Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 147
  1. #21
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    huh?

    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Cupke, po ne qoftese mendon se akoma nuk e ke zbuluar plotesisht (kush eshte ai njeri qe mund te zbuloje plotesisht dike tjeter kur ne mezi zbulojme vetveten?) ate qe do? Po ne qoftese nje njeri mendon dhe deshiron vazhdimisht ta njohi me mire ate njeri qe do? Nuk mund te krahasohet njeriu me lobster-in. Nga lobsteri mund te merzitesh sepse nje shije ka, por njeriu... njeriu eshte shume here me kompleks se sa nje lobster....

    Ca njerez mendojn se dashuria lind, vdes dhe keshtu vazhdon duke kaluar nga nje dashuri ne tjetren. Une nuk puqem me kete mendim. Kolombi permendi "dashuricka" dhe "dashuri". Une mendoj qe ato qe lindin dhe vdesin jane dashuricka. Ndersa ajo qe rron eshte dashuri.
    Njeriu te krahasohet me lobsterin? Po c'eshte ky llaf moj aman! Qe thua ti, ca njerez nuk kane shije fare ndersa ti qenke prekur se lobsteri ka nje shije. (pyete Fiorin te ta shpjegoje se e paske marre shume seriozisht ate qe thashe )

    Njeriu qenka kompleks. Po kush tha qe nuk eshte? Pastaj, a nuk eshte njeriu edhe truthare? edhe idiot? edhe i cmendur? edhe bajat? edhe hu? edhe guak? edhe nje cope mish me dy sy? Ma thuaj, kush me teper se njeriu eshte gjithe keto? Jo po fol po deshe

    Tjeter. Me thua qe kolombi paska permendur "dashurite" dhe "dashurickat." A nuk mi ftilloni nje cike mua keto dy fjale se nuk i marr vesh gjekund. Me c'fare e masni nje "dashuricke" dhe nje "dashuri?" Ma jepni etalonin se nuk j'ua vjedh jo!

    Tjeter. E ka pare ndonjeri dashurine mo? Nese po, bujrum te na e thote.

    Se fundmi, une nuk po them qe dashuria nuk mund te zgjase tere jeten; kjo eshte plotesisht e mundur (psh ne rastet kur njeriu vendos te shkoje jeten me dike qe dashuron, dhe i qendron besnik ketij vendimi). Por kjo nuk do te thote qe ne bote nuk ka njerez te tjere qe mund ti duash dhe te te duan po aq fort. Nuk eshte dashuria ajo qe eshte e pavdekshme por kapaciteti i njeriut per te dashur/tu dashur. Eshte gomarllek me birire te besosh se ne bote ekziston vetem nje dashuri. Mund te thuash qe ti ke pasur rastin te perjetosh vetem nje, por jo se kjo qenka dhe s'paska tjeter. Ajo "piccolo grande amore" qe ju paska verbuar syte ekziston vetem ne perrallat me mbret (fundja pse jo? ne perrallat e mia jam "Catherine the Great" Go figure who's Gregory then )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 18-11-2005 më 20:39
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #22
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Dashuria eshte menyra e natyres qe te na pajisi me nje sidekick (hopefully te perjetshem) qe here pas here, kur ka kohe/deshire apo e sheh te arsyeshme, edhe na ploteson nevojat e piramides se Maslow-it.
    Por nevojat e piramides te Maslow-it ashtu sic e di une s'eshte e thene te jene per dashurine. Ajo maja, sic e kam degjuar une, self-actualization, s'eshte e thene te jete dashuria... por ndoshta tek ky skenari i fjaleve te tua qe po shoh une ne koke, ky njeriu ka nevoje te kete nje deshmitar aty afer qe ndoshta ta perkedhele, ta inkurajoje e t'ja beje ta ndieje vertet te vertete prekjen e majes se piramides. Sepse nganjehere, si qenie sociale qe jemi, kur s'i ndajme gjerat me te tjeret na duket sikur s'kane ndodhur fare... per cudi! Ky njeriu qe i rri afer njeriut ne maje mund te jete edhe nje mik i mire, jo vetem i/e dashur per shembull.




    Tani une sec po shoh nje kundershti midis ketyre me poshte, por mos na u zini aman

    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Me ngelen ne ment ca vargje qe thoshin
    "Dashuria nuk eshte femije me llogjike"
    dhe
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Se fundmi, une nuk po them qe dashuria nuk mund te zgjase tere jeten; kjo eshte plotesisht e mundur (psh ne rastet kur njeriu vendos te shkoje jeten me dike qe dashuron, dhe i qendron besnik ketij vendimi).
    Tek kjo e dyta mua me duket se shoh edhe dashurine, edhe logjiken.

    Ka jo pak per te thene ketu. A mund te na i zgjidhe njeri lemshin?

    Kurse sa per ate qe na tregoi Veshtruesja nga Aristofani, te ishte qe ne gjithe kete bote me 6 miliard njerez... a sa ka vajtur shifra tani, gjendet nje dhe vetem nje njeri qe mund te na plotesoje ashtu sic duhet... ehuuu... i bie qe 99.999999999% prej nesh te heqim dore nga kerkimi i dashurise e te behemi te gjithe murgj e murgesha. lol

    Edhe dicka tjeter kisha per te thene (e fundit per tani), qe fjala "dashuricka" nuk duhet te ekzistoje fare, fare. Jo per gje por sikur vjedh rishtazi nga fisnikeria e asaj fjales tjeter, te madhes. Dhe per me teper fjala "dashuricke" e ngaterron jo rralle njeriun dhe e ben corbe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 18-11-2005 më 21:51
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #23
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Qenkan mbledhur shume çupa ketu me ne krye dekanen e tyre Çupken. Bukuri. Çupka do te na mbushe mendjen qe dashuria eshte e lloj-llojshme, eshte e dyfishte, trifishte, shumefishte dhe bile aq e shumefishte saqe heret e para fillojne te harrohen e keshtu na duket vetja se jemi akoma te reja ne kerkime te reja, pa lidhje me te kaluaren. Ok, ashtu qofte. Por...

    ...dashuria nga perkufizimi eshte e pafundme ne kohe. Nuk kam degjuar ndonje qe premton dashuri deri te premten e trete te nentorit apo deri diten e hapjes se kampionatit boteror te futbollit 2006. Kur premton dashuri, premton pergjithmone, perhere, dhe ndjenja qe mplekset aty eshte e pamatshme, psh te dua çka, ose te dua pak a shume, ose te dua fort por jo shume fort... keto jane krejt pa vend.

    Mirepo, ato dashuri qe ndahen per arsye jo madhore (vdekje per shembull, megjithese edhe kjo eshte e pafuqishme kundrejt dashurise, por nejse...) rezultojne te jene jo ashtu siç duhet sipas perkufizimit. Dhe kur del jashte perkufizimit, del qe kjo dashuri na paskesh qene pseudo-dashuri. Mirepo, kjo pseudo na i prish punet, per shembull une nuk di asgje per Çupken perveçse aq sa ajo me le te nenkuptoj me pseudon e vet...

    Me nje fjale, nese keni qene te dashuruar ndonjehere, dhe ajo eshte gjithmone ajo qe mbani gjalle ne zemren tuaj me mikun tuaj, atehere kjo eshte e verteta, DASHURIA. Nqs nuk eshte keshtu, atehere njeri nga ju te dy, ishte me hile. Nqs ju doni t'i rrini besnik dikujt qe ju ecen me hile, atehere puna juaj. Por dashuri ka kuptim vetem midis dy vetash, dhe jo midis njerit qe do perjete dike dhe nje tjetri qe nuk e do kete te parin as deri te nesermen ne mengjes.

    Oh me falni, nese ju flisni per dashurite me natyren, zogjte, yjet, makinat BMW, topin e futbollit, atehere po ! ka 101 dashuri, njera me e bukur se tjetra por fatkeqesisht te gjitha jane te karakterit monologues...

    Fundja, nuk ka gje te keqe, "dashuroni" (ose beni sikur dashuroni) sa te mundni, se nuk vjen gje e keqe nga kjo. Une per shembull e "dashuroj" zhurmen e ziles se telefonit tim celular....tyrlylylylylyly...
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 18-11-2005 më 22:40

  4. #24
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    zog i dashtun, mo e luj shume bishtin se ke me e bo zogezen xheloze, edhe te fluturoi pastazaj

    Kur dashurojme dike, e dashurojme dhe pike!!!! Me nje llaf, nese ai tjetri na e ka me te shtrember, kjo s'do te thote aspak qe ne (per momentin) nuk dashurojme. Madje do te thoja se, nese ne nuk dashurojme ne kete menyre, ne dashurojme per interes. Dashuri eshte kjo? "And if I love you, what business is it of yours?" - pati thene Getja. Pra, dashuria buron nga "uni" dhe jo nga "te dy."

    Tani, me sa kuptoj une, ti thua qe dashuria eshte e vertete kur ja ben "bingo!" Ah po kush nuk e di ate eh? Pa me thuaj nje cike, sa eshte probabiliteti qe cupka te fitoje bingon? Sa veta e fitojne bingon? Dy tre, njeqind? Ok, ja njeqind veta u bene te pasur. Po me bilionat e tjere c'behet? Ata vdesin te varfer eeee? Jo moreeee...dashke eh? Epo s'ka, njerit i bie bingoja, tjetri i qepet dhe e rremben, ndersa ate tjertin e rremben bingoja E c'rendesi ka nese nuk e fiton qe me here te pare? It's the end that matters!!!!

    ps. mua zilja e celularit me ngre nervat, sidomos kur nuk e kapin...me terbon fare. Keshtu qe kam nderruar mode. Jam duke degjuar tingujt e valsit imperial....ma mban ndonjeri mo?
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #25
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Cupke, po fillon te flasesh si La Rochefoucauld qe insistonte se "cdo dashuri eshte dashuri e vetes" ("all love is self-love").

    Robert Solomon thot se te jesh ne dashuri (apo te dashurosh) eshte te deshirosh te te shikojn dhe jo vetem te shikosh. Dashuria thot ky nuk eshte vetem nje "attitude" qe kemi ndaj nje tjeter personi por eshte nje ndjenje qe eshte "shared with" ate person.

    Tani, perse te degjoj Geten une dhe mos te degjoj Solomon?

    Citim Postuar më parë nga Cupka
    Njeriu qenka kompleks. Po kush tha qe nuk eshte? Pastaj, a nuk eshte njeriu edhe truthare? edhe idiot? edhe i cmendur? edhe bajat? edhe hu? edhe guak? edhe nje cope mish me dy sy? Ma thuaj, kush me teper se njeriu eshte gjithe keto? Jo po fol po deshe
    Shko dashurohu me nje cop lobster atehere ... te pakten kete ske nevoj ta kerkosh duke luajtur bingo


    Citim Postuar më parë nga Cupka
    Tjeter. Me thua qe kolombi paska permendur "dashurite" dhe "dashurickat." A nuk mi ftilloni nje cike mua keto dy fjale se nuk i marr vesh gjekund. Me c'fare e masni nje "dashuricke" dhe nje "dashuri?" Ma jepni etalonin se nuk j'ua vjedh jo!
    Ti nuk ke nevoj per perkthime per dashuri pasi je ajo qe je "gomare e gjysem". Une duhet te pres percaktime nga ty qe ke eksperience... te pare, te dyt, te trete, te katert, etc...

    por e zgjata me shume sec duhej

    Naten me vertete tani.

  6. #26
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga angeldust
    Por nevojat e piramides te Maslow-it ashtu sic e di une s'eshte e thene te jene per dashurine. Ajo maja, sic e kam degjuar une, self-actualization, s'eshte e thene te jete dashuria... por ndoshta tek ky skenari i fjaleve te tua qe po shoh une ne koke, ky njeriu ka nevoje te kete nje deshmitar aty afer qe ndoshta ta perkedhele, ta inkurajoje e t'ja beje ta ndieje vertet te vertete prekjen e majes se piramides. Sepse nganjehere, si qenie sociale qe jemi, kur s'i ndajme gjerat me te tjeret na duket sikur s'kane ndodhur fare... per cudi! Ky njeriu qe i rri afer njeriut ne maje mund te jete edhe nje mik i mire, jo vetem i/e dashur per shembull.
    E shoh une qe duhen ndaluar replikat e mia one-liner. Kjo eshte tamam si atehere kur te thashe per endrren time (tone?) dhe ti kujtove se fantazma kishte duar mashkulli. Po, jo, pra mo... vetem koken! Posti im i pare ishte nje cike si me thumb. Se kur e sheh nga ajo perspektive, pak cinike ndoshta, kupton qe ne nje fare menyre eshte e sakte. Kemi te paren, psychological needs, qe idealisht na plotesohen ne nje marredhenie romantike (i.e. seksi), e dyta safety/security (i.e. gold-diggers, ose ne term me te kendshem -- breadwinner, man of the house, strong/protective), love & belonging (hmmm... this is a hard one... i.e. "i love you"???), self-esteem (i.e. "no honey, you don't look fat in that dress"), self-actualization (i.e. flirti, lule pa arsye, dhurata per ditelindje, bashkepunim ne projektin e krijimit/molding & emotional scarring te ca njerezve te vegjel, ndryshe te quajtur "femije"). Natyrisht, ka partnere qe nuk i plotesojne te gjitha prandaj dhe thashe "kur e shohin te arsyeshme." Kur ciftet e shohin qe nuk e plotesojne nj-tj ne keto qe permenda me siper per sa i perket piramides se Maslow-it, nje pjese e tyre ndahen, pjesa tjeter martohen anyway dhe i bien murit me koke gjithe jetes.

    Teza tjeter e imja -- ku ka gje me te llogjikshme se sa dashuria? Ke shoqeri per gjithe jetes, te ushqen egon (referojuni Maslow-it), e s'te le se s'ben dot pa ty. Me bukur akoma, dashuria eshte bere gare; ciftet duan te jene sa me te vecante nga ciftet e tjera dhe jane kaq te bindur se s'do ndahen kurre e se do dashurojne per sa te jene gjalle. Dmth nuk ndahen thjesht per inat te botes, i.e. "Pse te jene ata ne dashuri per me gjate se une?" lol Oh, I honestly believe this last bit. Is it that awful?


    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Tani, me sa kuptoj une, ti thua qe dashuria eshte e vertete kur ja ben "bingo!" Ah po kush nuk e di ate eh? Pa me thuaj nje cike, sa eshte probabiliteti qe cupka te fitoje bingon? Sa veta e fitojne bingon? Dy tre, njeqind? Ok, ja njeqind veta u bene te pasur. Po me bilionat e tjere c'behet? Ata vdesin te varfer eeee? Jo moreeee...dashke eh? Epo s'ka, njerit i bie bingoja, tjetri i qepet dhe e rremben, ndersa ate tjertin e rremben bingoja. E c'rendesi ka nese nuk e fiton qe me here te pare? It's the end that matters!!!!
    Imagjino sikur dikush te kete luajtur bingo gjithe jetes, e te kete fituar ne fund fare sasine e lekeve qe e shpenzoi ne bingo anyway. Fitoi gje pervec lojes? E ne s'luajme per te fituar lojen, mind you, por leket. lol

    Xhan, all.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 19-11-2005 më 00:59

  7. #27
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Gjene e fundit qe do merrja mundimin te beja,do ishte te sterfilozofoja dashurite.
    Megjithe respektin qe gezojne keto shtojzavallet e mesiperme,se c'thone keta filozofet per punet e dashurise i lexoj verese.

    Cupkes i jap te drejte se kur dashurojme dike,e dashurojme deri ne verberi,duke lene menjane(nuk llogjikon ne ato caste),nese na e kane me te "futur".
    Por qe te jetoje nje dashuri,jam dakort me Zogun duhet tu rrahin telat qe te dyve.
    Qe te jetoje nje dashuri,ne themelet e saj duhet te mbarte respektin,mirnjohjen,ciltersine,mirkuptimin.Keto vyrtyte e bejne jetegjate,jo te pavdekshme.

    Odiseu i lashte u be simbol i perpjekjeve,i sakrifices per tu kthyer prane dashurise me emrin Penelope.
    10 vjet neper dete ajo dashuri nuk u kripos,me e embel u be.

    Dashurickat qe kerkon Cupka,i gjen duke shkelur neper Red Carpet,Me Benin,Xhenin,Angelinen,Brad..................
    Fatkeqsia per mua qendron ne faktin se dashurickat kane dale ne mode.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 19-11-2005 më 00:59
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #28
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    aha...

    ...said the blind man
    Po ti fole o i uruar se na ngrive gjakun. Keto qe permend ti i dashur, nuk jane "dashuricka" por "affairs" se dashuria o eshte DASHURI, o eshte -icke. lol

    Une e kisha fjalen kur vertet e ke dike per zemer (in every sense of the world!) dhe per nje asrye apo nje tjeter gjerat nuk funksionojne. Ti mund te dashurosh sa te duash po c'e do se nuk te dashurojne. Atehere ti ke dy mundesi: njera eshte qe te vazhdosh ta duash dhe te lengosh per kete tere jeten (nen pretekstin se kjo ish dashuria jote dhe s'ka tjeter ne bote) ndersa e dyta eshte te jesh "available" perseri. Ne qofte se ti je i/e bindur se ke shume per te dhene, atehere duhet te kete shume per te marre sigurisht. Atehere, perse te mos e marresh??? Per kete dashuri e kisha fjalen une; vetem kjo dashuri nuk shterr kurre. It's the kind of love that can only get better!

    ps. leri legjendat ne legjende. Tani mos me thuaj se nuk e di qe, ata me te thekurit (dmth ata qe i kane thurur hymne dashurise) i kane pasur dashnorkat me thase. Jo se, do me thyesh zemren prandaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 19-11-2005 më 22:18
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #29
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Une e kisha fjalen kur vertet e ke dike per zemer (in every sense of the world!) dhe per nje asrye apo nje tjeter gjerat nuk funksionojne. Ti mund te dashurosh sa te duash po c'e do se nuk te dashurojne. Atehere ti ke dy mundesi: njera eshte qe te vazhdosh ta duash dhe te lengosh per kete tere jeten (nen pretekstin se kjo ish dashuria jote dhe s'ka tjeter ne bote) ndersa e dyta eshte te jesh "available" perseri. Ne qofte se ti je i/e bindur se ke shume per te dhene, atehere duhet te kete shume per te marre sigurisht. Atehere, perse te mos e marresh??? Per kete dashuri e kisha fjalen une; vetem kjo dashuri nuk shterr kurre. It's the kind of love that can only get better!
    Shiko si po thua ti Cupke: "kur vertet ke dike per zemer". Ama e ke dike "vertet" per zemer. Pavaresisht nese funksionojn gjerat apo jo. A thua se do te kesh dot tjeter ashtu "vertet" per zemer? Valle sa te verteta ekzistojn?

    Tani persa i perket mundesive qe shtron ti, ato jane tjeter pune. Qe te jesh available nuk do te thot qe do te "kesh dike vertete per zemer" ashtu sikur ke patur. The point isn't simply to give and get, but it is to desire to give to one you truley love and to get from the same whom you truly love. A mund te quhet dashuri vetem ajo qe synon te marri dhe te japi? Por kur dashuron, a je duke synuar apo ndodhe ajo e pavarur nga synimet tona?

  10. #30
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    te verteta the? Sa te duash moj. Pse do thuash? Po sepse po te ishte vetem nje, tere te tjeret dalin te genjeshter, perfshi ketu edhe veten tende, dhe kjo mua me duket shume naive.
    Deri sa keta me dylbia te gjejne te verteten, ata te tjeret e kane jetuar ate. Hec e kapi pastaj.

    Ata qe e kane zemren e madhe dashurojne jo nje here, por aq here sa humbin dashurine. (Oh, sure I do remember my high school sweetheart. I loved him dearly, and he loved me too. I feel bad for his wife since "our truth" makes him "untruthful" now) LOL

    S'te mora vesh mire keto marre-dheniet. Ti mendon se njeriu dashuron dike qe nuk e dashuron? Sure thing! por vetem per nje fare kohe, derisa ketij tjetrit ti hapen syckat. Po ju hapen, ja beri naften Sigurisht qe kjo e fundit nuk e perjashton faktin qe ky i verberi nuk ka dashuruar, ashtu sic nuk perjashton faktin qe ai mund te dashuroje perseri.
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •