Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 147
  1. #31
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    kur ti thua se ka me shume se nje te vertete atehere nuk je duke folur me per te verteten. ne fund te fundit cfare do te thot fjala "e vertete"?

    dhe se doli vetja e genjeshtert? me duket se dikush ka hapur nje teme per genjeshtrat... nuk eshte e then te dalim te genjeshtert por mund qe njeriu te genjej vetveten. pse a nuk eshte e mundur qe ne ti genjejm vetvetes? biles, mbase i genjejm vetes pikerisht ne vend qe te jemi available dhe te marrim dhe jo vetem te japim.

    Qe te jesh vertete duke jetuar duhet ta jetosh vertete te verteten ndryshe nuk je duke jetuar por je duke marre dhe duke dhen thjesht sa per te mos qen "vetem".

    Ata qe kane zemer te madhe dashurojn me shume se nje here? Hmmmm.... Pse duhet te perkufizohet madhesia e zemres ne baze te sa njerezve 'dashuron'? E kush mund tja mase zemren tjetrit?

    Persa i perket marredhenieve (te japesh dhe te marresh) une te shtrova ca pyetje dhe nuk te thash qe njeriu dashuron dike qe nuk e dashuron. Dhe doja te dilja te pika qe ca njerez mendojn se dashuria ndodhe e pavarur nga synimet tona (e pavarur nga ato qe duam te marrim apo te japim), ajo ndodhe (thone ca njerez)...

    ika tani se po me mbyllen syt

    gud najt
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 19-11-2005 më 23:31

  2. #32
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Lonte beu me hankon eeeeeee,zbathur moj ne corapet teeeee.....

    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce

    ps. leri legjendat ne legjende. Tani mos me thuaj se nuk e di qe, ata me te thekurit (dmth ata qe i kane thurur hymne dashurise) i kane pasur dashnorkat me thase. Jo se, do me thyesh zemren prandaj
    I rashe kungullit dhe them qe ke te drejte.
    Harrova se ky modeli i ispirimit te dashurive te thekura lol,Odiseu,na e kish katranosur biografine dashnoreske neper ca ishuj me Circe dhe Calypso.

    Ps Me thase moj posi................thesin aga................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #33
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Cupka nga Korca thote :
    Eshte pikerisht kjo dicka qe gjejme tek tjetri, dhe qe duam ta bejme tonen me c'do kusht. Mirepo sic thashe, ky tjetri ka dicka, por jo gjithcka, dhe kjo na ben te dashurojme perseri e perseri
    Dhe jam shume dakort , e ka thene qarte , sakte dhe shkurt .
    Dashuria eshte dashuri per ngrohtesi dhe per te plotesuar ate " dicka " qe se kemi , por si njerez qe jemi ngopemi shpejt .. nuk mjaftohemi me " dicka-ne " por fillojme e behemi egoist duam " gjithshka " . Por te pakten duhet te jemi te lumtur qe dashurojme . Pak rendesi ka jane dashuricka apo dashuri e madhe . Ndjesia e te dyjave eshte njesoj , shijohet , provohet njelloj , vetem ne kete te dyten ke me shume kohe afatgjate . lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #34
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ajo dicka (apo ato dicka) qe ka tjetri duhet te jete (duhet te jene) per ne gjithcka (pavaresisht se ai njeri nuk ka gjithcka), ndryshe nuk mund te themi se e duam ate njeri.

  5. #35
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    ajo dicka (apo ato dicka) qe ka tjetri duhet te jete (duhet te jene) per ne gjithcka (pavaresisht se ai njeri nuk ka gjithcka), ndryshe nuk mund te themi se e duam ate njeri.
    po sepse dashuria eshte pak e verber : )
    Kur e do dike gjithcka qe ka ai person te duket e vlefshme dhe e bukur ...

  6. #36
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sa shume paskam humbur! : ) Te ardhurit vone, ka te mirat e veta, mund te perdoresh ca nga shkrimet e meparshme si pikenisje.

    Eshte permendur qe Dashuria eshte e ndjenje e pafund. A mund te konceptoje njeriu te pafundmen? Une do thoja me mire qe sapo kalon kufirin e konceptimit te njeriut nuk ka ndonje ndryshim mes pafundesise dhe tejkalimit te ketij kufiri sadopak. Pra dashuria eshte thjesht jashte fushes se konceptimit dhe kontrollit te njeriut, por jo domosdoshmerisht e pafundme. Dashuria e pafundme ne te dy kuptimet (madhesi dhe kohe) mund te ekzistoje vetem kundrejt diçkaje te pafund dhe mund te buroje vetem prej diçkaje te pafund.

    Ne postimet e meparshme eshte thene se kur dashuron dike qenia jote shkon drejt zeros, dhe njeriu tretet ne te dashurin. Do me pelqente sikur kjo te shihej si njesim i dy personave. Dy njerez qe dashurohen behen nje (jo ne kuptimin e dy gjysmave, per te cilin mund te shkruaj me poshte), harrojne dhe gjejne veten njekohesisht ne ate njesim. Ky njesim nuk eshte as Ai as Ajo, por dhe Ai dhe Ajo, me teper se Ai dhe Ajo…

    Nje pyetje qe lind kur lexon mesazhet e mesiperme eshte: A jane Dashuri e vertete, ato dashuri qe ne nje menyre apo tjeter nuk zgjasin deri ne pafundesi (ose fund te jetes). Ne nje pike te ketyre Dashurive (ose Dashuriçkave si jane quajtur me siper) personi ka qene mese i bindur qe me te vertete ishte Dashuri. Por perderisa nuk zgjati pafundesisht, nuk ishte Dashuria e vertete. Nese Dashuria eshte nje ndjenje e pakontrollueshme, a nuk mundet ajo qe ne nje pike te caktuar te kete nje nderprerje? Mund te rifilloje serish, edhe me fuqishem se me pare, por diçka qe nderpritet nuk eshte e pafundme. Per te kaluar kete problem serish, mund te themi se nuk u nderpre, nuk u asgjesua, nuk humbi plotesisht por ishte diku e fshehur ose e shprehur ne nje menyre tjeter, ose thjesht ishte e pashprehur. Perseri duket sikur e rregullojme çeshtjen me perkufizime. Por sa duhet te zgjase kjo nderpreja e dashurise? A mund te quhet Dashuri e vertete nese duam nje person ne rini, çuditerisht ku(p/j)tojme se nuk e duam pas disa vitesh, por ne pleqeri (lol) u dashuruam serish? Gjate kohes qe nuk ishim te dashuruar me kete person, mund te themi qe Dashuria ishte e fshehur, dhe kjo do ta bente kete nje Dashuri te vertete? Nese kjo eshte e vertete, atehere çdo dashuri(çke) ose shume prej dashurive mund te kene qene Dashuria e vertete, pavaresisht se ne pushuam se dashuruari, dhe nuk Dashuruam deri ne vdekje. Qendronte mundesia qe kjo dashuri e fshehte te rishfaqej nese do te ishin kushtet e pershtatshme dhe nje jete me e gjate deri ne çastin e (Ri)Dashurimit.
    Fjalet e bukura, premtimet dhe supozimet se Dashuria do te zgjase perjete, nuk ka asnje kuptim tjeter veç atij te momentit (nuk po them qe kaq nuk ka vlere). Ne ato momente me te vertete e ndjen, dhe je mese i bindur se do te jete e tille, por nese Dashuria eshte nje ndjenje nuk mund te premtosh asgje mbi te. Atehere Dashuria e vertete mund te kuptohet vetem pas fundit te jetes. (Ç'fatkeqesi te mos e dish me siguri dhe ç'fatmiresi ta marresh dashurine e çastit (sa keq tingellon bashke me "e rradhes" : ) ) si Dashurine e madhe, ate te verteten fare...)

    Pse dhe si dashurojme dike? Njeriu dashuron te bukuren (ne kuptimin me te gjere)por pse jo çdo te bukur? Pse eshte pikerisht nje bukuri e caktuar e cila zgjon diçka ne zemren e nje njeriu? A e dua une dike sepse ajo eshte e mrekullueshme, apo ajo eshte e mrekullueshme sepse e dua une. Nje person nuk mund te jete perfekt, pajteter qe i ka disa mangesi, ose me mire te themi diçka qe une nuk e pelqej. (Perderisa Dashuria per dike jo perfekt e ben ate perfekt, atehere Dashuria behet arsye per vazhdimin, ekzistencen e vetes. Kjo e ben Dashurine diçka veteushqyese.)
    Per hir te Dashurise, ose per hir te asaj qe une Dashuroj ne kete person, nuk i shoh (qellimisht ose jo) mangesite/te keqiat. Nga kjo dalim ne perfundimin qe ajo qe dua une nuk eshte gjysma tjeter perfekte (e pazevendesushme), ose me sakte nuk eshte e vetmja gjysem e mundshme, ne fakt edhe dikush tjeter (me disa cilesi te ngjashme) mund te zinte vendin e saj(?!). Por a do te thote kjo qe me çdo person ne vend te saj do te ishte e njejta gje? Nese po atehere, nese zhgenjehem pse duhet te kerkoj Dashurine ne nje person tjeter? Por nga ana tjeter, nese eshte keshtu atehere pse vazhdoj te dua pikerisht kete person? Nese e dua per ate qe eshte, per te qenit unike, atehere une duhet te dua edhe çdo gje "te keqe" te saj, sepse ajo eshte pjese e saj dhe diçka qe e ben ate te veçante, sepse eshte pjese e saj...
    Kjo eshte vetem nga perspektiva ime, por e njejta mund te thuhet edhe nese çeshtja shihet na perspektiva e saj, dhe si pasoje per Dashurine mes dy personave, jashte perspektives.
    Nga ç'u shkruajt me siper nuk dalim dot ne perfundimin (por mbase ne mendimin tim) se dashurite jetepakta dhe te shumta ne numer, nuk tregojne aftesine e nje personi per te dashuruar shume, por pikerisht te kunderten, paaftesine per te dashuruar (pa ofenduar kend : D ).
    Por, ç’e lidh ndjenjen me aftesine? Si mund te behet njeriu i afte per te kontrolluar nje ndjenje? A kontrollohen ndjenjat? Pse ndodhin zhgenjimet e shumta, ndarjet, “vdekjet” e dashurise me gjithe entuziasmin, pritjet e fillimit? Mbase njeriu kerkon dhe pret me shume se ç’mund te gjeje. Deshirat,dhe kerkesat e njeriut jane ne mos te pafundme, me te medha sesa ç’ofrohet dhe çmund te gjendet. Mendja dhe ndjenjat e njeriut tejkalojne boten reale. (Kjo eshte dhe arsyeja, per mendimin tim, pse Zoti (ose mendja e njeriut, si tju vije per mbare) krijoi nje bote te mepasshme, te pafundme dhe perfekte...)

    E kuptoj se shkrimi hidhet sa ne nje dege ne nje tjeter, por kjo ndodh sepse Dashuria duhet te kete shume, shume dege (lule, fruta, gjemba )...dhe se besoj te kete shume persona qe te hidhen neper te gjitha (qofte dhe ato te ketij shkrimi)

    Perveç kesaj rremujes se mesiperme, ka dhe nje lajm te mire:
    Dashuria jetohet edhe pa e kuptuar se ç’eshte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 21-11-2005 më 13:20

  7. #37
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Dashuria eshte dashuri per ngrohtesi dhe per te plotesuar ate " dicka " qe se kemi , por si njerez qe jemi ngopemi shpejt .. nuk mjaftohemi me " dicka-ne " por fillojme e behemi egoist duam " gjithshka " . Por te pakten duhet te jemi te lumtur qe dashurojme. Pak rendesi ka jane dashuricka apo dashuri e madhe . Ndjesia e te dyjave eshte njesoj , shijohet , provohet njelloj , vetem ne kete te dyten ke me shume kohe afatgjate . lol
    Me duhet te ngre kartonin e kuq ketu, jam kondra!

    Se pari kur fillon behesh egoist dhe te kerkosh gjithshka pasi vëren se te mungon "gjithshkaja", per mendimin tim ke filluar ta humbesh dashurine per ate person. Dashuria eshte vertet e verber dhe per kete ka plot cifte me te cilet mund ta vertetosh kete teze vetem duke ju hedhur nje shikim. (Megjithate ne menyre qe dashuria te funksionoje, e rendesishme eshte te mos jesh i verber per gjera madhore.)

    Por mbi te gjitha jam absolutisht kunder asaj qe ndjesia e te dyjave, si dashurive dhe dashurickave, qenka njesoj. Megjithese nuk e kuptoj dot kete nocionin "dashuricke". E tha bukur Cupka... s'ka dashuriçkë. O dashuri, o (h)içkë dhe mbaroi muhabeti. E nuk mund te futem ne te thella per te shpjeguar perjetimin e dashurive dhe hickave, se vijne dhe mosha nen 18 vjec ne kete forum , por per mua s'ka dyshim qe eshte sakrilegj te vesh shenjen e barazimit ne mes te dashurise dhe hickes.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #38
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Leila,
    tani e pashe ku po shkoje me Maslow-in... cinike! j/k
    S'isha thelluar me pare midis lidhjeve te self-actualization dhe aplikimit te tij ne dashuri. Ndoshta sepse e kam perceptuar krejt pandergjegjshmerisht qe dashuria s'mund te jete dashuri (por mund te jete (h)içkë, ha-ha ) po te mos ndjesh njefare eksperience te lartesuar, eksperience plotesimi ose te arritjes kulmore te potencialit personal ne kete bote, cka eshte gjithshka e lidhur me self-actualization.

    Meqe ra fjala tek Maslow, me pelqen goxha si tip.

    Kolumbus,

    ju djemte e sotem per mua lereni rehat Odiseun, se megjithe c'hoqi, Circe, pa Circe... e gjeti rrugen per ne "shtepi". Ta kisha une Odiseun, ja kisha bere hallall te gjitha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 08-01-2006 më 02:26
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Kam qene ca kohe e fiksuar mbas Maslowt, e beme ne Organizational Behaviour po aq me pelqeu si teori sa edhe International Relations i lidhja me piramiden e Maslow, psh self-actualization e shihja te lidhur me self-determination per popujt qe luftonin per pavaresi

    Per temen, dashuria per mua eshte obsesion....
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 21-11-2005 më 14:59

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Eshte "qellimisht" (!?) nje ide apo koncept tejet kompleks, shume, shume i pashpjegueshem. Ne (ose une vete, pa dashur te ofendoj ndonje tip Shkelqesie ktej rrotull) thjesht arrijme ose kemi aq kapacitet psikologjik sa te kuptojme apo perifrazojme (filozojme rreth) vecse "efektet" prej saj, ndonese plot here nje torture, po nga ato te emblat ama, te paperjetuara ndonjehere apo aspak ne ndonjefare menyre tjeter.


    p.s Eh c'mu krojt edhe mua te sorollatesha sa posht e perpjete ksaj teme! Rastesisht kjo

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •