Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Real Madrid shkemben Thomas Gravesen per spanjollin Albert Luque, jane disa tentativa qe te dy klubet i preferojne...

    Albert Luque mendoj se ne poziten e sulmuesit te majte i terhequr mund te jete i mireseardhur ne Madrid, duke ditur se ne ate pozite Real eshte dobet duke u munduar te mbulon ate kend me Zidane por edhe me Beckham ndonjehere...

    Pra, ardhja e tij do jete bukur per ne

    As mos tu genjej mendja ju te Realit , sipas Sounes trainerit te Newcastle Luque nuk vete gjekundi , sidomos tani qe Owen eshte demtuar dhe nuk loz te pakten 2 muajt e ardhshem , me ke do luajne keta ''maloket'' e Anglise me Alan Sherer apo me Faje. Veshtire ta lene Luquen
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  2. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi francez shprehet: Jam gati të rinovoj vetëm për një skuadër kompetitive 15-01-2006

    Henri, ultimatum Arsenalit

    Tierri Henri ka ftuar drejtuesit e Arsenalit që t'i hapin rrugën fillimit të bisedimeve në lidhje me kontratën e re. Sulmuesi i "Topçinjve" bëri të ditur javën e kaluar se kishte ndër mend të rinovonte bashkëpunimin e tij me klubin londinez. Henri ka edhe 18 muaj kontratë me Arsenalin, por ka ekzistuar frika se mund të largohej në fund të sezonit. Tani francezi ka bërë të ditur se është gati të qëndrojë në "Hajbëri" deri në fund të karrierës, në rast se skuadra e Vengerit do të tregojë se është në gjendje të synojë nivele më të larta.

    "Nuk bëhet fjalë për para, - tha Henri për të përditshmen angleze "The Sun".

    - Paratë nuk kanë qenë asnjëherë prioriteti im. I gjithë problemi është mbi futbollin e luajtur. Skuadra duhet të më garantojë se do të luftojë gjithmonë për majat. Unë jam gati të qëndroj në "Hajbëri" deri në fund të karrierës sime, por më parë më duhen prova se po punohet për të ndërtuar një skuadër kompetitive. Drejtuesit e klubit duhet të më tregojnë ambiciet e tyre."

    Pra, ultimatumi i Henrisë është i qartë dhe këtë e kanë kuptuar drejtuesit e Arsenalit që kanë filluar të lëvizin në merkato. Në 24 orët e fundit, "Topçinjtë" kanë siguruar shërbimet e Emenuel Adebajorit nga Monako dhe Vasiriki Diabit nga Okseri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ja cili është formacioni i përzgjedhur nga më shumë se 1.5 milionë votues. Milan dhe Barça me nga tre përfaqësues 17-01-2006

    UEFA përcakton "skuadrën e vitit"

    Më shumë se 1.5 milionë vizitorë të faqes zyrtare në internet të UEFA-s, kanë votuar për 11-shen më të mirë të vitit. Pesë janë skuadrat që përfaqësohen në këtë "top" formacion. Milani dhe Barcelona janë në krye me nga tre përfaqësues, ndjek Çelsi me dy, pa përfshirë Hoze Mourinjon, i cili u zgjodh trajneri i vitit, Liverpuli po me dy dhe Juventusi me Pavel Nedvedin. Kjo anketë zhvillohet për të pestin vit radhazi.

    Dy nga këta futbollistë, ata të Liverpulit, Stiven Xherrard dhe Luis Garsia, e fitojnë për herë të parë vendin në formacionin e vitit. Xherrardi fitoi në fund të një beteje të gjatë votash me mesfushorin e Çelsit, Frenk Lampard. Tre përfaqësuesit e Milanit janë mbrojtësit Kafu dhe Maldini si dhe ish-"Topi i artë", Andrei Shevçenko. Skuadrën kuqezi e konkurron Barça. Edhe kampionët e Spanjës kanë tre futbollistë në ekipin më të mirë të 2005-s. Karles Pujol dhe Samuel Eto i bashkohen Ronaldinjos, i cili doli futbollisti më i votuar, me mbi 100 mijë vota, ose ndryshe 72% nga të gjithë sulmuesit.

    Pujoli e kishte fituar më parë këtë çmim edhe në vitin 2002. Xhon Terri dhe Petr Çeh janë dy futbollistët e Çelsit në këtë superskuadër, që mban si timonier pikërisht trajnerin e "bluve", Hoze Mourinjo. Në fund nuk mund të mungonte edhe një futbollist nga Juventusi i rekordeve në Serinë A. Mesfushori çek, Pavel Nedved, është përfaqësuesi i "Zonjës së vjetër". Ish-futbollisti i Lacios e fiton për herë të tretë këtë çmim, ashtu si Maldini.

    Pra, formacioni më i mirë i vitit 2005 dalë nga votuesit në internet të faqes zyrtare të UEFA-s. Në portë është Petr Çeh, mbrojtja përbëhet nga Kafu, Xhon Terri, Paolo Maldini, Karles Pujol, në mesfushë janë Stiven Xherrard, Luis Garsia, Pavel Nedved. Regjia i është besuar Ronaldinjos, ndërsa dyshja sulmuese e përzgjedhur është Samuel Eto-Andrei Shevçenko. Një 11-she yjesh, në të cilin mungon për herë të parë Tierri Henri. Sulmuesi francez i Arsenalit, pjesëtar i këtij formacioni në të gjitha edicionet pas vitit 2001, u rendit i treti pas Etosë dhe Shevçenkos. Henri mori vetëm 0.4% të votave më pak se sulmuesi ukrainas.

    David Fareli, organizatori i kësaj ankete, e cila zhvillohet prej pesë vitesh nga UEFA, u shpreh pas publikimit të formacionit të vitit: "Anketa është plotësisht e arrirë dhe mund të merret si pikë referimi. Jo vetëm sepse kanë votuar më shumë se 1.5 milionë vizitorë të faqes sonë, por edhe sepse në këtë skuadër të zgjedhur përfaqësohen skuadrat më të mira.

    Liverpuli dhe Milani kanë qenë finalistë të edicionit të fundit të Ligës së Kampioneve, ndërsa Barcelona, Çelsi dhe Juventusi po dominojnë në kampionatet respektive. Pjesa më e madhe e atyre që do të shohin këtë formacion, do të mendojnë se është me të vërtetë më i miri për vitin që lamë pas."

    Çeh (Çelsi)

    Kafu (Milan)
    Pujol (Barcelona)
    Terri (Çelsi)
    Maldini (Milan)

    Xherrard (Liverpul)
    L.Garsia (Liverpul)
    Nedved (Juventus)
    Ronaldinjo (Barcelona)

    Eto (Barcelona)
    Shevçenko (Milan)

    Tr: Mourinjo
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  3. Sjellja ndaj fëmijëve përcakton karakterin e tyre
    Nga Davius në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 25-08-2011, 08:31
  4. Eqrem Cabej përcakton qëndrimin e politikave arsimore në Himarë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 21:18
  5. Shorti, "kupa e vogël" - UEFA, përcakton sfidantët!
    Nga Bledari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 14:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •