Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    UEFA përcakton "skuadrën e vitit"

    Duke lexuar komentet e bossit te bavarezeve per Ballack mund te perfundojme se Ballack do jete pjese e "LA BLANCES" sezonin qe vjen. Do jete nje zavendsim ideal i Zidanes i cili vetem sa po perfundon dita dites me shume

    Fjalet qe ai bossi qe ceka me larte qe kishte thene per Man Yoo ishin pak te ashpra duke quajtur Manchesterin nje klub te vogel dhe se Ballack sipas tij nuk meriton te luaj ne nje klub me te vogel se Bayern asesi, por vetem ne Real sipas tij do ishte vendi ideal i tij...

    Ndersa Juven dhe futbollin italian e kishte masakruar krejt hahah
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Presidenti i Bajernit këshillon mesfushorin gjerman që nëse largohet nga Mynihu, të zgjedhë "merengesët" 27-10-2005

    Bekenbauer-Balakut: Reali, zgjedhja e duhur

    Franc Bekenbauer i ka këshilluar Mikael Balakut se do të ishte më mirë që të shkonte te klubi i Realit të Madridit, sesa të transferohej në Itali, nëse nuk pranon të firmosë kontratë të re me Bajernin e Mynihut. Bekenbaueri, i cili vazhdon të jetë akoma presidenti i klubit bavarez, edhe pse është presidenti i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës në futboll, dëshiron më shumë që mesfushori gjerman të firmosë një kontratë të re, pasi në fund të sezonit do të transferohet me çmimin zero. Sipas mediave gjermane, klubi anglez i Mançester Junajtidit është ai që e kërkon më shumë kapitenin e kombëtares gjermane dhe pas tij vjen Reali i Madridit dhe Interi. "Unë e thashë edhe më parë që zgjedh Realin e Madridit, - tha Bekenbaueri, kur u pyet se cili nga klubet do të ishte më i përshtatshmi për mesfushorin. - Ato janë të tri klube shumë prestigjioze dhe janë ambicia e të gjithëve. Kështu ndodhte edhe në kohën time.

    Gjithsesi, Balaku duhet të dijë më mirë se ç'duhet të bëjë për të ardhmen e tij. Ne nuk i kemi vënë limit kohës që ai të mendohet. Është në një moshë kritike të karrierës, ndaj dhe vendimi që do të marrë, do të jetë shumë i rëndësishëm për të. Te Bajerni ne ia kemi thënë që i ka dyert e hapura, ndaj nuk e kemi vënë nën presion që të firmosë patjetër me ne. Ai ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme këtu. Shpresoj të vazhdojmë fitimin e sukseve, bashkë me Balakun," - tha Bekenbaueri. Mesfushori gjerman, i cili është lojtari i vitit në Gjermani, ka deklaruar se do të vendosë para dhjetorit për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë te Bajerni apo do të largohet. Ndërsa Karl-Heinz Rumenige, shefi ekzekutiv i Bajernit, i ka këshilluar kapitenit të kombëtares gjermane që të mos transferohet as te Mançesteri dhe as te Real Madridi. "Nuk besoj se ai do të shkojë te Mançesteri, - tha Rumenige.

    - Ata janë dhjetë pikë pas kryesuesve të kampionatit dhe mendoj se nuk do të jenë kampionë. Çfarë ka Mançesteri me shumë se Bajerni?! Për sa i përket Realit të Madridit, ai është një klub me një imazh të jashtëzakonshëm, por nuk ka fituar asgjë në dy vitet e fundit." Shumë këshilla janë thënë në adresë të 29-vjeçarit, gjithsesi asnjë prej tyre nuk ka në dorë të ardhmen e tij. Është vetë Balaku që duhet të vendosë se çfarë të bëjë. Në Gjermani ka fituar shumë, ndihet shumë mirë, por e tundon një aventurë në një kampionat tjetër. Ai thjesht duhet të vendosë në këtë dilemë, kështu që të ardhmen e tij nuk mund ta parashikojë asnjë njeri tjetër
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Mesa degjova diku, Beckenbauer ka keshilluar Ballack te shkoje tek Real Madrit!
    ...prandaj mendoj se do jete i veshtire vendimi i tij per tek Man UTD...se zor se e bejne dysh fjalen e Kaizerit! (lol...Davius, paskena qene duke postu pernjeheresh, se nuk e kisha lexu kte tenden...Forumi teper i ngaruar per momentin)

  4. #4
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    U be edhe Ballack si telenovele . Lajme shof cdo dite .Nje here thote do rri ke Bayern .Pastaj thone eshte interesuar Manchester apo Real .
    Thone qe Interi i ka bere oferte astronomike dhe do e marri , se i iken Veron . Del Galliani e thote qe Ballack nuk na intereson . E keshtu me rradhe...

    I vetmi lajm serioz eshte qe para ca ditesh klubi Bayern terhoqi oferten qe i kishte bere (4 mil euro ne vit , per 4 vjet ) ...Keshtu qe ''njeshi'' i kombetares gjermane , ka dale ne merkato ....
    Kur dje del miku dhe thote , qe kam nderru mendje dhe mund te qendroj ke Bayern....
    Nuk merret vesh fare ky muhabet....

    Megjithate bravo i qofte klubit , qe nuk i ben presion lojtarit me menyra vari derrin ...shifni ca po i bejne Cassanos tek Roma....I skadon kontrata ...Nese nuk rinovon - i thone .- Nuk do lozesh deri ne fund te vitit... Kur dihet qe eshte numri 1 i kombetares italiane ne sulm....
    Po italia ''mafie'' eshte edhe ne futboll ...varja...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #5
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ta kam bere verejtje edhe me pare daje mos krahaso kulturen sportive Gjermane me mafiozet e Italise.
    Eshte si nata me diten.
    Per sa i perket telenoveles Ballack, shpresoj te largohet qe te kemi mundesi te blejme ndonje yll te ri ne mesfushe. Kam pershtypjen se do perfundoje tek Manchesteri se e ka qejf lojen ne ajer me topa te larte.
    Ne Itali Pervec Milan edhe Juve ekipi i Interit eshte downgrade, dmth eshte nje ulje nja 2 shkalle nga kualiteti nderkombetar qe i ofron Bayern (Per sa i perket arritjeve ne shkalle europiane.)

    Megjithate, Reali eshte Real..................
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Megjithate, Reali eshte Real..................
    Heee ore Vis, ku je me kohe te thuash kete
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Roy Keane afër Real Madridit

    Trajneri i Juventusit mund të largohet në fund të sezonit, por varet edhe nga e ardhmja e "Triadës"

    Mançesteri dhe Reali kthejnë sytë nga Kapelo

    "Ai është themeli i projektit të Juventusit dhe është i pazëvendësueshëm". Kështu është shprehur Luçiano Moxhi për trajnerin e tij, Fabio Kapelo. Këto fjalë mund t'i përkasin së kaluarës. Trajnerit friulian i përfundon kontrata pas një viti dhe zërat për një interesim të Mançester Junajtidit nuk janë thjesht thashetheme. Ai, për momentin, përpiqet ta shmangë këtë diskutim, edhe pse duket se e ardhmja e Triadës ka një lidhje shumë të fortë me të ardhmen e vetë "Don Fabios". Në bazë të asaj që do të bëjë Xhiraudo, Kapelo mund të qëndrojë, të ikë ose të ngarkohet me ndonjë detyrë tjetër brenda strukturave të klubit bardhezi. Por nuk ka mbërritur ende momenti për t'i dhënë fund karrierës së tij si trajner, kështu që Kapelo ka dëshirë të vazhdojë ta kryejë profesionin e tij, pse jo duke riprovuar ndonjë tjetër përvojë përtej Italisë.

    "Anglia është një vend ku do të më pëlqente të punoja, - ka deklaruar ai, - por këtu te Juvja ndihem shumë mirë. Interesimi që shfaqin skuadrat e huaja karshi meje më gëzon shumë. Ndihem tepër i kënaqur për karrierën e deritanishme si trajner, por kam një moshë të caktuar, kështu që kërkoj në mënyrë konstante stimuj të rinj. Një përvojë jashtë shtetit të përforcon dhe të pasuron në aspektin njerëzor". Me pak fjalë, projekti i Juventusit nuk është në rrezik, por lidhet me disa faktorë të tjerë.

    E ardhmja e Fabio Kapelos varet nga ajo e Antonio Xhiraudos dhe mbi të gjitha nga e Luçiano Moxhit. Nëse gjërat do të ndryshojnë, trajneri do të bëjë vlerësimet e tij. Anglia, në këtë pikë, duket se do të kthehet në një zgjedhje thuajse të sigurt për të. Gjatë orëve të fundit, nga Spanja kanë mbërritur disa "zhurma": sipas radios "Cadena Cope", Fabio Kapelo tanimë do të kishte arritur një marrëveshje me Real Madridin për të drejtuar skuadrën spanjolle në sezonin e ardhshëm. E gjithë kjo do të kishte ndodhur përpara disa javësh.

    Marrëveshja, ndër të tjera, do të parashikonte edhe një dëmshpërblim, në rast se njëra nga palët nuk do ta respektonte atë që ka nënshkruar. Pas humbjes ndaj Barcelonës, Real Madridi ndodhet gjithnjë e më në krizë. Me Raulin që do të ndalet për disa muaj dhe me Ronaldon që ka probleme në kavilje, sfida në Champions ndaj Lionit mund të jetë mundësia e fundit për Luksemburgon. Por, me përjashtim të ndonjë kthese të madhe, në fund të sezonit pritet që "drapëri" të bjerë edhe mbi dretuesit, nga Butragenjo te Saki. Ndërkohë që duket se "galaktikët" janë fare pranë blerjes së Balakut, "Marca" ka lëshuar hipotezën e rikthimit të Kapelos.

    Sidoqoftë, vendi më i rrezikuar për momentin është ai i trajnerit të "këmishave të bardha", pasi një humbje e mundshme në Champions ndaj Lionit mund t'i kushtojë vendin ish-teknikut të "Selesaos". Në fakt, duket se Florentino Perez, edhe pse Reali e ka siguruar kualifikimin në turin e ardhshëm, s'ka ndër mend të tolerojë një tjetër hap fals dhe i ka të gatshëm emrat e dy zëvendësuesve të mundshëm: Irureta dhe Fernandez. Planet e tij mund të shtrihen edhe më gjerë, nëse është e vërtetë që, sikurse ka bërë të ditur radio "Cadena Cope", por edhe e përditshmja "Marca", objektivi i Perezit për sezonin e ardhshëm është ai për të risjellë në Madrid Fabio Kapelon.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Hajde Perez, shtrengoj kepucet dhe nisu per gjah se le nam 2-3 vjet pa titulla dhe pa trajnera te mire
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri bardhezi ka bërë të ditur se mendon vetëm për Juven dhe i ka cilësuar si fantazi zërat e merkatos për të 24-11-2005

    Kapelo: Real Madridi? Nuk bën për mua

    Pas kualifikimit në 1/8 e finaleve të Champions-it, Fabio Kapelo u është kthyer zërave që flisnin për rikthimin e tij te Real Madridi: "E lexova edhe unë, por s'e dija që paskam nënshkruar, madje edhe se do të paguaja nga xhepi nëse s'e respektoja marrëveshjen." Trajneri nuk duket i joshur nga sirenat madrilene: "Të kthehesh në një skuadër pas pak vitesh, do të thotë të gjesh lojtarë të njëjtë." Nëse e ardhmja ime do të jetë bardhezi? "Do të varet nga vendimet e pronarëve". Ka qenë i qetë Fabio Kapelo.

    Juvja është kualifikuar një ndeshje para kohe për në 1/8 e finaleve të Champions-it, kështu që "Zonja" e ka arritur objektivin e parë sezonal dhe tani mund të përqendrohet ekskluzivisht te kampionati, ku bardhezinjtë ndodhen në krye të renditjes. Dy vite në krye, me një titull në xhep dhe me dëshirën për të fituar atë Ligë Kampionesh që mungon prej kohësh, kanë ngjallur disa zëra merkatoje që kanë folur për një rikthim të bujshëm të trajnerit te Real Madridi. Në stolin madrilen, Kapelo ka qenë edhe më parë në sezonin 1996/97, madje ka fituar kampionatin pas një ecurie rekord.

    Por Kapelo e ka frenuar menjëherë entuziazmin e spanjollëve dhe, në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Bryzhit, ka shpjeguar me pakëz ironi: "E kam lexuar edhe unë, por nuk e dija se paskam nënshkruar prej kohësh, madje edhe se do të gjobitem nëse s'e respektoj marrëveshjen!". Një deklaratë që nuk lë vend për dyshime, aq sa trajneri jep edhe motivacionet: "E kam thënë edhe në të kaluarën se nuk më pëlqen të rikthehem aty ku kam qenë një herë. Të rikthehesh në një skuadër pas pak vitesh, do të thotë të gjesh të njëjtët lojtarë, të njëjtat fytyra. Kjo më ka ndodhur te Milani, kur u ktheva pas 5 vitesh."

    Por nëse e ardhmja e tij do të vazhdojë larg Torinos, Kapelo e ka thënë tanimë se do t'i pëlqente Anglia: "Për momentin mendoj vetëm për Juven." Po, pikërisht Juven. Klubi në këtë moment po merret me rinovimin e kontratës së "Triadës", me të cilën, përshpëritet, është e lidhur edhe e ardhmja e trajnerit: "Tani kemi kaluar nga problemet e Triadës tek ato të Kapelos. Unë kam nënshkruar një kontratë me këta zotërinjtë këtu, që janë Xhiraudo, Moxhi dhe Betega. Na lini të punojmë të qetë, gjithë të tjerat janë fantazi futbollistike." Po sikur "Triada" të largohet nga Torino, a do të vazhdojë Kapelo të qëndrojë në stolin bardhezi?

    "Kjo do të varet vetëm nga vendimet e pronarëve." Edhe Luçiano Moxhi ka bërë shaka me thashethemet e merkatos që flisnin për largimin e mundshëm të Fabio Kapelos nga Juventusi, për të shkuar te Reali i Madridit. "S'kanë lënë gjë pa thënë për ne, - buzëqeshte Moxhi, - madje edhe se do të blejmë Ronaldinjon. Kjo është pjesë e gjërave që shkruhen çdo herë kur nuk ka lajme. Nëse ka një klauzolë dhe se Kapelo mund të largohet? Janë të gjitha shpifje. Roi Kin? Ne nuk blejmë njerëz që janë më të mëdhenj 30 vjeç, dhe, me sa di unë, ai është 34. Kështu që s'hyn në planet tona. Ronaldinjo? Ai është një lojtar tepër i madh, por nuk besoj se kemi nevojë për të."
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Me ket gjendje qe ka, Reali s'bon as per mu e jo me per Kapelon.


    Davius djali...kot lodhesh. Me pare mund te bosh shume gjona, po nuk eshte gjithçka parja....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  3. Sjellja ndaj fëmijëve përcakton karakterin e tyre
    Nga Davius në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 25-08-2011, 08:31
  4. Eqrem Cabej përcakton qëndrimin e politikave arsimore në Himarë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 21:18
  5. Shorti, "kupa e vogël" - UEFA, përcakton sfidantët!
    Nga Bledari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 14:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •