" Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" tani "flet"Postuar mė parė nga Albo
shqip dhe anglisht, me punen e dr Selahedin Velajt
nga- BEQIR SINA, Nju Jork
Me gjase ne kuptimin me etik te Kanunit te Lek Dugagjinit nga profesori japones Kazuhiko Yamamoto eshte se Kanuni, perfaqeson jo vetem formen fillestare te kodit etik te shoqerise njerezore, por edhe formen e ardheshme te egzistences etnike te komuniteteve dhe te kombeve, tha nder te tjera ne kumetsen e saj, gazetarja shqiptaro -amerikane Rafaela Prifti
"Bronx House" Pelham Parkway(NY) : Dr Selahedin Velaj, intelektual e patriot i shquar ne komunitetin shqiptar te Amerikes , permovoi te djelen pasdite, ne "Bronx House" Pelham Parkway, perkthimin dhe sponsorizmin e librit te Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, me titull: " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore". Libri ka rreth 290 faqe dhe eshte i shkruar ne dy gjuhet - anglishte e shqip. Libri u perkthye dhe u pergatit per botim, nga Dr Selahedin A. Velaj, nga nje shtepi botuese amerikane me redaktor Prof. Dr Tomorr Plangarica dhe me kopertine e faqosje te firmes"Melosi Desing".
Mirpo meqense ky lloj aktiviteti ka marre nje rritje te madhe ne bashkesine shqiptare, ne SHBA-s, atehere lexuesi, vet-natyreshem, eshte i interesuar te dije edhe diçka me shume; se kush eshte autori ose kush eshte figura e librit, e cila, ka nxitur ose frymezuar autorin te shkruaj ose perkthyesin e pergaditesin e tij ? Lexuesi, me kete rast patjeter kerkon te dije, se cila, eshte jeta e tij ne mergim, por edhe andej nga ka ardhur ? Ç'trashegimini i ka lene vepra dhe jeta e tij ne diaspore, ate te shqiptareve ne trojet e tyre etnike, te andej e ketej kufirit, shqiptaro-shqiptare ?
Me thjeshte, duhet thene me kete raste, se ai eshte Dr Selaudin Velaj, qe prej 1945 - jeton e punon ne SHBA-s. Dr. Velaj me arratisjen la ne Shqiperi familjen e tij qe i ra mbi kurrize, per me se gjysem shekulli, saga e vujtejeve te medha, te shkatuara ato prej rregjimit komuniste, enverian. Vellai i tij Petrit Velaj - u fute pa gjyq ne burg dhe e mbajte rreth 37- vjet, vetem e vetem se nuk pajtohej kurre me rregjimin enverian. Vellai me i madh i tij Hulusi, i cili, ne ate kohe ishte nendrejtor i Bankes Kombetare ne Vlore, u akuzua nga ai rregjim si bashkepunetor ose kolaboratorist me amerikanet, dhe per kete akuze, u pushkatua ne moshen e 38- vjeçare. E gjithe familja, u internua dhe u presekutua ne kampet famekeqe, te rregjimit enverian.
Ndersa i perket veprimatris se zhvilluar dje, duhet cekur se ajo u drejtua nga gazetarja Elmira Muja, e organizuar nga Organizata e Grave Shqiptare ne Amerike "Motrat Qiriazi" me kryetare dr Ana Kohen. Aktivitetin e hapi djali i dr Velajt, Drini Velaj, i cili, megjithse i lindur e i rritur ne Amerike, u foli shqip pjesmarresve. "Eshte nje kenaqesi e madhe, qe te flase sot, per baban time, tha ai, i cili, eshte njeri prej atyre shqiptareve, qe shume vjet me pare mori rrugen e stermundimeshme, ne kohen e "bores se madhe" atje. Babi im ne boten e lire, ju perkushtua me shume pune, pergjegjesi e ndereshmeri, familjes, e kombit te tij. Une! tha Drini, e vlersoj lart punen e tim eti, qe se fundi ajo u kurorzua ne perkthimin e vepres se prof. dr. Kazuhiko Yamamoto "
Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore", nje veper e mirepritur kjo, ne qarqe te ndryshme.
Libri u perkthye dhe u pergatit per botim nga Dr Selahedin A. Velaj
Duke folur ne kete permovim Ambasadori Lublin Dilja, tha se "
Eshte kenaqsi e veqante edhe per mua, qe po marre pjese ne permovimin e nje libri me studime te Kanunit, me titull " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" te autorit japonez Yamamoto, i pergatitur dhe perkthyer nga doktor Selaudin Velaj. Me kete rast falemnderoje veqanerishte, organizatorin e kesaj ngjarje ne komunitet -Organizaten e Grave Shqiptare ne Amerike "Motrat Qiriazi" dhe dr Velajn. Te cilet, kaq mire e bukur na kane mbeledhur per te degjuar dhe nderuar nga afer vepren, perkthyesin dhe kontribuesin, e kesaj vepere.
Permovimi i ketij libri, vijoj metej ambasadori Dilja, perben nje ndjekje te bukur te tradites, perben nje nderrmarrje te admirueshme , nje pune cilesore dhe njekohesisht eshte nje prurese per studiuesit, folese e kultures dhe albanologjise sone.
Kete permbeldhje ne shqip, qe na sjell, sot, dr Velaj, tha Dilja, jame i sigurte qe çdo tematike specifike ne kete kontekst, do te jete e padiskutueshme ne fondin e biblotekes sone kombetare. Ne kete perkthim qe qendron tek e veqanta dhe vlerat qe komplomentojne njera tjetren. Tematika teper e veqante, i'ja rrite edhe me shume vlerat librit te Yamomtos. Autori i veqante, e bene edhe me interesante kete vlere, sikurse vete vlera e botimit dhe e perkthimit te dr Velajt, e bene kete edhe me pikante.
Me kete tematike kaq intigruese me doket shqiptare ne fokus , qofte edhe me argumente , paralele dhe gjeneruese idesh nga Japonia e larget, ky perkthim e botim i dr Velajt, jo vetem qe eshte terheqes edhe intersant, por me siguri qe do te jete i kerkuar dhe i lexuar nga bota shqiptare, nga studiuesit shqiptare por edhe me shume nga albanologet , historianet dhe studiuesit e huaj te "korpusit" shqiptar, perfundoje ambasadori Lublin Dilja, duke thene se ne kete kontekst, libri i botuar ne te dy gjuhet shqip - aglisht i prof. dr. Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" duket si me se i gjetur .
Personalitete te njohura pershendeten perkthyesin dhe pergatitesin per botim te librit Dr Selahedin A. Velaj
Me pase aktori dhe dramaturgu i njohur Xhevat Limani, perpara auditorit, lexoje te gjitha pershendetjet qe ka marre, dr Velaj, per perkthimin dhe pergatitjen per botim te librit, i botuar ne te dy gjuhet shqip - anglishte i prof. dr. Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore". Vete autori japonez prof. dr. Kazuhiko Yamamoto, e pershendeti permovimin dhe kerkoj sipas Limanit, qe pershendetjet e tija t'ua percillte te gjithe shqiptareve ne Amerike, miqeve dhe adhuruesve te librit. Njekohesishte, pershendeten nepermjet mesazheve qe u lexuan aty, edhe z Pavli Qesku, Prof.
Karel Kaser i Departamentit te Historise se Evropes Juglindore ne Universitetin e
Grazit(Austri) dhe avokatja Katheleen Imholz, nga i perndershmi Arthur Liolin, Kancellar i Kishes Ortodokse Shqiptare - Boston, e te tjer.
Recensues kryesore ishte kumtesa e mbajtur nga shkrimtari i publicisti Anton Cefa, editor i gazetes "Dielli", lexuar nga Elmira Muja. Disa mendime rreth librit te Prof. Dr Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore", shafqen Prof.Dr Agron Fico, shkrimtari e publicisti shqiptaro -zvicerane z Agim Shehu, gazetarja shqiptaro amerikane Rafaela Prifti. Pershendeten gjithashtu Pierre-P.Simsia, dr Namik Shehu, si dhe luajti ne piano nje pjese klasike Aleks Luka, nje femije 6- vjeçare shqiptaro - amerikane, talent i perkryer ne SHBA-s. Ne fund u shtrua dhe nje koktel.
----------------------------------
Shqiptari eshte skllav i injorances dhe i kusurit 3000 vjecar nen sundime te ndryshme qe e con ne nje krenari te tipit gjeocentrik(ku gjeo=une dhe vetem une) te demshme. Pa mesuar dhe zbuluar rrenjat e verteta, gjithmone do mbetemi ne te tilla pozita, ku do lulezojme kombet e popujt qe na rrethojne. E kejo do :
1) Pune
2) Sakrifice
Krijoni Kontakt