Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 73
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796

    Pse po "kafshërohemi" kaq ne shqiptarët?

    Shqiptaret jo vetem nuk bejm per njeri tjetrin, por mundohemi ti prishim pune njeri tjetrit! Pse jan kaq llafazan dhe meren me prapaskena shqiptaret??? Kam jetuar ne shtete te tjera, kam njofur plot njerez qe sjan shqiptar dhe vetem tek shqiptaret shikoj nje siellje te till. Shqiptaret ne Shqipri nuk e di si sillen por ketu vellai do te shikoj vellain te vuaj...na ka hyr te gjithve nje mani qe as nje nuk duhet te jet me mire nga ne. Kur shikojm dike qe po hecen mundohemi ti vem "shkopinj ne rrota"...jo vetem nuk kenaqen shqiptaret me suksesin e nje Shqiptari tjeter, por mundohen ti prishin pune! ca dreqi ndodh kshu????? ca i beri njerezit kaq kafsh qe jetojn vetem per te ngren nje cope buke dhe per ti prishur pune njeri tjetrit??
    Kur do behemi njerez e marte dreqi se lam nam!?



    ufffff e nxora inatin...ika te fle gjum si qengj tani

  2. #2
    RebeL AnGeL /IrC STaFF Maska e angel_guy
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Hic
    Postime
    322
    Mos debatoni secili eshte i lire te jape mendimin e tij . Persa i perket temes ka dicka te vertete por eshte nje pakice qe ne pa mundesite qe kane patur ne vendin e tyre u jane hapurs syte jashte shtetit por shqiptaret jane me njerez me kultur te vjeter dhe me njohuri te zgjeruar . Mund te shikoni qe nga sistemi arsimor dhe kulturor nivelin tone ku shqiptaret kane treguar vlerat e tyre pozitive ne vendet fqinje dhe neper bote .
    DasHuRia PerBeheT NgA dY PjeSe NdJeNjaT DhE PreKjA

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    pse kur e keni ditur veten per njerez
    sa mire e fliske shqipen ti si shqiptar qe sje!


    megjithate e verteta eshte qe temen kur e hapa sa kisha mesuar dicka ne ate moment qe me ngriti shume nervar sepse vetem gjera te tilla degjoj te ndodhin midis shqiptarve, Nuk dua ta pergjithesoj shume.
    Personalisht si shqiptare qe jam se kam shume me qejf te bej shoqeri me shqiptare dhe me pelqene qe familja ime nuk meret shume me llafe. Te vesh ne shpin e ndo nje shqiptari do fillojn te mbajn ne goje njerez, nuk din te llafosen si njerez dhe i ka bere kurbeti te gjith shume te stresuar dhe te uritur per lek.

  4. #4
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Fierake ke shum te drejte. Ktu ne Itali zoti na rujt me u fut te shpia na i shqiptari me bo muhabet. Fillojn e kan inat pse punon, pse shkon mire me italianet e ça te them. Nuk jan te gjith keshtu po ka nga ata qe arrijn biles edhe te shkojn tek nje italian ku punon nje shqiptar tjeter dhe fillojn ti prishin pune duke i thene italianit qe mos ta marrin ne pune se eshte kshu e esht ashtu. Jan gjera te verteta qe kan ndodhur ktu ne qytetin ku jetoj. Kan arrit deri sa te kapen prej flokesh ne mes te markates gra shqiptare me njera tjetren. Italianet shikojn e bejn sehir. Dhe ju betohem qe jan te verteta.
    Prandaj mos thoni qe jan antishqiptarizma. Ktu jemi ne nje forum ku flasim per jeten rreth shqiptarve sido qe te jen, te mir apo te kqinj.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga ridy85
    Fierake ke shum te drejte. Ktu ne Itali zoti na rujt me u fut te shpia na i shqiptari me bo muhabet. Fillojn e kan inat pse punon, pse shkon mire me italianet e ça te them. Nuk jan te gjith keshtu po ka nga ata qe arrijn biles edhe te shkojn tek nje italian ku punon nje shqiptar tjeter dhe fillojn ti prishin pune duke i thene italianit qe mos ta marrin ne pune se eshte kshu e esht ashtu. Jan gjera te verteta qe kan ndodhur ktu ne qytetin ku jetoj. Kan arrit deri sa te kapen prej flokesh ne mes te markates gra shqiptare me njera tjetren. Italianet shikojn e bejn sehir. Dhe ju betohem qe jan te verteta.
    Prandaj mos thoni qe jan antishqiptarizma. Ktu jemi ne nje forum ku flasim per jeten rreth shqiptarve sido qe te jen, te mir apo te kqinj.
    keta lloj njerezish jane nje perqindje e larte tek shqiptaret apo jo FierAjka123?

    Mos genje ketu sepse une e di shume mire gjendjen tek shqiptaret dhe sikur te mos isha shqiptar dy sy i kam ne balle te shikoj se cfare ndodh. Nuk mbulohet dielli me shoshe apo jo?

    Citim Postuar më parë nga FierAjka123
    sa mire e fliske shqipen ti si shqiptar qe sje!
    Ok. lexoje njehere kete fjaline tende. Ti sikur flet si kafshe. Fjalia me lart nuk eshte as shqipe zyrtarisht si zyrtare as gramatikisht e rregullt ne asnje dialekt te gjuhes shqipe ti moj qe i thua vetes shqiptare. Gramatikisht si fillim. Do te zgjas me teper ne kuptimin ku dallohet kafsha me njeriun?

  6. #6
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Per mendimin tim, kjo gje vjen nga historia e gjate lufterash, pushtimes, percarje fetare tokash dhe bashkimi ka munguar me shekuj.
    Edhe pse jemi popull i vogel nuk do te thot qe eshte faji jone! Me ate qe Shqiptari ka kaluar me shekuj vetem luftera, vjedhje, percarje kulture, nga nji pushtush ket tjetri pa ndalim...Te gjith keto kan le dicka negative qe sot jemi ata qe jemi!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Do te zgjas me teper ne kuptimin ku dallohet kafsha me njeriun?
    eh cke per te thene, qe kafsha dhe njeriu dallohet nga gramatika?

    Jam shume dakort me ty komshie. Eshte sikur shqiptaret e kan ne gjake te jene inaxhov dhe per ti mbajtur njerzit ne goje. Nuk eshte per tu habitur qe i vejm rendesi fjaleve e te tjereve...ngaqe e dim shume mire cfare thone dhe cfare mentalitet kan.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    13
    eshte shume e thjeshte cdo gje e keqe vjen si pasoje e nivelit ekonomik, pamundesia per te plotesuar nevojat dhe deshirat i afron sjelljet e njerezve me ato te kafsheve
    'nomad'

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Sipas Darvinit quhet lufte brenda species dhe sherben per forcimin e vet species per te mbijetuar ne luften me speciet e tjera qe per forcimin e species kane zgjedhur rruge te tjera si ajo per shembull

    " Fai i cazi tuoj " qe do me thon shif gjithmon punen tate .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anëtarësuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    Jam me ty 1000% Fierakja. Une e kam pare kete shume ketu ku jetoj. Me pyet sa shoqeri shqiptare kam??? Te pergjigjem une. Kam vetem familjen time immediate dhe njerezit e burrit immediate dhe nje shoqe, dhe nje shok i burrit qe jetojne larg Mass. As nje tjeter. Sic e the dhe ti dhe mua me mungon te bej shoqeri me shqiptaret prandaj dhe rrime forumeve por ne PERGJITHESI nuk jemi popull me edukaten qe duhet ti bejme mire njerit tjetrit. Kam pasur nje rast e solla njeren tek puna ime i mesova punen time dhe kur erdhi puna une prap dola e keqe dhe asaj i kishte ngelur hatri se mendonte qe une nuk e doja ate. Hajde hajde i thashe cfare llogjike eshte kjo. Burri im i mesonte makinen. Nderkohe qe asaj i kishte ngelur hatri kaq keq saqe te mos na flasi me goje ai kerkonte favors sic thashe me larte ti mesoja profesjonin tim, makinen e favors te tjera te vogla. Ehu kjo bote na i here thote burri im eshte bere te besh vetem per veten tende dhe as njeri tjeter. Por ne personalisht prap nuk rrime pa bere favors dhe pa pritur as gje in return une e bej dicka se dua dhe thats it.
    Isha ne nje party tjeter dhe njera ane e salles si fliste anes tjeter. My god nje awkwardness qe se ke me mend. Keto mua me bejne shume pershtypje sepse ne shqiptaret nuk e di ndoshta ngaqe ishim shume te varfer dhe tani shikojme qe dynjaja kane milljonat mendojme ku kemi qene dhe oburra te hypim in any cost. Por ka kjo dynja per te gjithe jo vetem per nje e per dy. Te gjithe milljonera nuk do behemi por po nuk patem me i bere njeri tjetrit mire te pakten te mos i bejme keq.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •