Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 147
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Drita, me plot shkronja ta them se postimi yt eshte nje nder postimet me kuptimplota qe kam mundur te lexoj ne kete forum, madje sugjeroj qe ky postim ti paraqitet dhe zyres se asfiksimit. Menyra jote e te menduarit dhe te shprehurit eshte kaq, kaq.....nuk di si ta quaj por nejse,,,jam shume krenar qe ndajme te njejtin forum.

    Bravo

  2. #92
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Dashuria eshte per mendimin tim gjeja me e bukur dhe me vlefshme ne bote.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    ~~~
    Per mendimin tim dashuria edhe eshte, edhe nuk eshte.




    p.s. mos boj njeri komente pls...
    ~~~

  4. #94
    Dashuria ............. per mua eshte si molla e Eves me Adamin , shume veta e kafshojne por jo te gjithe dine ta shijojne
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  5. #95
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Psikanalisti i njohur Lacan thoshte : "Dashuria, kjo eshte te japesh diçka qe nuk e kemi ndaj dikujt qe nuk e do kete diçka."

    Me nje fjale, moti i mire duket ne mengjes...

  6. #96
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Psikanalisti i njohur Lacan thoshte : "Dashuria, kjo eshte te japesh diçka qe nuk e kemi ndaj dikujt qe nuk e do kete diçka."

    Me nje fjale, moti i mire duket ne mengjes...

    po poooo ...ai gjithashtu thoshte qe dashuria eshte nje perversion polimorf..pffffffff

    nuk me ka rene akoma damllaja ne koke..ashtu ...pesimismi ..qe te degjoj Lacanin per ca ka thene per dashurine..

  7. #97
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Epo nje psikanaliste e ardhshme te mos degjoje nje psikanalist goxha te degjuar, edhe kjo nuku ishte pare. Mire mire... ndoshta me vone...

    Ky zoteriu, me sa marr vesh une, e ka fjalen qe gjithçka varet nga humori qe kemi ne mengjes

    Marcel Proust per shembull nuk beson fare ne dashurine. Bile eshte zene keq me nje mikun e tij, sepse ky miku kishte rene ne dashuri me nje prostitute qe punonte ne nje bordello. Dhe arsyetimi i Proust ishte : nuk ka dashuri, ajo eshte iluzion, ka vetem miqesi, asgje tjeter. Dashuria eshte posedim, eshte tjetersim. Si keshtu ? Po ja, miku i tij e kishte pare ate çupen e bordellos, nuk ishte ndonje gje e veçante, thjesht nje çupe bordello. Por sapo ai ra ne dashuri me te, ajo u kthye nga nje çupe qe shkonte me te gjithe ne nje perendi, ne nje hyjneshe. Ajo dhe ska tjeter ! Ç'kishte ndryshuar valle ? A nuk ishte nje çupe krejt e rendomte njelloj si gjithe te tjerat ? Jo dhe kaq e lehte. Sepse tani e tutje, ishte vete miku i Proust ai qe kishte ndryshuar, ai ishte i poseduar. Dhe Proustit i dhimbsej sa ska miku i vet, dhe donte ta largonte nga ky iluzion. Por kujdes ! Prousti nuk e kishte fjalen fare tek morali e blah blah blah te tjera (per vete ishte homoseksual) por ai besonte fare thjesht qe dashuria nuk ekziston ! Just illusion

    Ka ndonje tjeter kendej qe do te na kthjelloje neve se u beme lemsh u beme... oops... me paska rene dhe jorgani, oh dhe çarçafi bile me qenka mbledhur tek fyti... sa inat !

  8. #98
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Psikanalisti i njohur Lacan thoshte : "Dashuria, kjo eshte te japesh diçka qe nuk e kemi ndaj dikujt qe nuk e do kete diçka."

    Me nje fjale, moti i mire duket ne mengjes...
    Ok, mbase jam budallack por une nuk e kuptoj menyren se si e ke interpretuar kete oiseau. Gjithcka varet te humori qe kemi ne mengjes?

    Kur njeriu nuk e ka dicka, atehere ska se si te japi ate dicka. Mund te japi dicka tjeter qe ka, por jo ate qe nuk e ka. Njeriu "qe nuk e do kete dicka", nuk do ate* dicka qe nuk e kemi. Pra qe ky dikush te doje dicka prej tjetrit atehere duhet qe ky tjetri ta kete ate dicka qe do ky dikush. Ose, ky dikush mund te doje dicka prej tjetrit qe ky tjetri nuk e ka. Por, qe te mos* duash kete dicka, atehere ky dikush nuk do pikerisht nje dicka qe ska tjetri. Qe te mos duash dicka qe ska tjetri, eshte qe ky tjetri te mos kete dicka qe sdo. Dmth, eshte qe ky tjetri te mos kete nje tipar negative per kete dikush. Pra ky dikush e do kte tjetrin vetem sepse ky tjetri nuk posedon ate tipar negative. Por a mund te jete dashuria vetem vleresimi i mungeses se nje tipari negative, apo eshte edhe vleresimi i disa tipareve pozitive?

    Nuk e di nese e kam kuptuar tamam, keshtu qe shpresoj te me sqaroj dikush. Cna hape pune oiseau (i am confused!)

    Naten e mire befshi...

  9. #99
    ciuciu Maska e ciuciu
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Vendndodhja
    in a pretty little town by the atlantic ocean
    Postime
    5
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    ps : O do ia nxjerrim fundin kesaj pune, o mos na thençin forum shqiptar ! Jo po ta marrin vesh ç'behet kendeja

    ps 1 : Me kane vjedhur cicerimen, qenka dikush tjeter ketu qe ciceroka, por ska gje, sa me shume cicerima aq me shpejt vjen pranvera, dhe pastaj do shikoni ju ç'do vloje ketu ne forum, ciuciu andej e ciuciu kendej... nuk e merr vesh i pari te dytin e lere me te tretin
    oiseau en vol,
    faleminderit qe ja gjete fundin kesaj dileme

    persa i perket cicerimes, nuk do te ngaterrojne dot me zogje te tjere (i.e mua). Cicerima jote eshte shume e gjate, kurse e imja vetem disa rreshta
    a heart can be tormented but never broken....

  10. #100
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Eh moj Veshtruse, edhe une i kam hapur pune vetes me kete qe solla

    Kjo moti i mire duket ne mengjes mu duk me e perafert me idene e thenies se Lacan. Ne fakt me duhet te shoh si e ka thene ai kete, ne ç'kontekst, si e ka mbeshtetur ai kete shprehje, dhe madje ndonje gje nga jeta e tij se helbete, ndoshta ka qene goditur i shkreti qysh heret...

    Me sa mora vesh une (qe s'mora vesh asgje), kemi kete situate :

    Dikush qe nuk ka diçka, ia ofron kete diçka dikujt qe nuk e do kete diçka. Me nje fjale, ne dashuri mund te kemi veçse nje marredhenie ku qe te dyja palet mbeshteten mbi gjera te paqendrueshme, qe levizin, qe nuk kane konture te qarta, diçka si mjegull dhe eshte merita e te dy paleve qe ato futen ne kete marredhenie duke e ditur shume mire qe ato po lozin nje rol. Une po bej sikur kam diçka, e ti bej sikur e pranon kete diçka. Nqs jemi ne humor te mire, atehere shkembimi ecen, nqs jo, atehere ne kemi tendence te çjerrim maskat e njeri-tjetrit. Nuk di ç'te them as une, lemsh u bera dhe une.

    Do te shoh mos gjej ndonje gje me teper dhe shpresoj shuuume qe te mos kem te drejte dhe qe e gjitha ç'thashe me siper te jene perralla nga ato te miat, qe kohet e fundit po behen gjithnje e me te shpeshta

    Ju pershendes dhe une, dhe diçka te fundit : edhe po pati te drejte ky Lacan, mos i vini veshin se fundja nje psikanalist ka qene, dhe dihet kjo : psikanalistet jane tejet te kontestuar nga psikanaliste te tjere...

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •