Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 147
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Çfarë është dashuria?

    Edhe pse kjo pyetje eshte lodhur e eshte sterlodhur se reni rrotull xhiros gjithandej brenda trurit te njerezimit, une, dhe ndoshta shume te tjere nga ju, ja ndjejne nevojen te lodhet pak me teper... edhe ne vete te lodhemi pak me teper me pergjigje.

    Kendveshtrimi nga i cili dua ta trajtoj kete rradhe pyetjen e famshme vijon si me poshte:

    A eshte dashuria nje zog rebel? (Marr shkas nga fjalet e operas Karmen "L'amour c'est un oiseau rebele... L'amour est un enfant de Boheme / Il n'a jamais, jamais connu de loi" qe perkthehet "Dashuria eshte nje zog rebel... Dashuria eshte nje femije i Bohemit / i cili kurre, kurre nuk e njohu ligjin") Pra, a eshte dashuria si nje zog apo nje blete qe merr nektar nga nje lule sa kenaqet dhe pastaj kur natyrisht magjia e kesaj luleje s'i duket me "magji"... thjesht shkon ne nje lule tjeter per te ngopur nepsin me nektar e keshtu me rradhe? (Ashtu sic shkonte Karmeni, nga nje i dashur tek tjetri.)

    Per me teper, tek kjo qe sapo thashe me lart dua t'ju paraprij disave duke ju thene qe mos me keqkuptojne, sepse nuk behet fjale vetem per seksin, por per dashurine. Biles meqe jam ketu, mund t'ju paraprij dhe disa te tjereve qe duan t'i pergjigjen kesaj pyetjeje duke pasur ne mendje nje njeri specifik qe duan apo kane dashur, sepse aktualisht une po pyes per dashurine si dicka me vete, si koncept disi me abstrak.


    Apo eshte dashuria dicka tjeter? Apo ndoshta dashuria eshte deshire per ngrohtesi, per harmoni, per te formuar nje shtepi tenden (ne kuptimin e berthames familjare), dhe pse jo deri diku nje deshire apo nevoje shpesh e pandergjegjshme e njeriut per te prokrijuar (femije)? A eshte dashuria nje prezence konstante ne jeten e njeriut dhe cfaredo qe te ndodhe ajo prape nuk te braktis, por ka deshire te te shoqeroje e te te jape mbeshtetje si ne gezimet, ashtu edhe ne hidherimet, veshtiresite apo pengesat qe te nxjerr jeta here pas here?


    Cfare eshte pra dashuria?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    4
    mua ajo qe me ka bere te pyes veten eshte nese duam dike tjeter apo veten tone, Pse dashuria per veten zgjat me shume sesa dashuria per ate qe ne e quajme te dashur?
    Pse disa thone qe lodhen duke qene me vite me dike, ndersa me veten asnjeri nuk lodhet. Pse duam dicka qe na lodh sesa dicka qe e kemi gati, Mos valle jemi te dashuruar me dike thjesht sepse nuk mund te bejme pa pranine e kesaj qenie , objekti, sic themi kam uri dhe me pelqen ushqimi apo dashuria eshte dicka me e forte.?

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Dashuria eshte menyra e natyres qe te na pajisi me nje sidekick (hopefully te perjetshem ) qe here pas here, kur ka kohe/deshire apo e sheh te arsyeshme, edhe na ploteson nevojat e piramides se Maslow-it.

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Dashuria ka nje natyre misterioze,askush nuk ka arritur ta percaktoje ate plotesishte.
    Ne perpjekje ne perkufizim sa me afer reales dashuria ndahet ne disa kategori te ndryshme(Eros,Filia,Dashuri e perkryer dhe e pa perkryer...),nga perkufizimet teologjike.

    Citim Postuar më parë nga angeldust
    A eshte dashuria nje zog rebel? (Marr shkas nga fjalet e operas Karmen "L'amour c'est un oiseau rebele... L'amour est un enfant de Boheme / Il n'a jamais, jamais connu de loi" qe perkthehet "Dashuria eshte nje zog rebel... Dashuria eshte nje femije i Bohemit / i cili kurre, kurre nuk e njohu ligjin") Pra, a eshte dashuria si nje zog apo nje blete qe merr nektar nga nje lule sa kenaqet dhe pastaj kur natyrisht magjia e kesaj luleje s'i duket me "magji"... thjesht shkon ne nje lule tjeter per te ngopur nepsin me nektar e keshtu me rradhe? (Ashtu sic shkonte Karmeni, nga nje i dashur tek tjetri.)
    1.-Shume psikologe,dashurine e shprehin si te disiplinuar,pra ne nje fjale eshte disipline.
    2.-Dashuria eshte nje proces rrethore,evolutiv,proces i ngritjes apo i zgjerimit te se vertetes.
    3.-Dashuria perfshine perkufizimin unitare ndaj vetevetes dhe ndaj te tjereve.

    Per me teper, tek kjo qe sapo thashe me lart dua t'ju paraprij disave duke ju thene qe mos me keqkuptojne, sepse nuk behet fjale vetem per seksin, por per dashurine. Biles meqe jam ketu, mund t'ju paraprij dhe disa te tjereve qe duan t'i pergjigjen kesaj pyetjeje duke pasur ne mendje nje njeri specifik qe duan apo kane dashur, sepse aktualisht une po pyes per dashurine si dicka me vete, si koncept disi me abstrak.
    Nga te gjitha keqkuptimet,ne lidhje me dashurine me i madhi eshte se te dashuruarit eshte dashuri.
    Te jesh i/e dashuruar eshte pervoje specifike erotike qe lidhet me aktin seksua(Ne nuk dashurohemi ne te afermit tone psh vellaune motren,,,,edhe pse i duam shume).
    Dashurohemi vetem kure me apo pa vetedije jemi te motivuar seksualisht.


    Apo eshte dashuria dicka tjeter? Apo ndoshta dashuria eshte deshire per ngrohtesi, per harmoni, per te formuar nje shtepi tenden (ne kuptimin e berthames familjare), dhe pse jo deri diku nje deshire apo nevoje shpesh e pandergjegjshme e njeriut per te prokrijuar (femije)? A eshte dashuria nje prezence konstante ne jeten e njeriut dhe cfaredo qe te ndodhe ajo prape nuk te braktis, por ka deshire te te shoqeroje e te te jape mbeshtetje si ne gezimet, ashtu edhe ne hidherimet, veshtiresite apo pengesat qe te nxjerr jeta here pas here?
    Dashuria e vertete eshte pervoje e perhershme e ngritjese se personalitetit te njeriut.


    Cfare eshte pra dashuria?
    Dashria eshte shume e shtrejte(e mireseardhur),dhe ata qe jane te afte te ofrojne dashuri,e dine se ajo duhet orjentuar drejt produktivitetit,me ane te vetedisiplines.

    _____________________________________

    -- "Dashuria eshte gjithekunde,e shohe.
    Ti je me e mira qe mund te jesh,
    prandaj behu e tille.
    Jeta eshte e mrekullueshme,te ajo besoj.
    :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: ::
    (Denver)
    _____________________________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 17-11-2005 më 08:42

  5. #5
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Dashuria nuk existon. yyyy do thoni ju...
    Po vertet, pse ku e shikoni ju ,ne merkato apo ne shkolle ? eshte vetem nje ndjenje.
    Existojne vetem prova dashurie.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga donna76
    Dashuria nuk ekziston. yyyy do thoni ju...
    Po vertet, pse ku e shikoni ju, ne merkato apo ne shkolle? Eshte vetem nje ndjenje.
    Ekzistojne vetem prova dashurie.
    Bingo, donna! Po me pelqen.

    Tani dhe nje pyetje tjeter...

    A mund te merret FJALA si prove dashurie?
    S'pranohen pergjigjet e lekundura... jo po keshtu, jo po ashtu... Mund t'i shkruani, kuptohet, por une do t'i marr si abstenim. j/k

    Per pergjigjen e Leiles do mendohem pas buke. lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 17-11-2005 më 18:46
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    angeldust, e ke lexuar Aristophanes' Speech on Love (te Platonit)? Me duket vetja sikur jam brenda nje perralle kur e lexoj kete. Kam deshire te besoj qe dashuria eshte ashtu sic pershkruhet te ky shkrim. Po ju citoj nje pjese (me falni qe po e vendos ne anglisht):

    Love is born into every human being; it calls back the halves of our original nature together, it tries to make one out of two and heal the wound of human nature.

    Each of us, then, is a "matching half" of a human whole, because each was sliced like a flatfish, two out of one, and each of us is always seeking the half that matches him... And so, when a person meets the half that is his very own... then something wonderful happens: the two are struck from their senses by love, by a sense of belonging to one another, and by desire, and they don't want to be separated from one another, not even for a moment....

    ..."Love" is the name of our pursuit of wholeness, for our desire to be complete...

  8. #8
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    C'eshte dashuria ?

    Tere nje liber ne nje fjale , tere oqeani ne nje pike loti , shtate pale qiej ne nje shikim , furtune ne nje psherehtime , rrufe ne nje prekje , nje mije vjet ne nje cast .

    Kjo eshte dashuria thote Tuper .



    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  9. #9
    RebeL AnGeL /IrC STaFF Maska e angel_guy
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Hic
    Postime
    322
    Nje rrahje zemre e shpejte , nje shikim qe ska mbarim , nje prekje qe zgjat nje jete , nje ndjenje qe te pushton , nje emocion qe deshiron .

    Kjo eshte dashuria them Une
    DasHuRia PerBeheT NgA dY PjeSe NdJeNjaT DhE PreKjA

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga angeldust
    A eshte dashuria nje zog rebel? (Marr shkas nga fjalet e operas Karmen "L'amour c'est un oiseau rebele... L'amour est un enfant de Boheme / Il n'a jamais, jamais connu de loi" qe perkthehet "Dashuria eshte nje zog rebel... Dashuria eshte nje femije i Bohemit / i cili kurre, kurre nuk e njohu ligjin") Pra, a eshte dashuria si nje zog apo nje blete qe merr nektar nga nje lule sa kenaqet dhe pastaj kur natyrisht magjia e kesaj luleje s'i duket me "magji"... thjesht shkon ne nje lule tjeter per te ngopur nepsin me nektar e keshtu me rradhe? (Ashtu sic shkonte Karmeni, nga nje i dashur tek tjetri.)
    Me paskan trokitur tek foleja dhe nuk e paskam degjuar ? Oh, me falni, ja tani sapo u zgjova, ciu ciu...

    ... dmth une shetitkam lule me lule ? Ngaqe lules i del magjia ? Jooooooo, aspak.
    Dashuri per zogun do te thote "PERKUSHTIM". Me nje fjale, qenia jote tani e tutje eshte e kushtezuar nga nje qenie tjeter aty prane. Deri ku shkon ky perkushtim ?
    Teoreme : "Limiti i dashurise kur kjo e fundit shkon drejt asaj se vertetes eshte pafundesia", shkurt dashuria nuk ka kufi. Dhe me duket se eshte e vetmja ndjenje qe nuk ka kufi. Te gjitha ndjenjat e tjera ndalen diku.

    Por ka diçka ketu : kur dashuron dike, duke qene se kjo ndjenje shkon drejt pafundesise, atehere qenia jote shkon drejt zeros, dmth qe sa me shume te duam aq me shume harrojme vetveten, qenia jone tretet tek imazhi i se dashures.

    Ekstremist zogu ?! Jo, nuk mendoj keshtu. Per vete faktin qe dashuria nuk ka skaj...

    Ç'te them tjeter... ah po... ciu ciu... ciu ciu...

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •