Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 147
  1. #41
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    I rashe kungullit dhe them qe ke te drejte.
    Harrova se ky modeli i ispirimit te dashurive te thekura lol,Odiseu,na e kish katranosur biografine dashnoreske neper ca ishuj me Circe dhe Calypso.

    Ps Me thase moj posi................thesin aga................
    Mor po o te bej une ty ta zgjidhesh thesin o bera gjemen bera E de e mos u turpero se keta derdimenet nuku dine c'fare ka thesi brenda po he. E kane mendjen vetem tek gorricat te gjoret. Po degjo, une nuk e kisha fjalen ne tradhetite e Odhisese me teper sesa ekzistencen e tij ne perrallat e nje te verbri. Kur permenda dashnorkat, e kisha fjalen per keta te thekurit e shekujve qe na velen me poezi dashurore (domosdo, lidhjet jashtemartesore kane qene dhe ende jane ne mode; High Class hehe.)

    Citim Postuar më parë nga angeldust
    Kolumbus,

    ju djemte e sotem per mua lereni rehat Odiseun, se megjithe c'hoqi, Circe, pa Circe... e gjeti rrugen per ne "shtepi". Ta kisha une Odiseun, ja kisha bere hallall te gjitha.
    Angel, tamam e ke thene byrazerke, por puna eshte qe Odisete (nese ka te tille kuptohet) jane shume te rralle. Prandaj cupka ka vetem dy opsione: ose Odise, ose BMW. O burrerine (dmth dashurine , o pasurine - I can't settle for less. Nje tufe me kolopuce i ben kushdo. Nese ndonjeri eshte kundra, jam me se e gatshme ta argumentoj zgjidhjen time
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #42
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Sa me shume lexoj keto korcarkat e forumit,aq me shume me vjen ndermend nje llaf i vjeter.................

    "O korcare,o hic fare"

    PS Thone se gjinia mashkullore e beri dashurine,art,muzike,poeme,pikture................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #43
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Me pak fjale : Dashuria e vertete eshte te duash dike me shume se veten tende...Ndoshta prandaj edhe ndodh aq rralle...
    Kur kjo ndjenje ka reciprocitet atehere mendo qe vertete ke prekur lumturine...
    Ndryshuar për herë të fundit nga whisper : 22-11-2005 më 14:03
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #44
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Dathuria eshte fushe elektromagnetike e perkoheshme, lol

    Une jam me cupken o sevdane o leftane, lol. Dhe lefta tamam se BMW e blej edhe vete.
    HAKUNA MATATA

  5. #45
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    "O korcare,o hic fare"
    Kurse une sa me shume lexoj çupken, aq me shume me behet te kendoj :

    "O hiç fare, o hiç fare" (me duket se rimon dhe kjo )

    Jo per gje, por Çupka ka filluar te peshoje metrot me qillot... Ehhh... se mos eshte e para... ja ne gjurmet e shoqkave dhe ajo...

    Çupka thote : "Ah sikur te ishim bashke, por meqe s'jemi, po ha nje sandwich"

  6. #46
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Kurse une sa me shume lexoj çupken, aq me shume me behet te kendoj :

    "O hiç fare, o hiç fare" (me duket se rimon dhe kjo )
    Ah, s'i punoka hic radakja hajdarit. Me duket se rimon edhe keshtu: "Po ngele pa gje fare, merre korcare" Te ka faj lulka te ka faj.

    My_Soul-
    Nese ky bandilli ka $100,000.00 per nje BMW, doemos qe ka lefta pe tamami. Pastaj, gjyzylyket e diellit cupka dhe "ku te kam pare fukarallek"

    ps. more po qillot matini ju, vetem mos me beni te vesh kepucet me taka (you might have to hire a limo...with a chauffeur too)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 22-11-2005 më 22:40
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    Uje
    Postime
    41
    Te pergjigjesh sakte se cfare eshte dashuria ,do te thote qe pergjigjet do jene 6 miliarde sa njerez ka ky glob toksor.
    Dhe cdo njeri ka provuar ne jeten e tij dashurine apo simptomat e dashurise te pakten nje here ne jeten e tij.Siptomat jane keto??? ossesionim,marre fryme ,ndryshim humori i shpeshte dhe pa e kuptuar pastaj rahje zemre ,djersitje ,mos shikim i gjerave Te gjitha siptoma nga patologia ku asnjenjeri nuk do donte te sherohej.Por thelbi eshte ky i dashurise sipas mendimit tim te thjeshte .....
    C’do moshe ka dashurine e saj .Por dashuria e vertete eshte kur ndan me partnerin tend cdo gje.Cdo moment ka dashurine e saj qe mund te manifestohet ne menyra te ndryshme ,ne fillim si attrazzion fizik,qe te mbyllet me coinvolgiment mendor.Por eshte dhe koinvolgiment mendor si fillim dhe pastaj ai fizik si vazhdim dhe rikthehet ne ate mendor si mbarim.Pyetja tjeter eshte magjia e dashurise konsumohet me kalimin e kohes?Mendoj se jo ,por si modifikohet dhe varet nga aktoret e komedise sa duan ta mbajne ate.
    Nje pjese nga filmi (Via con Vento)
    RED: Rossella, guardatemi, vi amo più di quanto avrei mai amato qualsiasi donna, vi ho attesa con una pazienza di cui sono stupito.
    ROSSELLA: Lasciatemi.
    RED: E' un soldato del Sud che vi ama, Rossella, che vuole stringervi tra le sue braccia, che vuol portare con sé il ricordo dei vostri baci. Non importa che mi amiate. Manderete un soldato incontro alla morte con un dolce ricordo. Rossella, baciami! baciami ora!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ang&Dem : 23-11-2005 më 07:35
    Secili nuk kerkon gje nga njeri tjetri dhe me bindjet e njeri tjetrit nuk kemi mundesi te kerkojme gje!

  8. #48
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    ajo dicka (apo ato dicka) qe ka tjetri duhet te jete (duhet te jene) per ne gjithcka (pavaresisht se ai njeri nuk ka gjithcka), ndryshe nuk mund te themi se e duam ate njeri.
    Edhe une keshtu e kuptoj, si ty Veshtruese. Pra ka ca simptoma dashuria qe e dallon nga dashurickat. Ai tjetri/tjetra, edhe pse sigurisht qe nuk eshte me i perkryeri/a, ti ploteson ty te gjitha kerkesat dhe standartet ne menyre te tille qe ti nuk deshiron te kerkosh gje tek nje njeri tjeter. Njehesh i/e mbushur dhe nuk ke nevoje te kerkosh me. Edhe nese dikush tjeter te afrohet dhe te kerkon ty, prap nuk reagon, sepse ne ate periudhe, i ke antenat te drejtura vetem ne nje drejtim.
    Nese fillon dhe kerkon tjeter do te thote qe dicka nuk shkon mire midis dy perdonave te dashuruar, dicka mungon dhe prishet magjia.
    Po sa here mund te dashuroje njeriu? Kjo varet nga njeriu dhe rrethanat. Dy dashuri ne te njejten kohe nuk mund te kete ne asnje menyre, sipas kuptimit tim, sepse dic thashe me siper dashuri quhet ajo qe e mbush plotesisht personin.
    Ji Vetvetja!

  9. #49
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    E keni parasysh ate ndjenjen kur mbyll syte e merr fryme e ndjeshen peshen e gjithe universit ne nje te rrahur zemre. Ja kjo eshte dashuria sipas meje

  10. #50
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po shihja ca gjera kot, dhe rashe tek keto rreshta te Blaise Pascal (nuk ka qene vetem fizikan dhe matematikan ky i ngrati por edhe filozof, bile keshtu i njohur me shume). Mu duk interesante menyra e arsyetimit te tij, por me futi ne mendime
    Sipas Pascal, ata qe thone qe rashe ne dashuri me shikim te pare, qe sapo na u kryqezuan syte ne rame brenda, te gjithe keto ia kepusin kot.

    Kush eshte kunder, le te ngreje doren por i duhet te kacafytet me filozofin dhe jo me mua, me e shumta une mund t'i jap pak ze atij...

    Ç’është uni ?

    Një njeri që del në dritare për të parë kalimtarët ; nëse unë kaloj atypari, a mund të them që ai ka dalur aty për të më parë mua ? Jo ; sepse ai nuk mendon për mua në veçanti ; po ai që do dikë për shkak të bukurisë së saj, a e do ai atë ? Jo : sepse një li e vogël, e cila do të vrasë bukurinë pa e vrarë personin, do të bëjë që ai nuk do ta dojë më atë.

    Po nëse më duan për gjykimin tim, për kujtesën time, a më duan vërtetë ? mua ? Jo, sepse unë mund t’i humbas këto cilësi pa humbur vetë unë. Ku është pra ky unë, nëse ai nuk është as në trupin, as në shpirtin ? dhe qysh të duhet trupi apo shpirti, në mos për këto cilësi, të cilat nuk janë aspak ajo çka bën unin, pasiqë ato janë të zhdukshme ? sepse a do të donim substancën e shpirtit të një personi, dhe disa cilësi që qenë aty ? Kjo nuk mundet, dhe do të ishte e padrejtë. Nuk duam pra askënd, por vetëm cilësi.

    Le të mos tallemi pra më me ata që nderohen për detyra dhe poste, sepse nuk duam askënd përveçse për cilësi të huazuara.


    Pascal, Pensées, 688 (Lafuma), 323(Br.)

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •