Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    A ishte Pater Gjergj Fishta, fashist?!

    Do tė ishte botimi i fundit historik i pak ditėve mė parė tė historianit Prof. Arben Puto, qė tė ngjallte njė furi tė paparė tek njerėzit qė merren me letrat shqipe. At Gjergj Fishta dhe Konica, mes tė tjerėve, ishin nė syrin e ciklopit. Pėr At Gjergj Fishtėn, poetin kombėtar, aludimi ishte i thjeshtė: pėrshėndetja e fashizmit dhe marrja e beneficeve prej tyre nė kėmbim tė heshtjes sė tij ishte bėrė me dashje. Patetikėt nuk mund ti shpėtonte ky rast pėr tu hedhur: Si? Ati? Kurrėn e kurrės. Si edhe herė tjetėr, njerėzit u pėrpoqėn tė kthejnė sytė tek studiuesit. Pėr fat, njėri prej tyre, Tonin Ēobani, me vitet e shumta tė punės pėr tė jo vetėm qė pėrvijoi qėndrimin e dikurshėm, tė mbajtur nė njė pėrmbledhje esesh tė tij, por shkoi dhe mė tepėr: Duke argumentuar sepse i gjithė qėndrimi i tij duhej justifikuar. “Akademia Italiane nuk mund tė ngatėrrohet me fashizmin italian dhe strukturat e tij. Fishta ishte anėtar i Akademisė Italiane”, shkruan ai pėr Milosaon.
    Pėr hir tė sė vėrtetės, faktet janė kokėforte dhe para tyre argumentet gjithnjė e humbin betejėn. “Gjergj Fishta vdiq nė vitin 1940, kur vendi ishte nė kulmin e zisė sė robėrisė, kurse ai vetė nė majėn e njė lavdije, pėrndritja e sė cilės ngjante ogurzesė nė sfondin mortor fashist”, shkruan Ismail Kadare nė njė monografi pėr tė. Mė poshtė, shkrimtari nuk mund tė mohojė zhgėnjimin kur shprehet se varrimi i tij i organizuar me madhėshti nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri katolik vendas e nga Vatikani shtuar me pjesėmarrjen e jashtėzakonshme tė mėkėmbėsit tė Italisė nė Shqipėri Franēesko Jakomoni, ishte njėkohėsisht varrimi i njė epoke nė letėrsinė shqipe.
    Fjalė tė rėnda, por nga goja e Kadaresė, mbarin njė ngjyresė e cila nuk mund tė mohohet. Letrarėt e asaj kohe, por mė sė shumti ata qė erdhėn mė pas nuk mund tia falnin. Z. Ēobani nė pėrmbledhjen e tij me ese bėn njė pėrcaktim sėrish nė mbrojtje tė figurės sė tij. “Ky pėrjetim intensiv dhe polariteti i skajshėm i kulturave qė pėrplaseshin nė Shqipėri do tė mbanin pėrherė ndezur te Gjergj Fishta njė shpirt tė trazuar, qė do tė realizohej me shpėrthime spontane e shprehje tė zgjedhura gjuhėsore tė veprės sė tij letrare”. Ėshtė nga thėniet mė pėrcaktuese pėr karakterin e tij.
    Kalvari postmortor i Atit fillon aty nga viti 1949. Pėr gati njė dekadė, ai kish humbur disi nė pėrpjekjet e shqiptarėve pėr ti mbijetuar Luftės sė Madhe dhe shėndrrimit tė egėr tė komunistėve. Pak ditė para Krishtlindjeve 49, Enver Hoxha, nė njė fjalim tė mbajtur para tiranasve e akuzoi publikisht. Dyzimi kishte marrė fund. Ai sishte mė ai poeti kombėtar, por njeriu qė pėrshėndeti Fashizmin. E gjithė ajo pėrpjekje titanike e burrit nė lėmin e krijimit dhe i gjithė ai angazhim politik nė favor tė ēėshtjes shqiptare ishte barazuar me zero. Letrarėt e kohės mbyllėn gojėn. Klerikėt u tkurrėn: Kohė tė kėqia po mbėrrinin. Evidenca tė shumta flasin kundėr Fishtės dhe mbėshtetjen e tij fashiste. Plaku, ndėrkohė qė i afrohej tė 70-tave, njė moshė qė atėherė ishte shumė e thyer sipas njė dėshmimi nė hetuesi tė njė kleriku thuhej se :”Disa muaj para se Shqipnia tė pushtohej nga Italia, nė njė bisedė miqėsore qė pata me pater Gjergj Fishtėn, mėsona nga ai se Italia sė shpejti do tė na ēlironte nga regjimi shtypės i Ahmet Zogut”. Por njė dėshmi tjetėr, qė edhe kjo vendoset nė njė libėr tė Rakip Beqajt, njė misionari tė Sigurimit, ėshtė edhe mė e ēuditshme. Ai i konfesion konsullit tė pėrgjithshėm italian Koch nė vitin 1933 nė ligjėratė tė drejtė: “E vetmja mundėsi jetesė pėr Shqipėrinė, sipas gjykimit tė At Fishtės, qė dukej se fliste nė emėr tė urdhrit tė tij ėshtė ajo qė Shqipėria tė vihet nėn njė mandat, tė cilin Italia duhet ta marrė nga Lidhja e Kombeve”, pėrfundon relacionin.
    Tė jetė e vėrtetė se kjo ėshtė bėrė me gjithė zemėr. Pietro Kuaroni, misionari qė pėrgatiti pushtimin gati dhjetė vjet mė parė, nė kujtimet e tij e pėrshkruan gati me nota poetikė patėr Fishtėn: ”franēeskanėt ishin urdhėr shqiptar mbi gjithė tė tjerėt, sepse ata ishin tė shkėlqyer nga i pari tek i fundit, nga Ati i pėrgjithshėm pėr lavdinė e Urdhrit, patėr Gjergj Fishta, poet e senator italian, qė i rrotullonte ata sytė e mrekullueshėm tė zinj, lėmonte mustaqet e tij prej musketieri dhe bėnte tė ndritnin dhėmbėt e tij tė bardhė”. Duhet tė pranoj se kurrė, si nė Shqipėri, unė nuk kam admiruar fuqinė transformuese tė kishės katolike, thekson burri qė i njohu si askush tjetėr shqiptarėt. Po vetė Fishta? E gjithė ajo qė mungon nė studimet tona, monografitė e vėrteta tė bashkėkohėsve, tashmė na bėjnė njė nga dėmet mė tė mėdha pėr patėr Fishtėn. Italianėt e asaj kohe mėtojnė se filofashizmi i Fishtės, besohet ėshtė nė dukje dhe shėrbente sipas tyre qė kisha katolike shqiptare tė kishte tė njėjtat privilegje si jo simotėr italiane. A duket si justifikim? De Roca hedh njė vėshtrim interesant duke e shpjeguar kėtė: me njė sens protagonizmi tashmė nė fund tė jetės qė kur i shkruante franēeskani Musolinit (Promemoria e Fishtės pa datė, por e shkurt apo marsit 1940 nė ASMAE, Sottosegretariato Albania), shumica e popullsisė pėr fat tė keq i u bindje “parimeve morale e shoqėrore aziatike” dora fashiste i dukej poetit shpėtimtare pėr fatet e vendit tė tij. Ndoshta jemi pėrpara njė iluzioni pleqėrie, sidomos, shton ai nė fund. Tek “Miti antifishtjan”, studjuesi ndoshta mė i apasionuar pas tij mbas viteve 90, Ēobani kemi njė dėshmi tjetėr qė lidhet me fjlėt e fundit, qė ai ia beson njė italiani”Jo pėr tjetėr, por sepse po lė armikun mbi truallin shqiptar mė vjen keq qė mė duhet tė vdes”...Kėtė publicisti nuk e konfirmon dot dhe nė vazhdėn tonė patetike kjo duket e tepėrt. Madje duket edhe disi e pavėrtetė. Edhe pse “Hylli i Dritės”, qė e drejton ai nuk botohet nė kohėn e pushtimit pėr tė shmangur konjukturėn, pak kohė mė vonė mesazhi i tij drejtuar Vikor Emanuelit i hedh poshtė tė gjitha...”...Tė himt e Italis nė luftė, tė himt e ushtrisė gjermaane nė Paris u dhanė shkeljmin demokracive, idetė e revolucionit francez u zhgulėn, hinė nė tė kaluemen, hinė nė shtillin e pamasė tė historisė qi kjo”.... ”pėrkundėr saj nji botė e re shifet kah ngrihet, qė i sjell syt kah dy persona-zheni qi kan sod fatin e popujve nė dorė:kah Musolini e Hitleri”, e citon Prof. Arben Puto. Por figura e patėr Fishtės sėshtė kaq e lehtė pėr tu parė. Vetėm pak muaj para se tė mbyllė sytė, mė 26 shkurt 1940, patėr Fishta mban njė fjalim nė Romė, ku mes tė tjerave shpjegon se “Pėrgjatė rrjedhės sė shekujve, tė ndryshėm kanė qenė pushtuesit nė Shqipėri, por asnjėri prej tyre nuk e nėnshtroi dhe nuk e pushtoi dot shpirtin e shqiptarit”. Shpjegim interesant dhe me finesė nė kushtet e pushtimit tė vendit, ku shumė intelektualė e quajnė njė lloj zgjidhje.
    Megjithėkėtė, figura e Fishtės bėhet mė e afėrt me publikun me dritėhijet e tij ndėrsa pėrpjekjet pėr ta afruar dhe larguar nga mjedisi i tij mbeten disi tė kota. Me njė mal zhgėnjimesh nga bashkatdhetarėt e tij, kolegėt, fqinjėt duken se tė gjithė skenarėt janė tė mundshėm. Por ajo e njė lloj komforti drejt pleqėrisė duket mė e besueshme. Plaku zgjodhi tė ishte akademik, ta mbante mirė me fashistėt ashtu si njė poet shumė mė i madh se ai, Ezra Paund (atėherė shumė mė i ri nė moshė dhe nga njė vend armik me Italinė) bėri nė tė njėjtėn kohė. Dhe, flamuri italian me sėpatat e Liktorit dukej “normal” mbi arkmortin e tij. Njė gjė, qė komunistėt sdo tia falnin kurrė, ndėrsa shumė nga kolegėt do tė fėrkonin tė kėnaqur duart, sepse parandjenin qė vetėm kėshtu do ti humbte emri, njė kundėrshtari qė smund tė luftohej direkt me armėt e Zotit: ndershmėrinė dhe vetveten. Nė kėtė hulli, do mjaftonte vetėm “Lahuta e Malcisė”, krahas veprave tė tjera, qė patėr tė mos humbiste...edhe pse nė fund tė jetės e mendoi si tė mirėqenė fashizmin... Historiani italian Dela Roka do e trajtonte pa mėshirė legjendėn e shqiptarėve duke e kthyer nė njė personazh real tė historisė patetike shqiptare.

    Nga Roberto Moroco dela Roka*

    Pak javė pas agresionit italian eksponentėt mė tė lartė tė bashkėsisė katolike shqiptare shprehnin zyrtarisht pėlqimin e tyre pėr regjimin e ri, duke e rreshtuar kėshtu gjykimin e tyre politik krahas atij tė krerėve myslimanė dhe ortodoksė tė vendit. Dhe mė 4 maj Mėkėmbėsia italiane mund tė raportonte nga Tirana: ”...gjithė ipeshkvinjtė katolikė tė Shqipėrisė duke qenė tė pranishėm pėrfaqėsuesi i etėrve franēeskanė dhe rektori i kolegjit tė Jezuitėve tė Shkodrės, erdhėn nė selinė e Mėkėmbėsisė pėr tė shprehur ndjenjat e besnikėrisė sė tyre ndaj Mbretit Perandor dhe ndaj Duēes dhe pėr tė mė komunikuar kėnaqėsinė e tyre tė plotė pėr gjendjen e re tė krijuar nė vend.
    Arqipeshkvi Thaēi duke folur nė emėr tė tė gjithėve, deklaroi se kishte besim qė, nėn mbrojtjen e Italisė, Shqipėria mė sė fundi do ta ketė tė garantuar zhvillimin e vet shoqėror, ekonomik dhe shpirtėror (Tele-ekspres pėr ambasadėn italiane pranė Selisė sė Shenjtė, 6 Maj 1939 nė tė cilėn referohen njoftime tė transmetuara nga Mėkėmbėsia e Tiranės nė “ASMAE, Serie Affari Politici 1931-145, Santa Sede b.43)”.
    Akti i nėnshtrimit nė realitet nuk u krye me entuziasėm spontan, qė ndoshta italianėt e pritnin si njė gjė tė natyrshme pas veprės sė mbrojtjes sė interesave katolike nė Shqipėri. Edhe konsullata italiane e Shkodrės e komentonte kėtė akt duke nėnvizuar se si ishte i kushtėzuar nga dhėnia e sigurimeve paraprake “se lijet themelore nuk do tė ndryshojnė pa pasur parasysh nevojat e kishės dhe pa dėgjuar mendimet e (ipeshkvijve)”.
    Ēianoja mė 12 prill kishte ndjerė njė mėri mė tė madhe nga ana e katolikėve dhe e klerit tė tyre ndaj sulmit italian tė sė Premtes sė Zezė. Atė ditė nė Tiranė po diskutohej pėr formėn qė do tė lidhte Shqipėrinė me Italinė:”Por gjėrat nuk po shkojnė si nė vaj, siē dukej. Ka shumė kundėrshtime ndaj bashkimit personal...e kuptojnė se dhėnia e kurorės Viktor Emanuelit III do tė thotė tė shėnosh fundin e pavarėsisė shqiptare. Kam diskutuar gjatė me shumė nga krerėt: mė tė ashpėr janė shkodranėt e nxitur nga kreri katolik, i cili megjithatė bindet lehtė porsa shpėrndaj pakot me franga shqiptare, qė i mora me vete pėr ēdo rast...”(Ditari i Ēianos).
    Nė mbrėmjen e po asaj date, Ēianoja kishte pasur njė bisedė tė gjatė me delegatin apostolik Nigris, i cili nuk kishte ngurruar ti kėrkonte disa garanci pėr tė ardhmen e Shqipėrisė: njė respektim efektiv tė autonomisė sė shpallur tė vendit; heqja dorė nga futja e fashizmit nė Shqipėri, sepse do tė kuptohej si njė pushtim politik qė i shtohej atij ushtarak; njė kujdes tė veēantė ndaj karrieristėve dhe afaristėve qė sigurisht do tė dilnin nė numėr tė madh nė gjendjen e re. Kur mori vesh pėr ardhjen e Ēianos, qė parashikohej mė 12prill nė aeroportin e Tiranės, Nigris: u kujdes qė tė mos ndodhej nė qytet nė atė ditė, me pretekstin e angazhimeve nėpėr rrethe qė nuk mund tė shtyheshin dot, nė mėnyrė qė tė takonte ministrin italian vetėm nė mbrėmje, privatisht, kėshtu qė askush tė mos dyshonte se edhe ai dhe Selia e Shenjtė distancoheshin nga agresioni italian. Nigrisi e kishte pėrjetuar 7 prillin si njė ditė tė mbrapshtė, jo vetėm pėr “sakrilegjin” e sė Premtes sė Zezė: agresioni italian vlerėsohej prej tyre si njė “krim” i vėrtetė, pėrveēse si njė gabim tragjik pėr vetė atdheun e tij, Italinė.
    Disa franēeskanė krijuan njė “celulė antifashiste”-kėshtu e cilėsuan pushtuesit, qė u mposht falė arrestimeve, pezullimit tė ndihmave ekonomike ndaj urdhrit fetar, transferimeve tė detyrueshme. Ndonjė klerik iku nė Jugosllavi. Pėr tė mos komentuar agresionin “Hylli i Dritės” pėrkohėsisht kishte ndėrprerė botimin (referencė e konsullit Meloni nga Shkodra).
    Nė Shkollat e Shkodrės tė drejtuara nga franēeskanėt dhe nga motrat stigmatine (tė lidhura me franēeskanėt), ashtu si edhe nė shoqatat e e ndryshme tė frymėzuara nga klerikėt e shenjtorit tė Azisit (Shoqėri Antoniane, shoqata e ish-nxėnėsve etj) shfaqeshin sipas autoritetev italiane “ndjenja nacionalizmi tė ekzagjeruar dhe antipatie dhe urrejtje ndaj Italisė. Ndėr fretėrit qė dalloheshin pėr “qėndrim moskuptimi” ndaj rendit tė ri nė dokumentet italiane del shpesh emri i Anton Harapit, i cili duket si paradoks por nuk ėshtė i tillė se pas 8 shtatorit 1943 do tė jetė protagonist i skenės politike shqiptare pėrkrah gjermanėve.
    Disa franēeskanė bėnin pėrjashtim nga ky drejtim politik. Kėshtu patėr Bernardin Palaj rreptėsisht italian deri mė 7 prill 1939, por filoitalian nė ēastin e agresionit u bė kapelan i milicisė duke shkelur urdhrat e eprorėve tė tij ushtarakė qė i kėrkonin tė ishte jashtė veprimtarive politike...
    ...Por sidomos duhet pėrmendur kėtu At Gjergj Fishta, franēeskan qė nderohej atėherė si intelektuali mė i shquar shqiptar. Ky letrar me njė tė kaluar tė pasur pėrpjekjesh pėr pavarėsinė kulturore e politike shqiptare e deri mė 1939 kish qenė kundėrshtar i flaktė i italianėve. Pas 7 prillit bėri njė kthesė tė shpejtė. Pasi u mbush me ndere dhe shpėrblime nga italianėt vendosi tė bashkėpunojė me ta, duke pranuar para tė gjithash emėrimin si akademik i Italisė. Derisa vdiq, mė dhjetor 1940, Fishta u pėrpoq tė ishte njė trait dunion ndėrmjet pushtuesve dhe katolikėve shqiptarė. Pėr sa u pėrket ēėshtjeve politike brenda urdhrit tė tij, Fishta arriti derisa ti sinjalizojė policisė italiane lėvizjet e franēeskanėve qė pėrndiqeshin, si edhe tė kallėzojė eprorin provincial, ndėrsa njėkohėsisht, ēėshtė e vėrteta orvatej tė shfrytėzonte favorin qė gėzonte pranė pushtuesve pėr tė shmangur masa mė tė mėdha ndaj urdhrit. Nuk ėshtė e lehtė tė kuptohet mėnyra e tė vepruarit tė Fishtės, sigurisht shpjegimi i Tonsit, sipas tė cilit filofashizmi i Fishtės ishte vetėm nė dukje dhe shėrbente si mjet qė Kishės Katolike shqiptare ti jepeshin tė njėjtat privilegje qė kishte kisha katolike italiane pėrballė qeverisė sė Romės, duket tepėr justifikues. Ėshtė fakt qė Fishta duke vepruar nė njė mėnyrė tė ngjashme, nė shumė drejtime, me kleriko-fashistėt italianė, mundohej pa rezerva pėr njė marrėveshje me fashizmin dhe pėr tė mbėshtetur regjimin e ri shqiptar. Nė mbarim tė jetės sė tij, kishte kapur njė ēast tė mundshėm tė njė protagonizmi tė mundshėm nė aventurėn politike me italianėt. Ėshtė shumė e dyshimtė qė thellė brenda Fishtės tė ishte fashist nga pikėpamja ideologjike, por sigurisht nė atmosferėn e njė Shqipėrie me kulturė politike kryesisht tė njė natyre autoritare dhe ku i shkruante franēeskani Musolinit (Promemoria e Fishtės pa datė, por e shkurt apo marsit 1940 nė ASMAE, Sottosegretariato ALbania), shumica e popullsisė pėr fat tė keq u bindej “parimeve morale e shoqėrore aziatike” dora fashiste i dukej poetit shpėtimtare pėr fatet e vendit tė tij. Ndoshta jemi pėrpara njė iluzioni pleqėrie, sidomos.
    Italianėt, falė edhe disponueshmėrisė sė Fishtės brenda njė kohe tė shkurtėr do ta mposhtnin qėndresėn e franēeskanėve. Kėta nga ana e tyre, ndiqnin njėfarė loje tė dyfishtė duke vazhduar tė pretendonin nga italianėt, megjithėse nuk i donin, ndihmat ekonomike qė ishin mėsuar tė merrnin. Ndėrprerja e kėtyre ndihmave ishte njė armė bindėse nė duart e fitimtarėve pėr tė moderuar italofobinė e fretėrve.
    *Marrė nga “Kombi dhe feja nė Shqipėri” e autorit Roberto Moroco della Roka.

    (Milosao/BalkanWeb)
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    At Vitor Demaj: Arben Puto, historinė e Fishtės nuk e shkruajnė kuqaloshėt

    Sa randesi ka dija, kanė pas thanė motit, tue vu theksin nė tė hapun tė mendes pėr kah dija e njoftunia. Mė datėn 9 nantor u botue nė “Gazetėn Shqiptare” nji shkrim plot vner kundra At Gjergj Fishtės prej Z. Arben Puto. Nji shkrim mjaft i ultė dhe aspak nė naltėsinė e fakteve dhe tė aryetimit, tė nji mendje tė kthjeshtė dhe shėndosht e tė paanėshme. Z. Puto, gabon te rreshtimi i ngjarjeve, dhe i referimit tė autorit tė naltpėrmendun Italian. Dihet tashma, flas pėr ata qė kanė gjykimin e shėndosh e nisen prej dėshirės pėr me nxjerr tė vertetėn, se historiani Roberto Della Rocca kje nji anti-franēeskan, dhe se libri i shkruem prej tij “Nazione e religion in Albania- Feja dhe kombėsia nė Shqipni” asht i njianshėm, kundra klerit e franēeskanėve. Prandej kush arsyeton me arsye dhe, jo i kushtuzuem prej “kuqaloshave” siē i thėrret Koliqi nė kohėn e tij komunistat e Tiranės, din me dallue e me shkrue historinė ashtu siē asht. Fishta simbas Della Rocca asht nji figurė negative, por siē shifet edhe simbas Z. Puto po na del anti- kombėtar, e ku asht ma e keqja e bajnė edhe spiun nė dam tė bashkėvėllazenve tė tij Franēeskanė. Z. Puto gabon nė pasqyrimin e fakteve, sepse merr pėr bazė, pėr me miratue qellimet tė tija tė mbrapsha, nji burim historik, e ai e din fort mirė se historia nuk shkruhet prej nji libri apo prej dėshirave tė se dij se kuj, por historia shkruhet tue marr tė gjitha burimet historike, arkivat, revistat e kryesisht jetėn dhe aktivitetin politik dhe shoqnor tė autorit nė fjalė. Historia nuk shkruhet sikurse e shkruen z. Puto. Shihet se logjika e Z. Puto asht e kushtėzueme prej kuqaloshave, e qė si shpreblim pėr Fishtėn i shkatrruen edhe eshtnat e tij.
    Nese Z. Puto nuk e din se cili kje kontributi i franēeskanve, dhe i Fishtės pėr bashkimin dhe pamvarėsinė e kombit shqiptar, asht punė pėr tė, por ai nuk duhet t’i mėshojė instiktit por arsyes. Z. Puto si historian duhet me kenė i paanshėm nė kėrkim tė sė vertetes, me thanė tė vertetėn. Me thanė tė vėrtetėn kjo asht puna dhe detyra e historianit tė vėrtetė. Rrugė tjetėr nuk ka. Z. Puto duhet me marr nė dorė e me shfletue tė pėrkohshmen “Hylli i Dritės” e veprat e At Fishtės dhe tė At Anton Harapit e tė Franēeskanve e ka me pa se programi i Fishtės dhe i krejt klerit katolik ishte Fe e Atdhe. Ket program Fishta e mbajti si idealin ma tė shtrejt tė tij, qė kur i ri nė Bosnje pėr kryemjen e studimeve. Ket program ai e bajti me nder dhe e deshmoi me fjalė, me vepra, me krejt jeten e tij. Por, nese Z. Puto nuk e di ket gja, i duhet tė studioj, dhe tė mos krijoj tymnaja tė kota, dhe tė ēoj pluhun mbi Fishtėn dhe mbi klerin katolik si antikombėtar. Nuk e rrėzon Fishtėn Z. Puto me fantazi e trillime me nji shkrim tė ēuditshėm, pa asnji kriter logjik dhe pa asnji bazė historike.
    Pėr me zgjue kujtesėn e Z. Puto po rreshtoj datat ma tė randėsishme tė jetės sė Fishtė dhe mbsandej tė gjykoj lexuesi se kush ishte dhe asht At Gjergj Fishta dhe se kush asht Z. Puto.
    Qė nė vjetin 1899 Fishta bahet bashkėthemelues i shoqnisė letrare “Bashkimi”, mė nė krye abatin Z. Prengė Doēi. Shoqnia letrare “Bashkimi” i kishe vu vetes si qellim me rigjall kulturėn shqiptare, me anė tė botimeve gjuhėsore, krijimeve letrare, shkrimin dhe vumjen e gjuhės shqipe nė shkolla. Kjo shoqni qė nė themelimin e saj e deri nė vjetin 1908 u ba pararoj e kulturės shqiptare, qė me botimin e abetares (1900) e deri nė kompilimin dhe botimin e fjalorit tė Bashkimit (1908). Nė vjetin 1908 ose ndryshe vjeti i alfabetit shqip, Fisha tue pas nderimin e tė tanė komisionereve xuni vendin e parė e i prini Komisionit per pėrcaktimin e alfabetit shqip me shkroja latine. Fishta qė ne vjetin 1902 vuni gjuhėn shqipe si gjuhė zyrtare nė shkollėn fretnore nė Shkodėr. Kėto atdhetarė, mė nė krye At Gjergj Fishtėn e filluen rrugėtimin e tyne, tue marr pjesė nė ngjarjet ma jetėsore tė kombit tonė. Nderkohė At Gjergji vazhdon tue botue poezi, satira e shkrime nė prozė, fillon edhe Lahutėn (1905) qė i fali emnin Poeti Kombėtar. E bash nė Lahutė Fishta nalton krejt shqiptarėt mysliman e katolik, tue pėrjetsue si nji veēanti tė popullit tonė, bashkėjetesėn fetare. Lexoje Z. Puto veprėn letrare tė Fishtės e gjeje nėse mundesh antislamizimin e tij. Nė agim tė pamvarėsisė sė Shqipnisė, Fishta boton Hyllin e Dritės. Kjo revistė i vuni cak vetes me naltue shpirtinisht kombin shqiptar, si dhe me shkrue historinė e tij. Hylli shndriti nė trollin shqiptar mbas nji errėsine 450-vjeēare. At Fishta nė ket revistė krahas shkrimeve tė tjera, asht marr me formimin e karakterit tė shqiptarėve, ka luftue zakonet e tradita aziatike pse ishin antishqiptare, pengojshin zhvillimin e vendit atė ekonomik e kultural. Ishin po ato tradita qė u muerėn si mjet zhvillimi prej kuqaloshave, e lanė Shqipninė si vendin ma tė vorfėn nė botė, pėrkrah shteteve tė vorfna afrikane. Janė po kėto tradita, qė nuk po e lanė Shqipninė as sot me pėrparue pėrkrah vendeve tė qytenueme tė Europės.
    Qė nė vjetin 1914 kur Haxhi Qamili me shokė lypte kthimin e “Babes” u ēue nė luftė kundra princ Wied-it, ku pėrfaqsuesat e pushteteve evropiane nė Shkodėr po rrinin mė duer kryq, Fishta ēon zanin pėrpara kėtyne padrejtsive qė po e drejtonin vendin nė nji mbrapambetje tė pakthyeshme, shkruen shkrimin polemik nė Hyllin e Dritės “Nji komedi e pandershme e XX qindvjetė”. Me ket shkrim At Fishta mbrojti tė drejtat e Shqipnisė, por po ky shkrim i kushtoj si denim largimi tij pėr 20 muej nė Maltė. At Fishta e hetoj ket gja, e u nisė pėr nė Troshan ku qendroi nė kuvendin Franēeskan tė Troshanit pothuejse dy vjet rresht, pa pas mundėsi me u kthye nė Shkodėr pse i denuem. E pse gjithė kta? Pse e deshti Shqipninė.
    Po ashtu edhe nė vjetin 1919 At Fishta me atdhetarė tė tjerė shqiptar shkuen nė Paris pėr me mbrojtė kufijtė e Shqipnisė. Kėtu nė Paris, tue e pa se ēashtja shqiptare nuk ishte nė hulli tė mirė Fishta me mons. Bumēin mueren rrugėt e Europes mbarė, zyrė mė zyrė pėr me paraqitė ēashtjen Shqiptare, tue fillue prej Papės e deri te neoskolastiku me famė, kardinali belg Mercier. Fjala e mbajtun me ket rast asht deshmi e atdhetarizmit fishtian. Ndoshta Z. Puto nuk e ka lexue ket fjalim.
    Mbasi caktohen kufijt e Shqipnisė Fishta kthehet nė Atdhe e fillon krijimarinė e veprimtarinė e tij, nė shėrbim tė politikės dhe tė zhivillimit kulturor tė popullit shqiptar. Rishtas del Hylli i Dritės e deri nė vjetin 1924 nėpėr faqėt e saj, Fishta shkruen pėr forminin dhe administrimin e shtetit tė ri shqiptar, lirinė e mendimit e tė mėsimit, qė jo rastėsisht i bjen me themelue nė vjetin 1921 tė parin Gjymnaz klasik nė Shqipni. Nderkohė i njohim veprat e tij tė botuem nė ket periudhė, si “Gomari i Babatasit”, etj. Ahmet Zogu merr pushtetin, Noli largohet pėrfundimisht, Fishtes i duhet prap me marr rrugėn e mėrgimit pėr nė Itali e Luigj Gurakuqin e vranė. E pse e gjithė kjo? Pse kėta burra e deshtėn Shqipninė. Vjen vjeti 1930 e “Hylli i Dritės” rifillon rrugėtimin e mbetun pėrgjysė deri nė vjetin 1945 ku tashma jo tė huejt por kuqaloshat e ndėrpresin Hyllin. Qe nė numrin e parė tė vjetit 1930, Fishta shkruen artikullin tij “Kultura”, pėr me thanė se krejt aktiviteti i tij qe nji ringjallje kulturore e shpirtnore tė kombit shqiptar, e u tregoi rrugėn shqiptarve pėr me u kap mbas dijes sė vėrtetė e qytetnimit europian.
    Nė vjetin 1930, 1931 e 1932 merr pjesė ne konferencėn interballkanike tue u ba zani kryesorė pėr propozime e ide pėr rimkambjen e nji kulturė ballkanike, si dhe nė mbrojtje tė drejtave tė shqiptarėve qė kishin mbetė jasht kufijve tė Shqipnisė. Po nė vjetin 1932 merr pjesė si kandidat pėr ēmim Nobel pėrkrah 60 vendeve tė tjera tė botės.
    Nė vjetin 1937 boton tė plotė “Lahutėn e Malcķs, nji kryevepėr letrare e njiherėsh kombėtare.
    Vijmė tė vjeti 1939 ku Shqipnia pushtohet prej Italisė Fashiste. Historikisht dhe nė bazė tė dokumenteve, flas pėr dokumenta e dėshmi reale tė atyne qė jetuen atė kohė, e jo pė dokumentat e Della Rocca-s, a po tė Z. Puto, se kryesia e Kishės Katolike e nė veēanti Franēeskanėt Shqiptarė, kjen kundra pushtimit tė Italisė e kundėr humbjes sė pamvarėsisė. Ket gja e difton vepra e tyne kulturore, shoqnore e politike. Ket gja e vėrtetoi edhe botimi i “Hyllit tė dritės” gjatė atyne katėr vjetėve. Normalisht dihet se regjimi i Zogut nuk pėrkoi me idealin e njasaj Shqipnie qė deshti Fishta, Shantoja, Marlaskaj, Anton Harapi, Bernardin Palaj e franēeskanėt e tjerė shqiptar. Me ramjen e tij, u mendue nji zgjim kulturor e kombėtar. At Zef Pllumi shkruen pėr ket nyje tė pazgjidhun tė politikės shqiptare, si dhe tė qėndrimit tė franēeskanėve pėrballė pushtuesit italian.
    Emnimi i Fishtės si akademik nuk ishte nji tradhėti ndaj Shqipnisė, sepse Fishta kurr nė jetėn e tij, nuk veproi kundėr Shqipnisė apo interesave tė saj. Akademia e Italisė nė atė kohė ishte e pėrbame me shkenctarė e njerėz tė pėrmendun tė kulturės italiane. Reforma nė arsim, qė pat ba Akdemia italiane nė atė kohė, mbeti e paprekun prej shtetit italian deri nė kohėt tona. Ky nji fakt, por ka sa tė duesh, pėr me diftue se ēfarė randesije dhe cilėt kjen njerėzit qė e pėrbanin atė. At Zef Pllumi na dishmon se At Anton Harapi me provinēialin At Ēiprian Nika, ishin tė mbajtun peng nė Itali, e shumė tė tjerė nan nji vėzhgim tė rreptė, pse kundėrshtuan pushtimin italian. Kjo mosmarrveshje mes Franēeskanve e pėrfaqsuesve tė Italiasė Melone, Konti Ciano e Iacomoni nė Tiranė, kishte krijue shumė probleme. Tue pa ket gja, dhe se ishte ne rrezik jeta e fretenve shqiptar, por edhe per me rujt nji autonomi tė veten Shqipnia, Fishta shkoi nė Romė e u takue me Papėn, e mbas u takue me Musolinin, pėr me i mbrojtė bashkėvėllaznit e tij prej nji persekutimi tė afert.
    At Daniel Gjeēaj biografi ma i saktė sot pėr sot i Fishtės, shkruen mbi ket ēashtje, e bjen tekstualisht fjalėt e Fishtės: Kėqyr bir’o, ndoshta ndokush tash apo ma vonė, kur unė s’kam pėr tė mujtė ma me u mbrojtė, ka pėr tė mė fajisė pėr kėtė “kokardė” qė baj, gjoja – si thonė Toskėt – se unė u jam shitė italianve apo, ēka do tė ishte edhe ma zi se unė jam ba; dije se Akademitė, edhe pse cilėsohen me emen tė atij kombi e tė asaj qeverie, prej sė cilės mbahen, janė gjithnjė e pėrherė katedra tė pėrbotshme pėr dije e art. Suedia – shtonte – u ep ēmimin Nobel tė gjithė dijetarėve e letrarėve nė shenj tė botės dhe kurrkush s’thotė se i shpalluni Nobel asht ba suedez. Unė me kėtė shenj, qė s’asht fashist e qė pėr mue ban gėrme fillestare tė “Albania”, sot pėr sot mund tė viej pėr Shqipni e pėr Provinēė ma fort s eme ēdo mjet tjetėr. Nė luftė s’tė pvetė kush se ē’fabrike janė armėt, por se si i ke pėrdorė ato. “Pėr burrė ēdo pushkė asht e mirė, mjaftė qė t’i ndezė baruti” – thotė goja e popullit. (At Daniel Gjeēaj, Fishta Jeta dhe vepra, bot. II, Botme Franēeskane, Shkodėr, 2010, fq. 159).
    Edhe At Zef Pllumi pėr emnimin e Fishtės akademik shkruen:
    Si tė gjitha diktaturat edhe ata kėrkojshin duertrokitjet e popullit dhe pėruljen e njerėzve tė pėrmendun e me influencė. Shpėrndajshin pare, shpėrndajshin dekorata, shpėrndajshin rybe. Nė atź vit un ishem ndėr klasat e nalta tė liceut. U pėrhap fjala se edhe Fishtėn e kishin emnue me dekret si “Akademik tė Italisė”. Mbas disa ditėsh kje caktue qė tė gjithė pjestarėt e Kuvendit Franēeskan, tė kolegjės, si edhe trupi mėsimor i liceut “ILLYRICUM”, tė shkojshin bashkarisht te Arra e Madhe pėr t’i bā urimet Fishtės. Na priti me karamele dhe kumel. Mbasi i paraqitem bashkarisht urimet, nji prej profesorave, P. Mėhill Miraj, u ēue e i tha:
    - Pater Gjergj, na kėtu jemi tė gjithė nxanėsat tuej. Un kėtu po shprehi mendimin e tė gjithė kolegėve tė mi dhe vllazėnve tuej: aq sa na ra mirė emnimi yt si Akademik, aq na ka ra edhe keq. Na tė gjithė prej teje kemi mėsue se si duhet ta duem Shqipninė e se si duhet tė jemi atdhetar. E gjithė Shqipnia, ashtu edhe fashistat italianė e dinė mirė se ti ishe kundra tyne. Bashkarisht kemi vendosė me tė bā kėtė propozim: “njashtu si ti ktheve mbrapsht dekretin e dekoratės qė tė kje dėrgue prej autoriteteve italiane, tue u thanė se “nuk āsht dekoratė pėr mue”, po ashtu ktheje mbrapsht edhe titullin e Akademikut. Kaq dimė e kaq ta themi si vllazėn, si nxanės e si bij tuej e mos na e merr kurrgjā pėr tė keq se ti je ndera e jonė”.
    Fishta gjatė kėtyne fjalėve kishte ra nė mendim.
    - Ndigjoni, – tha, – o vllazėn e bij tė mi. Un nuk kam ndėrrue, por jam ai Pater Gjergj qė kam kenė gjithmonė. Ju e dini mirė se sa e kam dashtė un Italinė kėtu. Kaq e gjā e kan kuptue edhe fashistat vetė. Mos mendoni se kėtė titull ma kanė dhanė pėr me mė nderue, por ma kanė dhanė pėr me mė internue. Latinėt kanė nji aksiomė tė vjetėr tė politikės sė tyne: “Promoveatur ut removeatur” (t’i jepet nji nderim mā i naltė veē pėr me e largue). Njashtu si po internojnė shumė shqiptarė tjerė, njashtu po duen me bā edhe me mue, pėrsé nė bazė tė Statutit ēdo akademik i rķ e ka pėr detyrė me u sjellė pėr gjashtė muej tue mbajtė konferenca nėpėr institutet e nalta tė kulturės. Nė kėtė mėnyrė ata duen punėn e vet me e bā e njikohėsisht me i hjedhė pluhėn syve botės, popullit shqiptįr ashtu edhe mue. Un sot jam i plakun; sėmundja e zemrės mė āsht randue shumė nė kėta muejt e fundit. Ato mėsimet e mia qė ju kam dhanė dikur kishem me dashtė qė ju sot t’i shtini nė veprim, ndėrsį un nuk jam i zoti me pėrballue mā as burgun, internimin apo arratinė. Por un po u premtoj ju se kurrė nuk do ta pėruli para tė huejve rodin e shqiptarit. Me tė vėrtetė sot na kanė okupue, si dikur Roma Ilirinė. Por un ndėr konferencat e mia do t’ua pėrsėris italianėve pa ja dį, se me tė vėrtetė qė Roma dikur e ka pasė namin e madh, por legjionet ilire dhe perandorėt e mėdhaj ilirjanė ishin ata qė kishin nė dorė fatet e Romės. U bāj edhe nji premtim tjetėr se pėrnji qė ato konferenca do tė kryejnė pėr gjashtė muej, siē i don rregullorja, un menjiherė do tė kėrkoj me ardhė nė Shqipnķ.
    Pėrmbi kėtė moment tė jetės sė Fishtės āsht shkrue e folė shum, jo vetėm prej anmiqve tė tij, tė cilėt kėtu gjetėn rastin e volitshėm pėr me spekulue e hjedhė shumė baltė pėrmbi figuren e tij atdhetare, por edhe prej disa tjerėve qė e njoftėn si atdhetar e Poet Kombėtar. Nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, i cili shprehė urtinė e naltė tė trashigueme tė popullit tonė, pėr ēdo pleqnķ (gjykim) qė bāhej thuhej ky parim: “po tė bāj baras me veti” ose “vu vetin nė kambė time”. Kėtė shprehje po e pėrsėris pėr tė gjithė ata qė duen me kėrkue tė vėrtetėn dhe jo pėr bojaxhijtė qė i ndėrrojnė ngjyrat si po i don. (At Zef Pllumi, Franēekanėt e mėdhaj, Bitmet Franēeskane, Tiranė, 2001, fq. 14-17). Nė artikull pėrflitet edhe pėr fugurėn e At Anton Harapit si bashkėpuntor me gjermanėt. E din populli e din historia se kush ishte At Anton Harapi. Vetem due me i thanė Z. Puto se At Antoni i pat tė gjitha mundėsitė me u largue prej Shqipnisė, kur hyni komunizmi barbar nė token arbnore. Ai nuk u largue, sepse politika e veprimi shoqnor e letrar i At Anton Harapit kje pėr tė mirėn e popullit shqiptar. Ket gja ai e dėshmoi me jetėn e veprėn e vet. Atė e pushkatuen, e sot nuk dim as se ku e ka vorrin. Kur erdhėn kuqaloshat nė pushtet, ma s’parit eleminuen kundėrshtarėt tyne, u fillue me klerin e me tė tjerė me rrallė. Gjatė komunizmit nė Shqipni kemi ket shvillim tė jetės shoqnore:
    -Bashkėpuntorėt e komunizmit, dhe komunistat;
    -Vrasjet masive qė u banė nė klerin katolik si dhe nė gjithė shqiptarėt e ndershem;
    -Burgosjen dhe internimin e shumė tė tjerėve;
    -Tė “prekunit”, kėshtu i thirrshin ata qė ishin kundra regjimit, pse miq apo tė afėrm tė persekutuemve.
    -Kundėrshtarėt nė heshtje kundėr regjimit,
    Tashti nji pyetje pėr Z. Puto: nė cilin shtrese tė jetės shqiptare jeni gjetė gjatė regjimi komunist?
    Ka ikė koha e diktateve, tė urdhnave, apo tė zaptimit tė katedrave nė emėn tė njaj pseudo-shkence tė marrun me gjakė e me dhunė, me eliminimin fizik, burgosje, fyemje e shkatrrime. Historia e Shqipnisė duhet rishkrue, e jo vetėm ajo por edhe ajo e Klerit katolik e Franēeskanėve. E pėrsėris duhet rishkrue, e ka me u shkrue prej historianve tė vėrtetė, tė kthjellt nė mende, e jo prej mendeve dogmantike e kuqaloshe.
    Shėnim
    * Titulli i shkrimit vėnė nga autori ishte “Quanti est sapere – Sa randesi ka dija!” autori ėshtė pėrgjegjės i Bibliotekės Franēeskane nė Shkodėr
    Gazeta Shqiptare

  3. #3
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    a ishte fashist???
    per mua gjergj fishta ishte nder personazhet me te shquara shqiptare...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    E ben edhe Gj.F fashist damn cfare ka ngelur tjeter. Nuk thuhet kote budallenjt te bejne gjemen.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Edhe kjo teme eshte pjese e inventarit punisto-sigurims, qe regjimi i sotem pozitar-opozitar kerkon ta perdore per te shmangur vemendjen prej ēeshtjeve akute qe preokupojne aktualisht vendin dhe popullin.

    Figuren e At Gjergj Fishta nuk mund ta njollosin lepurusha si kadarja e fuksa te tjere te llojit te tyre famekeq, aq me teper te zvogelojne permasat epokale te nje gjigandi si ai.

    Kjo teme meriton mbylljen si "mbyllje" me e mire e turpit dhe felliqesise kombetare.

  6. #6
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Pak ditė para Krishtlindjeve 49, Enver Hoxha, nė njė fjalim tė mbajtur para tiranasve e akuzoi publikisht.
    Po Enveri e shan, se Fishta ishte SHQIPTAR, e Enveri ishte SHKA bashke me ata qe e shajne Fishten e qe jane mbetje sllavo-shkavelle.

  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ahhhhhhhhhhhhhhhhhhh ne te mjere cfare idiotesira lexojme!!!
    Na e shpifet. Qe ta kisha une ne dore kete forum e kisha fshire titullin e kesaj teme ja 100 here tani.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Arben Puto ??? Kush eshte ky??? Mos valle aktori i portokallise???
    At Gjergj Fishta eshte nje figure gjigande dhe sa te mundohet arbeni e te tjere skizofrene pseudo historiane nuk do munden dhe nuk do ja arrijne kurre qellimit!
    Eshte sikur ti hedhesh nje luge sheqer detit e ta embelsosh!

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Ahhhhhhhhhhhhhhhhhhh ne te mjere cfare idiotesira lexojme!!!
    Na e shpifet. Qe ta kisha une ne dore kete forum e kisha fshire titullin e kesaj teme ja 100 here tani.
    Tek po bisedoja me nje komshiun tim para ca kohesh, ngjitur me ne ishte nje cift adoleshentesh qe po putheshin e ngjesheshin me njeri tjetrin.
    Aman more me thote komshiu , kam vajzen time ne shtepi qe eshte si engjell e mbyll dhe syte kur shikon skena te tille ne shtepi.
    Sa per kuriozitet vajza e tij eshte me name ne gjithe lagjen per moralin e saj te ulet.

    Problemi me ne Shqiptaret eshte qe i idolizojme aq shume disa persona saqe e kemi te veshtire te hapim syte dhe shikojme realitetin pertej idolizimit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Problemi me ty eshte se idolizon nje cop idioti si Dr. Krasniq Shefqeti apo cfare e ka emrin. E nuk di vlerat e nje gjigandi qe ka shkruajtur Lahuten e Malėsisė e plot vepra te tjera. Epo ku tja dish vlerat e Fishtes ti kur as nuk e di fillimisht qe Fishta e ka shkruar Lahuten, e pastaj as nuk di cdo te thote kjo veper. Me ben mua krahasime kalamajsh me puthje. Ik merru me kamaj te tjere si vetja.

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Tek po bisedoja me nje komshiun tim para ca kohesh, ngjitur me ne ishte nje cift adoleshentesh qe po putheshin e ngjesheshin me njeri tjetrin.
    Aman more me thote komshiu , kam vajzen time ne shtepi qe eshte si engjell e mbyll dhe syte kur shikon skena te tille ne shtepi.
    Sa per kuriozitet vajza e tij eshte me name ne gjithe lagjen per moralin e saj te ulet.

    Problemi me ne Shqiptaret eshte qe i idolizojme aq shume disa persona saqe e kemi te veshtire te hapim syte dhe shikojme realitetin pertej idolizimit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •