Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Një gjuhë pa drejtshqiptim

    Dr. Ardian Klosi *

    Shumica e nxënësve shqiptarë, por jo vetëm e nxënësve, e dinë se gjuha shqipe lexohet në bazë të parimit fonetik. Kështu edhe lexojnë nxënësit te ne, sidomos në shkollë fillore, kur ende nuk janë bërë (instinktivisht) të vetëdijshëm se tjetër është gjuha e shkruar dhe tjetër gjuha e folur. Prandaj këta fëmijë, të drejtuar kësisoj nga mësuesit e tyre, lexojnë si më poshtë:
    Liria

    Mbi të gjithë për lirinë kanë nevojë njerëzit. Fëmijët shpesh kujtojnë se liri do të thotë të plotësosh të gjitha tekat, të bësh çfarë të duash, të kesh të drejtë të dëmtosh edhe të tjerët.. (nga “Liria”, Leximi i klasës I, f. 106)
    Në të vërtetë ky tekst shqiptohet pa gjithë ë-të të cilat i kam shënuar me shkronja të zeza, pra:

    Mbi të gjith për lirin kan nevoj njerzit. Fëmijt shpesh kujtojn se liri do të thot (ose: tthot) të plotësosh (ose tplotsosh etj.) të gjitha tekat, të bësh çfar të duash, të kesh të drejt të dëmtosh edhe të tjerët (ose ttjert) etj…
    Mosshqiptimin e ë-ve jotheksore e kompenson te shqiptuesi në njëfarë mënyre zgjatja e zanores paraprijëse, pra diçka si kaan për “kanë” etj.
    Edhe nga ky shembull, kuptohet se drejtshkrimi i gjuhës shqipe, ashtu siç u vendos në vitin 1972, ashtu siç është pohuar edhe nga vetë autorët e tij Kostallari, Çabej, Domi etj. (shih “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë 1973, f.7-8), nuk mbështetet vetëm mbi parimin fonetik, dmth. një shkronjë = një fonemë, por edhe mbi parimin morfologjik (p.sh.: t’i ruajmë mbaresat e rregullta gjatë një zgjedhimi, edhe kur –ë nuk shqiptohet) ose mbi parimin historik (p.sh. shkruajmë dhëndëri, edhe pse te fjalët e tjera më –ër kjo –ë bie kur r pasohet nga një zanore).

    Për të pasur parasysh se ç’ndodh me një gjuhë kur ruhet parimi historik dhe ai morfologjik në drejtshkrim, kujtojmë frëngjishten ose anglishten, në të cilat drejtshqiptimi ndryshon bukur shumë nga drejtshkrimi; sjellim këtu për frëngjishten edhe vetëm shembullin e Ferdinand de Saussure-it që vëren se te një fjalë si oiseau “zog” asnjëra nga shkronjat nuk pasqyron asnjërën nga fonemat, pasi kjo fjalë shqiptohet “uazo”.

    Është krejt e qartë pra, se parimi një shkronjë = një fonemë nuk na mjafton për ta shqiptuar drejt edhe vetëm shqipen standarde, atë që mësohet në shkolla dhe përdoret në shtyp, administratë etj., pale për të lexuar tekstet tona letrare, sidomos ato të traditës. Dhe është krejt e qartë që nxënësit shqiptarë do ta kishin merituar prej vitesh një “Drejtshqiptim të gjuhës shqipe”, sikundër u premtua në vitet ’70-’80 të shekullit të kaluar nga akademia jonë, por që nuk u realizua asnjëherë deri më sot.

    Pasoja e kësaj mosdijeje, për një dije që në thelb mjaft të thjeshtë, është leximi i keq te fëmijët tanë, humbja e tingëllimit origjinal në poezi e pjesë shumë të bukura në prozë, tek e fundit ftohja dhe tëhuajëzimi i brezit më të ri prej pjesëve letrare që ofrohen në tekstet shkollore. Kjo sjell ftohjen e përgjithshme ndaj bukurisë tingëllore të shqipes, humbjen e pasionit për lexim... dhe gjithë të tjerat që mund të merren me mend.

    Por problemi nuk mbetet vetëm tek fëmijët, pasi kam vënë re se vështirësi të mëdha, në mungesë të vetëdijes së drejtshqiptimit, kanë gjithë shqiptarët, gjuha e të cilëve është pak a shumë larg nga standardi i vendosur më 1972, pra në radhë të parë ata që përdorin në familje e në shoqërinë e ngushtë dialektet gege. Kam vënë re kështu shumë kosovarë, të cilët në përpjekje për të folur një gjuhë standarde “të pastër” i shqiptojnë “ë”-të në mënyrë të tepërt e të panevojshme, pikërisht si nxënësit e shkollave që përmenda më lart. Po kjo gjë ndodh me diftongjet ua dhe ie e me një numër fonemash a togfonemash për të cilat drejtshkrimi ka dhënë zgjidhjen “toske”.

    Sikur të ekzistonte një udhëzues i tillë që do të ishte “Drejtshqiptimi i gjuhës shqipe”, në të cilin të theksohej, përveç rasteve më të rëndësishme të shmangies së shqiptimit nga shkrimi, edhe fakti i thjeshtë se drejtshkrimi ynë është mbështetur kryesisht mbi një toskërishte të moderuar, le të themi siç e ka zona e Korçës ose e Fierit (ashtu sikurse e di çdo gjermanishtfolës se ndër gjithë dialektet gjermanishtja e zonës së Hanoverit i afrohet më shumë standardit letrar), atëherë nuk do të kishin vështirësi në shqiptim as nxënës e mësues bashkë, as shqiptaroveriorët që do të mundoheshin ta shkërbenin sa më mirë këtë toskërishte të moderuar.

    Kusuret e ë-së drejtshkrimore

    Aspekti tjetër i rëndësishëm, kur flasim për mundësinë e përmirësimit të standardit tonë, është reformimi i vetë drejtshkrimit të shqipes. Janë një numër zgjidhjesh, mendoj (por që kam vërejtur se kështu mendojnë edhe një numër kolegësh), të cilat ose nuk kanë qenë të mira që në krye të herës, ose kanë dalë të tilla me zhvillimin e gjuhës në tre e më shumë dhjetëvjeçarët e fundit.

    Le të qëndrojmë tek ë-ja e patheksuar, drejtshkrimi i së cilës i shkakton dhimbje koke çdo shqiptari që ulet të shkruajë. Shkruhet amtar apo amëtar, gjithçka apo gjithëçka, vetëvetor apo vetvetor, malësor apo malsor e kështu me radhë? Nuk njoh asnjë njeri, përveç redaktorëve profesionistë ose disa mësuesve të gjuhës, që t’i shkruajnë siç i do drejtshkrimi rastet e vështira dhe të shumta të ë-ve të patheksuara.

    Të gjitha vështirësitë vijnë nga fakti se autorët e drejtshkrimit të 1972-shit këtu më njërën anë nuk e ndoqën parimin fonetik (dhe praktikisht nuk mund ta ndiqnin në mënyrë konsekuente), por më anë tjetër edhe përzierjen e tij me parimin morfologjik ose historik shpesh e bënë në mënyrë alogjike, me përjashtime e me kundërthënie të shumta.

    Kështu, në fjalët e përngjitura me gjithë e me kurrë do ta lëmë në shkrim -ë-në kur fjala është emër, por do ta heqim kur kemi ndajfolje, lidhëz, përemër të pakufishëm etj., pra do shkruajmë gjithkush, kurrfarë etj. Si ta mbajë mend përdoruesi normal që nuk është profesionist gjuhe një rregull të tillë? Nga ta dijë që duhet shkruar gjithfarë, por i gjithëfarshëm?
    Ose shkruajmë tëharr, tëholl por shkruajmë arsye, shkruajmë pastrim por duhet të shkruajmë motërim, shkruajmë përgënjeshtrohem por duhet shkruar gjendërohem, dhëndërohem etj. etj.

    Te fjalët e përbëra me vetë nuk shkruhet ë-ja vetëm kur vetë përsëritet dy herë (! pse rregull është ky?), pra duhet të shkruajmë vetëvendos dhe vetvetor...

    Sikur të mos mjaftonin ë-të e shumta që kanë fjalët e parme, të cilat i ruajnë ato edhe kur kthehen në fjalë të prejardhura, hartuesit e drejtshkrimit të 1972 kanë shtuar edhe ë të tjera aty ku bashkohen fjalë të parme, që këtë ë nuk e kanë, me fjalë a prapashtesa të tjera. Prandaj duhet të shkruajmë armiqësi, mjekësi, ndërkombëtar, zdrukthëtari etj. etj., por nuk mund të shkruajmë oborrëtar ose shkakëtar sepse këto duhen pa -ë.

    Nga gjithë kjo ngatërresë, askush nuk e kupton pse p.sh. duhet të shkruajmë nevojëshumë ose nevojëmadh dhe më anë tjetër nevojtar dhe nevojtore.
    Me plot të drejtë Martin Camaj, Arshi Pipa e të tjerë, standardin e krijuar më 1972 e quajtën gjuha “të-të-të”, cok për shkak të arsenalit të stërmadh në ë që kërkon kjo gjuhë në të shkruar.

    U ndala këtu vetëm në problemet që sjell zanorja (ose gjysmë a çerekzanorja) ë në drejtshqiptim dhe në drejtshkrimin ekzistues. Por natyrisht problemet shtrihen edhe në zgjidhje që janë gjetur për fonema a kombinime të tjera.
    Shoqëria jonë i ka të gjitha kushtet që të përmirësojë kodin e shkrimit të saj, bashkë me krijimin e një kodi të përgjithshëm të drejtshqiptimit. Edhe gjuhë me histori shkrimi dhe drejtshkrimi shumë më të gjatë se tonat, bie fjala gjermanishtja, guxojnë në ditët tona të vendosin norma të reja, përderisa ato ndihmojnë në thjeshtimin dhe lehtësimin e komunikimit.

    Vetëm se këto zgjidhje duhet të bëhen me një konsensus të përgjithshëm, ku të pjesëmarrin njerëz të kulturës, shkrimtarë, gjuhëtarë, pedagogë etj., qoftë edhe pas një rilevimi të kujdesshëm të gjendjes së sotme të folur të shqipes. Askush nuk mund të ketë më sot monopol në zgjidhje kaq të rëndësishme për të gjithë pjesëtarët e kombit, më pak nga të gjithë zyrat shtetërore që i patën në të kaluarën.


    *Në formë të përmbledhur ky shkrim u referua në tryezën e rrumbullakët që u zhvillua para pak ditësh me linguistin e shquar italian Tullio De Mauro
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Dr. Ardian Klosi *


    Sikur të mos mjaftonin ë-të e shumta që kanë fjalët e parme, të cilat i ruajnë ato edhe kur kthehen në fjalë të prejardhura, hartuesit e drejtshkrimit të 1972 kanë shtuar edhe ë të tjera aty ku bashkohen fjalë të parme, që këtë ë nuk e kanë, me fjalë a prapashtesa të tjera. Prandaj duhet të shkruajmë armiqësi, mjekësi, ndërkombëtar, zdrukthëtari etj. etj., por nuk mund të shkruajmë oborrëtar ose shkakëtar sepse këto duhen pa -ë.

    Sa lidhje ka ky me shkrim me firmen tende Davius, qe sipas gjuhes letrare duhet: Rralle e per mall ( pa e) sesa shume e per lum.

    Per lum nuk jam e sigurt qe lum eshte trajta e pashquar, po as lume nuk me duket e sakte.

  3. #3
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Une e di qe te gjithe emrat qe ne trajteten e shquar marrin i, ne trajten e pashquar shkruhen pa "ë."
    Psh.
    lum - lum-i
    mall - mall-i
    gur - gur-i etj.
    Ne rastin e firmes se Davius, ndoshta "ë"-ja te lumi eshte shtuar per ta mbajtur rimen...
    Kurse "për mallë" me duket qe eshte shprehje dhe kjo rregull ben perjashtim. Pra ne kete rast, kjo shprehje pa "ë" nuk me tingellon mire?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kërçovare1 : 13-10-2005 më 23:49

    Happiness is: ME & YOU ;)


  4. #4
    Hudhu^Pupthi^Zgupthi^BaM
    Anëtarësuar
    10-12-2004
    Vendndodhja
    Ku te Pelcasin
    Postime
    76
    Ne fakt fjalet Kal gjum lum dhe djal jane te vetmet e gjinise mashkullore qe ne drejtshkrim jane ne te vertete kalë, lumë, gjumë, djalë....
    madje kur ishim te vegjel per ti kujtuar na mesonin je vjershe pak a shume
    Pashe nje djalë/hipur mbi nje kalë/kaloi nje lumë/ .....vargun tjeter s'e mbaj mend
    Kurse fjala mall shkruhet pa ë
    Bam bum anej kenej....shukurinaaaaaaaaaaaa!
    Friken te me kesh..Se gje s'te bej ;)

  5. #5
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga Sara_MISTRECE
    Ne fakt fjalet Kal gjum lum dhe djal jane te vetmet e gjinise mashkullore qe ne drejtshkrim jane ne te vertete kalë, lumë, gjumë, djalë....
    madje kur ishim te vegjel per ti kujtuar na mesonin je vjershe pak a shume
    Pashe nje djalë/hipur mbi nje kalë/kaloi nje lumë/ .....vargun tjeter s'e mbaj mend
    Kurse fjala mall shkruhet pa ë
    Te lumte goja. E dija se jane keto perjashtime por s'mu kujtuan te gjitha. Nuk ngeli qe ti them sepse ti i the te gjitha
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Për autorin e artikullit, dhe të gjithë atyre që duan të mësojnë më shumë mbi gjuhën shqipe, do t'u këshilloja të lexonit librin e Ilia Dilo Sheperit. Pjesa e parë e këtij libri flet për fonologjinë dhe jep shumë hollësira mbi shqiptimin e gjuhës shqipe. Libri është publikuar më 1927 por është ende i vlefshëm. Kapitullin e fonologjisë mund ta lexoni këtu.
    Edi

  7. #7
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga edspace
    Për autorin e artikullit, dhe të gjithë atyre që duan të mësojnë më shumë mbi gjuhën shqipe, do t'u këshilloja të lexonit librin e Ilia Dilo Sheperit. Pjesa e parë e këtij libri flet për fonologjinë dhe jep shumë hollësira mbi shqiptimin e gjuhës shqipe. Libri është publikuar më 1927 por është ende i vlefshëm. Kapitullin e fonologjisë mund ta lexoni këtu.


    me duket se me teper problem eshte drejtshkrimi, sepse dhe sot neper shkolla nuk shkruhet sic duhet shqipja. Per kete eshte i rekomandueshem libri i Rami Memushajt " Shqipja Standarde".

    Besojini fjales se mesueses.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Ka shume te drejte autori i shkrimit qe ka ngritur nje problem kaq jetik per kohen qe kalojme. Dhe mua me ndodhi te mesoj nje rregull qe nuk e kisha mesuar ne shkolle nga disa korrigjime materialesh qe me beri drejtori i nje gazete, Ylli Molla. Vura re ne materialet e korrigjuara qe te gjithe fjalet qe mbaronin me prapashtesen- j ,ai ua kishte hequr ë-fundore qe une kisha (gati ne te gjitha rastet)shtuar. Pra mesova nje rregull gramatikor ,qe te them te drejten nuk e dija.
    Jam shume i pasakte ne vendosjen e -ë dhe ne me te shumtat e rasteve nuk jam i sigurte ne venien ose heqjen e tyre. Dhe jam shume dakort me parafolesin qe nje zgjidhje imediate problemeve te gjuhes shqipe duhet ti behet.
    Mos te harrojme dhe huazimet qe vine nga mesimi i detyrueshem i gjuhes(huaj) te vendit ku jemi detyruar te ndertojme jeten tone nga politika jo e mire ekonomike qe po bejne politikanet tane,por edhe nga varferia dhe mangesia e disa fjaleve qe fatkeqesishte gjuha shqipe po demostron. Kjo rrjedh natyrshem, pasi te rejat e shkences dhe teknikes ecin me hapa gjigande, plus dhe hapja e shqiperis drejt botes ben dhe perplasjen e kultures dhe gjuhes sone me kulturen dhe gjuhen boterore dhe n.q.s. shteti shqiptar do te vazhdoj me kete politik neglizhence dhe zhvleftesimi te gjuhes shqipe nuk eshte cudi te jemi ne nje faze krize te kesaj gjuhe te sulmuar nga huazimet e shumta te gjuheve te tjera dhe nga mospasurimi me fjale te reja. Dhe shume pak e kupton qe vdekja e nje gjuhe eshte dhe vdekja kombetare e nje kombi.Qe nje dite rilindasit tane te mos te ngrihen nga varret dhe te na gjykojne per joatdhetarizmin qe po tregojme,duhet patjeter qer qeveria shqiptare ta marr ne dore kete problem kaq te madh qe eshte sa i rendesishem dhe jetik per fatet e kombit shqiptar.
    Me beri pershtypje p.sh po perktheja ne internet disa shkrime nga anglishtja te cilen po e studjoj dhe m.q.s. jam njohes pak ha shume i italishtes,beja perkthimin nepermjet sistemit te perkthimit ne googol te fjaleve nga anglishtja ne italishte,por te them te drejten per shume fjale te cilat ja u di ne menyre te persosur kuptimin praktik ,u gjenda ne veshtiresi te medha per ti kthyer ne shqip dhe u irritova(e shikon qe duket shume kot fjala inatosa) me vete per harresen e fjaleve shqipe,por pas pak kuptova se nuk ishte vetem mangesia ime por edhe shume fjaleve te papershtatshme qe mua nuk me dukeshin te pershtatshme ne kontesin qe po perktheja(dukeshin anadollake,si vete fjala qe po citoj).
    Prandaj eshte e kot qe te marrim mbi vete gabime qe nuk na perkasim apo qe te kritikojme te tjeret,vete koha qe po kalojme dhe evulimi i botes kerkon integrimin e gjuhes shqipe ne kete evulim dhe pasurimi i saj me fjale me te pasura ne permbajtje dhe qe tingellojne bukur . Ne te kundert ,do te detyrohemi te perdorim huazimet dhe perifrazimet e huaja ,te cilet jo vetem do ta demtojne gjuhen e bukur shqipe,por po vazhduan me kete rritem do ta asgjesojn dhe asimilojne ate.
    Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •