-
"Dua te Kthehem ne Gjermani,se Atje eshte vendlindja ime..."
Dua tkthehem nė Gjermani, se atje ėshtė vendlindja ime
Vetėm gjatė vitit tė kaluar nė Kosovė janė riatdhesuar 4.160 persona, 436 prej tė cilėve nga Gjermania, kumtoi Ministria pėr Punė dhe Mirėqenje Sociale. Kthimi i detyrueshėm vazhdon edhe nė vitin 2010.
Familja Rrustemi
Familja Rrustemi
Njė grua nė kulm tė dėshpėrimit, e rrethuar nga tre fėmijė me fytyra tė trishtuara
ėshtė kjo pamja e parė qė hasim nė njė tavolinė nė koridorin e madh tė motelit Aviano, nė magjistralen Pejė-Prishtinė, ku ėshtė stacion i parė i familjeve tė kthyera nga vendet tjera.
Pėr arsye se e kam pas ēikėn e sėmurė prej astmės, kam pas qėndrimin pėr katėr vjet. Para gjashtė muajve ja kanė ndėrpre bashkeshortit punėn dhe na kanė thanė qė duhet t“kthehemi patjetėr nė Kosovė. Bashkėshorti u tha: Pse po ma humbni shpresėn e jetės, kur unė kam fillu jetėn kėtu, qė 17-tė vjet? Qysh t“kthehem nKosovė me fėmijėt qė m“kanė lind kėtu?.
S“iu ka interesu aspak veē janė pėrgjegj: Ėshtė vendi juaj dhe duhet me u kthy, rėfen 40-vjeēarja, Bahrije Rrustemi nga Prishtina, e cila pas 17 vitesh jete nė Gjermani, para dhjetė ditėsh u deportua nė Kosovė.
Kthimi i (pa)pritur
Po, na kane thanė paraprakisht. Por, neve na ka thanė avokati tė rrimė pa frikė se s“guxojnė me na kthy. Dhe, ne jemi bazu nė fjalėn e avokatit, nė letrat e tij qė i keni edhe ju nė dorė. Sikur t“na kish tregu me kohė, ma mirė ka qėnė, se banesa nė t“cilėn kemi financu qe 17-tė vjet, na ka mbet mbyll komplet, se kemi investu veē atje!, pėrgjigjet Bahrije Rrustemi.
Sipas Zyrės pėr Migrim dhe Refugjatė, nė Nyremberg, nė vitin 1999, Gjermania kishte rreth 200.000 refugjatė kosovarė, 114.000 prej tė cilėve tashmė janė kthyer nė Kosovė. Vetėm nė vitin qė lamė pas, prej tė 4.160 tė tė riatdhesuarve nė Kosovė, 436 ishin nga Gjermania, thotė Arbėrita Hoxha, Koordinatore pėr Kthimin e Personave nga Vendet e Treta nė kuadėr tė Ministrisė sė Punės dhe Mirėqėnjes Sociale tė Kosovės.
Ku tė shkojmė?!
Ku tė shkojmė?!
Numri i pėrgjithshėm i personave tė kthyer ka qėnė 4.160. 1.384 prej tė cilėve tė kthyer vullnetarisht, ndėrsa 2.776 janė dėbuar. 436 persona prej numrit tė pėrgjithshėm janė kthyer nga Gjermania, shpjegon koordintaroja Hoxha. Sipas saj, roli i Ministrisė pėr Punė dhe Mirėqenje Sociale, nė bazė tė Strategjisė pėr Riatdhesim, ėshtė strehimi shtatėditėsh i tė riatdhesuarve tė pastrehė si dhe transporti pėr ata qė s“kanė mundėsi transporti. Pastaj, kompetencat barten nė pushtetet lokale tė cilat nėpėrmjet Qendrave pėr Punė dhe Mirėqėnje Sociale pėrkujdesen pėr kėta persona, tė cilėt nė bazė tė kritereve qė parashtrojnė, vendoset nėse do tė futen apo jo nė skema sociale, si ēdo qytetarė tjetėr i Kosovės.
Ndėrprerja e ėndėrrave
Hartmut Sprung, shef i Departamentit pėr Emigrim dhe Kėrkim Migrimi, jo fort larg pėr Deutsche Wellen pat paralajmėruar njė valė tė re kthimi tė refugjatėve nė Kosovė.
Nė bazė tė njė marrėveshjeje tė re pėr kthim, brenda vitit 2010 parashihet kthimi i 2.500 kosovarėve tė tjerė nga Gjermania. Ndėrsa, vėmendje e veēantė do t“i kushtohet pėrzgjedhjes sė barabartė nė mes tė kombėsive nė mėnyre qė tė mos ketė tė kthyer vetėm nga njė grup etnik, thotė Sprung.
Nė vazhdėn e kthimit tė detyrueshėm ishte edhe riatdhesimi i 69 kosovarėve nga Gjermania, me 17 tė kėtij muaji, qė tė gjithė tė komuniteteve romė, ashkali dhe egjiptianė, pėrveē familjes Rrustemi.
S“disha as ēka ėshtė ba, se as nuk kallėzonin se ēka u ba? Veē na thanė: Hajde se s“keni me nejt ma n“Gjermani! Atėherė veē kam kajtė se s“disha ēka me ba?! S“mujsha me besu, edhe hala s“muj me besu, se jemi n“Kosovė. Gjermania
Kam pas shumė ėndėrra nė Gjermani, se atje kam pas shkollėn, shoqėrinė
E kėtu duhet me ja nis prapė prej zeros, thotė Genta, 16-vjeēare, vajza e madhe e Bahrijes.
Jeta nė Gjermani ishte shumė e bukur. Atje kisha shumė shokė e kėtu s“mund tė kem ndonjė, se s“di tė flas mirė shqip. As jeta n“Kosovė s“ėshtė e mirė
pa punė, pa argėtim, pa asgjė! Do tė dėshiroja tė kthehem nė Gjermani, sepse atje ėshtė shoqėria ime, shkolla ime, jeta ime
, thotė vėllai i saj Atdheu, i cili se shpejti i mbush 15 vjet dhe flet rrjedhshėm vetėm gjermanisht.
Nė Kosovė s“mė pėlqen aq shumė, sepse kėtu ka mbeturina gjithandej, shton Kushtrimi 11vjeē, i cili poashtu ka vėshtirėsi me gjuhėn shqipe.
Nė sytė e kėtyre fėmijėve e ardhmja nė Kosovė duket e zymtė. Megjithėse Kosova ėshtė shteti i tyre, vendlindja e tyre mbetet Gjermania. Prandaj thonė me ofshamė: Dua tė kthehem nė Gjermani serish, se atje ėshtė vendlindja ime
./Ajete Beqiraj DW/.
http://www.albanord.com/2010/03/dua-...-%e2%80%9d.htm
-
-
Nuk e di a ndodh ky riatdhesim vetem per shqiptaret ne Gjermani apo edhe per komunitetet tjera qe jane atje,p.sh.njerezit nga lindja,nga vendet aziatike ose edhe per turqit.
Eshte veshtire te adaptohen ata femije me rrethin dhe kushtet ketu kur 15 vite ose me shume i kane bere atje.
-
-
Besoj se ka te beje me krijimin e Republikes se Kosoves, se nuk shof ndonje shpjegim tjeter. Shume persona mund te kene shkuar ne Gjermani per azil me arsyen se po diskriminohen e keqtrajtohen nga serbet, apo se Kosova ishte ne gjendje lufte, por tani nuk eshte me.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt