Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 147
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Rroftë sëmundja e dashurisë

    Fiksim. Ankth. Ulje - ngritje të humorit. Pastaj takikardi, djersë, prerje e oreksit. Të gjitha simptomat e një sëmundjeje. Nga e cila askush nuk do të shërohet. Një neurolog anglez është i bindur për këtë

    Frymëmarrje e rënduar, takikardi, pakësim i oreksit. Dhe pastaj mendime të këqija, ankth për të ardhmen, ndryshime të menjëhershme të humorit. Mos bëni sikur nuk i njihni simptomat. Janë simtomat e një sëmundjeje që herët a vonë i godet të gjithë, por që asnjë mjek nuk do të guxonte ndonjëherë t'i diagnostikonte si të tilla.

    Të nxirrje diagnozën e sëmundjes së dashurisë, ishte diçka normale për mjekët e antikitetit. Por në mjekësinë shkencore të ditëve tona, për dashurinë si sëmundje nuk flitet më. Mjekësia, bashkë me psikologjinë, duket se kanë hequr dorë madje edhe nga të përgjigjurit e pyetjes: ç'është dashuria? Për ta risjellë këtë fjalë në fjalorin mjekësor tenton Frank Tallis, psikologu klinik anglez që jep psikologji klinike dhe neuroshkencë në King's College. Tallis, në librin e tij të ri "Love sick" propozon një tezë paradoksale dhe provokuese: që dashuria është një formë e sëmundjes mendore. Por një sëmundje e nevojshme dhe për të cilën në të vërtetë ne nuk duam asnjë lloj kurimi.

    Në faqet e para të librit, ju akuzoni mjekësinë dhe vetë psikologjinë se nuk po e merr dhe aq seriozisht dashurinë.

    Si psikolog klinik, shpesh më krijohet ideja se po i lë në baltë shumë nga pacientët e mi, që vuajnë nga diçka që nuk mund të emërtohet ndryshe përveçse sëmundje e dashurisë. Por nëpër tekstet e shkruara ky term nuk shfaqet dhe kështu këta pacientë gjenden përballë diagnozës zyrtare të depresionit apo ankthit. Por, ky nuk është përshkrimi i duhur për gjendjen e tyre, që lidhet veçanërisht me përvojën e rënies në dashuri. Diçka thelbësore, siç është dashuria, meriton me siguri një trajtim shkencor, por psikologjia nuk ka qenë kurrë e aftë të shpjegojë as anët biokimike e as ato emocionale. Eshtë e habitshme se si mjekësia dhe psikologjia merren kaq shumë me seksin, por pothuajse fare me dashurinë. Dashuria i ndryshon thellësisht njerëzit, ndikon në mënyrën se si ata mendojnë dhe sillen dhe kur nuk është e lumtur shkakton një sëmundje fizike. Eshtë diçka, për të cilën të gjithëve u ndodh të vuajnë, por mbi të cilën psikologjia nuk ka shumë për të thënë.

    Aq sa të konsiderohet një sëmundje mendore?

    Diagnoza e sëmundjes së dashurisë konsiderohej si e ligjshme dhe e dobishme nga mjekësia, së paku deri në fillim të Gjashtëqindës. Dhe nëse rilexojmë ato diagnoza antike, shohim se paciantët në fjalë tregonin një bashkësi simptomash: mendim fiks për personin që duam, melankoli, gjendje ekstaze, lëkundje të fuqishme të humorit. Të gjitha simptomat që bëjnë pjesë në diagnozat bashkëkohore të obsesionit, depresionit, manisë. Diagnoza e vjetër e sëmundjes së dashurisë përkon pothuajse përsosmërisht me një diagnozë të ditëve të sotme ajo e shqetësimit obsesiv me ndryshime të humorit. Ka shumë akspekte të rënies në dashuri, që stimulojnë një shqetësim mendor, në një mënyrë kaq besnike, sa ndoshta nuk ka asnjë ndryshim të vërtetë mes obsesionit për personin e dashur dhe një obsesioni të vërtetë klinik. Përvoja e rënies në dashuri është për shumë prej nesh përvoja më e afërt me sëmundjen mendore, që na qëllon ta provojmë. Eshtë rasti ynë për të flirtuar me çmendurinë.

    Përse na paska dënuar evolucioni që të eksperimentojmë një sëmundje mendore?

