Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 147
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Definicionet apo qendrimet qe dalin mbi dashurine, asnjera nuk munde te jete mohuese e ndjenjes tjeter, e konkluzionit qe tjetri ka dhene per dashurine. Dashuria eshte e shenjte, pavarsisht menyres se perceptimit nga njerzit.
    Une do te kisha shtruar nje pyetje tek kjo teme, a eshte njesoj "te duash" dhe "te dashurosh", apo ndryshojne vetem termet? Duket mbase pyetje e thjeshte, por nese ndalemi ne esence do te dali nje muhabet i gjere edhe ne kete pike. A mund te duash pa qene i/e dashuruar?
    Ju persh'nes!

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    dashuria e vertete,universale, eshte si fantazmat te gjithe flasin per te por shume pak e kane pare,dhe ndjere,ose provuar,shijuar...........



    dashuria me kalimin e kohes dhe duke e kultivuar vazhdimisht rritet dhe rritet duke bere qe zemra e njeriut te zgjerohet dhe te vije nje dite qe te perqafoje pafundesine qe eshte edhe qellimi kryesor i jetes njerzore

    nje dallim tjeter qe eshte esencial per dashurise e vertete eshte se dashuria si boshti dhe thelbi i universit qendron pertej kohes hapesires dhe personit qe jane faktore relative

    pikerisht per kete arsye qe nga fillimet e veta ekzistenca njerzore ne shoqeri te organizuar dhe civilizuar e ka stimuluar dashurine e vertete me cdo kushte me cdo cmim....

    me zemren te mbushur me sentimentin hyjnor te dashurise kerkon qe ti perfshish pa dallim me nje perqafim te vetem te gjithe njerzit dhe te gjithe krijesat pa dallim


    njerzit qe kane te mbushur zemren e tyre me dashuri kane kerkuar gjithmone ne historine e shoqerise njerzore qe ta cojne krijimin nga diversiteti ne unitet



    beni dashuri(nga ajo e verteta), dhe jo lufte......

  3. #63
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Mhm... na fute ne mendime more te shpelafte mortja siç te ka shpelare...

    Kur isha fëmijë, unë doja një vajzë të moshës sime, e cila shikonte pak shtrembër ; si rrjedhojë e kësaj, përshtypja në trurin tim që vinte nga shikimi ndërsa vështroja sytë e saj të humbur, bashkohej aq shumë me atë që ftillohej në trurin tim për të vënë në lëvizje pasionin e dashurisë, saqë shumë kohë më pas, duke parë persona të tjerë që shikonin pak shtrembër, unë e ndjeja veten të prirur për t’i dashur ato përpara të tjerëve, vetëm e vetëm sepse ato kishin këtë të metë ; dhe unë nuk e dija megjithatë që kjo qe për këtë. Përkundrazi, qysh nga koha që kam reflektuar për këtë, dhe që e kam pranuar që ishte e meta kjo, nuk jam joshur më. Kështu, kur ne jemi të sjellur për të dashur dikë, pa e ditur shkakun, ne mund të besojmë që kjo vjen nga kjo që në të ka diçka të ngjashme me atë që ka qenë në një objekt tjetër që ne e kemi dashur më parë, ndonëse ne të mos e dimë ç’është kjo gjë. Dhe megjithëse të jetë më shpesh një perfeksion sesa një e metë ajo që na tërheq kështu tek dashuria, për shkak që kjo mund të jetë ndonjëherë një e metë, siç në shembullin që solla, një njeri i mençur nuk duhet ta lerë veten të shkojë në këtë pasion, përpara se të ketë konsideruar meritën e personit ndaj të cilit ndjehemi të tërhequr.

    DESCARTES
    Letër ndaj Chanut - 6 juin 1647


    Me nje fjale, mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  4. #64
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    shume e bukur kjo e fundit oiseau! (dhe se kam fjalen per fen e shqyptarit )

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2005
    Postime
    15
    Mendime interesante rreth temes se dashurise.
    Nuk dot ishte keq te shtoja dhe une mendimin tim.
    Ne biem ne dashuri kryesisht prej nevojes per te rene ne dashuri. Kur kjo ndodh, genjejme vetveten, pastaj fillojme te genjejme dhe te tjeret. Por ndoshta ekzizston dhe dashuria e vertete. Ajo per te cilen kane kenduar kaq poet, dhe e kane imagjinuar kaq te tjere. Ajo eshte dashuria e vertete.
    Triumfi i imagjinates mbi inteligjencen.
    .'.

  6. #66
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Dashuria eshte arsyeja e egzistences.
    Ndryshuar për herë të fundit nga gurl : 18-12-2005 më 19:39

  7. #67
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga pagani
    Mendime interesante rreth temes se dashurise.
    Nuk dot ishte keq te shtoja dhe une mendimin tim.
    Ne biem ne dashuri kryesisht prej nevojes per te rene ne dashuri. Kur kjo ndodh, genjejme vetveten, pastaj fillojme te genjejme dhe te tjeret. Por ndoshta ekzizston dhe dashuria e vertete. Ajo per te cilen kane kenduar kaq poet, dhe e kane imagjinuar kaq te tjere. Ajo eshte dashuria e vertete.
    Triumfi i imagjinates mbi inteligjencen.
    Interesant se si, nganjehere, quhen zheni ata qe "kane lejuar iluzionin" te triumfoj.

    por ndoshta dhe s'e kane lejuar.... ndoshta s'ka qene iluzion...

    Pershendetje

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Suigeneris....
    ,,,,,,,Rrofte Big Blue! dhe meqenese ra fjala ç'do te thuash pikerisht me ate fjali? Dashuria eshte e verber, e pavdekshme etj etj. i kam hasur por qe te jete brune po te jete femer, se kisha menduar ndonjehere...
    Fjalia nuk ka nevoje te zberthehet me tutje. Eshte e thene qart.




    Deshiron ndonje te komentoje fjaline e mesiperme?
    Citim/ Oiseau en vol




    ...qe nqs do te ekzistonte dashuria, ajo nuk do te ishte nje dashuri budallaqe, pa mend, me koke ne ajer, e ver ç'te duash ketu si epitete per bjondet. Ai miku (ose mund te jete copyright nga BigBlue) deshiron te thote skepticizmin e tij fillimisht mbi ekzistencen e dashurise, por edhe nese ajo do te ekzistonte, ajo do te ishte veçse nje dashuri me kembe ne toke.
    Nuk besoj te jem une i pari qe e kam thene nje shprehje te tille por as lexuar apo degjuar nuk e kam me perpara.
    Ah po...puna e skepticizmit dhe e kembeve..
    Nuk jam skeptik ndaj dashurise sepse besoj ne te dhe nuk mohoj ekzistencen e saj. Mohoj? Pheeww....Ajo te pickon, te godet, te ledhaton, te flet, te degjon, madje dhe kundermon , nganjehere semuret, nganjehere dhe ,,,,,, nejse.
    E di ku jam skeptik? Ne nocionin se nje dite do bie ne dashuri me bjonde!
    Its just the way i am.
    Me miliona bien ne dashuri me bionde dhe bionda por une e konsideroj si dashuri me kembe ne ajer dhe koken ne toke.
    Dashuria me brune eshte e kunderta....dmth The Real Deal.

  9. #69
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Si brune qe jam keto fjale jane mese te mirepritura!!

  10. #70
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    BigBlue, e kane fajin keta qe s'marrin vesh, jo ti.
    Kam edhe nje pyetje, brune (kurre bionde, ç'êshte ajo fjale poshte biondet... lol) eshte dashuria apo e dashura, se u lodhen njerezit duke i vene paruke dashurise. Nese e ke fjalen per te dashuren (dje, sot, neser, gjithnje...) eshte zone private nuk ngaterrohemi, po qe dashuria...siç e sheh, te gjithe e konsiderojne te veten dhe te askujt.

    Dashuria eshte arsyeja e egzistences.
    Nuk e ke keq jo, ne rruge te drejte je... e le pas Danten.
    Triumfi i imagjinates mbi inteligjencen.
    Imagjinata mund te jete pjese e inteligjences.

    T'i kthehemi temes, se mos e fshijne pergjigjen moderatoret.
    Si perfundim çfare eshte kjo dashuria? Gjithe keto pergjigje sikur ta kishim filluar me çfare nuk eshte, do e kishim zene me nje qosh e ta shihnim ç'eshte.
    Qe t'i veme nje emer, po i themi ndjenje e komplikuar, perzierje ndjenjash, me shume se ndjenje. Ndjenjat nuk tregohen me gisht, keshtu qe do ishte me mire qe te shohim se ç'shkakton (dhe çfare nuk ben) kjo ndjenje. Tani, ata qe kane eksperience bujrun, le te na thone se ç'shkakton kjo ndjenje. Besoj se edhe ata qe kane shkruar, kane plot per te shtuar.
    Eshte nje ndjenje qe tejkalon mendjen njerezore, buron nga qendra-njeri drejt nje njeriu tjeter (ose dhe diçkaje tjeter por po flas me teper per dashurine e nje çifti). Ben qe njeriu te drejtohet per tek nje tjeter, tjetrin te vije ne drejtim te tij. I ben dy njerez te ndodhen prane njeri-tjetrit (edhe ne mos fizikisht). Bashkon dy njerez, i ploteson ne nje lidhje qe nuk eshte as Ai as Ajo me teper se Ai dhe Ajo pa humbur Ate. Ben njeriun te kuptoje tjetrin mes vetes dhe veten permes tjetrit. Eshte bashkim, harmonizim, terheqje e vazhdueshme. (Bashkohem me mendimet e mesiperme se) eshte ndjenje organike ne zhvillim, ne rritje pothuajse pa kthim pas (perfshijme edhe mendimin tim edhe te te tjereve), jo nje shperthim i fuqishem qe mbaron per ti lene vendin qetesise por nje rrjedhe e panderprere dhe e vazhdueshme (shpirti eshte i pavdekshem) drejt vetes, drejt tjetrit drejt "kudo"-se dhe asgjekundit, pafundesia nuk ka koordinata.
    Shkakton jo vetem lumturi por edhe dhimbje dhe lumturi nga dhimbja, jo vetem qetesi por edhe shqetesim dhe kenaqesine e te qenit i shqetesuar, merr prej lirise vetiake per ta bere lirine me sublime...kjo eshte e veçanta e saj, permban pole te ndryshem, qe te dy te ngrohte...Ndalo djalosh, se si dihet nga perfundon. Ah, ka dhe parakushte e kerkesa sa te duash dashuria, si psh. te kesh guximin per te mos u fshehur nga te tjeret e mbi te gjitha nga vetja.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •