Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 147
  1. #111
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga BRADYKININ
    Eshte gjynah t'i dhurosh momente jete dikujt qe te ul aq shume saqe nuk ja ben goja te thote "te dua." Me gjithe zemer uroj qe 1 dite te gjesh dike qe te te meritoje dhe te te doje aq shume sa te duket vetja si Liza ne boten e cudirave.
    kesulekuqe, nuk e merr dot me mend si me behen nervat kur rilexoj gjerat qe kam shkruar me pare...kacurrela kacurrela
    E di c'me kujtoi kjo me lart? Nje miken time (e martuar kjo goca) qe edhe ne sy te miletit ze e kacafytet me te shoqin, a thua se nuk u del dhoma e gjumit. Si i shikoj ashtu, si perselargu dmth, them me vete: c'behet po me ra ne short nje torollak si ky??? O nene o nene, kam per t'ja nxirre jeten!!! E, dua te them, kush nuk e do gruan e vet? Perse u dashka thene hapur dicka qe eshte ME SE E DUKSHME??? C'trimeri apo burreri na qenka kjo?

    ps. only deep people love deeply, me thinks
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #112
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    ...ma merr mendja qe do te shkoj ta blej kete liber...

    3. Deklarata e dashurisë (guximi i dashnorit)

    Edhe këtu jemi në njëfarë ambiguiteti. Është e nevojshme të theksojmë, siç e bën këtë dhe Jean-Luc Marion, që dashuria nuk është e rendit të shkëmbimit të ndërsjelltë por e dhurimit të pakushtëzuar (madje e shpalljes të luftës). Por kjo mos-ndërsjelltësi nuk duhet shtyrë në tejskajshmëri deri për ta kthyer dashurinë të pamundur. Nga njëra anë dhurimi ka gjitashtu një ndërsjelltësi, madje të shtyrë, dhe nga ana tjetër mund të themi gjithashtu, me Lacan, që dashuria është gjithmonë e ndërsjelltë. Ndjenja e mirënjohjes nuk mund të mënjanohet nga dashuria. Ajo çka është e vërtetë, kjo është që një dhurim nuk duhet të synojë ndërsjelltësinë e menjëhershme apo përllogaritjen dhe që në dashuri ka gjithmonë një disimetri.


    Një dashuri e tillë e lumtur, e rregulluar hollësisht nga ndërsjelltësia, a do të mundej ajo të mbetej e lumtur ? Sidoqoftë, ajo nuk do të mundej të mbetej dashuri, pasiqë ajo do të futej përnjëherë tek shkëmbimi dhe tregtia. (f.115)

    Sovraniteti i pakrahasueshëm dhe i paprekshëm i aktit të të dashuruarit e merr tërë fuqinë e tij nga kjo që ndërsjelltësia nuk e shkakton atë dhe rikthimi i investimit është krejt jashtë loje. (f.117)

    Dashuria vjen duke dashuruar. (f.123)

    Dashnori beson gjithçka, duron gjithçka. (f.139)


    Deklarata e dashurisë ka pra këtu të gjitha dukjet e një guximi të njëanshëm dhe arbitrar. Ai është një guxim që mund të jetë veç kësaj i përkohshëm, në joshjen e pastër, ndërkohë që në dashurinë ai bëhet guxim përfundimtar, i vendosur për të mbajtur distancën (f.136), por për këtë duhet sigurisht disa siguri. Me përjashtim të një rrethi prapaveprimi pozitiv, dhëniesh zemre të ndërsjellta, pyesim veten se cili "unë" i ndërtuar do të mundej për të vendosur të dashuronte, apo atë çka do të dallonte dashurinë e vërtetë nga deliri erotoman (i cili do të pretendojë që një personalitet i ka bërë atij një shenjë që e angazhon atë). Një guxim tepër i njëanshëm, dhe pra i pakushtëzuar, duket madje një pengesë ndaj dashurisë sepse tjetri humbet çdo veçori dhe çdo iniciativ (ai nuk ekziston më si liri as si dëshirë). Ndërsa fjalët e para të guximshme përbëjnë ngacmimin, në dashurinë ne vërejmë përkundrazi shtirjen e mospërfilljes, të kundërtën e fjalëve të guximshme për tu siguruar mbi dëshirën e tjetrit.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anëtarësuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Cfarë?

    Gjuha Greke i ka shumë terme për atë që ne e quajmë "dashuria".
    Greqishtja bën dallime te mëdha në mes për shembull: dashurisë ndaj ZOTIT, njerezimit, (AGAPE), dashurisë në mes mashkullit dhe femres (EROS), etc.

    Shumica e gjuhëve botërore sikur dhe gjuha shqipe nuk bëjnë dallime ne mes këtyre aspekteve të dashurisë, por e përdorin termin në cdo sensë. Sidoqoftë, "dashuria" në cfarëdo aspekt, është një koncept aq kompleks për ta definiuar truri i kufizuar i njeriut. Pra, si mundemi ne "të kufizuarit" ti definiojmë gjërat të "pakufizuara"?

    Pse dhe cfarë dashurojmë?
    Më duket se jamë e lodhur nga kjo pyetje,
    sepse më në fund më bën ta kuptoj që ndoshta të dashurojmë nuk është veti njerëzore ,dhe kur e them këtë e kam mendjen tek ajo dashuria e cila sipas greqishtes (AGAPE) është dashuri aq e përsosur saqe i papersosuri vetem mund ta imitoj, dhe mungesen e kësaj dashurie në planetin tanë mund ta shofim cdo ditë rreth neve duke filluar ose nga padrejtsia ndërkombëtare ose nga vetë ajo rrethinë ku ne jetojmë. Kudo që të shikojmë, mund të vrejmë mungesen a AGAPE.

    Për sa i përket EROS, kjo është një llojë dashurie e cila vetem na jep reflektim
    dhe konfirmim të qenies tanë. Kjo është vetem një mënyrë të kompletohemi nga një individ tjeter duke menduar që kjo është mënyra e vetem të bëhemi të përsosur, por JO! Sepse dashuria nuk do të thotë të bëhesh i mvarur nga një individ tjeter, por ta gjejsh lirinë. Pra cfarë është dashuria?

    Ne njerëzit, duke mos e kuptuar sensin e plotë të fjalës dashuri dhe duke e trajtuar këtë si një "gjendje të trupit fizik", e harrojmë domethënjen e asaj dashurisë më të lartë (AGAPE) dhe mendojmë që do të kompletohemi nga EROS. Por por, pyetja është: Kush ka thënë që njeriu është qenia më e lartë në planetin tanë? Kush ka thënë që dashuria e qenies njerëzore është më e larta? Në qoftë se EROS është dashuria më e lartë cilen njeriu mund ta ndiej, atëhere si është puna e kavshëve?

    Ku është dashuria shpirtërore, ajo e përsosura, ajo e pakufizuara, ajo më e larta? Në qoftë se ¨"të dashurojmë " është vehti njerëzore, atëhere pse vdesin 1000000000000000000000000000 njerëz nga uria?

    A egziston dashuria dhe cfarë është ajo? PO, egziston por është egzistence e pavarur dhe ne të papërsosurit DUHET ta kërkojmë.

    Besoj që:
    "DASHURIA KA DALLIM NGA DASHURIA".
    EROS VDES KUR VDES TRUPI,
    NDERSA AGAPE I HAP RRUGËT E PAVDEKSHMERISË.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drita_Love : 25-01-2006 më 21:30
    Dua te jem e lirë,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe përjetoj, që ne momentin e vdekjes të mos mendoj që kurrë as nuk jetova!

  4. #114
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Te perpiqem si zog qe jam te bej nje permbledhje te shkurter te tre pikave te para te shqyrtuara.

    Sipas filozofit Jean-Luc Marion, dashuria vjen nga nje mungese. Ne nuk jemi kurre aq te plote sa ç'jemi kur kemi rene ne dashuri. Dhe pse ndodh kjo ? Sepse pamjaftueshmerine time, ose skamjen time, e ploteson tjetri, ai qe dua.

    Njeriu eshte gjithmone ne kerkim te pergjigjes se pyetjes "a me duan ?" dhe ai do nje pergjigje pozitive. E kunderta, dmth mos-kerkimi i asgjeje do te ishte thjesht nje te-mos-ekzistosh. Filozofi gjithashtu rimerr formulen e Sokratit "Njeri, njih vetveten". Mirepo, nqs njeriu e njeh vetveten plotesisht atehere ai ka pushuar se kerkuari nga tjetri. Tjetri nuk ekziston me per te. Dashuria behet e tepert. Pra, dija apo dashuria ? Sipas filozofit, dija e plote e vret dashurine, prandaj ne duhet te heqim dore nga autonomia jone. Qenia jone vjen nga prania e tjetrit, dhe jo e kunderta. Filozofi thote gjithashtu qe nuk jam une ai nga ku del dashuria, por eshte dashuria ajo qe me çon tek vetja ime. E si me shpie aty ? Vetem nepermjet tjetrit qe une dua. Ai eshte e verteta.

    Me poshte, ai thote qe duke qene se ne e zbulojme veten te pamjaftueshem dhe jo autonom, atehere ne provojme njefare urrejtje ndaj vetes sone. Dhe shpetimi nga kjo urrejtje vjen nga tjetri qe une dua. Pra dashuria me çliron nga urrejtja e vetes sime. Dhe ka diçka qe te terheq vemendjen : nqs tjetri afrohet pikesepari si dikush qe une duhet ta urrej, ai ma kthen kete duke me larguar nga urrejtja e vetes sime.

    Pjesa e guximit te dashnorit per te shpallur dashurine eshte diçka e bukur ne kete liber. Dashuria nuk eshte shkembim, nuk eshte tregti, nuk ka shperblim prapa. Ketu mund te sjellim paksa rastin e Çupkes_pe_Korçe qe dashuron dike i cili, siç duket, nuk ia ka thene kurre ate fjale magjike "te dua". A e do vertete ai çuni ? A eshte teper i ndrojtur ? Nuk dihet gje, ama Çupka i rri besnike idese se mos-shkembimit. Mirepo, me çfare çmimi ? Mbetet per tu pare.

    Ja ku Lacan na thote diçka qe mund te shkoje ne favor te idese se Bradykinin : qe Çupka nuk ka arsye qe te doje dike pafundesisht kur tjetri nuk ka as vemendjen me te vogel per te dhene diçka ne kthim. Lacan thote qe dashuria eshte gjithmone e ndersjellte. Sipas tij, nuk ekziston dashuri ndermjet nje te dashuruari dhe nje indiferenti ndaj tij.

    Mirepo, ajo çka thote Lacan, dhe çka perben dykuptimesine e dashurise eshte qe ajo eshte edhe e pakushtezuar edhe e ndersjellte (pra e kushtezuar). Paradoks ? Ndoshta, por ama te gjithe e dine kufirin e tyre, dmth deri ku mund te arrijne te leshojne pe, ose te ndjekin nga prapa dike qe nuk e ka mendjen fare per keto pune. Kryesore eshte ne dashuri te hyhet pa mendimin e shkembimit dhe megjithate duke bere kujdes qe ky shkembim te arrije qofte dhe pak me vone. Dyshime...

    Po deklarata e dashurise, ç'eshte ajo sipas filozofit Marion ? Me sa kuptohet aty me lart, guximi i atij qe ka rene ne dashuri per te shprehur dashurine e tij kundrejt se dashures se vet mund te jete i dyllojshem : ose nje guxim i shtytur vetem nga erosi, dhe nje guxim i shtytur nga dashuria. Nje guxim qe nuk merr parasysh tjetrin, psh duke i dhene zemer njeri-tjetrit, eshte nje guxim qe e vret dashurine sepse tjetri perballe shuhet teresisht. Ai nuk ka me iniciative per te ndermarre te shprehe dashurine e vet.

    Nje guxim i nxitur nga erosi eshte nje guxim i tepruar, nje guxim qe nxjerr ne dukje te plote interesin e propozuesit per te marre nje pergjigje, nje guxim ne ethe ku propozuesi shihet fare qarte qe eshte i teri ne kete propozim.

    Kurse nje propozim i nxitur nga dashuria ka formen e nje mosperfillje te shtire, nje loje kukafshehtasi, sikur nuk duam dhe me aq ngulm qe te shkojme me tej, sikur nuk jam vetem une ai qe te dua por edhe ti siç duket me do, ose te pakten keshtu e le per tu dukur propozuesi.


    Kaq munda te them ne lidhje me keto, por ma merr mendja qe me nente pikat qe mbeten per tu shqyrtuar, do me zgjidhet goja e do me behet brisk

    Kush ka ndonje fjale per te shtuar, kundershtuar apo fare shkurt shperfillur, le ta thote dhe le te bejme nje dore muhabet ne lidhje me keto se vallahi u çmend dynjaja

    Ika une, neser me plot histori te reja, te fresketa, nga jeta jone forumore...
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 25-01-2006 më 22:24

  5. #115
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Dashuria vjen duke dashuruar. (f.123)

    Dashnori beson gjithçka, duron gjithçka. (f.139)
    2 shprehje tejet te verteta. : )

    p.s. Per ty: Me pelqen qe kur citon perdor dhe faqet. Citim i shkollum.

    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    kesulekuqe, nuk e merr dot me mend si me behen nervat kur rilexoj gjerat qe kam shkruar me pare...kacurrela kacurrela
    E di c'me kujtoi kjo me lart? Nje miken time (e martuar kjo goca) qe edhe ne sy te miletit ze e kacafytet me te shoqin, a thua se nuk u del dhoma e gjumit. Si i shikoj ashtu, si perselargu dmth, them me vete: c'behet po me ra ne short nje torollak si ky??? O nene o nene, kam per t'ja nxirre jeten!!! E, dua te them, kush nuk e do gruan e vet? Perse u dashka thene hapur dicka qe eshte ME SE E DUKSHME??? C'trimeri apo burreri na qenka kjo?

    ps. only deep people love deeply, me thinks
    S'e di fjalet e tua me sjellin mesazhe dyshe. Ambiguous thoughts that can easily deceive the untrained eye.

    Kur permenda Lizen ne boten e cudirave, e kisha fjalen per kuptimin e plote te dashurise. Dhe ajo vjen si me fjalet magjepese, ashtu dhe me veprimet qe perforcojne ato fjale (kujdesi, respekti, vleresimi i partnerit.) Sikur njera te mungonte (fjala ose veprimi), atehere dashuria nuk do ishte e plote. Fjala pa veprimin eshte thjesht hipokrizi (apo lust); kurse veprimi i mire qe tregon dashuri, perkujdesje pa fjalet me duket sikur partneri is holding on to his/her love, not allowing the relationship to expand to a different realm.)

    Sa per ate qe the qe "kush nuk e do gruan e vet," ma do mendja se ka plot, e dashur. Jo te gjithe ata qe jane te martuar, jane te dashuruar. Ndoshta dikush eshte ne ate relate prej femijeve, dikush prej rehatise ekonomike qe bashkeshorti ofron, e dikush per te fituar dokumentat. :-D

    Sa per kete shoqen tende, nuk jam dakort qe nje cift i dashuruar t'i kaloje normat e perkedheljeve/puthjeve ne public (se ca here shohim njerez making out in trains/streets and that's disgusting). Por prape se prape, nuk shikoj asgje gabim nese they show signs of affection (like holding hands, looking into each others eyes, hugging, kissing...whatever people), sepse eshte shenje e dashurise dhe ata jane te njeri tjetrit. And I think that's cute, and deep inside I wish they'll grow old just like that.

    p.s. I love your last sentence.
    If I Only Could....

  6. #116
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    E po shyqyr me ne fund, Bradykinin me dha haken :p

    Faleminderit Bradykinin, edhe neve kendej çupa si ti, te shkollume , na duhen...

    Ok, vazhdojme me shtjellimin e tekstit. Nuk e mohoj qe ky liber i filozofit Jean-Luc Marion do te duhej te bente pjese ne bibliotekat e shume vetave ketu, ne shqip kuptohet. Si thoni ju, t'i hyj punes une apo jo ?

    4. Vendimi për të dashuruar

    Unë nuk bie lirisht në dashuri (f.150), e megjithatë dashuria është gjithmonë tërësisht e lirë por kjo nuk është një vendim i ftohtë i arsyes, një motivim racional, është më tepër një ndjeshmëri e jashtëzakonshme ajo që na mbërthen. Ndërsa Etika dhe Drejtësia kanë të bëjnë vetëm me universalen, dashuria ka lidhje vetëm me një ngjarje të veçantë, gjithmonë të pagjasë madje që dukej krejt e pamundshme. Tjetri nuk më detyrohet mua dashuri ("duajeni njëri-tjetrin" do të ishte veçse një lutje e përshpirtshme).


    Asnjë nuk bie në dashuri në mënyrë të pavullnetshme apo rastësisht. (f.151)

    Paqëndrueshmëria e fenomeneve dashurore nuk rrjedh pra asnjëherë nga një mangësi e intuitës, por përkundrazi, nga paaftësia ime për t’i dhënë asaj një domethënie të përcaktuar, të veçantë dhe të qëndrueshme. (f.154)

    Bëhet fjalë për çastin ku them me vete që unë nuk jam akoma i dashuruar, që unë e mposht dëshirën time, që unë shkoj atje ngaqë dua ta bëj këtë, e gënjeshtra të tjera të cilat nuk i besoj vërtetë. Në këtë çast, kur është tepër vonë, kur ka mbaruar gjithçka, kur unë jam bërë për tjetrin dhe nga dëshira ime – unë nuk jam më i njëjti, pra unë jam megjithatë më në fund vetja ime, i individualizuar pa kthim prapa. (f.173)

  7. #117
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    brady, le qe mire e ke ti, me mire zjarr i hapur se thengjill i mbuluar, se te pakten, zjarrin e sheh edhe i shmangesh, po vaj halli kur shkel me ndonje thengjill te ndezur

    uazo, se tani i lexova ato me lart. C'fare kishe thene per cupken mo? Tani, njeri eshte i dashuruar, ju te tjeret meditoni eh? pastaj, u ankua gje cupka per ndonje gje? jo! atehere?

    ps. e di c'fare eshte dashuria? e kam seriozisht tani: dashuria eshte renia ne te njejten gracke perseri e perseri. nuk ka rendesi fare nese ke treguar dashuri apo jo, as sa ke urryer, madje s'ka rendesi sesi je ndjere ne nje kohe apo ne nje tjeter. Everything in this world is a challenge; relationships too. yes, yes, yes! to love a person means to fall in love (with that person) over and over and over again. And obviously, for this you need a break time after time.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 26-01-2006 më 17:58
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #118
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    uazo, se tani i lexova ato me lart. C'fare kishe thene per cupken mo? Tani, njeri eshte i dashuruar, ju te tjeret meditoni eh? pastaj, u ankua gje cupka per ndonje gje? jo! atehere?
    Shiko shiko kush flet... ajo qe nuk i merr postimet kurre seriozisht e personalisht . Mos u merzit çupke, te kam permendur thjesht per ilustrim shpjegimi, mund te kisha vene dhe nje X aty ne vend te emrit, dhe nuk ndryshonte gje. Ishe thjesht nje rast qe pershtatej me ato çka thonte Marion. Gjithashtu permenda dhe Bradykinin qe pershtatej me ate çka thonte Lacan. Ku eshte e keqja ketu ? Sidoqofte, nuk ishte qellimi im per te bere qe ti te prekeshe. Nejse...
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 26-01-2006 më 18:19

  9. #119
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    ncuq, ncuq, po sesi mu duk vetja djalli e mori, si nje "personnage comique."

    ps. njerzit qe s'kane zemer, nuk preken.
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #120
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    ncuq, ncuq, po sesi mu duk vetja djalli e mori, si nje "personnage comique."

    ps. njerzit qe s'kane zemer, nuk preken.
    Ok, po nderhyj edhe njehere se s'u be nami, fundja temes do i shkoj deri ne fund dhe nuk do te prishet. Kush do te lexoje, aty i ka shkrimet.

    E para, nuk je personazh komik, larg kesaj. As ne dukje as ne qenie, nuk je e tille.

    E dyta, zemra nuk preket kurre, le ta kemi apo jo ate. Shpirti eshte ai qe preket, jo zemra. Por femer pa shpirt nuk ka, keshtu qe i bie te jesh prekur pak

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •