Angel, po te jete puna per afollogjizma, te jep cupka sa te duash por mendoj se eshte me e vlefshme sikur te flasim nga eksperienca.
Shkurt muhabeti, dashuria eshte dicka qe une kurre nuk e kam kuptuar. Eshte sa e cuditshme dhe misterioze: dashuria nuk eshte e pafundme, ne kuptimin qe disa nga parafolesit duan ti japin. Perkundrazi, ajo eshte finite. Une nuk mund te them se kam njohur shume, aq me pak mund te them se kam dashur shume, por nese te parin e kam dashur, te dytin e kam dashur me shume se te parin, dhe te tretin me shume se te dytin, (well, two is enough to prove my point) c'ka do te thote se i kam dashur te gjithe me vete. Per me teper, kurre nuk me ka erdhur keq qe te tretin e kam dashur me shume se te dytin, apo te dytin me shume se te parin--dashuria nuk shikon kurre mbrapa!
C'dua te them me kete? Asgje vec asaj qe thashe, qe kushedi sa here te kemi dashuruar, dashurine e rradhes e ndjejme sikur te kish qene hera e pare; ajo eshte gjithmone e re, gjithmone e paprovuar, gjithmone e etur.
Pse ndodh keshtu? Sepse si individe, ne nuk jemi kurre te plote. Gjithmone ka pasur, dhe gjithmone do te kete dicka qe na mungon. Eshte pikerisht kjo dicka qe gjejme tek tjetri, dhe qe duam ta bejme tonen me c'do kusht. Mirepo sic thashe, ky tjetri ka dicka, por jo gjithcka, dhe kjo na ben te dashurojme perseri e perseri. (nuk po them qe njeriu eshte ne gjendje te dashuroje njeqind here, por disa here eshte e mundur per shumicen e njerezve.)
E megjithate, une perseri mendoj se keto qe thashe jane vetem nje pjese e se vertetes. Se c'me ben mua te cmendem per nje te shkelur te syrit, te vdes per nje ze te embel, apo qofte edhe per nje llagap qe dikush me therret me perkedhelje, kjo eshte dicka qe une s'kam per ta marre vesh kurre. Ajo qe di eshte se, te fundmit qe kam dashur i kam thene: "you are the only one" and I have meant that!!!
ps. lum ai qe dashurohet i fundit (ai qe dashurohet them, dhe jo ai qe dashuron lol)
Krijoni Kontakt