    Dashuria është një lloj mekanizmi sigurie, që evolucioni e ka krijuar për të kontrolluar specien nga vetë racionaliteti ynë. Duhet të jetë irracionale për të siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerëzore. Fëmijët tanë lindin mjaft të prekshëm dhe të dobët dhe kanë nevojë për kujdes nga ana e prindërve. Dhe në ndryshim nga kafshë të tjera, ne kemi një tru mjaft të zhvilluar, që na lejon të rrebelohemi kundër instikteve tona riprodhuese dhe të refuzojmë punën e vështirë të rritjes së fëmijëve. Mund të vendosim të gjithë të mos kemi fëmijë dhe specia do të shuhej. Përkundrazi, vazhdojmë të lindim. Nuk është një rastësi që në pjesën më të madhe të përvojave, faza e dashurisë së vërtetë zgjat rreth dy apo tre vjet. Eshtë koha që u nevojitej parardhësve tanë për të sjellë në jetë dhe për të t'i prerë gjirin një fëmijë. Çmenduria e dashurisë zgjat aq sa nevojitet që genet tona të kalojnë tek brezi pasardhës. Evolucioni na ka furnizuar me një përfshirje të fuqishme emocionale, që na çliron nga çdo lloj mendimi rracional, në mënyrë që të marrim një vendim që nuk është në interesin tonë, por në atë të vetë species.

    Disa manifestime të dashurisë nxjerrin në pah aspektin patologjik. Në mënyrë të veçantë xhelozia.

    Xhelozia është një gjendje emocionale mjaft komplekse, që e ka origjinën nga një kërcënim real ose imagjinar ndaj marëdhënies seksuale. Eshtë një përzierje e ankthit, inatit dhe depresionit, që shtrembëron perceptimet tona dhe me raste na bën edhe të dhunshëm. Por është kaq e fuqishme sepse është e rëndësishme për specien. Funksioni kryesor i dashurisë është që të çimentojë një marëdhënie seksuale për një periudhë kohe të mjaftueshme për të rritur fëmijët, por nuk funksionon gjithmonë. Xhelozia është një shërim për jopërsosmëritë e dashurisë, lejon mbrojtjen e interesave tona riprodhuese nga rivalët. Të gjithë rrjedhim nga paraardhës xhelozë dhe pjesa më e madhe e tentativave moderne për të kapërcyer xhelozinë nuk funksionojnë. Mendimi liberal nuk mund të bëjë shumë kundër demonëve tanë të evolucionit.

    Në libër ju jepni një shpjegim edhe për faktin që dashuria shpesh na bën të sillemi si fëmijë.

    Për qeniet njerëzore është mjaft e rëndësishme që, që të vegjël të formojnë një lidhje të fortë që të kujdeset për ta, më e preferueshme është ajo me nënën. Sigurisht, kjo ka një përparësi të madhe evolutive dhe është ndoshta sjellja më e rëdësishme, e shkruar në neuronet tona. Ndoshta ngjitja fëminore me nënën dhe ajo me personin e dashur varen nga të njëjtat sisteme neuronesh thelbësorë. Në njëfarë mënyre, lidhja mes nënës dhe fëmijës është modeli origjinal i të gjitha lidhjeve të thella. Nëna dhe fëmija përshembull, kalojnë shumë kohë duke u parë në sy dhe duke prekur fytyrat, tamam si të dashuruarit. Me një të sapolindur sajojmë vargje të çuditshme apo këndojmë, në mënyrë shpeshherë që na bën të ndihemi si në turp, të njëjtën gjë bëjmë edhe me personin që dashurojmë.

    Ç'ndodh me trurin kur biem në dashuri?

    Në nivel kimik, gjëja që kemi zbuluar nga shigjetat e Erosit është ositoksina. Eshtë një edorfinë, domethënë një nga ato substanca kimike të ngjashme me barin e opiumit që në trurin tonë rregullojnë kënaqësinë dhe dhimbjen. Ositoksina ka një rol që shfaqet që në shfaqjen e dëshirës seksuale ndaj një njeriu, por nivelet e saj ngrihen në mënyrë dramatike dorë pas dore kur nisim intimitetin me të. Eshtë përgjegjëse për ndjesinë e euforisë, që lidhet me afërsinë me personin që duam dhe ka efekte të rëndësishme mbi kujtesën, duke e konsoliduar imazhin e tjetrit në mënyrë që shërben për ta mbajtur të gjalë lidhjen, edhe kur jemi larg.

    Nëse dashuria është vërtetë një sëmundje mendore, a duhet të shqetësohemi për ta kuruar?

    Pjesërisht kjo ndodh ndërkaq. Siç e thashë, shumë persona që në të vërtetë vuajnë nga sëmundja e dashurisë, gjenden përballë diagnozës zyrtare të depresionit dhe mjekohen me antidepresivë. Dhe shpesh kjo funksionon sepse edhe vuajtja e dashurisë, ashtu si depresioni, duket se ka të bëjë me një ulje të nivelit të serotoninës, për të cilën shërbejnë këta ilaçe. Nuk mund të parjashtohet fakti se në vitet e ardhshme me përparimin e njohurive biokimike, të shpiken ilaçet e duhura për të mjekuar simptomat e një zhgënjimi dashuror. Por në vetvete dashuria është një sëmundje, që nuk do t'ia gjejmë kurrë mjekimin. Ajo që mund të bëjmë është vetëm ta jetojmë dashurinë në mënyrë sa më të shëndetshme, gjë që shpesh nuk e bëjmë. Pa pritur tepër, por edhe pa nënvleftësuar pasojat e saj.

    Duhet të heqim dorë nga romantizmi?

    Idealizmi romantik, ai i ngritur në qiell nga poetët, është një fenomen tipik perëndimor, që ka pasur pasoja të thella në kulturën tonë, duke e kthyer dashurinë në një lloj feje në na shpie në shpresa krejt jorealiste. Në njëfarë pike kemi nisur të kërkojmë tek qeniet e tjera njerëzore atë transhendencë, të cilën më përpara e kërkonim tek feja. Dhe natyrisht që jemi të dënuar të dështojmë, sepse njerëzit janë të mbushur me difekte dhe nuk mund të na japin këtë lumturi të thellë e të përjetshme thjesht duke pasur një marrëdhënie me ne. Në këtë kuptim disa aspekte të traditës lindore, në të cilën rënia në dashuri nuk shenjtërohet dhe ku martesat bëhen me shkuesi, çuditërisht dalin më të shëndetshme.

    Le të flasim për seksin.

    Kur bëjmë seks me dikë, në trurin tonë prodhohen ndryshime në nivel kimik që na bëjnë që ai person të na duket më tërheqës. Të bësh seks në mënyrë të rastësishme do të thotë të luash me zjarrin, me mekanizma evolutivë mjaft të fuqishëm. Rrezikojmë të biem në dashuri dhe të formojmë një lidhje me një njeri që nuk na përshtatet, kur në të vërtetë do të ishte më mirë të kërkonim dikë me të cilin kemi më tepër gjëra të përbashkëta, me të cilin ndajmë të njëjtën mënyrë të të parit të botës, që na stimulon intelektualisht. Sipas të gjitha gjasave seksi i ngatërron më tepër gjërat, sepse çliron substanca kimike që shtrembërojnë perceptimin. Siç e thashë, kjo ka një arsye të caktuar evolutive dhe është mjaft e leverdisshme për specien, por jo gjithmonë për ne individët.

    Nëse dhimbjet e dashurisë janë sëmundje, atëherë a do të na duhet ta ndryshojmë mendimin tonë për sëmundjet mendore?

    Do të thoja që po. Në njëfarë mënyre, nëse kuptojmë se sa ngjan dashuria me një sëmundje mentale, do të evitojmë që t'i tregojmë me gisht ata që vuajnë nga shqetësime të tilla si skizofrenia. Asnjë prej nesh është krejtësisht i imunizuar nga sëmundjet mendore, për aq kohë sa askush nga ne nuk e ka në dorë që ta shmangë rënien në dashuri.


    revista klan

  2. #132
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    10. Një besnikëri e pagabueshme

    Megjithë pamundësinë për tu siguruar mbi dashurinë nëpërmjet betimeve apo për t’i shpëtuar fundësisë së dëshirës, ne do t’i ngeleshim gjithmonë besnikë dashurive tona. Kjo është vërtetë ajo çka mund ta quajmë një "lajm i mirë", që na ngushëllon për plagët tona të dashurisë, por që sidoqoftë duhet relativizuar. Megjithatë nuk është besnikëria jonë e vet ajo që do ta kishim ngarkim, por kjo është besnikëria ndaj tjetrit të cilit ne i kemi dhënë besimin tonë dhe që e lejon dashurinë për të zgjatur.


    Meqë ne kemi bërë dashuri një herë, ne e kemi bërë atë përgjithmonë dhe përgjithnjë, sepse ajo që ka qenë bërë nuk mundet të mos ketë qenë. (f.327)

    Nuk do të mund të bëja kurrë që unë nuk jam përpjekur të dashuroj, pra që nuk kam dashuruar. (f.291)

    Çuditërisht, në kuptimin më rrënjësor, unë nuk mund të mos u rri besnik edhe atyre që i kam braktisur apo që më kanë braktisur. (f.292)

    Ndodh më shpesh që tjetri nuk e di ai vetë nëse më do apo jo [...] Por unë siç duket, unë di shumë më tepër sesa ai vetë mbi veten e tij [...] Nga këtej, unë e shoh veten të ngarkuar me besnikërinë e tjetrit. (f.293)

    Secili vendos për besnikërinë e tjetrit, ndërkohë që ai nuk di asgjë mbi besnikërinë e tij të vet. (f.294)

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    edhe sonte per dashurine po flasim .........

    Ç’eshte dashuria ?!


    Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.

    Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.

    “Duajeni njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.

    Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te çmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush...

    Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.

    Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perçmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare.

    Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.

    Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte pika ne te cilen gjithçka behet e mundshme.

    Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.

    Sipas nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj çdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.

    Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se çdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj.

    Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare.

    Çdo premtim i shpirtit ka çdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e çon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.

    “Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme... Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.

    Dashuria nuk eshte thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjeshte ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore.

    Njeriu ka nevoje per dike qe ta doje shume. Mjafton dhe nje njeri i vetem qe ta doje shume me te vertete. Nuk flas per skena dashurie madheshtore po per gjera te vogla, per menyrat qe mund ta shfaqin kete ndjenje. Njeriu mund te kenaqet lehtesisht dhe me pak gje...mjaft te luani gishtin dhe mund te beni mrekullira...Dashuria eshte jeta ne te gjitha aspektet e saj. Po e late tju ike dashuria do te lini tju iki jeta...

    Cdo rruge eshte vetem njeri nga drejtimet ndermjet milionave rrugeve te mundshme. Prandaj duhet gjithnje te kemi parasysh qe nje rruge eshte vetem nje drejtim. Nese ndjeni qe nuk duhet ta ndiqni, nuk jeni te detyruar ta beni. Cdo rruge eshte vetem nje drejtim. Nuk ka pse te turperoheni para vetes ose te tjereve po ta lini ate rruge, nese keshtu ua keshillon zemra. Por vendimin per te vazhduar kete rruge, ose per ta lene ate, nuk duhet ta mirrni te nxituar nga frika ose ambicja. Kini parasysh, studiojeni cdo ane me shume vemendje dhe me qetesi. Provojeni ta pershkroni aq here sa e shihni te nevojshme pastaj bejini nje pyetje vetes suaj, vetem vetes suaj. Kjo rruge a ka dashuri? Te gjitha rruget jane njelloj. Nuk te cojne ne asnje vend. Ka rruge te cilat kalojne neper pyll ose anash tij. A ka dashuri kjo rruge? Eshte e vetmja pyetje qe ia vlen ti pergjigjesh. Nese aty ka dashuri atehere eshte nje rruge e mire. Nese nuk ka, duhet lene...

    Po te jesh i gatshem te rrezikosh te vuash, do ta njohesh dashurine.! Po shpresove, ka rrezik te deshperohesh, po tentove ka rrezik te deshtosh. Por eshte e nevojshme te kalosh rreziqe sepse rreziku me i madh ne jete eshte te mos rrezikosh asgje.. Njeriu qe nuk rrezikon asgje, nuk ben asgje, nuk ka asgje, nuk eshte asgje dhe nuk behet asgje. Mund te shmangesh vuajtjen dhe ankthin por nuk mund te mesosh, te ndjesh , te ndryshosh, te perparosh, te dashurosh, te jetosh. I lidhur me zinxhir nga sigurite e tua, behesh skllav. Ke hequr dore nga liria. Vetem njeriu qe rrezikon eshte me te vertete i lire....

    Njeriu nuk dashuron per te qene si shkembim i dashuruar. Dashuron per te dashuruar! Une te jap dashuri sepse te dua, jo sepse pres ti te ma kthesh dashurine!

    Shikojini te tjeret ne sy, mos e hidhni shikimin pertej te tjereve. Mos u flisni njerezve, merrini fytyrat e tyre ndermjet duarve dhe pastaj flisni me ta. Mos beni dashuri me nje trup beni dashuri me nje person. Dhe bejini to gjera tani sepse ky momet nuk jeton gjate.Do te zhduket me shpejtesi dhe nuk do ktehet kurre me...

    Ne jetojme te gjithe bashke e megjithate jemi te gjithe duke vdekur nga vetmia e megjithate perseri nuk i japim doren dhe nuk e prekim njeri tjetrin. Nevoja me e thelle e njeriut eshte te shkoje pertej te qenit vec, te largohet nga burgu i vetmise.Pa ndervaresine asnje prej grupeve te qenijeve te gjalla nuk do mund te mbijetonte,sa here qe kunderveprojne organizmat punojne per te mbijetuar duke i dhuruar jete njeri tjetrit. C'gje e bukur te mesosh se te tjeret kane nevoje per ty...!

    Marredheniet duhet te jetohen ne kohen e tashme. Ne vazhdojme ta shtyjme cdo gje per neser dhe kete e bejme ca me shume me ata qe duam. Te humbesh nje person te dashur eshte nje menyre e dhimbshme per te mesuar se dashuria jetohet ne kohen e tahme...

    Nese dashuroni dike qellimi juaj eshte te dashuroni qe te jete ne gjithcka ashtu sic jeni ju, duke u nxitur ne cdo hap te rruges. Nese prisni qe marredheniet tuaja te jene nje muaj mjalti pa fund e i persosur ta dini se do te zhgenjeheni. Nuk rriteni te vecuar, rriteni e perparoni se bashku duke u mbajtur per dore pa u shkrire me njeri tjetrin. Kendoni dhe vallezoni sebashku dhe jini te lumtur por bejeni kete ne nje menyre qe secili prej jush te jete dhe vetem sic jane te vetme telat ne nje kitare megjithese vibrojne te njejten muzike. Jepini zemrat e tuaja por mos ia jipni veten tjetrit sepse mjeri ai qe i jipet teresisht tjetrit. Nuk duhet kurre te rriteni ne hijen e nje tjetri... Dhe nqs nuk dini ta shprehni dashurine shkruajeni, nqs nuk dini ta shkruani, vallezojeni...!!!

    Nese jeni te vdekur dhe marredheniet tuaja jane te vdekura. Nese jane te merzitshme dhe te pakendshme ato jane te tilla sepse jeni ju i tille sepse jeni ju te merzitshem dhe te pakendshem. Zgjohuni! Kuptojeni se bota dhe njerezit nuk jane krijuar vetem per ju. Provoni te vini tjetrin ne pozite sa me te mire. Nisuni me mendimin se te tjeret jane te mire, derisa mos te keni provuar te kunderten. Dashuroni me tere forcen shume gjera dhe mos harroni qe cdo gje ndryshon. Nuk i ben keq askujt te degjoje ti thone qe e dashurojne. Siguroni qe zhvilloheni e rriteni se bashku por edhe vec e vec, mos u shkrini ne nje. Kerkoni njerez te gjalle qe dine te qeshin, te dashurojne dhe te qajne. Askush nuk e di me mire se ju, c'eshte mire per ju. Mos harroni se deshperimi kerkon shoqeri dhe mos iu dorezoni kurre atij..Njerezit te pakenaqur duan tju bejne dhe ju te pakenaqur dhe bejne te pamunduren ju siguroj.Te shumte jane ata qe kerkojne t'ju bejne sic deshirojne ata...

    Kam bindjen e patundur se e kunderta e dashurise nuk eshte urrejtja, por indiferenca, mosperfillja. Nese dikush me urren, duhet te ndjeje dicka per mua, ndryshe nuk do te me urrente. Pra ne kete rast ka nje mundesi komunikimi. Por nese ai nuk me sheh fare, nuk me sheh, cdo gje ka mbaruar ..nuk mund te takohem me te...

    Jam sinqerisht bindur se po te gjendet qofte dhe nje njeri te vetem ne kete bote te cilin ne mund ta prekim plotesisht pa u turperuar nuk do vdesim kurre nga vetmia. Ne njeri i vetem, nuk them 50 apo 100. Nuk ka rendesi cili eshte ky njeri nje grua per nje grua, nje burre per nje burre, mjafton te jete dikush te cilit ti drejtohemi te shfryejme mllefin tone dhe ai te na degjoje. Dikujt te cilit nuk na duhet ti fshihemi. Nuk jane shume ata qe e kuptojne intimitetin e vertete sepse intimiteti i vertete te frikeson. Na thone qe intimiteti eshte jashte mode, por une kembengul te them se intimiteti duhet te ekzistoje perndryshe do te cmendemi te gjithe. Provoni intimitetin e vertete i cili eshte ai nivel qe ne marrim pa shfrytezuar njeri tjetrin. “Nuk dua te sherbehem nga ty dua te te dashuroj. Dua te te ndjej, te te perparoj me ty, te vallezoj me ty.” Nuk zhdukeni kurre por zhvilloni ate “ne” te perbashket. Te kerkosh intimitetin eshte nje rrezik qe mund te te sjelle vuajtje por vetem ne marredhenie intime do te arrini te gjeni vetveten” Kur une te dua dhe ti me do jemi pasqyre e njeri tjetrit, shohim pafundesine. Nje menyre e mrekullueshme per te pare vetveten eshte te vereni menyren sesi reagojne te tjeret ndaj jush. Nese jetoni aktivisht, nese e pershkoni boten me hapin e vallezimit, duke bere marrezira do te beheni terheqes dhe do te mbeteni terheqes. E rendesishme eshte te jini spontane, te vetvetishem dhe te paparashikueshem. Mos prisni te shfaqni ndjenjat tuaja. Besoj se nje nga faktoret me shkaterrues te marredhenieve dhe intimiteteve eshte paaftesia jone per te shprehur ate qe ndjejme ne cast. Mos beni kurre diskutime te shkurtra. Fatkeqesia e zenkave eshte se zakonisht perfundojne perpara se te zgjedhim dicka, perpara se te kuptojme me te vertete cfare po diskutojme. Sa me gjate te diskutoni aq me lehte do te arrini te kuptoni ndjenjat. Me ne fund do te zbuloni se ajo per te cilen po ziheni eshte shume qesharake...

    Eshte ngjashmeria ajo qe na afron, por eshte e reja ajo qe na mban bashke...!!!

    Dhe mos mendoni se do ju duan te gjithe. Mund te jesh pjeshka me e shijshme, me e shkelqyer, me e mrekullueshme ne bote dhe mund tu ofrohesh te gjitheve. Por ja qe disa jane alergjike ndaj pjeshkeve. Dhe do te deshironin qe ju te ish*t nje molle. Dhe keshtu ne shpesh behemi molle per ata qe pelqejne mollet. Cfare corbe shkaterruese. Eshte me e drejte te thuash: “me vjen keq por nuk mund te jem molle. Po te mundesha do te me pelqente te isha molle per ty por ja qe jam pjeshke” Nese dini te prisni do te gjeni dike te cilit i pelqejne pjeshket. Dhe atehere mund ta jetoni jeten tuaj si pjeshke, nuk do tju duhet ta jetoni si molle. Sa energji shpenzohen kot per tu bere molle kur je pjeshke...!

    Sa gjera te magjishme na rrethojne, por ne i leme te kalojne pa i vere re...!!!

    Ndoshta dashuria eshte procesi ne te cilin une te coj serishmi embelsisht te vetja jote. Pra jo tek ajo qe une dua qe te jesh, por tek ajo qe ti je...

    Degjoni veten tuaj, besojini vetvetes. Mesoni tu besoni zerave tuaj. Mesoni te degjoni. Mesoni te besoni. Provojeni! Nuk do ta dini kurre nese nuk e beni. Dhe kur ta beni atehere dijeni qe jeni ne harmoni me veten tuaj dhe ajo qe beni eshte e mire per ju...

    Vetem zemra mund te shohe me te vertete, thelbesorja eshte e padukshme per syrin..!!

    Ka nje bote te te gjalleve dhe nje bote te te vdekurve, dhe ura ne mes tyre eshte Dashuria. E vetmja domethenie dhe e vetmja mbijetese.!!!


    Jeta ofron më tepër sa unë mendoj

    Autor: Prof. Dr. Leo Buscaglia
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 01-02-2006 më 13:25

  4. #134
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    11. Fëmija që mbetet

    Fëmija përfaqëson një gjurmë të qëndrueshme të dashurisë sonë dhe të betimeve tona të përjetshme. Shpesh është fëmija ai që mban gjallë lidhjen ndërmjet dashnorëve të dikurshëm, në familjet e ripërbëra, duke penguar që dashuria të mos vdesë krejtësisht, mish i gjallë që i mbijeton dashurisë e cila i ka dhënë lindje atij.


    Fëmija mishëron në mishin e tij një betim të mbajtur njëherë e përgjithmonë, edhe pse dashnorët janë prishur qysh atëherë [...] fëmija mbron betimin e dashnorëve kundër vetë dashnorëve. (f.306)

    Betimi sjell të mundshëm fëmijën, por vetëm fëmija e bën faktike betimin. (f.311)
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 01-02-2006 më 17:33

  5. #135
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ja dhe pika e fundit e zberthimit te vepres se filozofit Jean-Luc Marion "Fenomeni erotik". Postimi i ardhshem do te jete nje perpjekje e imja per te komentuar pak, shpresoj qe do te me ndihmoni pak dhe juve, sidomos ato te dashuruarit

    12. Të kesh qenë i dashuruar

    Në fund të kësaj ecje përmes përvojës erotike, ne do të duhej të kishim fituar sigurinë e ekzistencës sonë duke qenë të bindur për të paturit qenë të dashuruar. Unë kam qenë i dashuruar pra unë jam. Rikthim tek filozofia, metafizika, Zoti. Pra nuk do të kishte më nevojë për të dashuruar përsëri ? Do të mjaftonte për tu dashuruar përmes vetë Zotit tonë ? Sigurisht, duhet mbijetuar ndaj dashurisë. A nuk është kjo ajo çka e quajmë të bëhesh i vjetër, të jetosh me kujtimet e tua ?

    "Ti, ti më ke dashur i pari" [...] Unë e kuptoj më në fund që në këtë thënie i pari, tjetri kishte filluar tashmë të binte në dashuri mjaft përpara meje [...] Ajo çka unë kërkoja më kishte gjetur tashmë dhe më kishte sjellur drejt e mbi të. (f.331)

    Askush nuk mund të pretendojë, të paktën pa gënjyer veten, që asnjë nuk e dashuron atë apo nuk e ka dashuruar. (f.332)


    Në fakt, nuk bëhet fjalë kurrë për mua të di nëse dikush më ka dashur, më do apo do të më dojë, por kush dhe kur. (f.333)

  6. #136
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    "True love is the soul's recognition of its counterpart in another" se di ku e kam lexuar/degjuar kete por me ka lene pershtypje

    perkthimi: "Dashuria e vertet eshte shpirti duke dalluar pjesen plotesuese tek nje person tjeter"

    për mua dashuria eshte nje ndjenje e fuqishme shoqerie+pasioni per nje person ne sasi te barabarta.
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

  7. #137
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Te dish te udheheqesh partnerin/partneren te eci siper nje pjese akulli te krisur .

  8. #138
    Floodist Me Eksperjenc Maska e ARNOLD_777
    Anëtarësuar
    13-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    111
    Dashuria eshte si nje POEZI Pa TITULL

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Postime
    10
    *** Kenaqesi ***

  10. #140
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Bobo... erdhen shkruesit njerreshtore... O popull, tema nuk eshte per formula se ashtu nuk del interneti i botes per te shkruar, keshtu qe kursejini dijet tuaja te gjithanshme te kondensuara ne nje formule magjiberese se nuk hyjne shume ne pune, he si thoni ?
    Fjalet e teperta jane fukarallek

    Atehere qe te shpjegoj thenien time: Te udheheqesh dike, do te thote te keshillosh, te kujdeseshesh, te ndjesh, te dish cfare eshte me e mire per dike.
    Te eci do te thote, edhe pse je ti qe po e udheheq perseri hapat do i bej partneri, pra duhet te kesh besimin tek veprimet e tij , duhet ti japesh lirine dhe perkrahjen tende.
    Akull i krisur do te thote jo me shume se " te perpjetat dhe tatepjetat" e rruges drejt qellimit tend, qe me fjale tjeter quhet Jete.

    Nqs je i gatshem te realizosh keto te treja , atehere per mendimin tim, je i gatshem te flasesh per dashurine dhe kuptimin e saj.

    P.S.
    I kenaqur tani?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dara : 12-02-2006 më 15:49

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •