Po Lacan ç'do ketu ne kete teme?![]()
Kam lexuar diçka per Lacan kalimthi, fale shkrimeve politike interesante dhe me nje sens humori te Zizek (te cilit i vene nofken Lacanian Marxist).
E kam hasur dhe kete perkufizimin e tij per dashurine, por me pak rreshta. Ideja ishte kjo:
Te japesh çfare nuk ke mund te mos kete shume kuptim, por mund te thuhet ndryshe te mos japesh çfare ke, dhe kjo ka te beje me kendveshtrimin se mashkulli eshte i formuar ndersa femra jo e plote (ne psikoanalize por edhe nga ana fizike pa hyre ne detaje). Marredhenia seksuale eshte dhenia e diçkaje qe nuk e ka atij, me sakte asaj (Fromm thote qe edhe mashkulli dhe femra japin).
Por, dashuria eshte pertej saj, te japesh ate qe nuk ke ne te njejten kohe do te thote te japesh diçka qe nuk te perket dhe diçka qe nuk eshte diçka fizike, dhe per me teper te cilen une jo vetem qe nuk e kam, por nuk mund t'a kem.
Nuk eshte diçka qe mund te ilustrohet, megjithate nje shembull i perafert mund te jene, ndjenjat e bukura qe i japin partneret njeri tjetrit. Ato nuk i perkasin askujt, dhe ne fakt as nuk i do njeri dhe nuk mund te jepet. Une nuk mund te jap lumturine qe me jep nje femer, dhe as ajo do lumturine qe nuk eshte imja, vetem te dy mund te bejme qe brenda nesh te formohet kjo lumturi...
psh. thashe heduhet pare ne kontekst me te vertete.
Krijoni Kontakt