Gjithmone kam vrare mendjen sesi eshte e mundur qe njerezit te besojne, ngandonjehere edhe ne menyre te verber, ne disa gjera qe nuk I kane njohur me pare apo per te cilat nuk kane prova materiale apo edhe teorike. Nuk e kam fjalen vetem per besimin ne zot por per besimin ne pergjithesi sic mund te jete besimi ne ideale, nje nje kauze, ne dashuri, tek nje person etj.
Nga eksperiencat e mia personale kam vene re qe e kam patur shume te veshtire te besoj, e aq me teper verberisht, ndoshta ngaqe jam paksa skeptik apo edhe me pak tendeca nihiliste. Kur po mendoja nje here nese kishte ndonje gje ne te cilen une me te vertete besoja me doli se fatkeqesisht/fatmiresisht nuk kishte asgje te tille.
Tani ne menyre qe te tentojme te parandalojme tendencen per hallakatje qe e karakterizon forumin ne pergjithesi, une po ju pyes te gjitheve dhe do te doja te me pergjigjeshit kryesisht duke u bazuar ne ju dhe eksperiencat tuaja se si krijohet nje besim I plote, ndoshta absolut, ne dicka si nga ato qe kam permendur me siper ? A krijohet gjitmone besimi ne varesi te provave materiale apo eksperiencave te meparshme apo ka edhe raste kur njeriu thjesht beson ne dicka?
Ju ftoj ne diskutim dhe ju uroj nje trashje pa kufi J![]()
Krijoni Kontakt