Shqiptar! Fol shqip…ndryshe gjobitesh

Flet prof.dr. Jorgo Bulo, drejtor i Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė: “ Ne nuk kemi ende instrumente qė ta mbajnė nėn kontroll zhvillimin e gjuhės, ashtu siē kanė mjaft vende tė zhvilluara sot. Ligji qė pritet tė dalė sė shpejti mėton tė disiplinojė pėrdorimin publik tė gjuhės”

Emrat e lloj-llojshėm tė kafeve e dyqaneve tė Tiranės, qė mund t’i deshifrojnė vetėm njohėsit e gjuhėve tė huaja, duket se nuk e kanė edhe aq tė gjatė ymrin. Pas pak muajsh, ata shqiptarė qė shpesh e ndienin veten tė huaj nė Tiranė dhe qė nuk orientoheshin dot pėr shkak tė emėrtimeve, mė nė fund do tė ndjehen si nė vendin e tyre. Ata nuk do tė kenė mė turp qė nuk dinė anglisht dhe nuk do tė vrasin mendjen se ē’domethėnė “Closed” ose “Open” pėrpara derės sė njė farmacie, njė dyqani, njė kafeneje…Por edhe pėr folėsit, gazetarėt, politikanėt, nėpunėsit e shtetit pritet tė fillojė njė kohė tjetėr. Dalja e Ligjit pėr gjuhėn ėshtė vetėm ēėshtje ditėsh.
Gjuhėtarėt shqiptarė pėr herė tė parė pas njė dekade e gjysmė duket sikur ndiejnė pak qetėsi. Mė nė fund pėrdhosja e gjuhės sonė amtare do tė ndėshkohet.Askush nuk do tė shpėtojė pa u ndėshkuar, as ata qė pėr snobizėm pėrdorin fjalė tė huaja dhe as ata qė pėr injorancė bėjnė gabime. Papėrgjegjshmėria nė tė shkruarin dhe tė folurin e medias do tė paguhet tani me para. Ndėrsa nė ēdo institucion do tė vendosen korrektorė dhe nė ēdo bashki e komunė, njė nga policitė do tė jenė edhe “gjuhėsorėt”. Drejtori i Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, prof. dr. Jorgo Bulo, foli para pak ditėsh pėr “ABC” nė lidhje me projektligjin pėr gjuhėn, i cili pritet tė kthehet nė ligj.

Jemi nė prag tė daljes sė njė ligji tė ri pėr gjuhėn. Kemi njė tė kaluar pozitive pėr respektimin e normės qė nga Kongresi i Drejtshkrimit deri pėrpara njė dekade e gjysmė. Dalja e kėtij ligji tani ėshtė e vonuar, apo ėshtė nė kohė?

Me hapjen e shoqėrisė nė kushtet e pluralizmit ndryshimet kanė prekur edhe strukturėn e gjuhės. Ka shkeje tė normės drejtshkrimore, morfologjike, sintaksore, ndaj pėrdorimit publik tė gjuhės: media, administrata, shkolla. Ekzistojnė aktet normative, Gramatika normative e shqipes, Drejtshkrimi i shqipes, Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe qė ka karakter normativ gjithashtu, Shenjat e pikėsimit. Por ka pėrgjegjėsi shteti pėr zbatueshmėrinė e kėtyre akteve normative. Dalja e kėtij ligji bėhet pikėrisht pėr tė rreguluar “me ligj” pėrdorimin publik tė gjuhės shqipe. Mendoj se ėshtė nė kohė. Nuk mund tė lejohej mė shkelja e normės nė kėtė masė.

Si e shihni ju nivelin e zbatueshėmrisė sė normės sė gjuhės shqipe deri tani dhe sa larg vendeve tė tjera evropiane jemi ne?

Kultura e gjuhės ėshtė tregues i kulturės sė shoqėrisė. Jemi pas krahasur me mjaft vende tė tjera. Shqipja letrare mund tė them se e ka kaluar provėn e vet, ajo ka mė se 30 vjet qė e ka kaluar kėtė provė. Por nė Shqipėri ne nuk kemi ende instrumente qė ta mbajnė nėn kontroll zhvillimin e gjuhės, ashtu siē kanė mjaft vende tė zhvilluara sot. Pikėrisht ky ligj qė pritet tė dalė sė shpejti nuk ka pėr objekt zgjedhjet vetjake. Prirja e shkrimtarėve tė caktuar pėr tė shkruar nė dialekt ose me njė leksik qė nuk ėshtė i normės, ėshtė diēka tjetėr. Ligji mėton tė disiplinojė pėrdorimin publik tė gjuhės.

Kohėt e fundit mėsimi i gjuhės shqipe zuri vend nė programet e shkollave tė mesme, por si pjesė e lėndės sė letėrsisė. Megjithatė ka mjaft mangėsi pėr mėnyrėn se si mėsohet ajo sot nė shkollė dhe ky ėshtė mendimi i specialistėve tė pyetur, ose jo, por qė janė shprehur edhe publikisht pėr kėtė. Cili ėshtė opinioni juaj?

Mėsimi i gjuhės nė shkollė ka mangėsi. S’flas konkretisht, s’mund tė hyj nė kapituj e tekste tė veēanta. Por mund tė them se mėnyra tradicionale e tė mėsuarit nė shkollė tė gjuhės nuk mund tė funksionojė mė. Nuk mund tė mėsohet shqipja si gjuhė e huaj, duke mėsuar lakimet e zgjedhimet. Gramatika duhet tė mėsohet pėrmes gjuhės dhe jo gjuha pėrmes gramatikės. Kjo ėshtė esenca e atij ndryshimi tė madh qė duhet tė pėsojė mėnyra se si mėsohet gjuha amtare sot nė shkollė. Programet e tekstet shkollore duhe tė marrin parasysh aspektin e funksionit. Ky ėshtė problemi qė duhet tė zgjidhė sot shkolla, por qė s’po e zgjidh dot akoma pėrfundimisht.

Ju pėrmendėt se nė pėrdorimin publik tė gjuhės shkolla, media dhe administrata janė ato qė mbajnė peshėn kryesore. Nėse do tė bėnit njė renditje pėr nga rėndėsia, si do ta klasifikonit dėmin dhe dobinė e secilės prej tyre nė respektimin e ose jo tė normės?

Mė e rėndėsishme ėshtė shkolla. Pas saj vjen media, e cila ėshtė ēdo ēast nėn kontakt dhe ushtron trysni mbi shoqėrinė me mėnyrėn se si e respekton normėn. Pėr shkollėn folėm pak. Por pėr fat tė keq edhe media nuk po e luan rolin e saj. Me aktet nėnėligjore pėr ēdo shkelje do tė ketė sanksione.

Pothuajse pėrditė nga zyrat e ekzekutivit tė shteti shqiptar dhe nga tė gjitha institucionet e tjera, dalin shkresa qė pezmatojnė edhe qytetarėt e thjeshtė, jo mė njohėsit e gjuhės dhe studjuesit e saj. A do tė ketė sanksione tė specifikuara nė projektligjin qė pritet tė kthet nė ligj tashmė?

Po. Sigurisht. Nuk mund tė them fjalė pėr fjalė se si pėrcaktohet, por ėshtė e qartė se njė zėdhėnės ose njė nėpunės i administratės shtetėrore qė nuk njeh mirė gjuhėn amtare dhe qė pėrsėrit nė vazhdimėsi shkelje tė normės, nuk do tė lihet pa ndėshkuar, deri nė largimin nga detyra, pėr shembull nė rastin e zėdhėnėsve tė paaftė.

Ēdo vit diplomohen nė Universitetin e Tiranės mė shumė se 100 studentė nė degėt e Gjuhės, Letėrsisė Shqipe dhe Gazetarisė. Dhe janė po kėta studentė qė manifestojnė gabime tė mėdha gjuhėsore nė mėsimdhėnie dhe media. Si e shihni ju problemin nė kėtė pikė?

Mendoj se duhet ringritur njė sistem kualifikimi dhe trajtimi pėr mėsues e gazetarė. Duhet tė them se ne nuk e kemi kulturėn pėr tė zbatuar normėn. Gjithashtu duhet tė ringrihet institucioni i redaktorit gjuhėsor, duhet tė rivendosen redaktorėt gjuhėsorė atje ku janė tė domosdoshėm dhe tė nevojshėm. Dikur ka ekzistuar njė traditė e tillė dhe norma respektohej mjaft mirė nė pėrdorimin publik tė gjuhės.

Nė Ballkan gjuha shqipe flitet gjithashtu nga shqiptarėt e Kosovės dhe tė Maqedonisė. Ē’mendim keni pėr unifikimin e gjuhės? Si e shihni atė nė ditėt e sotme?

Unifikimi ėshtė problem i akteve normative, ėshtė ēėshtje e shkencės gjuhėsore qė funksionon si shkencė kombėtare. Ne kemi njė komision tė pėrbashkėt, kemi njė kėshill ndėrakademik tė gjuhės shqipe, ku tė gjithė shkencėtarėt pėrcaktojnė dhe saktėsojnė kriteret dhe funksionin e normės. Zbatimi i saj nuk ėshtė mė as mundėsi dhe as detyrė e kėtij grupi shkencėtarėsh. Zbatimi ėshtė ēėshtje e shtetit. Se ēfarė bėn qeveria e secilit vend, ku shqipja ėshtė gjuhė zyrtare, kjo ėshtė punė e qeverive. Ndėrsa gjuhėtarėt kanė arritur dhe vijojnė tė jenė nė njė zė pėr normėn.

Nė Tiranė, sodomos, kur ecėn nėpėrr rrugė, kryesore ose jo, nuk tė duket se je nė njė qytet shqiptar. Ka kaq shumė emėrtime nė gjuhė tė huaj, kaq shumė lajmėrime, deri te tabelat “Hapur/ Mbyllur”, qė i gjen rėndom nė anglisht nė tė gjitha llojet e shitoreve. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?

Ėshtė e njėjta situatė si nė pėrdorimet e tjera publike. Sistemi i emėrtimeve tė huaja ėshtė po kaq problem. Kjo ėshtė njė ēėshtje kompleksi ndaj tė huajve. Duhet vendosur njė rregull dhe nė ligj ėshtė parashikuar. Por mendoj se kėtu ka pjesė edhe pushteti vendor. Bashkitė duhe tė kujdesen pėr higjienėn gjuhėsore, sikurse kujdesen pėr pastėrtinė e mjedisit.

Muajt e fundit njė korrigjues elektronik i shqipes ėshtė pritur pozitivisht nė mjaft raste dhe me mjaft polemika gjithashtu. Cili ėshtė opinioni juaj. E pėrdorni ju vetė kėtė korrigjues?

Korrektori drejtshkrimor, i cili korrekton nė mėnyrė automatike 60-70% tė trajtave ėshtė vetėm drejtshkrimor, ndihmon vetėm nė gramatikė e drejtshktim. Mund tė them se
ėshtė shumė i dobishėm, sepse ndihmon tė evidentohen gabime qė nuk kapen me lehtėsi sipas mėnyrės tradicionale tė korrigjimit. Ėshtė hap pozitiv qė do tė ndihmojė nė pėrdorimin e shqipes kudo. Unė vetė e kam instaluar nė kompjutėrin tim dhe kėtu, nė institut ne e pėrdorim gjerėsisht.

Bisedoi: Olimbi Velaj




Projektligji “Pėr gjuhėn”
Pak kohė pėrpara se Kuvendi i Shqipėrisė me shumicė socialiste tė mbaronte mandatin e tij, u hartua dhe iu dėrgua atij njė projektligj pėr gjuhėn shqipe. Koha nga zgjedhjet deri nė fillimin e funksionit normal tė kuvendit tė ri, me shumicė tė djathtė, ishte njė periudhė pauze edhe pėr projektligjin qė prźt tė kthehet nė ligj.
Tani gjuhėtarėt qė e hartuan thonė se ėshtė vetėm ēėshtje procedurash kthimi i tij nė ligj.
Reagimi i studjuesve erdhi si pasojė e natyrshme pėr t’u hedhur nė mbrojtje tė gjuhės shqipe, nė njė kohė kur nė tė gjitha pėrdorimet publike po bėhej gjithnjė e mė e padurueshme shkelja e normės.
“Njė grup gjuhėtarėsh hartuan projektligjin, qė synon zhvillimin e qėndrueshėn e tė studiuar tė shqipes dhe ndėrgjegjėsimin e shoqėrisė pėr mbrojtjen e gjuhės, si njė nga vlerat mė tė mėdha tė kulturės shpirtėrore dhe si shprehėse e identitetit kombėtar tė shqiptarėve”, tha prof. dr. Jorgo Bulo. Ndėrsa pėr prof. Seit Mancakun, gjuhėtar, njė nga hartuesit e projektligjit, “nė radhė tė parė kjo nismė buron nga vetė Kushtetuta e Shqipėrisė, sipas nenit 59 tė sė cilės thuhet: “Shteti brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qė disponon, si dhe nė plotėsimin e nismės dhe pėrgjegjėsisė private synon mbrojtjen e trashėgimisė kombėtare kulturore dhe kujdesin e veēantė pėr gjuhėn shqipe”.



Ēfarė do tė ndryshojė
Sipas projektligjit “Pėr gjuhėn shqipe”, tė gjitha organet shtetėrore, mediat, shkollat publike e private, duhet tė respektojnė rregullat e shqipes standarde. Nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore, dokumentet pėrkatėse duhet tė shkruhen edhe nė gjuhėn shqipe. Pėrsa i pėrket dialekteve, ato nuk mund tė pėrdoren nė subjektet e mėsipėrme, por ndėrkohė krijuesit janė tė lirė t’i pėrdorin ato nė krijimtarinė e tyre artistike, e po kėshtu edhe njerėzit e thjeshtė. Projektligji ka njė nen tė veēantė edhe pėr tabelat e emėrtimet e subjektet shtetėrore e private. Pas miratimit tė ligjit do tė hartohen dhe aktet nėnligjore, ku do tė sqarohet edhe mėnyra e tė shkruarit tė fjalėve tė pėrveēme tė huaja. Pėr shkelėsit e normave gjuhėsore, do ketė edhe sanksione administrative, tė cilat do tė pėrcaktohen nė akte nėnligjore. Gjithashtu pėr kontrollin, zgjerimin e zhvillimin e gjuhės, po ngrihen struktura tė posaēme. Njė Kėshill Akademik, i pėrbėrė nga gjuhėtarė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e zona arbėreshe, mes tė cilėve Shaban Demiraj, Idriz Ajeti nga Prishtina. Gjithashtu njė Komision pranė Kėshillit tė Ministrave, i cili do tė merret me anėn administrative, zbatimin e normave e sanksionet.







Si po e bastardojmė gjuhėn tonė


Ben Andoni


“Tung”, “Hajt”, “sek”, “ok”, “Cao”. Gjithmonė e mė shumė, gjuha shqipe po gjendet e ekspozuar ndaj ndryshimeve, qė kėtė herė, vijnė direkt nga e folura e masės rinore. Pėr fat tė keq, kėto ndryshime nuk janė shumė pozitive, ndėrsa grupet e gjuhėtarėve megjithė punėn e madhe, duket qartė se punojnė bosh. Globalizmi, mė sė shumti nė Shqipėri, po tregon njė nga tiparet e tij tė vrazhdė…dhe direkt nė gjuhėn e folur. Rinia, pjesa mė e ekspozuar e ndryshimeve, duket se ka njė tendencė gjithmonė e mė tė shpeshtė- pėr ta bėrė gjuhėn sa mė tė thjeshtė dhe mė “praktike” pėr jetėn e pėrditshme, duke e lehtėsuar nė shumė raste pa sens. Reagimi i natyrshėm i gjuhėtarėve, po ta ndjenin kėtė, do tė ishte me tė vėrtetė i ashpėr. Por duket se shumicės tė komunitetit tė tyre pak i vret, pėr tė shtuar dhe faktin se fare pakkush i pyet. Tashmė ėshtė e qartė se gjuha nė metropol ka ligjėsi tė tjera, tė cilat nuk shkojnė me kthesat e ngadalta tė gjuhėtarėve dhe akademikėve, qė u duhet tė grumbullohen nė forume dhe nė mbledhje tė stėrgjata pėr ndryshime. Apo, siē ndodhi gati njė vit mė parė, kur gjuhėtarėt shqiptarė dhe kosovarė flisnin pėr gjuhėn standarte duke mos u marrė vesh, mė sė paku, fillimisht mes tyre.
Tashmė koha nuk pret. Dhe handikapet ndaj gjuhės shqipe nė shkollimin e mesėm dhe nė atė tė lartė, dalėngadalė kanė filluar qė tė japin dukshėm frytet e tyre. Shumė nga studentėt qė mbarojnė shkollat e larta, nuk dinė tė hartojnė njė letėr tė thjeshtė, ndėrsa gjimnazistėt, nė pėrgjithėsi, e shkruajnė shqipen, sikur tė bėnin ndonjė tekst hip-hopi. Kuptohet se humbja e gjuhės nuk vret njeri, ndaj lėngimi i saj i pa gojė ndihet nga pak njerėz. Nuk i del askujt gjak dhe nuk merr fund njė jetė. Por, e vetmja gjė, qė pak vetė e ndjejnė ėshtė se me humbjen e gjuhės humbet pak nga pak dhe kombi dhe ca mė shumė identiteti i secilit prej nesh (Qė gjuha jonė e re dhe e vjetėr, paēka se gati njėqind vjet mė parė ende nuk shkruhej zyrtarisht, e ka ruajtur kėtė komb). Kjo tė bėn tė mendosh, se tashmė alarmi duhet tė jetė i plotė dhe i menjėhershėm pėr tė gjithė strukturat e shqipes. Ndaj, qė gjuha mos tė humbasė, ndoshta ndryshimi pritet qė tė fillojė nga atje nė pub, nė chat, nė klube dhe nė mjedise rinore, ku tė rinjtė shpresin lirisht gjuhėn e popullit, atė qė do tė jetė nesėr gjuha e bashkėkombėsve mė tė rinj, qė do e pėrcjellin kėtė trashėgimi tė madhe ….




ABC nr.9-Oli Velaj e Ben Andoni
31.10.2005