Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    "Islami ne jeten pluraliste"

    Vjenė: Fillon konferenca "Islami nė jetėn pluraliste"

    - Nė Hofburg tė Vjenės, sot fillon konferenca dyditėshe ndėrkombėtare me titull “Islami nė jetėn pluraliste”, nė tė cilėn do tė marrė pjesė njė numėr i madh politikanėsh dhe personalitete nga jeta teologjike, si dhe dijetarė dhe teoricienė nga Austria dhe bota. “Konferenca e Vjenės do tė duhej tė forconte besimin e ndėrsjellė, mirėkuptimin, dialogun dhe bashkėpunimin ndėrmjet kulturave dhe besimeve”, tha ministrja austriake e punėve tė jashtme, Ursula Plashnik.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Pėrfundon nė Vjenė konferenca "Feja islame nė botėn pluraliste"

    Nė Vjenė u mbyll konferenca triditore me temė: "Feja islame nė botėn pluraliste". Nė takim morrėn pjesė edhe presidenti afgan Hamid Karzai, presidenti irakian Xhalal Talabani dhe ish-presidenti iranian Mohamed Hatami. Konferenca kishte si synim thellimin e dialogut me fenė islame dhe njohjen me larminė e botės myslimane.

    Xhamia do tė largohet sė shpejti nga selia e presidentit austriak. Faltorja u ngrit enkas pėr pjesėmarrėsit myslimanė nė konferencės e Vjenės mbi fenė islame. Shumė prej tyre janė kthyer tashmė nė atdhe. Takimi me pjesėmarrės tė rėndėsishėm u mbyll pa polemikė tė madhe.

    Presidenti i bashkėsisė islame tė Austrisė, Anas Shakfeh tha se tė gjithė folėsit pajtoheshin nė ēėshtjen e terrorizmit dhe tė ekstremizmit: Kėto dukuri nuk mund tė shpjegohen me mėsimet e fesė islame. Shakfeh flet pėr abuzim me fenė nė shtetet myslimane dhe nga ana tjetėr pėr paragjykime nė shumė vende perėndimore.

    Marrėdhėniet me paragjykime

    "Kėto marrėdhėnie pėrmbajnė paragjykime, mosbesim dhe kėto janė dėshmi qė hapa tė tillė si zhvillimi i kėsaj konference janė tė nevojshme", tha Shafkeh.

    Qeveria austriake nuk kishte ftuar pėrkrahės tė grupimeve radikale. Pėr kėtė arsye disa pjesėmarrės kritikuan, se ky dialog u vlen vetėm atyre, qė nuk kanė nevojė pėr tė. Nga ana tjetėr, jo tė gjitha diskutimet pajtoheshin me njėri-tjetrin. Organizatorėt hoqėn dorė qė nė fillim nga miratimi i njė dokumenti pėrfundimtar, sepse ky do tė pėrmbante njė gjuhė shumė tė pėrgjithshme.

    Nė epokėn e globalizmit myslimanėve u kujtojnė vlerat bazė

    Disa thekse vendosi pėr shembull ministri egjiptian pėr fenė Mahmud Zakzuk. Ai kujtoi se feja islame njeh qė nga shekulli XIV elemente demokratikė e pluralizėm kulturor dhe u ankua pėr mungesėn e pėrhapur tė respektit ndaj besimit tė tij nė Perėndim:

    "Nuk ka ēfarė tė kritikohet kur tani nė epokėn e globalizimit myslimanėve u kujtojnė vlerat bazė, por myslimanėt refuzojnė t'ua detyrosh ato me forcė."

    "Feja islame nė botėn pluraliste" - kėtė emėrtim i kishin dhėnė organizatorėt konferencės sė Vjenės. Ndėr folėsit mė tė njohur ishte pėrveē kreut tė shtetit irakian Xhalal Talabani presidenti afgan Hamid Karzai. Ai bėri tė qartė se toleranca dhe pluralizmi nuk kėrcėnohen vetėm prej ekstremistėve, por edhe prej problemeve sociale, varfėrisė dhe papunėsisė.

    Austria e percepton veten nė njė rol ndėrmjetėsuesi midis kulturave tė ndryshme. Presidenti austriak Heinz Fischer, kujtoi nė hapje tė konferencės se vendi i tij ka pasur tradicionalisht marrėdhėnie tė mira me fenė islame. Bashkėsia islame njihet qė prej 90 vjetėsh nė Austri. Tradita e dialogut ka treguar sė paku deri tani se ka qenė e duhura.

    Megjithatė plitikanė tė partisė FPÖ e kritikuan ashpėr takimin. Kryetari i partisė populiste tė djathtė, Strache, e quajti konferencėn shprehimisht: "njė manovėr ēoroditėse bajate". Pėr tė mė i nevojshėm do tė kishte qenė njė takim i shteteve tė marrėveshjes Shengen kundėr tregtisė sė vizave.

    Gerwald Herter, dojce vele
    26-10-2005

    Presidenti iranian i vijės sė ashpėr, Mahmoud Ahmadinexhad bėri thirrje pėr shkatėrrimin e Izraelit dhe paralajmėroi vendet myslimane qė njohin shtetin hebraik se ato do tė mbulohen pėrjetė nga turpi.

    Duke folur sot nė Teheran, nė njė konferencė me titull “Bota pa Zionizmin”, Presidenti iranian u tha mijra studentėve se vendet ose udhėheqėsit qė njohin Izraelin do tė pėrballen me zemėrimin e botės myslimane.

    Duke cituar fjalėt e themeluesit tė revolucionit islamik tė Iranit, Ayatollah Komeini, ai tha se Izraeli duhet tė fshihet nga harta.
    ku eshte toleranca e ketryre mashtrusave?

    Presidenti iranian vazhdon tė kėmbėngulė nė thirrjet kundėr Izraelit

    28-10-2005

    Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad po vazhdon tė kėmbėngulė nė thirrjen e tij pėr shkatėrrimin e Izraelit, duke u bashkuar me mijėra demonstrues kundėr Izraelit nė njė manifestim qė u mbajt sot nė Teheran, tė quajtur “Dita e Jeruzalemit”.

    Presidenti iranian nuk e pėrfilli dėnimin nga komuniteti ndėrkombėtar tė thirrjes sė tij nė njė konferencė kundėr sionizmit, kur tha se Izraeli “duhet tė fshihet nga harta”. Ai i tha agjencisė zyrtare tė lajmeve iraniane IRNA, se komuniteti ndėrkombėtar ėshtė i lirė tė flasė, por fjalėt e tij nuk kanė peshė. Ai tha se Izraeli shtyp palestinezėt dhe pret qė askush tė mos e kundėrshtojė atė. Presidenti Ahmadinexhad shtoi se fjalėt e tij shprehin pikėpamjet e popullit iranian.

    Nė kontrast me kėto deklarata, ambasada iraniane nė Moskė, u pėrpoq t’i zbuste fjalėt e zotit Ahmadinezhad, duke thėnė nė njė deklaratė se ai nuk kishte patur si qėllim tė shprehej me terma kaq tė ashpra pėr tė hyrė nė njė konflikt”.

    Izareli ka bėrė thirrje pėr dėbimin e Iranit nga Kombet e Bashkuara dhe shumė vende i kanė dėnuar kategorikisht komentet e udhėheqėsit iranian. Bota arabe dhe myslimane nuk kanė bėrė komente pėr kėtė ēėshtje, por zyrtarė palestinezė dhe turq kanė shprehur kundėrshtimin e tyre.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    .............................

    Jo keso fjalesh ketu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 18-11-2005 mė 14:02

  4. #4
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Iliria te jesha une ne vend te Adminave ty te veja moderator tek forumi musliman.Ti vetem per muslimanet hap tema.

    Te gjitha keto konferenca e euro qe harxhohen per to jane nje vrime ne uje.Islami sic e thote vete Muhamedi ne citatet e tij nuk ka paqe me asnje ne bote---->vetem me ata qe i jane nenshtruar fese Allahut dhe ata qe jane nenshtruar forces shtetit Islam dhe paguajne xhizjen.

    Islami ne thelb nuk njeh tolerance.Nga pretendimi i tejskajshem se eshte feja e vetme e vertete prej Zotit.Besimtaret e kesaj feje urdherohen qe te urrejne pabesimtaret me tere fuqine e shpirtit.

    Jane bere dhe leshime ne keto rregulla nga ish perandorite islame por keto leshime nga dijetaret e tyre jane konsideruar mekat dhe prijesit qe kane qene tolerant jane pare me sy te keq.

    Nje nga shoket e Muhamedit,strateg i shquar dhe i njohur per rreptesine e tij ne zbatimin e sheriatit Omar Ibn Khattab kur pushtoi tokat e krishtera ne siri ,liban etj...vuri kushte qe nuk jane aspak tolerante.

    1-Krishteret qe jetojne ne zonen e pushtuar duhet ti strehojne muslimanet kur vijne ne kete qytet deri ne tre kater dite ne shtepi.(Nese jane ne udhetim per lufte apo tregti)
    2-Nul lejohet qe krishteret te krijojne fondacione per mirembajtjen e objekteve te kultit.Kishat e tyre nuk do te shkaterrohen por nuk do te riparohen nga shkaterrimi i vetvetishem)Derisa te shemben e te harrohen nga brezat ne vijim
    3-Krishteret duhet te ecin cepave te rruges dhe kokeulur.Mos ti ngacmojne muslimanet.Dhe ceremonite e tyre festive apo fetare duhet ti bejne fshehurazi

    Pra i madhi omar ua vinte keto kushte persianve e libanezve ne tokat e tyre jo ne arabi.

    Keto konferenca jane thjesht hipokrizi...pasi studiuesit e Islamit e dine mire qe kjo fe nuk leshon pe per tolerance.

    Sulltan Fatihu kur pushtoje konstandinopojen e ktheu ne xhami santa sofin pamvaresisht se turqit rrahin uje nen havan qe gjoja perendoria ishte tolerante.Nuk ishte tolerante aspak...

    Islami njeh tolerance vetem ndaj te nenshtruarve,te tjereve vetem shpaten.Qellimi eshte dominim ne emer te Allahut..se luan as topi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 18-11-2005 mė 06:46
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kete e bere te kuptohet se edhe ne Islam ka njerz qe mendojne per tolerance, çka do te thote se nuk jane te gjithe si Klevis dhe disa shoket etij ketu ne forum.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •