Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 147
  1. #121
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Une pata dicka per te shtuar, por ky Zogu... ciu ciu... with all due respect, ma prishi humorin me kto shkrimet e tij! For fukc's sake man kur u regjistrove, pati ndonje nenshkrim tip kondite aty, ku thuhej se te jesh anetar i FSH duhet te citosh c'do lloj shkrimi e anetari?

    Dashuria eshte si holiday... Kjo eshte metafora te cilen une perdor, dhe kjo per arsye sepse per mua dashuria (ne pergjithesi lidhjet) me pushimet jane te se njejtes natyre eksploruese... kulturuese... eksperience-dhenese... karakter-ndertuese... etj etj. Jo me teper... s'ke pse i jep dimensione e vlera idealiste dickaje, kur fare mire (biles me mire) mund te shijohet ne dimensione pragmatike. Kur dicka te ofron kto me larte, eshte me se e vlefshme!

    Pra pushimet jane te bukura, por once novelty wears out... (kur u del lezeti) atehere duhet te kthehesh ne vendin tend. Novelty eshte shume fjale kyce ne dashuri... sic e ka thene Cupka ne shkrimin e pare, dicka te terheq tek njerezit... kur kjo dicka pushon te te stimuloj, atehere s'ke pse... nga natyra, nuk ke asnje fare arsye e as detyrimi se spe te rrish me kte person... edhe kto tempujt qe njerezia i ngre dashurise... tip 'dashuria nuk ka kufi', jane shume jo-origjinale... shume jo-te-sinqerta... shume te pa-nevojshme... shume te neveristhme. Njerezia ngre vete pluhurin, pastaj ankohet se nuk sheh dot... ("si ka mundesi se kuptojme dot dashurine?") Well you aint going to that way, are you?!

    Eshte pikerisht sepse e vlereson aftesine te dashurosh, kte aftesi, e cila eshte shume ekzistante dhe shume e vertete, it's there... use it... shoqeria ka ndertuar lloj lloj tabush... por e verteta eshte se nuk ke pse ja lejon vetes te dashurosh vetem 1. Kjo do te ishte kufi... pra te thuash se kur dashuron dike, dhe se dashuria s'ka kufi, eshte ironike, sepse eshte nje bote e madhe, dhe pikerisht ti kufizon veten ne nje njeri. S'ka se si nje njeri i vetem te te ofroje c'fare bota mund te te ofroje... e njejta me pushimet... jane te mira, por s'ka se si te thuash se pushimet ne zvicer jane me te bukra se ato ne australi... te thuash se pushimet ne australi jane me te bukurat, ndaj edhe ti nuk i ndron ato me te tjera, nuk dmth se ti i vlereson pushimet, perkundrazi, ti nuk u'a di vleren atyre aspak, ne fakt, une do thoja se ti ke nje aftesi shqetsuese te kthesh pushimet ne dicka me pak se pushime. Ti (s'i drejtohem njeriu) nuk i di vleren botes, nuk i di vleren jetes. Plus... e pare ndryshe, momentin qe ti vendos te jetosh ne nje prej ktyre destinacioneve, ti s'je me me pushime... (mbaj mend pushimet jane metafora e dashurise) atehere ti fillon e jeton aty... ke per ta shijuar jeten aty, fillimisht si pushime, por me pas nuk do ngjajne me si pushime... e njeta me dashurione... nje dite do vendosesh te rrish me dike, e te besh si gjithe te tjeret, e te ndertosh familje... dashuria atehere mer permasa te tjera... commitment... investimi... etj etj... kto te lidhin atehere... e shkembimi i ideve te cilat dikur te stimulonin eshte pothuajse venitur! Ja keni konsumuar njeri tjetrit energjite qe dikur j'u digjnin si diell, por kjo nuk dmth se nuk i ke energjite te djegesh e te percellohesh nga dikush tjeter. :P
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aragorn I : 26-01-2006 më 19:38
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  2. #122
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Aragorn I, sinqerisht nuk e kuptova paragrafin e pare te shkrimit tend. Dhe u ndala aty se ti e di, fillimi i mbare gjysma e punes...

    Nejse, vazhdojme me shtjellimin e mendimit te filozofit Jean-Luc Marion. Ne kete pike mund te kemi mjaft gjera per te thene. Dashuria e perjetshme... e kush nuk e ka perseritur qofte dhe nje here refrenin e njohur tashme : do te te dua deri ne fund te jeteve ! Do te me pelqente te ndaleshim tek kjo pike sepse eshte vertete intriguese. Ndonjeri mund te na beje ndonje koment ne lidhje me perceptimin e tij te kohes ne dashuri...

    5. Dashuria e përjetshme

    Dashuria e vërtetë është e përjetuar në një përmasë përjetësie, ngjarje e pakthyethme dhe përfundimtare, që do të zgjasë gjithmonë, të paktën në kujtimin, dhe që shfaqet në përbetime besnikërie të pambajtshme po aq sa dhe të pashlyeshme.


    Bindja që kësaj here, bëhet fjalë për atë të duhurën, që kësaj here do të jetë përgjithnjë dhe përgjithmonë. Në momentin e të dashuruarit, dashnori nuk mund ta kuptojë atë çka ai thotë dhe bën përveçse në njëfarë këndvështrimi përjetësie. (f.173)

    Ajo që ka qenë thënë, ajo nuk do të mundet kurrë të mos ketë qenë thënë [...] Duke u përpjekur, qoftë dhe për një çast të vetëm, të bëj dashuri njëherë e përgjithmonë, unë e kam ndarë kohën që nuk kalon nga koha që kalon, unë kam ngritur, në kohë, të pakthyeshmen, ajo çka dikur qe thënë njëherë e përgjithmonë nuk mund as të zhbëhet as të mohohet. (f.175)

  3. #123
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    6. Zbulimi i mishit

    Vetë mishi im varet nga tjetri i cili ma kthen atë të pranishëm, të dëshirueshëm dhe dëshirues, mishërim për tjetrin. Mishi ndërtohet si pasivitet, ndjeshmëri që vjen nga tjetri (të ndjehesh i ndjerë), qejf nga qejfi i tjetrit (të shihesh në vështrimin e tij dhe në të njëjtën kohë si ndijim kënaqësie apo dhimbjeje). Qejfi i tjetrit na ngazëllen dhe na plotëson sepse ai na trupëzon, si prani e tërë dhe e plotë, si lumturim shqisash.


    I tillë si mish, unë trupëzohem në botë ; unë kthehem aty aq i ekspozuar për që gjërat e botës të më dalin përpara, në atë lloj që ato të më bëjnë mua të ndjej, të provoj, madje të vuaj nga sundimi dhe prania e tyre. (f.179)

    Dhimbja më privon nga mishi im, ashtu siç kënaqësia ma jep atë. (f.189)

    Nga këtej, tjetri më jep atë çka nuk e ka – vetë mishin tim. Dhe unë i jap atë çka nuk e kam – mishin e tij të vet. [...] Secili e zbulon veten si zotërues i intimitetit më të thellë të tjetrit. (f.191)

    Auto-erotizimi nuk ka asnjë kuptim. (f.194)

    Unë nuk bëj qejf nga kënaqësia ime por nga e tija [...] Duhet pafundësisht më shumë sesa një kënaqësi, qoftë dhe e pamasë dhe e dhunshme të jetë ajo, për të bërë qejf. Për këtë duhet kryqëzimi i mishrave. (f.201)


    Duhet shënuar që bukuria thelbësisht narcizike nuk do të duhej të hynte në llogari të dashurisë (fenomeni i kristalizimit të dëshirës së mjaftueshme për ta stolisur të dashurën me të gjitha cilësitë).

  4. #124
    ciuciu Maska e ciuciu
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Vendndodhja
    in a pretty little town by the atlantic ocean
    Postime
    5
    Aragorn I,
    I bashkohem mendimit tend ne shume pika. Sidomos faktit qe nuk kemi ardhur ne kete bote per nje njeri te vetem, ose per nje dashuri te perjetshme.
    Megjithate, dashuria ka shume komponente...njeri prej te ciles (shume i rendesishem) eshte pasioni. Me duket se persa i perket fazes se pushimeve dhe 'novelty' po flet per pasionin dhe jo per dashurine.
    Ndonjehere mendoj se ne shume raste dashuria per dike nuk shuhet, po deshira per te jetuar me ate person, ose pasioni, fluturon nga dritarja...
    a heart can be tormented but never broken....

  5. #125
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E pse qenka kaq monstroze te pranosh qe dashuria eshte nje lloj co-dependency (varesi e perbashket), e se eshte e tille kjo nuk ia prish aspak lezetin? E me qe ra fjala, kur iken kjo novelty? Pse disa cifte kane nje periudhe muaj mjalti me te gjate se te tjeret?

    Zogthi, good job me shenimet qe po na sjell. Mund ta blej vete ate liber.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #126
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Lelka, faleminderit per fjalet e mira. Ne fakt, ky liber qenka me te vertete diçka e bukur. E kam porositur online (nuk e gjeta dje ne librari), dhe do me vije per dy jave besoj. Por nuk jam i sigurt se mund ta gjesh ne anglisht sepse eshte botim i 2004, dhe nuk ma merr mendja ta kene perkthyer ende ne USA.

    Por ti mos i humb shpresat se nuk eshte çudi qe kur te shkosh ne Shqiperi ta blesh ne shqip, dhe aty do shohesh emrin tim Hajdar Veshllapushi , megjithese prape s'jam i sigurte. Atje duan me teper "Historite e Madame O" ose Mata Harin e kompani e jo libra te mirefillte filozofike. Nejse, fundja e perkthej dhe e kam gati per ndonje mik apo mikeshe te afert

    Formulimet me poshte jane kaq te goditura dhe qe te bejne te mendohesh saqe mezi po pres librin te shoh fillin e arsyetimeve. Te pershendes

    7. Fjalë dashurie

    Fjalët e dashurisë janë akte që thyejnë ndarjen e mishrave, deklarata rezultative (angazhime), poetike ose që nuk u binden ligjeve, shprehje e dëshirës për tjetrin.


    Të flasësh me të për tu eksituar që të dy – por të bësh për të dalur nga vetvetja jonë të tillë si mishra të erotizuar gjithashtu nëpërmjet fjalëve, madje sidomos nëpërmjet tyre. (f.228)

    Një dashuri fillon atëherë kur secili i flet tjetrit për të dhe vetëm për të, dhe për asgjë tjetër. (f.230)

    Procesi i erotizimit zgjat vetëm për aq kohë sa ai thotë akoma ! (f.233)

  7. #127
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    E po shyqyr me ne fund, Bradykinin me dha haken
    Pse kur ta kam ngrene haken une ty, zog? Jo ty, po askujt (me koshience te pakten) sepse s'e kam per natyre. Nuk jam si ata prototipat shqiptare qe kane zili nese njerezit kane ane pozitive...ose i ecen mire ne jete. Jo o vlla, nese me pelqen dicka tek 1 person, ja them hapur (qofte veshja, sjellja, shkrimet, personaliteti, arritjet)....le ta dije sepse e meriton. Nese thote/ben dicka qe nuk me pelqen, ne fillim bej 1 vesh te shurdhet. Por nese i kalon caqet, s'ja pertoj shume. E them ate qe mendoj, pak rendesi ka nese i pelqen apo jo atij tjetrit.

    Kshu, kshu.

    Tashi, ky libri eshte ne frengjisht apo ofrohet dhe ne gjuhe te tjera (anglisht)?
    If I Only Could....

  8. #128
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nuk ka gje Bradykinin, e thashe thjesht ashtu kalimthi, pa une e di shume mire qe nuk qendron ajo qe kam thene.

    Libri ne fakt eshte ne frengjisht, nga nje filozof francez, Jean-Luc Marion, dhe titullohet "Le phénomène érotique". Nuk besoj se mund te jete perkthyer ne anglisht, megjithate shikoni njehere, ndoshta e gjeni. Nqs jo, atehere une do e perkthej qe do e perkthej, pse mos t'jua dergoj disave qe marrin vesh nga keto pune ? Ja keshtu puna.

    Dhe tani fillon e behet dhe me interesant, tani po hyjme ne gjerat e veshtira, ato qe te bejne te mendohesh thelle e qe ndoshta ta kepusin ndonje pike lot. A ka fund dashuria ? Kjo eshte çeshtja. Dhe duhet patur parasysh qe autori eshte nje fenomenolog (dmth ne vazhden husserliane, heideggeriane e levinasiane), dhe fenomenologjia eshte ajo metode filozofike qe synon te kape ate çka nje fenomen eshte ne vetvete. Kjo eshte arsyeja qe une kam preferuar nje veper te ketij lloji sesa nje liber psikanalize apo psikologjie mbi dashurine.
    Ne piken pasardhese flitet pak per dashurine e genjyer, te mashtruar

    Te pershendes Bradykinin e Leila, e ndonje qe ka hedhur ndopak syte kendej


    8. Fundi i dashurisë (fundësia e dëshirës)

    Dashuria e ndarë së bashku, dëshira e kënaqur, përballet me dëshirën në fundësinë e saj dhe me angushtinë e një zbrazëtie që nuk lë gjurmë. Gjithçka është për tu rifilluar çdo herë dhe kërcënon të mos jetë më gjë tjetër përveçse përsëritje mekanike, e shkuara duke shtypur të tashmen, shpërfillja ia arrin të hyjë tek ne edhe pa dëshirën tonë.


    Bisedës erotike që konsiston në të mos mbyllurit kurrë, dmth në të mos shkuarit deri në fund, do t’i duhet të përfundojë pashmangshmërisht (çka kjo nuk do të thotë dalje mbanë por dështim). Kjo kontradiktë mund të emërtohet orgazma. (f.208)

    Befas, nuk mbetet më asgjë. (f.212)

    Nuk ka kujtesë të qejfit : ai nuk lë asnjë gjurmë që unë të mund ta dalloj, përshkruaj, interpretoj. (f.215)

    Vetë ky fund dëshmon, më shumë se gjithçka, automatizmin e mishit të erotizuar : sepse as unë, as tjetri si vullnete nuk duam që kjo të pushojë ; ne duam gjithmonë e më shumë të marrim mishin tonë nga mishi i tjetrit ; ne duam gjithashtu shpërthimin përfundimtar, pa të cilin kryqëzimi i mishrave nuk do të dëshmohej faktikisht. (f.220)

    Ndihmëse erotike, mishi kthehet një ndërmjetës mes meje dhe tjetrit, më pas një ekran ndërmjet nesh, për faj të askujt […] Askush nuk ka bërë gabim : bëhet fjalë pikërisht për një të metë të askujt. Kundërshtia qëndron në vetë fundësinë e thjeshtimit erotik : erotizimi përfundon së përfunduari, dhe – ja tmerri – nuk vdesim nga kjo. Nuk vdesim nga dashuria – ja tmerri. (f.241-242)

    Nisur nga kryqëzimi i mishrave, çdo fazë erotike ngjall përnjëherë momentin e saj negativ, të pandashëm dhe të pashmangshëm – siç janë konfuzioni verbues i orgazmës, automaticiteti i erotizimit, fundësia dhe pezullimi, gënjeshtra dhe natyralizimi, etj. (f.338)
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 30-01-2006 më 14:50

  9. #129
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    se dija qe kur prekesh me nje njeri kur te flet eshte dashuri
    dmth un jam i dashururar ?
    Partizoni

  10. #130
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po, Mario, po...

    9. Dashuria e gënjyer, e mashtruar

    Pamundësia për tu siguruar për veten, për dëshirën e tij të vet, për sinqeritetin e tij, shtyn pashmangshmërisht në gënjeshtrën e dashnorit, aq më tepër që ai do të pretendojë të thotë të vërtetën e pastër. Ne jemi të gënjyer nga fundësia e dëshirës, nga kontradikta e një dashurie të përbetuar ku duket që çdo kuptim asgjësohet dhe nga dashuria e kthyer edhe një herë e pamundshme.


    Gënjeshtari përfundon gjithmonë së duhuri për të bindur dikë që ai nuk gënjen, duke i thënë atij pikërisht ballë-për-ballë, sy më sy, po aq sinqerisht sa e mundur "po të them të vërtetën" ; veç kësaj, një gënjeshtar i vërtetë njihet më shpesh në këtë që ai di të gënjejë ; dhe të dish të gënjesh konsiston në të diturit për të thënë "Ti e di mirë që unë nuk di të gënjej". (f.248)

    Betimi, që unë kam pretenduar ta përmbush në të kaluarën, sot nuk vlen më asgjë ; e di që kam gabuar – kam thënë gjëra të rreme, kam zhgënjyer pritjen e tjetrit, kam gënjyer vetë veten time. (f.251)

    Nëse tjetri më gënjen, ai më ka gënjyer pra gjithmonë – jo vetëm që unë nuk e kam më mishin tim, por unë e kam patur kurrë atë. (f.252)

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •