Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 147
  1. #71
    Akoma gjalle kjo teme? Dashuria eshte dinake te ben te flasesh pa pushim per te -e te mos ndjesh te ngopur por ne fund te fundit per mua personalisht eshte ajo ndjenja e embel qe provoj edhe nese psheretij.
    E ndjen por nuk e kufizon dot neper korniza. E pamundur ta percaktosh duke folur pergjithesisht e akoma me e pamundur te flasesh per te nga eksperienca personale.
    Edhe domosdo duket qe te gjithe ketu i paska bere telef kjo dinake qekur paska arritur puna tek ngjyra e flokut.

  2. #72
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Sipas filozofit Alain, dashuria eshte dhenie e vetvetes. Besim ne ate te cilen (cilin) e duam, dhe asgje tjeter. Te pakten ai na thote te perpiqemi.

    Ja keshtu xhaxhi Aleni, me duket çun i mire ky

    Unë mund ta dëshiroj një eklips, apo thjesht një diell të bukur që than bimën e sapombirë, në vend të një shtrëngate gjëmuese dhe qaramane ; unë mundem, duke dëshiruar kështu, të shpresoj dhe të besoj më në fund që gjërat do të shkojnë siç dua vetë ; por ato vazhdojnë rrugën e tyre. Nga ku unë shoh që lutja ime është e një të marri. Por kur bëhet fjalë për vëllezërit e mi burrat, apo për motrat e mia femrat, gjithçka ndryshon. Ajo çka unë besoj përfundon shpesh së qenuri e vërtetë. Nëse unë e besoj veten të urryer, do të jem i urryer ; njëlloj dhe për dashurinë. Nëse unë besoj që fëmija të cilën mësoj është e paaftë për të mësuar, kjo bindje e shkruar në vështrimet dhe fjalët e mia do ta kthejë atë në budalla ; përkundrazi besimi im dhe pritja ime është si një diell që do të lulëzojë lulet dhe frytet e djalit të vogël. Unë i mvesh femrës që unë dua virtyte që ajo nuk i ka aspak ; por nëse ajo e di që unë besoj tek ajo, ajo do t’i ketë ato. Pak a shumë ; por duhet provuar kjo ; duhet patur besim. Populli, i përbuzur, së shpejti do të jetë i përbuzshëm ; vlerësojeni atë, ai do të rritet. Mosbesimi ka bërë më shumë se një hajdut ; një gjysmë besimi është si një sharje ; por nëse unë do të dija ta jepja besimin të plotë, kush do të më mashtronte atëherë ? Duhet dhënë së pari.

    ALAIN
    Propos sur l'Education, Kapitulli 24

  3. #73
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Rroftë sëmundja e dashurisë


    Fiksim. Ankth. Ulje - ngritje të humorit. Pastaj takikardi, djersë, prerje e oreksit. Të gjitha simptomat e një sëmundjeje. Nga e cila askush nuk do të shërohet. Një neurolog anglez është i bindur për këtë

    Frymëmarrje e rënduar, takikardi, pakësim i oreksit. Dhe pastaj mendime të këqija, ankth për të ardhmen, ndryshime të menjëhershme të humorit. Mos bëni sikur nuk i njihni simptomat. Janë simtomat e një sëmundjeje që herët a vonë i godet të gjithë, por që asnjë mjek nuk do të guxonte ndonjëherë t'i diagnostikonte si të tilla.

    Të nxirrje diagnozën e sëmundjes së dashurisë, ishte diçka normale për mjekët e antikitetit. Por në mjekësinë shkencore të ditëve tona, për dashurinë si sëmundje nuk flitet më. Mjekësia, bashkë me psikologjinë, duket se kanë hequr dorë madje edhe nga të përgjigjurit e pyetjes: ç'është dashuria? Për ta risjellë këtë fjalë në fjalorin mjekësor tenton Frank Tallis, psikologu klinik anglez që jep psikologji klinike dhe neuroshkencë në King's College. Tallis, në librin e tij të ri "Love sick" propozon një tezë paradoksale dhe provokuese: që dashuria është një formë e sëmundjes mendore. Por një sëmundje e nevojshme dhe për të cilën në të vërtetë ne nuk duam asnjë lloj kurimi.

    Në faqet e para të librit, ju akuzoni mjekësinë dhe vetë psikologjinë se nuk po e merr dhe aq seriozisht dashurinë.

    Si psikolog klinik, shpesh më krijohet ideja se po i lë në baltë shumë nga pacientët e mi, që vuajnë nga diçka që nuk mund të emërtohet ndryshe përveçse sëmundje e dashurisë. Por nëpër tekstet e shkruara ky term nuk shfaqet dhe kështu këta pacientë gjenden përballë diagnozës zyrtare të depresionit apo ankthit. Por, ky nuk është përshkrimi i duhur për gjendjen e tyre, që lidhet veçanërisht me përvojën e rënies në dashuri. Diçka thelbësore, siç është dashuria, meriton me siguri një trajtim shkencor, por psikologjia nuk ka qenë kurrë e aftë të shpjegojë as anët biokimike e as ato emocionale. Eshtë e habitshme se si mjekësia dhe psikologjia merren kaq shumë me seksin, por pothuajse fare me dashurinë. Dashuria i ndryshon thellësisht njerëzit, ndikon në mënyrën se si ata mendojnë dhe sillen dhe kur nuk është e lumtur shkakton një sëmundje fizike. Eshtë diçka, për të cilën të gjithëve u ndodh të vuajnë, por mbi të cilën psikologjia nuk ka shumë për të thënë.

    Aq sa të konsiderohet një sëmundje mendore?

    Diagnoza e sëmundjes së dashurisë konsiderohej si e ligjshme dhe e dobishme nga mjekësia, së paku deri në fillim të Gjashtëqindës. Dhe nëse rilexojmë ato diagnoza antike, shohim se paciantët në fjalë tregonin një bashkësi simptomash: mendim fiks për personin që duam, melankoli, gjendje ekstaze, lëkundje të fuqishme të humorit. Të gjitha simptomat që bëjnë pjesë në diagnozat bashkëkohore të obsesionit, depresionit, manisë. Diagnoza e vjetër e sëmundjes së dashurisë përkon pothuajse përsosmërisht me një diagnozë të ditëve të sotme ajo e shqetësimit obsesiv me ndryshime të humorit. Ka shumë akspekte të rënies në dashuri, që stimulojnë një shqetësim mendor, në një mënyrë kaq besnike, sa ndoshta nuk ka asnjë ndryshim të vërtetë mes obsesionit për personin e dashur dhe një obsesioni të vërtetë klinik. Përvoja e rënies në dashuri është për shumë prej nesh përvoja më e afërt me sëmundjen mendore, që na qëllon ta provojmë. Eshtë rasti ynë për të flirtuar me çmendurinë.

    Përse na paska dënuar evolucioni që të eksperimentojmë një sëmundje mendore?

    Dashuria është një lloj mekanizmi sigurie, që evolucioni e ka krijuar për të kontrolluar specien nga vetë racionaliteti ynë. Duhet të jetë irracionale për të siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerëzore. Fëmijët tanë lindin mjaft të prekshëm dhe të dobët dhe kanë nevojë për kujdes nga ana e prindërve. Dhe në ndryshim nga kafshë të tjera, ne kemi një tru mjaft të zhvilluar, që na lejon të rrebelohemi kundër instikteve tona riprodhuese dhe të refuzojmë punën e vështirë të rritjes së fëmijëve. Mund të vendosim të gjithë të mos kemi fëmijë dhe specia do të shuhej. Përkundrazi, vazhdojmë të lindim. Nuk është një rastësi që në pjesën më të madhe të përvojave, faza e dashurisë së vërtetë zgjat rreth dy apo tre vjet. Eshtë koha që u nevojitej parardhësve tanë për të sjellë në jetë dhe për të t'i prerë gjirin një fëmijë. Çmenduria e dashurisë zgjat aq sa nevojitet që genet tona të kalojnë tek brezi pasardhës. Evolucioni na ka furnizuar me një përfshirje të fuqishme emocionale, që na çliron nga çdo lloj mendimi rracional, në mënyrë që të marrim një vendim që nuk është në interesin tonë, por në atë të vetë species.

    Disa manifestime të dashurisë nxjerrin në pah aspektin patologjik. Në mënyrë të veçantë xhelozia.

    Xhelozia është një gjendje emocionale mjaft komplekse, që e ka origjinën nga një kërcënim real ose imagjinar ndaj marëdhënies seksuale. Eshtë një përzierje e ankthit, inatit dhe depresionit, që shtrembëron perceptimet tona dhe me raste na bën edhe të dhunshëm. Por është kaq e fuqishme sepse është e rëndësishme për specien. Funksioni kryesor i dashurisë është që të çimentojë një marëdhënie seksuale për një periudhë kohe të mjaftueshme për të rritur fëmijët, por nuk funksionon gjithmonë. Xhelozia është një shërim për jopërsosmëritë e dashurisë, lejon mbrojtjen e interesave tona riprodhuese nga rivalët. Të gjithë rrjedhim nga paraardhës xhelozë dhe pjesa më e madhe e tentativave moderne për të kapërcyer xhelozinë nuk funksionojnë. Mendimi liberal nuk mund të bëjë shumë kundër demonëve tanë të evolucionit.

    Në libër ju jepni një shpjegim edhe për faktin që dashuria shpesh na bën të sillemi si fëmijë.

    Për qeniet njerëzore është mjaft e rëndësishme që, që të vegjël të formojnë një lidhje të fortë që të kujdeset për ta, më e preferueshme është ajo me nënën. Sigurisht, kjo ka një përparësi të madhe evolutive dhe është ndoshta sjellja më e rëdësishme, e shkruar në neuronet tona. Ndoshta ngjitja fëminore me nënën dhe ajo me personin e dashur varen nga të njëjtat sisteme neuronesh thelbësorë. Në njëfarë mënyre, lidhja mes nënës dhe fëmijës është modeli origjinal i të gjitha lidhjeve të thella. Nëna dhe fëmija përshembull, kalojnë shumë kohë duke u parë në sy dhe duke prekur fytyrat, tamam si të dashuruarit. Me një të sapolindur sajojmë vargje të çuditshme apo këndojmë, në mënyrë shpeshherë që na bën të ndihemi si në turp, të njëjtën gjë bëjmë edhe me personin që dashurojmë.

    Ç'ndodh me trurin kur biem në dashuri?

    Në nivel kimik, gjëja që kemi zbuluar nga shigjetat e Erosit është ositoksina. Eshtë një edorfinë, domethënë një nga ato substanca kimike të ngjashme me barin e opiumit që në trurin tonë rregullojnë kënaqësinë dhe dhimbjen. Ositoksina ka një rol që shfaqet që në shfaqjen e dëshirës seksuale ndaj një njeriu, por nivelet e saj ngrihen në mënyrë dramatike dorë pas dore kur nisim intimitetin me të. Eshtë përgjegjëse për ndjesinë e euforisë, që lidhet me afërsinë me personin që duam dhe ka efekte të rëndësishme mbi kujtesën, duke e konsoliduar imazhin e tjetrit në mënyrë që shërben për ta mbajtur të gjalë lidhjen, edhe kur jemi larg.

    Nëse dashuria është vërtetë një sëmundje mendore, a duhet të shqetësohemi për ta kuruar?

    Pjesërisht kjo ndodh ndërkaq. Siç e thashë, shumë persona që në të vërtetë vuajnë nga sëmundja e dashurisë, gjenden përballë diagnozës zyrtare të depresionit dhe mjekohen me antidepresivë. Dhe shpesh kjo funksionon sepse edhe vuajtja e dashurisë, ashtu si depresioni, duket se ka të bëjë me një ulje të nivelit të serotoninës, për të cilën shërbejnë këta ilaçe. Nuk mund të parjashtohet fakti se në vitet e ardhshme me përparimin e njohurive biokimike, të shpiken ilaçet e duhura për të mjekuar simptomat e një zhgënjimi dashuror. Por në vetvete dashuria është një sëmundje, që nuk do t'ia gjejmë kurrë mjekimin. Ajo që mund të bëjmë është vetëm ta jetojmë dashurinë në mënyrë sa më të shëndetshme, gjë që shpesh nuk e bëjmë. Pa pritur tepër, por edhe pa nënvleftësuar pasojat e saj.

    Duhet të heqim dorë nga romantizmi?

    Idealizmi romantik, ai i ngritur në qiell nga poetët, është një fenomen tipik perëndimor, që ka pasur pasoja të thella në kulturën tonë, duke e kthyer dashurinë në një lloj feje në na shpie në shpresa krejt jorealiste. Në njëfarë pike kemi nisur të kërkojmë tek qeniet e tjera njerëzore atë transhendencë, të cilën më përpara e kërkonim tek feja. Dhe natyrisht që jemi të dënuar të dështojmë, sepse njerëzit janë të mbushur me difekte dhe nuk mund të na japin këtë lumturi të thellë e të përjetshme thjesht duke pasur një marrëdhënie me ne. Në këtë kuptim disa aspekte të traditës lindore, në të cilën rënia në dashuri nuk shenjtërohet dhe ku martesat bëhen me shkuesi, çuditërisht dalin më të shëndetshme.

    Le të flasim për seksin.

    Kur bëjmë seks me dikë, në trurin tonë prodhohen ndryshime në nivel kimik që na bëjnë që ai person të na duket më tërheqës. Të bësh seks në mënyrë të rastësishme do të thotë të luash me zjarrin, me mekanizma evolutivë mjaft të fuqishëm. Rrezikojmë të biem në dashuri dhe të formojmë një lidhje me një njeri që nuk na përshtatet, kur në të vërtetë do të ishte më mirë të kërkonim dikë me të cilin kemi më tepër gjëra të përbashkëta, me të cilin ndajmë të njëjtën mënyrë të të parit të botës, që na stimulon intelektualisht. Sipas të gjitha gjasave seksi i ngatërron më tepër gjërat, sepse çliron substanca kimike që shtrembërojnë perceptimin. Siç e thashë, kjo ka një arsye të caktuar evolutive dhe është mjaft e leverdisshme për specien, por jo gjithmonë për ne individët.

    Nëse dhimbjet e dashurisë janë sëmundje, atëherë a do të na duhet ta ndryshojmë mendimin tonë për sëmundjet mendore?

    Do të thoja që po. Në njëfarë mënyre, nëse kuptojmë se sa ngjan dashuria me një sëmundje mentale, do të evitojmë që t'i tregojmë me gisht ata që vuajnë nga shqetësime të tilla si skizofrenia. Asnjë prej nesh është krejtësisht i imunizuar nga sëmundjet mendore, për aq kohë sa askush nga ne nuk e ka në dorë që ta shmangë rënien në dashuri.


    Artikull i marrur nga revista: Klan

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Foleja_

    Nese sipas ketij artikulli te nxjerre nga revista Klan dhe sipas mjekut te citur dashuria qenka semundje, atehere ata qe dashurojne, rrjedhimisht, jane te semure!?
    Pra nese e marrim per baze numrin e banoreve qe kane raporte te rregullta me partnerin, dhe numrin e qifteve (per shaka po e them:duke i eliminuar shumicen qe jane ne martese) qe dashurojne (kushtimisht) njeri tjetrin (e ketu kemi raste kur thone se dashurojne edhe me shume se nje person (shtetet arabe)), ne bote paska me shume te semure mental (tham se dashuria eshte semundje mentale) se sa te shendoshe. Rrjedhimisht si pasoje, dhe meqe nuk desheron askush kurim, jemi ne situate qe dashuria eshte nje epidemi te cilen nuk duam ta sherojme dhe poashtu eshte semundje qe me andje e pranojme?!
    Tani e definuam diagnozen! Por cila do te duhej te ishte terapia dhe cilet do te ishin hapat e mbrojtjes nga kjo semundje? Kjo do te ishte nje zgjidhje e cila boten do ta mbronte nga çmenduria...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #75
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Hmm... dashuria dhe vdekja ? Dale te kthjellohem pak se fillova te kem frike...

    Pija e dashurisë

    Izolta kaloi krahun e saj mbi shpatullën e Tristanit ; ca lotë shuan rrezen e syve të saj, buzët iu drodhën. Ai përsëriti :
    « Mikeshë, ç’ju mundon kaq shumë ? »
    « Dashuria për ju. »
    Atëherë ai vuri buzët e tij mbi të sajat.
    Por, meqë ishte hera e parë që të dy po shijonin një gëzim dashurie, Brangien, i cili po i përgjonte, lëshoi një thirrje, dhe me krahët z gjatur përpara, faqen të lagur në lotë, u hodh në këmbët e tyre :
    « Fatkeqë ! ndaluni, dhe kthehuni mbrapsht, nëse mundeni akoma ! Eh jo, udha është pa kthim, tashmë forca e dashurisë ju tërheq pas vetes dhe ju nuk do të keni kurrë më gëzim pa dhimbje. Është vera ajo që ju ka kaplluar, pija e dashurisë që nëna juaj, Izoltë, ma kishte besuar mua. Vetëm mbreti Mark duhej të pinte me ju ; por armiku na e ka hedhur që të treve ne, dhe ju e keni tharë kupën. Miku im Tristan, mikja ime Izoltë, si ndëshkim për ruajtjen e pakujdesshme që kam bërë, unë ju lë në dorë trupin tim, jetën time ; sepse, nga krimi im, në kupën e mallkuar, ju keni pirë dashurinë dhe vdekjen ! »
    Të dashuruarit u përqafuan ; në trupat e tyre të bukur fërgëllonin dëshira dhe jeta. Tristan tha :
    « Le të vijë pra vdekja ! »
    Dhe, kur mbrëmja ra, mbi anijen që lundronte aq shpejt drejt tokave të mbretit Mark, të lidhur përgjithmonë, ato iu dhanë dashurisë.

    Joseph Bédier, Le Roman de Tristan et Iseut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 30-12-2005 më 21:51

  6. #76
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Fiksim. Ankth. Ulje - ngritje të humorit. Pastaj takikardi, djersë, prerje e oreksit. Të gjitha simptomat e një sëmundjeje. Nga e cila askush nuk do të shërohet. Një neurolog anglez është i bindur për këtë....
    Lexova gjithe keto faqe per te mesuar si nuk duhet te mendoj rreth dashurise. Foleja, ty, Skofiarin, e te gjithe keta moderatoret qe lene shkrime te tilla, i zente kjo semundje e mos u kurofshin gjithe jeten ja Rabi. Populli ka kohe qe mundohet ti shohe nje fije floku kesaj dashurise, njeri thote eshte bionde, tjetri brune, tjetri kuqalashe…Tjetri i perkedhel floket, pa pyetur fare per ngjyren, ju vini dhe me vrap i vini emrin semundje.

    Vuajtja shkaktohet nga dashuria, por kur personi qe duam mungon. Nese lumturia qe na jep prania e tij/saj eshte shume here me e madhe, kush do t’ia dije per pak vuajtje. A nuk eshte dhe kjo vuajtje e embel? Me te drejte autori e quan semundje prej se ciles askush nuk do te sherohet.

    Mund te quajme semundje mendore renien ne dashuri dhe jo dashurine ne teresi. Renia ne dashuri eshte nje çregullim i botes shpirterore te njeriut, anormalitet, pikerisht ajo qe kerkon njeriu. A nuk jane gjerat e jashtezakonshme, daljen nga normalja qe e bejne jeten te bukur, a nuk jane çastet e veçanta qe e bejne jeten te paharrueshme? Eshte me te vertete nje ulje e rendimentit. Kur normalisht mund te mendosh per shume gjera njeheresh, te cilat me te vertete jane te rendeishme ne jeten tende, tak vjen nje person e te ze gjithe pamjen, po ia vlen ama pamja e re...
    Nje vjet, dy vjet, tre vjet …e gjitha kjo kohe kur njeriu eshte ne nje gjendje shpirterore te veçante eshte faze e konsolidimit te dashurise. Mbarimi i kesaj kohe nuk eshte mbarimi i dashurise, por nese lidhja eshte nje dashuri e vertete, eshte koha kur partneret jane me te sigurte per njeri-tjetrin, i kane tejkaluar friken mos humbasin njeri-tjetrin, ose prishin gjithçka. Nese gjate gjithe kohes, ne kete lidhje te dy kane qene te sinqerte, kane qene vetvetja, lidhja behet me e fuqishme me kalimin e kohes. Nese te dy dashurojne nga thellesia e shpirtit, nga ajo qe jane, dhe dashurojne ate qe tjetri eshte ne thelb, kalimi i kohes nuk e zbeh aspak dashurine. Te dy fluturojne me te sigurte lart e me lart, drejt te bukures e te panjohures ne brendesine e vetes e te tjetrit. Perndryshe, pas nje viti bashke me NGF, rrahjet e zemres…zbehet dhe dashuria…per ate qe gaboi xixellonjen per nje diell.

    Xhelozia, me duket normale, tregon edhe dashurine dhe deshiren per te mos e humbur dike. Teprimi i saj tregon mosbesim ndaj njeri-tjetrit dhe bosmesim tek vetja.

    Te heqim dore nga romantizmi? As mos e e bej ate pyetje, mos u tall Z. Tallis. Leri, paçin veten ne qafe te gjithe kokefortet. Lindoret, mos te duken sikur s’marrin vesh nga dashuria, flasin pak per te. E jetojne ate me ate qe u bie per pjese, po e jetojne vençez ama, mbase flasin pak per te, se e shohin teper te larte per ta shprehur me fjale, e per ta ndyre mes te tjereve... edhe ne perendim e kudo tjeter, kishte qe nuk shkruanin e nuk tregonin por kush tha qe nuk e jetonin? Te gjithe ate vrull shpirteror mbase ia shprehnin nje personi e jo gjithe publikut. Jo te gjithe jo, madje te paktet e jetonin dashurine e vertete, me te pakte duhet te jene sot...mbase eshte nje fare dhuntie, disa e kane pak disa me teper...
    Do shkruaja edhe diçka per dehjen....por u zgjat shume shkrimi. Ne Dashuri dhe Politike ata qe dine e duhet te flasin nuk u jepet mundesia sepse nuk lene rradhe llafazanet e tjere qe nuk ia kane haberin thote dikush…ja shihni temen dhe binduni vete! Po citoj nja dy vete dhe e kane rradhen ata qe dine:

    Pija e Dashurise perkthen Zogu, per dehjen e saj shkruajne poetet e medhenj te FSH-se :

    E deh dhe të tillë e mbanë përjetë,
    Ne dashurojmë dhe na dashurojnë të dehur
    Kështu vallë qenka më lehtë!

    Poeti

    Mbreme isha i dehur
    Nuk di cfare te kam thene
    Ti ske pse t'me duash
    Nese s'me ke dashur mbreme

    Dreri

    Po nganjehere dehur si jemi,
    te lumtur per nje cast te dlire,

    Bluemoon

    Valle kaq e pamundur qenka
    qe krijesa me emrin njeri
    te dashuroje e ta dashurojne
    dhe esell te mbetet perseri...?

    Whisper

    Te dehurit perplasen sa ne nje mur ne tjetrin, nuk dine ç'jetojne harrojne veten e te tjeret, ndersa keta te dashuruarit kuptojne shume mire veten, dike tjeter e si pasoje boten dhe sikur ecin pa prekur fare token….duhet t’i keni pare dhe ju verdalle. Zjarr po te jete, kush digjet me teper drejt tij shkon...Si perfundim ç'fare eshte dashuria?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 07-01-2006 më 11:59
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #77
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Si perfundim ç'fare eshte dashuria?
    I think you've fallen in love

    Dashuria nuk eshte asgje tjeter perveçse kjo qe na ben te flasim si miku SuiGeneris me siper...

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    E ka ngrene thelle SG-ja........."plumbin"!

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    shkurt gjate ! dashni ........ ! hmmmmmmmmm ! cfare eshte ! pyeteje e veshtire ! osht i gjo qe ta heq zarin 1
    qe tle pa honger 2
    pa gjume 3
    masanej kur e ke t'gjitha kto me siper kalojne ka ana kundert ene bohesh 600 Kile . Fle gjume gjithe diten . Ene zarat t'bohen 2. 4

    Kshu e kanceptoj une !
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 07-01-2006 më 13:12

  10. #80
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire Oiseau qe (s')i sheh qe larg/t gjerat, po ti Xen qe je ketu çne? Ku jane plumbat, ku jane gezhojat, ku jane plaget...ketu ku je ti s'te shpeton as terheqja e kembezes e jo me zhurma e plumbave...Po s'keni faje ju...qe te dy...jeni ne frontin e pare me sa di une, ju bejne edhe veshet edhe syte...ju ben edhe mendja...kujtoni se gjithe bota eshte nen plumba.
    (Moderatore te nderuar, te fshihen mesazhet jashte teme...sidomos keta 4 te fundit. )
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •