E Enjte, 17 Nentor 2005

MOS PREKNI TIRANEN!

Nga Fatos Cocoli

Dje punimet ne nje nga rruget kryesore qe te shpien ne zonen e ish-Bllokut ne qender te Tiranes kishin rifilluar. Ndoshta nje shenje pozitive, pas dyluftimit te kote ne largesi Berisha-Rama mbi rruget ne kryeqytet. Mundet qe dokumentacioni i investimit te mbikalimit rrugor tek kryqezimi i nje vendi ne unazen e vjeter te Tiranes, te quajtur "Zogu i Zi" te kete mangesi. Dhe e drejta e autoriteti shteteror me plot arsye mund ta bllokojne, sikurse ndodhi. Por mepastaj duhet menjehere qe shteti te nderhyje dhe ky investim me shume vlere per 600 mije banoret e Tiranes te vijoje. Ai po bllokohet vetem pse kryeministrit te sotem te vendit dhe kandidatit te mundshem te ardhshem te demokrateve per kryetar bashkie ne Tirane ua ka enda te percmojne Edi Ramen. Njeriut qe ndryshoi sa me s"njihet kryeqytetin tone, ne te mire te 600 mije banoreve te vet. Si dhe ne shprese te shumices se shqiptareve, se po te vije ai kryeminister, mund te ndryshoje po ashtu teresisht Shqiperine. Zoti kryeminister i sotem, shqiptaret ju kane votuar qe te bashkepunoni me opoziten. Jo qe te gezoheni nga ndonje mangesi ne dokumentacionet e punimeve ndertuese ne kryeqytet, per te ulur poshte kryetarin e opozites. Shqiptaret ju kane votuar te mireprisni sugjerimet konstruktive te opozites. Ajo jo ofroi ndihme me specialistet e vet per te zgjidhur krizen energjitike. Ju vetem e shpotitet kete veprim dhe i kthyhet krahet. Kur duhej ta mireprisnit. Edhe sikur ky hap i opozites te ishte thjesht i stisur dhe te behej per te fituar pike ne popull. Detyra juaj eshte te krijoni per opoziten hapesiren e duhur qe ajo te kontribuoje per vendin. Nuk mund te keni luksin e paragjykimit. Sidomos gjate ketij "nuserimi" te dyte tuajin ne pushtet. Ndersa ju e paragjykuat opoziten, zoti kryeminister. Shqiptaret ju kane votuar te beheni gjenerator zhvillimi, jo ta pengoni ate. Zhvillimi nuk duhet penguar asnjehere. Qofte dhe ne emer te respektimit formal te ligjit. Shpikesit e teorise se shtetit modern ligjor, greket e romaket e lashte "per shembull Platoni ne vepren e tij "Shteti"), shpreheshin se ligjet, rregullat kane vlere kur rregullojne nje te mire publike. Kur e pengojne kryerjen e nje te mire publike, kthehen ne antivlere. Ne rast se kryetari i bashkise se Tiranes mblodhi pese vite me pare 18 firma private dhe mundesoi me buldozeret, traktoret e kamionet e tyre largimin e malit te mbeturinave te kioskave te rrezuara nga parku "Rinia" dhe bregu i Lanes, ndoshta ai theu ndonje rregull procedurial. Ndoshta dhe ndonje ligj prokurimi shteteror. Per faktin se keto firma nuk i pagoi nga buxheti i varfer e i pamundur i bashkise. I mikloi ndryshe. Por ama Edi Rama kreu nje te mire te madhe publike, qe do te ngelet ne historine e Tiranes dhe te vete vendit tone. Ai duhet vecse lavderuar e perkrahur per iniciativen e tij. Edhe nese menyra e tij e veprimit nuk i le te flene rehat kontrolluesit e rrepte t-_ocedurave burokratike ligjore. Te provosh ta varesh ne shtyllen e elektrikut dhe ta gjuash me gure si mashtrues e shkeles ligjesh, eshte menyra me e shemtuar per te fituar terren ne garen zgjedhore per kryetar bashkie te Tiranes ne tetor te vitit te ardhshem, e cila do te jete edhe gara qe do te vulose gjithe suksesin e zgjedhjeve vendore. Afshi per sukses te sforcuar te Partise Demokratike ne keto zgjedhje duket se po vesh e verbon cdo arsye e kthjelltesi veprimi te disa ministrave dhe keshilltareve tuaj, zoti kryeminister. Ne emer te ketij afshi, mos prekni Tiranen dhe zhvillimin e saj te sotem! Mos bllokoni projektet e saj te ndertimit, pse jane mirefilli ne favor te banoreve te saj. Ndihmojeni bashkine e Tiranes qe te korrigjoje ato mangesi dokumentacioni qe mund te kete. Ndihmojeni edhe ne fonde, po patet mundesine. Dhe shqiptaret do t"iu jene mirenjohes e do t"iu vleresojne. Nuk eshte duke hedhur gure e balte mbi krijuesin e Tiranes se sotme moderne, qe do te arrini te mbani tek ata te gjalle simpatine dhe shpresen se ju mund te sillni ndryshim. Perkundrazi! Nuk mjafton qe i keni kursyer shtetit 100 mije euro ne muajin tetor me ndjenjen e kontrollin tuaj te rrepte prej nikoqiri publik. Po u shperdoroni banoreve te Tiranes me miliona euro zhvillimi e jetese me te mire, duke ua bllokuar zgjerimin e rrugeve kryesore te kryeqytetit. Mos hyni ne antagonizem te semure me kryetarin e bashkise se kryeqytetit dhe kundershtarin tuaj kryesor politik. Nese keni aq forca demokrate, bashkepunoni ne te mire te Shqiperise me "kryehajdutin e Ballkanit" "sikunder e keni quajtur pak vite me pare Edi Ramen). Pse ai perfaqeson opoziten dhe opozita eshte nje vlere e ketij vendi. Por edhe pse ky "kryehajdut" ka bere shume te mira per kete vend, krahas malit te paragjykuar te te keqijave.

Fatos Cocoli