.) kapte me duart e veta Hasanin ose Hysenin, për duarsh dhe për këmbësh dhe i bashkonte me duart dhe këmbët e veta, bënte laradasha me ta dhe i thonte që të hypte mbi të. Kur hypte djali me këmbë mbi gjoksin e Pejgamberit (a.s.) ai thonte: “Hape gojën! dhe e puthte me dashuri, mandej lutej:[b] “O, Zot i madh! Unë e dua këtë djalë! Duaje pra edhe ti!”
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 12:47
  3. Shejh Albani rahimullah
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 03:33
  4. Kur ka nderruar jete dr Muhammed Hamidullah!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 16:12
  5. Drita Dhe Koha E Pejgamberit Muhammed (s.a.a).
    Nga Mision nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 17:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •