Materiali i meposhtem eshte nje perkthim nga nje konference e Gene Edwards. Ai prek ceshtje qe kane te bejne me menyren se si Kisha jetonte ne shekullin e pare duke e krahasuar kete me situaten e sotme. Mbi te gjitha ngre pyetjen:
A mundet valle Kisha te drejtohet vetem nepermjet vellzerve dhe motrave?
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Ty, vella i dashur, te eshte mohuar privilegji me i madh qe nje i krishter mund te njohe, dhe ti nuk e di kete. Jo vetem ti, por virtualisht cdo i krishter qe ka jetuar keto 1700 vjetet e fundit nuk ka pasur njohuri per kete humbje..
Per cfare po flas? Per kete fakt: Vetem Kisha e Shekullit te pare e gjeti drejtimin e saj nga vellezerit dhe motrat. Ajo nuk e gjeti drejtimin e saj nga ministrat apo pleqte. Kishat e atehershme nuk e gjeten ekzistencen dhe mbijetesen e tyre tek ministrat. Perkundrazi, ato Kisha ekzistuan me anen e vellezerve. Sot, ketu, ne kete takim me ju, une kam ndermend tua provoj kete fakt.
Ka dicka qe ju nuk e keni, ndonese eshte e drejta juaj qe nga lindja. Eshte thirrja ime te shoh qe ju e keni ate. Ne fakt, kjo duhet te jete ajo qe cdo minister duhet te beje, kjo eshte thirrja jone.
Vini re se te gjithe ju qe jeni te pranishem ketu jane te gjinise mashkullore. Ne, burrat, jemi rritur me nje zakon te pandryshueshem dhe te pashprehur me fjale. Perberesit e tij jane: Nje ndertese kishtare, nje podium. Dhe ti, nje burre ti, dikush i gjinise mashkullore tani beji vetes kete pyetje: Cili eshte vendi yt ne Mbreterine e Zotit ashti sic praktikohet sot ne zakonet aktuale te Krishterimit?
Le te shohim me nga afer. Ja ku eshte roli i burrit ne Krishterim.
Ne oren 8:30 te Dielen ne mengjez, vish nje veshje te tmerrshme qe quhet kostum. Me pas ke nje grindje me gruan dhe femijet qe mundohesh ti cosh ne shkollen e se Dieles. Me pas ti, nje burre, akoma duke thirrur, merr makinen dhe shko ne kishe. Ti, nje burre, futesh ne ndertesen kishtare (Mos harro se je nje burre). Ti ne keto momente po ploteson kerkesat e Krishterimit ndaj teje nje burri te konvertuar. Tani ne kete ndertese ti ulesh. Ti, nje burre, me pas degjon nje ligjerate te nxjerre nga tradita Greko-Romake, te shpallur nga Aristoteli, ne nje praktike qe Aristoteli e quante retorike. Ti, nje burre, ke bere tani detyren tende mashkullore, ti ke plotesuar modelin e rolit te mashkullit te krishtere. Keshtu pra, tani ti mund te ngrihesh nga karrigia dhe te shkosh ne shtepi. Kjo eshte gjithcka!!!
Ky eshte roli yt ne Mbreterine e Zotit.
Ne fillim nuk ishte keshtu.
Ajo cfare mendon ti dhe cfare shikon ti, eshte thjesht ti, nje njeri i heshtur, ne nje karrige. Ky eshte shume krishterim per ty! Ti je dikush qe eshte totalisht i varur nga nje prift, nje minister, ose nga pleqte, kur vjen ne kishe.
Degjo fjalorin tend, burre! Gjithe fjalori qe lundron perreth mikrobotes ku ne jetojme eshte treguesi i asaj cfare ne mendojme dhe tregon mjedisin tone.
Ti, dhe gjithe Krishterimi, e ka pranuar kete status. Dhe kjo ka ndodhur pa u kuptuar. Te hysh ne nje ndertese dhe te ulesh, te ngrihesh dhe te dalesh, kjo je ti! Kjo eshte gjithka qe je ti! Te pakten, kjo eshte gjithcka qe ti je si nje vella. Kjo eshte gjithcka qe ti je si nje i krishtere. Nuk duhej qe te ishte thjesht te hysh ne nje godine, te ulesh per nje ore, te ngrihesh dhe te dalesh. Nuk eshte e drejte qe ti ta shohesh veten dhe te tjeret ne kete gjendje. Kjo nuk eshte e drejte. Dhe nevojitet nje revolucion qe ta ndryshoje kete!!! Jo nje revolucion i vogel, i turpshem. Jo! Nje revolucion radikal, trondites!
(vazhdon)
Krijoni Kontakt