Postuar mė parė nga Albo
E para, per dosjet qe "perbekan sekret shtetetor".
Dosjet qe "perbejne" sekret shteteror ( per sa i perket Sigurise Kombetare) jane te tjera nga dosjet e agjenteve sekrete te huaj. Une nuk jam i interesuar se cili eshte emri i X apo Y qytetarit te huaj qe eshte ne sherbim te SHISH.
Sa per dosjet e atyre qe jane akoma ne sherbim te SHISH (qytetare shqiptare qe informojne SHISH pa qene antare te tij) sigurisht qe me intereson ta di se kush jane. Kush jane keta njerez te cilet informojne SHISH ? Perse nje shtet demokratik duhet te kete "spiune" pa lek? Per cfare e informojne SHISH? Dhe cfare informatash mund te marri SHISH prej ketyre njerezve, qe nuk mund ti marri nepermjet nepunesve te tij qe paguhen per kete pune?
E dyta, ideja fikse nuk eshte e imja vetem. Ka shume te tjere qe jane te interesuar ne hapjen e dosjeve. Ashtu sic ka te tjere qe nuk jane. Gazetat shqiptare jane mbushur me perralla te tipit : "Keshtu rrefen filani"....Rrefenja sic e di eshte fjala e vjeter shqipe per perrallat me mbret....Une si qytetar nuk jam i interesuar per perrallat e "veteraneve" dhe pseudoveteraneve, as te shkrimeve ku rehabilitohen Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu e paraqiten si "babaxhane e punetore" por qe i mori ne qafe Enver Xhahili....Keto jane perralla me mbret. Une si qytetar dua fakte! Dhe faktet ekzistojne ne dosje! Eshte e drejta ime ti di, se ata shk..... paguheshin deri dje nga parate qe u mbaheshin prinderve te mi, e sot paguhen nga "une", x, y qe paguajne taksat....Dhe paguhen te jene ne sherbim te popullit....Nuk paguhen qe te gjykojne se cfare duhet te dije populli.
Me thuaj nje arsye perse une nuk duhet ti di? Dhe cili eshte ai autoritet qe e vendos kete gje?Kush eshte kriteri pra se cfare duhet te dije qytetari e cfare jo? Mos valle votove gje zotrote per dike qe te fshehi te verteten? Nuk e besoj!
Te duket justifikim koti? Kohet mund te kene ndryshuar ne Shqiperi, por njerezit jane po ata. Si do te ndiheshi ti nese ne dosjen tende do te mesoje se vellai/motra/gruaja/kusheriri/shoku/kusheriri te kane spiunuar? Si do te ndiheshe ti nese ai komshiu yt oficer ka qene ne krye te toges se pushkatimit te babait tend? Si do te ndiheshe ti nese meson se arsyeja perse tu mohua shkolla e larte ishte kundershtimi i X kryetari komiteti apo Y mesuesi qe jep mesim ne po ate gjimnaz?
Personalisht dhe une e kam lexuar dosjen e tim gjyshi.....Ishte e bardhe bore....Por perseri dua te mesoj se perse u burgos per 6 vjet rrjesht dhe me pas u internua per 35 vjet te tjera, pa iu bere asnje gjyq, pa iu bere asnje akuze! Dua te di se kush dha urdherin per burgosjen e tij! Kush e urdheroi internimin e komplet familjes se tij?Dua te dij se perse ime me dhe tezet e mia u internuan pa asnje gjyq, pa asnje akuze? Dua te dij vete personalisht ( dhe mundesisht ta bej publik ) emrin e atij qe i kerkoi sime meje te mohonte te jatin dhe qe kur nuk e beri e perjashtoi nga shkolla!
Se si do reagoj une, se si do te ndihem une, nuk eshte as e drejte, as detyre e shtetit te me tregoje...Nuk ka pune shteti te me tregoje mua se cfare ndjenjash duhet te kem per njerezit....Une mund ti urrej, mund ti perbuz, po mund te me teket ti qeras dhe nje kafe, mund te me teket ti coj ne gjyq e tu kerkoj demshperbim personal, mudn te me teket ti coj ne gjyq e te kerkoj denimin e tyre penal.....Mund te me teket dhe ti vras e te shkel ligjin.....Detyra e shtetit eshte te zbatoje ligjin, jo tu imponoje qytetareve ndjenjat!
Faktikisht 1997 ndodhi pa u hapur dosjet.....Dhe meqe e permende 1997, kujtohu nje cik me mire zoti Albo....Kujtohu se para 1997, ish te persekutuar te diktatures, u moren ne pune ne sherbim te SHIK....Ishin punonjes shteterore. Kishin akses tek dosjet e tek "sekretet e tua shteterore".....Dhe cuditerisht deri para 1997 nuk krijuan asnje anarki e amulli....Cuditerisht nuk zbatuan as kanun , as gjakmarrje....Perkundrazi zbatuan ligjin! Dhe dhane jeten ne krye te detyres...Por eshte fakt se ne 1997, kur shteti shqiptar mori fund, ata u MASAKRUAN nga ish-xhelatet e familjeve te tyre. Kujtoje mire 1997 se ishte ish i persekutuari i diktatures Leke Qoku me shoke qe u masakruan nga "shpetimtaret" e kombit....Jo e kunderta....Ata qe ishin kriminele ne diktature, kriminele ngelen dhe ne "demokraci".....Dhe nuk kishin nevoje qe te hapnin dosjet per te masakruar djemte e ish te persekutuarve .... Nga ana tjeter, e qena ne poste tek ShIK-u, nuk i ndryshoi ish te persekutuarit....Sic ishin njerez ne diktature, ngelen njerez dhe me pas (edhe pse nje pjese e tyre fale vendit te punes i kishin ne dore te shikonin dosjet)....Edhe pse kishin ne dore te hakmerreshin....Pra ato "justifikimet" e tua per 1997 , kanune e gjakmarrje jane gjepura kriptokomunistesh, jo llogjike e nje intelektuali te djathte.Hapja e dosjeve ne Shqiperi do te krijonte nje amulli dhe anarki shoqerore te krahasueshme me vitin 1997 ose me keq. Dhe kur sjell nder mend "kanunin" apo "gjakmarrjen" qe e gjen ende te gjalle ne segmente te shoqerise shqiptare, hapja e atyre dosjeve mund te rizgjoje gjakmarrje te falura apo te krijoje konflikte te reja.
Faktikisht qeveria shqiptare ( dhe shoqeria) perseri pa u hapur dosjet nuk ka fituar asgje....Ish kriminele e ish spiune zgjidhen ne parlament, deputete, ministra, nuk i ka luajtur njeri nga vendet e punes etj.Arsyeja perse dosjet nuk hapen eshte nje edhe e vetme, me te cilen une jam shume dakord: qeveria shqiptar dhe shoqeria shqiptare nuk fiton asgje me hapjen e dosjeve! Absolutisht asgje! Drejtesine nuk e vene ne vend hapjet e dosjeve, drejtesine e ve ne vend ligji ose Zoti. Nese dosjet do te hapeshin, kjo do te hapeshin per hir te te perndjekurve politike qe jane nje pakice dhe jo nje shumice ne shoqerine shqiptare.
Ti kur thua qe nuk do te fitoje asgje, thjesht spekullon. Sepse fare thjesht nuk mund ta dish se si do te reagoje secili po te hapen dosjet.
Sa per drejtesine e Zotit, ja le atij ne dore. Drejtesine shoqerore nuk mund ta kete shteti. Dhe kije parasysh se drejtesia ligjore nuk vihet duke bere padrejtesi!
A jane shumice apo pakice te perndjekurit kete nuk e di, sepse statistika te sakta deri me sot nuk ka. Dhe nuk besoj se ka rendesi, a jane shumice apo pakice. E drejta e informacionit iu rezervohet te gjithe, as shumices, as pakices!
Kete paragraf qe me ke postuar mua, te ftoj tua thuash te vese dhe jetimeve te familjes se Leke Qokut! Mundesisht tregoju dhe videon se si i pihej gjaku ( me plot kuptimin e fjales) burrit dhe babait te tyre...Dhe ki dhe guximit ( dhe arrogancen) tu imponosh te falin vrasesit e babait te tyre.Sic te thashe edhe ne pergjigjen e meparshme, ka dy kategori shqiptaresh qe perjetojne te njejten krize ne dy forma te ndryshme: te persekutuarit qe nuk mund te falin dot persekutoret e tyre; veglat e rregjimit komunist qe edhe sot e kesaj dite nuk ndjejne rimors per krimet e tyre. Te dy palet jane shpirtra te trazuar peng te se shkuares se tyre. Kjo nuk do te thote se femijet e tyre, duhet te jene peng te se shkuares se prinderve te tyre. Nese urrejtja e te persekutuarve do te trashegohej dhe nese pinjollet e persekutuesve nuk do te distanconin veten nga mekatet e te pareve te tyre, atehere komunizmi do te ishte dyhere i hidhur per shqiptaret, ai nuk dogji vetem brezin e vjeter, por edhe brezin e ri.
Gjithe te mirat
Toro
Krijoni Kontakt