Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 110
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kanuni eshte nje produkt MESJETAR dhe vendin nuk e ka ne jeten e malesoreve shqiptare, e ka ne pavionin e mesjetes ne muzeun tone kombetar ne Tirane. Vetem atje Kanuni i Leke Dukagjini ka "vlera" qe ti ze ne goje.
    " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" tani "flet"
    shqip dhe anglisht, me punen e dr Selahedin Velajt


    nga- BEQIR SINA, Nju Jork



    Me gjase ne kuptimin me etik te Kanunit te Lek Dugagjinit nga profesori japones Kazuhiko Yamamoto eshte se Kanuni, perfaqeson jo vetem formen fillestare te kodit etik te shoqerise njerezore, por edhe formen e ardheshme te egzistences etnike te komuniteteve dhe te kombeve, tha nder te tjera ne kumetsen e saj, gazetarja shqiptaro -amerikane Rafaela Prifti

    "Bronx House" Pelham Parkway(NY) : Dr Selahedin Velaj, intelektual e patriot i shquar ne komunitetin shqiptar te Amerikes , permovoi te djelen pasdite, ne "Bronx House" Pelham Parkway, perkthimin dhe sponsorizmin e librit te Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, me titull: " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore". Libri ka rreth 290 faqe dhe eshte i shkruar ne dy gjuhet - anglishte e shqip. Libri u perkthye dhe u pergatit per botim, nga Dr Selahedin A. Velaj, nga nje shtepi botuese amerikane me redaktor Prof. Dr Tomorr Plangarica dhe me kopertine e faqosje te firmes"Melosi Desing".


    Mirpo meqense ky lloj aktiviteti ka marre nje rritje te madhe ne bashkesine shqiptare, ne SHBA-s, atehere lexuesi, vet-natyreshem, eshte i interesuar te dije edhe diçka me shume; se kush eshte autori ose kush eshte figura e librit, e cila, ka nxitur ose frymezuar autorin te shkruaj ose perkthyesin e pergaditesin e tij ? Lexuesi, me kete rast patjeter kerkon te dije, se cila, eshte jeta e tij ne mergim, por edhe andej nga ka ardhur ? Ç'trashegimini i ka lene vepra dhe jeta e tij ne diaspore, ate te shqiptareve ne trojet e tyre etnike, te andej e ketej kufirit, shqiptaro-shqiptare ?




    Me thjeshte, duhet thene me kete raste, se ai eshte Dr Selaudin Velaj, qe prej 1945 - jeton e punon ne SHBA-s. Dr. Velaj me arratisjen la ne Shqiperi familjen e tij qe i ra mbi kurrize, per me se gjysem shekulli, saga e vujtejeve te medha, te shkatuara ato prej rregjimit komuniste, enverian. Vellai i tij Petrit Velaj - u fute pa gjyq ne burg dhe e mbajte rreth 37- vjet, vetem e vetem se nuk pajtohej kurre me rregjimin enverian. Vellai me i madh i tij Hulusi, i cili, ne ate kohe ishte nendrejtor i Bankes Kombetare ne Vlore, u akuzua nga ai rregjim si bashkepunetor ose kolaboratorist me amerikanet, dhe per kete akuze, u pushkatua ne moshen e 38- vjeçare. E gjithe familja, u internua dhe u presekutua ne kampet famekeqe, te rregjimit enverian.





    Ndersa i perket veprimatris se zhvilluar dje, duhet cekur se ajo u drejtua nga gazetarja Elmira Muja, e organizuar nga Organizata e Grave Shqiptare ne Amerike "Motrat Qiriazi" me kryetare dr Ana Kohen. Aktivitetin e hapi djali i dr Velajt, Drini Velaj, i cili, megjithse i lindur e i rritur ne Amerike, u foli shqip pjesmarresve. "Eshte nje kenaqesi e madhe, qe te flase sot, per baban time, tha ai, i cili, eshte njeri prej atyre shqiptareve, qe shume vjet me pare mori rrugen e stermundimeshme, ne kohen e "bores se madhe" atje. Babi im ne boten e lire, ju perkushtua me shume pune, pergjegjesi e ndereshmeri, familjes, e kombit te tij. Une! tha Drini, e vlersoj lart punen e tim eti, qe se fundi ajo u kurorzua ne perkthimin e vepres se prof. dr. Kazuhiko Yamamoto "
    Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore", nje veper e mirepritur kjo, ne qarqe te ndryshme.




    Libri u perkthye dhe u pergatit per botim nga Dr Selahedin A. Velaj



    Duke folur ne kete permovim Ambasadori Lublin Dilja, tha se "
    Eshte kenaqsi e veqante edhe per mua, qe po marre pjese ne permovimin e nje libri me studime te Kanunit, me titull " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" te autorit japonez Yamamoto, i pergatitur dhe perkthyer nga doktor Selaudin Velaj. Me kete rast falemnderoje veqanerishte, organizatorin e kesaj ngjarje ne komunitet -Organizaten e Grave Shqiptare ne Amerike "Motrat Qiriazi" dhe dr Velajn. Te cilet, kaq mire e bukur na kane mbeledhur per te degjuar dhe nderuar nga afer vepren, perkthyesin dhe kontribuesin, e kesaj vepere.
    Permovimi i ketij libri, vijoj metej ambasadori Dilja, perben nje ndjekje te bukur te tradites, perben nje nderrmarrje te admirueshme , nje pune cilesore dhe njekohesisht eshte nje prurese per studiuesit, folese e kultures dhe albanologjise sone.




    Kete permbeldhje ne shqip, qe na sjell, sot, dr Velaj, tha Dilja, jame i sigurte qe çdo tematike specifike ne kete kontekst, do te jete e padiskutueshme ne fondin e biblotekes sone kombetare. Ne kete perkthim qe qendron tek e veqanta dhe vlerat qe komplomentojne njera tjetren. Tematika teper e veqante, i'ja rrite edhe me shume vlerat librit te Yamomtos. Autori i veqante, e bene edhe me interesante kete vlere, sikurse vete vlera e botimit dhe e perkthimit te dr Velajt, e bene kete edhe me pikante.


    Me kete tematike kaq intigruese me doket shqiptare ne fokus , qofte edhe me argumente , paralele dhe gjeneruese idesh nga Japonia e larget, ky perkthim e botim i dr Velajt, jo vetem qe eshte terheqes edhe intersant, por me siguri qe do te jete i kerkuar dhe i lexuar nga bota shqiptare, nga studiuesit shqiptare por edhe me shume nga albanologet , historianet dhe studiuesit e huaj te "korpusit" shqiptar, perfundoje ambasadori Lublin Dilja, duke thene se ne kete kontekst, libri i botuar ne te dy gjuhet shqip - aglisht i prof. dr. Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" duket si me se i gjetur .



    Personalitete te njohura pershendeten perkthyesin dhe pergatitesin per botim te librit Dr Selahedin A. Velaj



    Me pase aktori dhe dramaturgu i njohur Xhevat Limani, perpara auditorit, lexoje te gjitha pershendetjet qe ka marre, dr Velaj, per perkthimin dhe pergatitjen per botim te librit, i botuar ne te dy gjuhet shqip - anglishte i prof. dr. Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore". Vete autori japonez prof. dr. Kazuhiko Yamamoto, e pershendeti permovimin dhe kerkoj sipas Limanit, qe pershendetjet e tija t'ua percillte te gjithe shqiptareve ne Amerike, miqeve dhe adhuruesve te librit. Njekohesishte, pershendeten nepermjet mesazheve qe u lexuan aty, edhe z Pavli Qesku, Prof.
    Karel Kaser i Departamentit te Historise se Evropes Juglindore ne Universitetin e
    Grazit(Austri) dhe avokatja Katheleen Imholz, nga i perndershmi Arthur Liolin, Kancellar i Kishes Ortodokse Shqiptare - Boston, e te tjer.



    Recensues kryesore ishte kumtesa e mbajtur nga shkrimtari i publicisti Anton Cefa, editor i gazetes "Dielli", lexuar nga Elmira Muja. Disa mendime rreth librit te Prof. Dr Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore", shafqen Prof.Dr Agron Fico, shkrimtari e publicisti shqiptaro -zvicerane z Agim Shehu, gazetarja shqiptaro amerikane Rafaela Prifti. Pershendeten gjithashtu Pierre-P.Simsia, dr Namik Shehu, si dhe luajti ne piano nje pjese klasike Aleks Luka, nje femije 6- vjeçare shqiptaro - amerikane, talent i perkryer ne SHBA-s. Ne fund u shtrua dhe nje koktel.

    ----------------------------------
    Shqiptari eshte skllav i injorances dhe i kusurit 3000 vjecar nen sundime te ndryshme qe e con ne nje krenari te tipit gjeocentrik(ku gjeo=une dhe vetem une) te demshme. Pa mesuar dhe zbuluar rrenjat e verteta, gjithmone do mbetemi ne te tilla pozita, ku do lulezojme kombet e popujt qe na rrethojne. E kejo do :
    1) Pune
    2) Sakrifice
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcas : 23-11-2005 mė 12:54

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Albo,
    ti hodhe dyshimin pse Shkodra u ēlirue e fundit. Pergjigja: se asht ma ne veri se qytetet tjera dhe keshtu e fundit qe gjermanet lenin ne terheqje. Sa dite apo sa ore mbrapa... je hjedhe ne nji dege tjeter.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Shkodra u clirua 12 dite me pas, dhe vetem pasi brigadat sulmuese qe vepronin ne jug moren rrugen per ne veri te vendit dhe e vazhduan luften jo vetem ne Shkoder por edhe ne Kosove
    Qe brigadat partizane prej jugut kane luftue ne Shkoder dhe e kane ēlirue mundesh me e lexue veē prej teje dhe prej propagandes komuniste. Ouuu sa mbrapa je. Hymja e partizaneve ne veri (mbas ikjes se gjermaneve) ishte kryekeput pushtim, me hapjen e menjihereshme te dhjetra burgjeve ne Shkoder, me arrestimin e patrioteve e me tortura e pushkatime ne mase mbi popullsine vendase ne qytet e malesi. Shkodranet e dijne cka kane jetue. Ju ne Permet e keni marre vesht te filtrueme prej propagandes.


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    ne librat e historise ne SHBA nxenesit e shohin Shqiperine ne krahun e okupatoreve dhe jo ne krahun e clirimtareve.
    Se si e shofin nxansat ne SHBA e ēfare u serviret atyne asht pune tjeter. "Okupator", shqip dmth "pushtues". Me qe ti si nxanes amerike e ke mesue keshtu, pres me me diftue ke kena pushtue na shqiptaret.


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    te sjell edhe faktet me et fundit historike qe kane dale ne drite keto vitet e fundit nga historiane te huaj.
    "Faktet" e fundit vlejne per ju qe keni fillue me i marre vesht ngjarjet tash se fundit. Gjithsesi, ma mire vone se kurre! Une i di prej njerezve qe i kane jetue, te pafiltrueme prej propagandave.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga Gjin.Bue.Shpata
    Trafiku i mishit te bardhe dhe prostitucioni jane probleme te shoqerise moderne ne shume shtete.
    Nga kjo semundje jane me pak te prekura vendet myslymane dhe te izoluara ,sepse ende nuk kane arritur disa stade te zhvillimit shoqeror.
    Pse trafiku i mishit te bardhe dhe prostitucioni kerkojne ndonje 'stad te larte te zhvillimit shoqeror' qe te prekin vende te ndryshme te botes? 'Logjike' e forte kjo jotja!

  4. #74
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Me duket se paske shume komplekse o shkodran kur thua qe shqiperia 'do te shpetoje kur te pendohet jugu'. Per cfare te pendohet jugu? Per aftesite e veta zhvilluese? Apo te pendohet per paaftesine e Veriut per te ecur me kohen? Vete fakti qe ti akoma mbron kanunin tregon sa mbrapa jeni ju ne rrafshin llogjik. Fatkeqesite e veriut nuk filluan ne Komunizem, vetem sa u bene me kritike. Vete Migjeni i kendonte 'poemes se mjerimit' kohe para se partizanet te 'fillonin ate qe ti e quan 'lufte civile'. Veriu historikisht ka qene 2 hapa prapa shqiperise. Dhe Kanuni, sado i drejte e humanist te kete qene nje here e nje kohe nuk eshte dicka per tu reklamuar sot ne kohen e postmodernizmit dhe iluminizmit. Me duket se reklamimi dhe idealizimi i metejshem i kanunit sot ne kohen e demokracise tregon varferine shpirterore te atyre qe e promovojne kete kanun dhe eshte shprehje indirekte e komplekseve inferiore, ne mungese te afirmimit te nj epoke te re moderne e cili faktikisht i mungon Veriut shqiptar sot.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Hagia
    Per cfare te pendohet jugu? Per aftesite e veta zhvilluese?
    Ne nji vend te katandisun si Shqipnija per 60 vjet nuk gjen asgja per te cilen me u pendue? Preokupuese!

    Hagia,
    kanuni i perket se kaluemes e askush nuk e don sot si ligj. Por duhet vleresue per ate cka ka qene per shqiptaret. Jeni ju qe justifikoni te metat e krimet qe ndodhin nder shqiptare sot me kanunin, pa dasht me e pa te keqen per ate qe asht, por ju duket se lehtesoheni tue ja lane fajin kanunit.

    Kur Migjeni shkruente Poemen e Mjerimit, ne malesite e jugut jetohej edhe ma keq. Thjesht civilizimi ne Shkoder nxori nje poet qe u revoltue. Mos kujto se atje ku kjo poeme nuk u shkrue jetohej ma mire.

  6. #76
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une kam shume histori personale me shqiptaret nga veriu.Nuk e di pse me terheq fati, qe gjithmone kam te bej me shqiptare nga veriu. Gjithashtu me kosovare, sepse kosovare une jam i bindur se ka cdo fshat dhe qytet ne bote.Ndoshta sepse ata jane shume te afrueshem ne fillim dhe pastaj po t`ju besh dicka, jane shume nevrike dhe hakmarres.

    Nje here ne Durres ne nje bar bashke me kushuririn tim ,me iniciativen time, u larguam pa paguar mbasi kishim pritur nje gjysem ore.Dhe kamarieri ishte nje burre tek te 40- tat nga veriu. E kishte takuar me vone pas disa ditesh kushuririn tim dhe kishte bertitur dhe kishte thene se do ju rraf .Kushuriri im ja kishte dhene leket,por dridhej i gjithi i shkreti.Me te vertete e cuditshme sepse une asnjehere tjeter ne jeten time nuk kam ikur papaguar dhe as qe me ka shkuar mendja per kete.

    Nje here tjeter nje shoku im nga veriu me ftoi te luanim me letra. Per te mos ja prishur qefin i thashe mire,cfare loje do lozim .POKER me tha .Po une nuk dija poker.Te mesoj une, me tha ai. Dhe me mesoi. Me thene te drejten u emocionova ,sepse gjithmone e kam konsideruar kete loje per personat gangstere (kush nuk do qe te ndjehet i tille ? ) Po tani i thashe, cfare do bejme, do lozim me leke ? Po, me tha ai. Dhe une duke qeshur (ai rrinte shume serioz )ja fitova te gjitha leket nja 5 mije leke.Fati i fillestarit. Vura re se pas kesaj uli koken dhe nuk tha asgje, por doli qetesisht nga dhoma ime.Nje dite tjeter ku isha me disa shoke u afrua ai dhe ne momentin qe une hapa gojen filloi te ulersite 'jo nuk eshte keshtu ,nuk eshte ashtu duke shqiptuar emrin tim'. Te them te drejten me erdhi shume turp nga shoket. . E kishte konsideruar qe une e kisha prere ne bese.

    Di edhe shume histori te tjera qe kane te bejne me persona nga veriu


    Nuk e dija ne fakt se me cfare kisha te beja.Vite me vone degjova kete muhabetin
    e veriut (sepse atehere nuk beja ndarje krahinore) dhe e kuptova se per cfare ishte fjala. Tani kam arritur ne ate pike sa kur shkoj ne Tirane ,mund ta dalloj ne rruge apo ne bar dike qe eshte zhvendosur nga veriu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 23-11-2005 mė 17:29

  7. #77
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Iluzioni me i madh qe deshmojne fjalet e tua me lart qe perfaqesojne "mendimin klishe" tek shumica e shqiptareve eshte:

    a) Shqiptaret jane te bashkuar, dhe duhet te ruhemi nga ndasite.
    b) Menyra se si ndertohet uniteti eshte anshkalimi dhe mohimi i ekzistences se ndasive.

    Une do te isha hipokrit te besoja se shqiptaret jane te bashkuar apo "realiteti shqiptar" eshte i njejte ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni e shqiptaret ne mbare boten.

    Uniteti i shqiptareve eshte nje OBJEKTIV ne vetvete dhe jo nje realitet. Uniteti kerkon pune dhe jo pune propagandastike qe kultivon sensin e turmes qe ushqehet me klishe qe nuk kane nevoje te pertypen, por pune te veshtire ndergjegjesuese qe nxjerr ne drite pengesat dhe dobesite me te medha te ketij uniteti.

    Ajo qe ke shkruajtur me lart eshte klishe, pasi eshte afer mendjes qe te gjithe shqiptaret i nderojne heronjte e tyre kombetare njesoj. Fakti qe ti i ke prinderit nje nga veriu e nje nga jugu, do te thote se ti misheron cilesite me te mira (jo veset) te babait tosk dhe nenes geg. Dhe vetem keshtu shoqerite zhvillohen dhe ecin perpara, duke bere per vete vlerat me te mira te mbare popujve dhe duke flakur tej veset e mbrapshta te trasheguara.

    Albo
    Albo, a ka nje kontradite ne keto paragrafe? Ne fillim "klisheja" ishte iluzion, ndersa me poshte, meshirimi i cilesive me te mira eshte rrugezgjidhja, duke flakur tej veset.

    Une shkrujta, eshte detyra e cdo shqiptari ta bej bashkimin realitet, pra ta kete kete objektiv prioritet ndergjegjesor. Arsyja qe nuk eshte realitet (per shume) e kam shprehur dhe me siper, eshte mungesa e evolucionit natyral te nocionit komb, e logjikes se tribalizmit (po perseris veten) etj.

    Mbi te gjitha, si rrjedhoje e historise se Shqiperise, gjithmone nen hijen e nje perandorie, fuqie, pushtuesi, etj, ben te veshtire te gjesh pika referimi per frymezimin e ndergjegjes kombetare. Psh, gjate luftes per pavaresi dhe me vone te Greqise, heronjte e Greqise se lashte, periudha e arte e antikitetit grek u mor si pike referimi (ps, ju lutem atyre qe nuk jane dakort me kete ide te mos e kthejne ne debat ketu). Gjate Rilindjes ne Europe, per te dale nga erresira e mesjetes, u moren si pike referemi arritjet e civilizimit greko-romak.

    Ndersa ne, dhe kur i gjejme ato pika, behen dallime krahinore, Dukagjinasit apo Kastriotet, Migjeni apo Naimi, nderi i jugut apo i veriut, kush u zhvillua ne kurriz te kujt etjetjetj. Shume nga keto ide jane klishe, si "feja e shqiptarit eshte shqiptaria." Por pa keto "klishe" si mund te zgjosh nga gjumi shekullore ndergjegjen kombetare? E pra, une kam te drejten dhe detyren te zgjedh anet me te mira te cdo krahine, qe te formoj ndergjegjesisht imazhin kombetar qe me ben krenare, qe me jep nder, me jep emrin "shqiptare." Ne te kunderten, behem rob, behem skllave e se kaluares dhe ne fund te fundit kush do vuaje? Kush deprivohet?

    ---------------------------------------------------------------
    NE LIDHJE ME KANUNIN:


    "GJAKU S'BAHET GJOBE'"
    "Gjaku gjak , gioba giobe" thote kanuja.
    Gjaku s'hup kurre.

    Ne cdo faj me i ra shpis se dorerasit shpija e te vramit , do te gjykohen e do te pleqohen edhe me pegje, ne e lyper nevoja; porse faji jet gjithhere faj, e shpija e te vramit do t'a perligje shpin e dorerasit , si ta shofin me udhe pleqte.
    Ne cdo gjobe me ra shpija e te vramit gjoben e lan me gjobe . Porse gjakun s'mund t'i a hupin e gjobes s'mund t'ia bajn edhe pse shpi e lige dhe e lanun.
    ( sipas kanunit i bie qe gjaku do merret me gjak , edhe ai qe ka hyre me vjedh , plackit etj tj do ti duhet te pagoj por edhe gjaku do merret )

    GJAKU PER PUNE TE LIGE
    Ata , qi kan shtat e dhune bashke , po u vrane te dy ne pune te keqe , shkojne GJAK-HUPES.
    Mikun e prem , armet e gruen e dhunueme , kanuja s'i perket.
    I marruemi e e marruemja vetem atbote shkojne gjak-hupes , kur te vriten ne pune e ne mndyre te keqe me nji pushke.
    Prindja e te marruemve nuk mund t'i kerkojne per gjak por do t'i apin dorerasit fishekun e prishun me " TE LUMTE DORA"
    Do te qesin dorzane sepse gjaqet e te marruemve nuk do t'i kerkojne perjete.

    VRASA PA HIRI
    Vrasa pa hiri nuk e ka te ndjekmen me pushke Dorerasi lan gjakun e dorzanitet.
    N'at gjak te xet dorerasi do te largohet e te rrije mshefet mje qi te mirret vesht puna mire.
    Hin gjindja e urte e , si te vertetohet se pernjimend ke pa hiri vrasa , qi u ba, dorerasi lan cmimin e gjakut edhe dorzanitet.
    Me vra kush edhe pa hiri , gruen me shta te xane , pose 3 qesevet te gjakut te gures , ia presin edhe barres 3 qese.
    Po u perpush dorerasi per 3 qese te barres , kanuja e ep me cile te vramen per me pa pale a pat djale a vajze.
    Po pat djale , dorerasi do te laje 3 qese per gjak te gruese e 6 qese per gjak te djalit , po pat vajze pervec 3 qesev te grues se vrrame ka me la dhe tre 3 qese te vajzes.

    vrasa pa hiri nuk ka giope .
    ( dmth , shiko se deri ku shkon kanuni , nqs vritet nje femer e cila pret nje femije , dhe vritet pa dashje , duhet te hapin barkun e te vrares per te pare se cfare e ka femijen djale apo vajze dhe sipas gjinise se femijes do te paguhet gjaku )


    Me larte jane pjese te shkeputura nga Kanuni, te mara nga nje teme tjeter, postim i White Angel.

    Kodi i Hamurabit ishte kodi i pare i ligjeve te shkruara ne historine e njerezimit, dhe per kete eshte nje veper me vlera te larta historike, por po ta lexosh nen prizmin e shek 21. eshte nje veper barbare ne kuptimin e plote te fjales.
    Kanuni ka vlera historike, dhe per me teper ne kohen qe eshte shkruajtur ishte nje vegel apo nje lloj centralizimi, nje "kushtetute", nje menyre organizimi i shoqerise. Por kanuni i perket mesjetes. Qe ne shek. 21 shqiptaret do perdorin, apo te jetojne, apo te zgjidhin problemet me ligjet dhe llogjiken e mesjetes, eshte nje indikues sic kam thene me siper i mungeses se evolucionit, eshte te mbetesh skllav i te kaluares.

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ekzistenca e Shqiperis sot eshte dhurate e kanunit ,,,cdo gje tjeter jan llafe ne ere.

  9. #79
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me gjithe mend e ke ? E thelle kjo !!! I bie qe edhe ato fiset afrikane ,qe kane zakonet e tyre te vecanta ,ekzistojne ne saje te injorances se tyre.

    Edhe ato fiset ,qe kane zakon te hane te vdekurit. Edhe ato fiset e Oqeanise.. Se paskam ditur..

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Tirana, kryeqyteti i vendit u clirua ne 17 nentor. Shkodra u clirua 12 dite me pas, dhe vetem pasi brigadat sulmuese qe vepronin ne jug moren rrugen per ne veri te vendit dhe e vazhduan luften jo vetem ne Shkoder por edhe ne Kosove. Ku ishin ata malesoret me shpirt luftarak qe te clironin kryeqytetin e veriut te Shqiperise?
    E ke gabim. Shkodra u PUSHTUA me 29 nandor. per sa kohe qe ishin gjermanet askujt nuk ju prek nji qime floku, as u dhunua.
    Partizanet (brigadat e jugut se ne veri nuk pat asnje brigade partizane me perjashtim te te ashtuquajturit batalioni "Perlat Rexhepi' i cili nuk ka kryer as edhe 1 (nje) aksion te vetem; pra keta "brigada zhelamane te mbushur me morra, hyne ne Shkoder mbasi iken gjermanet , dhe nuk eshte shkrehur asnje pushke e vetme per "clirimin" e Shkodres.

    pikerisht me 29 nandor filloi Pushtimi komunist dhe te gjitha te zezat per popullsine e qytetit me te kulturuar te vendit, i cili brenda 1945 numeronte 13 (trembedhjete) burgje brenda ne qytet.

    Ekziston nje barcalete/reale ne Shkoder, qe partizanet filluan te benin pershendetje me qendra zani, dhe kapen nje hoxhe plak qe po shkonte ne pune te vet, e per tu talle me te i kerkuan qe te zgjidhte nje kenge per pershendetje ne radio. Dha e mori hoxha i shkrete ti hiqte qafe po nuk i ndaheshin.
    me ne fund me ironi i tha. -Epo mire me veni ate kangen "kah na erdhen kta partizane?!!"

    Keshtu puna e "clirim"/pushtimit komunist, ku me i marre gjermanet para ketyre morracakeve kriminele.


    Po te lexosh ty dhe Labeatin, ju flisni per "trimerine" e malesoreve dhe "lirine e tyre", por harroni qe historia e luftes se II Boterore eshte nje histori e hidhur per veriun e vendit, dhe gjenezen e saj e ka qe me opoziten ndaj Mbreterise Shqiptare dhe bashkepunimin e hapur me okupatorin italian qe ne Shkoder u prit si clirimtar.
    Edhe ketu po ja fut kot si injorant qe je. Italianet ne Shkoder jane pritur me pushke qe nga kalaja e qyetetit nga ku kontrollohet ura e Bacallekut qe eshte hyrja e qytetit. Si pasoje eshte vra togeri italian qe i printe autokolones, dhe vetem mbas disa oresh italianet mundin te hyne ne Shkoder.

    Tashti me thuaj cfare rezistence u be ne prill 1939 ne permet, gjirokaster a Korce.


    Eshte kjo arsyeja qe ne librat e historise ne SHBA nxenesit e shohin Shqiperine ne krahun e okupatoreve dhe jo ne krahun e clirimtareve.
    Ouuuu po ti na shurdhove me kete luften clirimtare te jugut si nuk i paska ra ne vesh amerikaneve gjithe kjo lufte qe cliroi Shqiperine? Ata kishin edhe oficeret e vet ne terren?
    M Kjo ndoshta se lufta partizane shihet thjesht si nje shtojce e luftes jugosllave te cilet e krijuan dhe e drejtuan.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Pa zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare s’ka stabilitet nė Ballkan
    Nga biligoa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 15:54
  3. Rugova: Kosova duhet te kete flamur te vete
    Nga Shėn Albani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 14:51
  4. A e duan shqiptarėt bashkimin kombėtar?
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •