Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ministri i Brendshem: Te hapet hetimi per Ramen
    E Enjte, 17 Nentor 2005
    Sokoll Olldashi deklaron se dosjet e reja patjeter qe do t'i dergoj ne Prokurori: "Dosjet e Rames i ka Prokuroria, mjafton t'i hape ato. Ka kater vjet qe i mban aty". Reagimet e kreut te PS dhe ish-ministrit te Rendit Publik

    Renato KALEMI

    Ministri i Brendshem, Sokol Olldashi ka rikonfirmuar edhe njehere se do te dorezoje ne institucionin e prokurorise disa dosje te reja qe implikojne kreun e opozites socialiste e njekohesisht kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ne nje deklarate te dhene dje per median, Olldashi pranon se do t'ia dergoje te gjitha dosjet Prokurorise se Pergjithshme, ndonese sipas tij, ne kete institucion ndodhen disa nga dosjet e vjetra te kryetarit Rama.

    "Dosjet e reja patjeter qe do t'i dergoj ne Prokurori. Dosjet e Rames i ka Prokuroria, mjafton t'i hape ato. Ka kater vjet qe i mban aty", u shpreh dje ministri Olldashi, ndoshta duke iu referuar dosjeve qe mund te kete cuar ne prokurori komisioni parlamentar qe u ngrit per te hetuar investimet e ministrise se Kultures e Bashkise se Tiranes, dy institucione te drejtuara nga kryetari i selise roze Edi Rama.

    Historia e ekzistences se nje dosjeje per kryebashkiakun Rama e ka zanafillen tre dite me pare, kur ministri i Brendshem deklaroi ne Kuvendin e Shqiperise se mban ne sirtaret e tij nje dosje, si per Ramen, ashtu edhe per ish-ministrin e Rendit Publik, Igli Toska. Ne ate mbledhje Olldashi siguroi se do t'i dorezoje mjaft shpejt ne Prokurori ato dosje, ndersa publikoi se ish-ministri Toska ka shpenzuar rreth 255 milione leke vetem per te rregulluar zyren e tij.

    Nderkohe, ka qene i menjehereshem reagimi i kryetarit te PS-se dhe ish-ministrit te Rendit, ne lidhje me kete ceshtje. Ne nje konference per shtyp, Rama eshte shprehur se nuk i trembet asnje shantazhi dhe asnje kercenimi. "Jam krenar qe jam ne listen e te akuzuarve te kesaj mazhorance, qe nuk di te beje asgje tjeter dhe duke qene i pari ne liste deshmoj se sa banale eshte beteja e tyre kunder korrupsionit", reagoi Rama. Ndersa Toska ka thene nga SHBA, ku ndodhet me studime, se do te padise Olldashin. Ne vijim te ceshtjes, organi i akuzes u ka bere thirrje deputeteve dhe zyrtareve te shtetit te dergojne ne prokurori te gjitha materialet qe zoterojne per abuzime financiare.

    renatokalemi@korrieri.com

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    PORTI Spaci mbaroi jo si pasoje e vullnetit tend, por si pasoje e vullnetit te gardianeve te tu. SI e eka thene edhe Abraham Lincoln "Familiarize yourself with the chains of bondage and you prepare your own limbs to wear them." Mos harro se akoma po i kerkoni strehi, shperblim dhe integrim ish gardianeve tuaj.

    Darwin

    Ti ku ke jetuar deri tani, se te 99 sondazhet e para zgjedhjeve e renditen Ramen politikanin e pare ne shqiperi si me te preferuar per te gjitha, per kryeminister, arritje, moral e cdo gje tjeter. Apo kur dolen keto ishe me pushime ne mal zotrote?

    Une nuk e kuptoj pyetjen tende! CFARE KA BERE RAMA, PER CFARE ABUZIMESH ESHTE AKUZUAR??? Ka bere thua, abuzime thua, por deri tani asnje s'ka permendur cfare abuzimesh? Ka abuzuar me lejet e shesheve te ndertimit thone keshtu ne pergjithesi? Ok si e ka bere kete? Ku jane keto abuzime dhe cpune ka ministri i rendit me abuzimet ne ndertim qe sjane fare kopetence e tij, sidomos kur bashkia eshte nje segment totalisht i pavarur?

    Shqiperia ka halle serioze dhe kerkon njerez serioze, jo ministra te paafte, llapaqene, mistrece e te paguar dyfish. Keta jane dordolece e langaraqe jo ministra. As vartesit nuk i marrin seriozisht me keto kastraveclleqe qe bejne.

    Po keshtu eshte kur ne krye te vendit vijne xhahilet, edhe qeverisja kthehet ne qeverisje perverte - ja shikoni me cfare merren, dollapi, tavolina, karrigia. Po nuk kane faj, se PS gjeti nje polici te dezertuar qe as uniforma s'kishin, e pagueshin 60 dollare ne muaj me pak se rojet e shkollave. Por shume shpejt do vije prape ajo polici, policia e vizionit Mulosman dhe e mentalitetit Tropojano-Lazarats qe do lulezoje ashtu si hashashi ne Lazarat ne fund te Gushtit. Mbaj mend keto xhahillleqe qe bejne keta se pastaj kur te plase do thoni se ua beri Greku dhe CIA.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Mbaj mend keto xhahillleqe qe bejne keta se pastaj kur te plase do thoni se ua beri Greku dhe CIA.
    Ate harroje ti edhe gjith soji dhe sorollopi yt.
    Njeher e detyruat Berishen, qe ose te linte pushtetin ose ta fusnit Shqiperine ne luften Veri-Jug.

    Nga ajo dite Sali Berisha ka patur 8 vjet x 365 dite x 18ore = 52 500 ore per te pergatitur veten per riardhjen ne pushtet.

    -----------------------------

    Cdo ore (nga ato 52 500) nje nga ju do e paguaj, me para, liri apo jete

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660

    Berisha eshte rrezik per paqen sociale te shqiptareve.

    Perurimi i bujshem i bonapartizmit
    E Enjte, 17 Nentor 2005
    Nga Mustafa NANO

    Perpara disa javesh, ne nje shkrim timin per gazeten "Korrieri" kam paralajmeruar instalimin e nje regjimi bonapartist, me fjale te tjera te nje regjimi, ku pushteti egzekutiv, i identifikuar ne cdo cep me nje personalitet te vetem, i ve shkelmin ne fyt te gjitha institucioneve e autoriteteve te tjera shteterore e publike, e mbi te gjitha Parlamentit. Nuk me coi ne kete perfundim thjesht rikthimi ne pushtet i Sali Berishes, prirjet bonapartiste te te cilit jane demonstruar vence ne periudhen 1992-1997. I impresionuar (me sakte, i infektuar) ne nje fare menyre edhe une prej nje naiviteti sugjestiv qe mbertheu shumicen e shqiptareve, te cilet zune ta benin mendjen top se egzorcizimi i Berishes ishte tashme nje fakt i kryer e nje proces i mbyllur, me eshte dukur se qendrimi kritik qysh ne krye te heres ndaj Berishes, nga njera ane do te me merrej per nje antipati inerciale e apriori-stike, e nga ana tjeter do te kacafytej dukshem me bindjen time te patundur, sipas se ciles te gjithe njerezit kane te drejten e fakultetin per ta rishqyrtuar e ndryshuar vetveten.

    Rrjedhimisht prita disa kohe qe te shfaqeshin shenjat e para te bonapartizmit te ri, vec duke iu lutur Zotit qe keto shenja te mos shfaqeshin kurre. Dhe si per te marre me te mire dyshimet e mia ogurzeza, keto shenja, ndonese fillimisht te zbehta, nuk munguan. Po me mbushet rradakja tashme, se nese dikush pret gjera e vepra te keqija nga Saliu, ai gjithsesi nuk ka per t'u "zhgenjyer". Eshte aq e vertete kjo gje, sa bash per kete motiv, te jesh antiberishian nuk eshte absolutisht shenje inteligjence. Por te jesh proberishian amá, eshte me siguri shenje e mungeses totale te inteligjences.

    Sulmi koral i kurdisur dhe i dirigjuar nga Kryeministri mbi institucionin e kryeprokurorit e mbi institucione te tjera, inkursioni i shpeshte i Kryeministrit ne mbledhjet e grupit te vet parlamentar, fjalimet "ex cathedra" te mbajtura perballe deputeteve te tutkunosur te grupit te tij parlamentar, tonet urdheruese e paternaliste, show i shpeshte televiziv ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave, ne qender te te cilit eshte gjithmone ai dhe vetem ai, Sali Berisha, mbytja e iniciatives se cdo ministri e te cdo ministrie, per pasoje eklipsimi i cdo personaliteti tjeter qeveritar e shteteror, te gjitha keto pra, kane qene simptoma te qarta bonapartiste. Dukej qe Kryeministri Berisha i diteve e javeve te para po rrekej te replikonte kembengulshem e pike per pike Presidentin Berisha te viteve 1992-1997. Vetem se nuk po e bente balte.

    Por erdhi dita, dhe e beri balte. Sesioni parlamentar i para tri diteve, ku ne qender te diskutimit ishte lufta kunder korrupsionit, perben deshmine me uluritese te bonapartizmit. Bonaparti shqiptar, i rrethuar e i mbeshtetur nga bonapartuce te mjere, pushtoi pa pike turpi e skrupulli tempullin e demokracise shqiptare. Ai merrte mikrofonin nen vezhgimin e trembur te nje gruaje qe quhet Jozefina Topalli, e cila merr vesh nga demokracia e parlamentarizmi aq sa merr vesh dhia nga tagjia dhe te cilen bash per kete arsye e kane zgjedhur per te drejtuar ne menyre kinse neutrale veprimtarine parlamentare; ai fliste sa here te donte, jepte leksione mbi demokracine e shtetin e se drejtes (kete, te pakten kete, mund te na i kurseje ky malukat), i jepte pergjigje kujt te donte, u drejtohej te gjitheve me "ti", e ngrinte zerin sipas qejfit, nervozohej, ngerdheshej e zgerdhihej si nje i ceikuilibruar, leshonte akuza e sharje nga te gjitha anet, dhe nderkohe me gishtat e dores se majte improvizonte ate gjest, qe rrugacet shqiptare e bejne sa here qe duan te shajne dike me nene e me moter. Ai u soll ne ate Parlament, ashtu si eshte sjelle per pesembedhjete vjet me radhe ne forumet orwell-iane te Partise Demokratike, thjeshtrat e te cileve (forumeve), duke qene se per nje kohe te gjate jane shtrenguar te mos flasin ndryshe, tani ose/edhe kane harruar te mendojne ndryshe, ose/edhe nuk mund te kuptojne e besojne se mund te kete mes tyre nje njeri qe mund te mendoje ndryshe (eshte aq e vertete kjo, sa Spartak Ngjela, teksa guxoi te mos binte dakord ne nje mbledhje te grupit parlamentar me do ide te Kryeministrit, i ka ngjare shumekujt brenda atij grupi me nje marsian).

    Bonapartucet aty rrotull tij ne Parlament ose benin sehir, ose jepnin perpara tij prova te luftes bonapartiste kunder opozites. Ndersa nje prej ministrave shpallte e akuzonte me gojen plot kryetarin e Partise Socialiste si simbolin e korrupsionit ne Shqiperi, ministri i Puneve te Brendshme deklaroi po me gojen plot, se ai ka ne zyren e vet "dosjen e kopsitur te Edi Rames". E tmerrshme. E pabesueshme. Nje deklarate e padegjuar nga goja e nje ministri te Puneve te Brendshme te ndonje vendi demokratik. "Ky eshte fashizem", tha Majko jo pa te drejte, por ne fakt per te kualifikuar kete banditizem, nuk eshte nevoja t'u drejtohemi per ndihme modeleve te diskredituara politike jo e pertej shqiptare. Ne kete rast, ne mund t'i referohemi historise sone politike, Kadri Hazbiut, Simon Stefanit e Hekuran Isait, etj, te cilet kane adoptuar hapur sjellje te tilla ndaj kundershtareve te partise, nderkohe qe kane qene ne krye te ministrise se Puneve te Brendshme. Shkurt, kemi te bejme me nje perthyerje staliniste, alias enveriste, te jetes politike shqiptare. Eshte nje perthyerje e frikshme, gje qe nuk duhet megjithate te na beje te mendojme se po kthehemi ne bolshevizem. Jo! Dukuria qe e shpreh e perfaqeson ne menyre besnike realitetin e sotem eshte bonapartizmi, me fjale te tjera, zhvendosja e pushtetit egzekutiv ne qender te sistemit politik dhe terheqja zvarre e ketij pushteti prej vullnetit tekanjoz te kreut te tij.

    Ajo, se ciles une personalisht i jam trembur qysh perpara zgjedhjeve, po ndodh; madje, me shpejt se sa e prisja. Ky bonapartizem i ri po calltis te ngrihet mbi rrenojat e disa arritjeve ne planin e demokracise. Kemi te bejme me nje hap dramatik prapa. Opozita eshte e aq ndrojtur dhe e aq trembur, sa nuk guxon te marre ne mbrojtje arritjet e mesiperme, te cilat jane te markes socialiste, te po asaj marke qe mban me vete - duhet ta themi kete - edhe kjo Shqiperi moralisht e shthurur dhe e korruptuar. Pertej te gjitha teprimeve te bera nga makina propagandistike e kundershtareve te PS-se, kjo parti eshte e identifikuar me te drejte si bartesja dhe injektuesja e virusit te korrupsionit ne trupin e politikes, e cila ka lenguar edhe pa kete virus nga semundje te tjera tradicionale te klanizmit, klientelizmit, nepotizmit, padijes e mujsharizmit. E vetedijshme per kete gje, PS-ja eshte aq shume e terhequr, sa nuk guxon te marre as iniciativen per te kundershtuar drejtimin e Parlamentit nga nje kobure antiopozitare dhe drejtimin e ministrise se Puneve te Brendshme nga nje njeri qe mban ne zyren e vet dosjen e penalizimit te kreut te partise me te madhe te opozites.

    Sikur te mos mjaftonte kjo dobesi e opozites qe i behet krah rishfaqjes arrogante te bonapartizmit, kemi me ane tjeter qendrimin e shumices se faktoreve te tjere te jetes publike, nje pjese e te cileve, duke qene se e interpretojne luften ndaj korrupsionit te socialisteve si nje perparesi mbi te gjitha perparesite, kane demonstruar se jane te gatshem te tolerojne, per te mos thene te mirepresin, cdo praktike jo legale e antidemokratike ne funksion te kesaj lufte. Nje numur faktoresh te tjere te jetes sone publike jane terhequr per po te njejtat arsye, te cilat shpjegojne zerin e dobet te opozites politike: jane te korruptuar dhe kane frike se tyta e armes se pushtetit te ri mund te kthehet edhe ne drejtim te tyre (fjala vjen, bota mass-mediatike eshte gati e gjitha dashamirese me regjimin e sotem). Pjesa e mbetur mund te thuhet se thjesht kane frike prej Bonapartit tone, i cili, pervecse ka me pushtetin nje raport epsharak, eshte aq i pagdhendur, harbut, lunatik, i paparashikueshem e psikikisht i paqendrueshem, sa te kall daten. Me mire se kushdo, kete e dine ata qe punojne me te (ne fakt, per te), e te cilet e duartrokasin me pahir ne cdo paudhesi e idiotesi.

    Ne kete terren pra po hedh rrenje regjimi i ri bonapartist. Seanca parlamentare, per te cilen folem ne krye, eshte domethenese, pasi ben perurimin e zhurmshem te ketij regjimi. Kush ka patur iluzione nuk duhet te kete me: Sali Berisha eshte e do te jete ai qe ka qene: nje rrezik per demokracine e per paqen sociale te shqiptareve.



    ....e kam ditur qe M.Nano eshte nje pene e perkryer por sot mu mbush mendja qe ai eshte analisti me i afirmuar dhe kurajoz i shtypit shqiptar.

  5. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nuk e ka fajin vetem Sala. Eshte e lehte t`ja hedhesh fajin nje personi te vetem.Fundja cdo popull ka ate qeveri qe meriton.
    Ne si popull deshtuam per te krijuar nje force te trete politike, te afte per pushtet.Kjo ka per te na kushtuar shtenjte.
    PS-ja dhe PD-ja jane dy forca politike te kalbura,secila me ndyrtesine e vet.Plus qe ne politiken shqiptare jane edhe te huajte ,qe nderhyjne.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    PORTI Spaci mbaroi jo si pasoje e vullnetit tend, por si pasoje e vullnetit te gardianeve te tu. SI e eka thene edhe Abraham Lincoln "Familiarize yourself with the chains of bondage and you prepare your own limbs to wear them." Mos harro se akoma po i kerkoni strehi, shperblim dhe integrim ish gardianeve tu.
    O LESHI,,, seriali Spaci mbaroj tani e ka radhen SERIALI BENCA eshte me shume pjese ki durim dhe do ta shohesh eshte me ngyra jo si ata filmat e Dulles bardhe e zi
    sa per ata gardianet e mije ata sjane te mite por jane ta tuat e pame sa trima ishin pas 90 u bene te gjithe me prostat dhe nga frika urrinonin ne shtrat, te kujtohen ato vite se si justifikoheshin o ishte rregjimi thonin o u erdhi fytyra ne 97 per te keqen e tyre pram se tani ka dale nje ilac me i fort quhet korupsion ather ja hodhet me genocidin por zbesoj kete rradhe LESHI . .....PER LESH DO SHKONI
    DIKU NGA SERIA BENCA DO TE SHOHESH NJE GARDIANQE PRET TEK DERA E BIRUCES NE NJEREN DORE KA ATE POMPEN E BICIKLETES(KAMXHIKUN) DHE NE TJETERN DISA NDERESA TE REJA QE VIJNE ERA MAGAZIN LESHI... KJO PUNE KESHTU E PATE U ERDHI MIRE KUR HANIT TENDERA PARAT E FUKARENJEVE TANI DO HANI SUPE BENCE ME HUDHRA E DO PINI CAJ MALI
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 18-11-2005 më 22:12

  7. #17
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Darwin

    Ti ku ke jetuar deri tani, se te 99 sondazhet e para zgjedhjeve e renditen Ramen politikanin e pare ne shqiperi si me te preferuar per te gjitha, per kryeminister, arritje, moral e cdo gje tjeter. Apo kur dolen keto ishe me pushime ne mal zotrote?

    Lesho, kur te hapesh goje here tjeter mos me trego malin mua sepse po te kujtoj pikerisht ty, qe sorollopi i oficereve pasi la krrabat e dhente erdhi nga mali direkt ne Tirane. nqs s'te kujtohet origjina, - Pandi Raidhi "Krevati i perandorit".


    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Une nuk e kuptoj pyetjen tende! CFARE KA BERE RAMA, PER CFARE ABUZIMESH ESHTE AKUZUAR??? Ka bere thua, abuzime thua, por deri tani asnje s'ka permendur cfare abuzimesh? Ka abuzuar me lejet e shesheve te ndertimit thone keshtu ne pergjithesi? Ok si e ka bere kete? Ku jane keto abuzime dhe cpune ka ministri i rendit me abuzimet ne ndertim qe sjane fare kopetence e tij, sidomos kur bashkia eshte nje segment totalisht i pavarur?
    Po te bej nje pyetje fare te thjeshte.. Sa kushton nje projektor? dmth, sa blihet ne dyqan? me 5000$ gjeje nga me te miret fare ne ate kohen e ministrit Rama (kur ishte zgraps i vogel!).. kurse me 2500 - 3000 gjeje projektore qe ta benin punen mire fare, por jo niveli maksimal. A e di ti se per kete njesi (projektor!) jane paguar ne disa raste 8 milione leke te vjetra per ta perdorur (pra do ti kthehej te zotit me pas!) per rreth 2 ore per nje aktivitet te ministrise?

    Lesho, nuk po shtoj me he per he, qe here tjeter te mos besh pyetje ne hava sepse nuk po flet me njerez "Edi je njesh" (po ta kujtoj meqe na permend malin zotrote).


    edhe sidomos kur permend fjalen "Shqiperia ka nevoje per njerez serioze" te falenderoj qe me ben te qesh, per gabim total qe ke ne shenjester.. duke patur parasysh gjithmone se me kete togfjalesh -njerez serioze- ti ke parasysh Edvinin.
    Apo e kam gabim dhe nuk e ke per edvinin?

    Apo ke deshire ta sqarojme dhe kete paragrafin e fundit, ne lidhje me seriozitetin e njerezve?


    - - - - - - - - - -

    me fal, se harrova dhe njehere pyetjen:

    "Fakti" qe je politikani me popullor ne Shqiperi (apo ne cdo vend te botes) juridikisht te jep imunitet nga ato qe ke bere?

    (me kujtohet rasti i Kohl, ne Gjermani.. per 150 000 deutsch marks, te cilat i mori partia, jo ai vete.. paralelizmi me edvinin tuaj me ben te vjell!)
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 20-11-2005 më 23:51
    Prektora

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd
    --

    Ish-ministri i Drejtësisë, pallate 8 katëshe në qendër të Pogradecit


    Fatmir Xhafa, 2 pallate mbi godinën e çerdhes



    Policia Ndërtimore ka bllokuar dy pallate në qytetin e Pogradecit, që sipas disa prej qytetarëve që kanë dhënë paragim për blerjen e shtëpive në këto dy pallate shprehen se janë prona e deputetit të PS-së, Fatmir Xhafa. Megjithatë në dokumente gjenden emra të njerëzve të afërt të Xhafës. Për arsye se e gjithë struktura si e Bashkisë dhe e Policisë Ndërtimore ishte e majtë deputeti arriti të fshihte fare mirë emrin e tij.

    Këto pallate të ish-ministrit kanë filluar në vitin 2002, dhe në maj të 2005 kanë përfunduar. Veprat e Xhafës nuk i shpëtuan dot kontrollit dhe misionit të Policisë Ndërtimore, e cila pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat e herë pas hershme nuk e braktisën funksionin e tyre në zbatim të ligjit. Kontrolli i bërë ditë më parë mbi këto vepra tashmë të ngritura në mes të Pogradecit, vërtetuan parregullësi dhe shkelje ligjore në to. Ndërkohë që dokumentacioni flet vetë, a duhet që të presim ndonjë deklaratë se dhe ky ndalim është politik?

    Përsa i përket 8-katëshit të ndërtuar nga subjekti ndërtues "Jona" dokumentacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ndërtimore na servir një fakt tjetër. Që më parë në këtë truall ka qenë një çerdhe fëmijësh, që kryetarja e atëhershme e Bashkisë Pogradec e ka privatizuar dhe kjo edhe me vendim të ministrit Ylli Bufi. Ndërkohë, që funksioni i këtij objekti ishte çerdhe. "Miratojmë privatizimin e objektit "çerdhe e fëmijëve" në lagjen nr. 2 Pogradec, në administrim të Bashkisë miratuar për privatizim me Vendim nr. 37 datë 02.07.1999 të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Për sa më sipër të përgatitet dokumentacioni në bazë të VKM 192 datë 20.03.1998 "Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet dhe proçeduart e shitjes" si dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi", thuhet në vendimin e nxjerrë për privatizim nga ish-ministri socialist i Ekonomisë dhe Privatizmit, Ylli Bufi.






    Si u kthyen çerdhet në pallate të Xhafës


    Burimet nga Pogradeci bëjnë të ditur, se në vitin 2002 ky truall është blerë nga ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa i cili ka ngritur veprën e tij 8-katëshe me miratim nga Bashkia Pogradec. Çerdhja ndodhej në lagjen nr. 2, në Pogradec, e cila u privatizua për t'u kthyer në shesh ndërtimi. Të dy këto vepra paraqesin shkelje dhe abuzime, sepse s'mund të shndërrosh në një çerdhe fëmijësh një ndërtesë për interesa personale. Megjithëse ish-ministri Xhafa është treguar i zoti, duke mos lënë që emri i tij të figurojë në asnjë dokument, burime nga Pogradeci vërtetojnë se këto vepra janë pronë e tij. Ndërkohë, që qytetarët pogradecarë nuk kanë nevojë për burime ata e dinë shumë mirë se kujt i përkasin këto vepra në qendër të qytetit. Duke qenë një strukturë e përgatitur dhe e gjitha në funksion të kuadrove të tyre drejtues pjesëtarët e Bashkisë së atëhershme socialiste, e eliminuan çerdhen, duke e kthyer atë në një shesh ndërtimi për ish-ministrin e Drejtësisë, Fatmir Xhafa dhe kjo në bashkëpunim edhe me ministrin Ylli Bufi. Pavarësisht faktit se kjo çerdhe ishte e dëmtuar, Bashkia e përbërë nga funksionarë socialistë parapëlqeu kthimin e saj në një shesh ndërtimi sesa rikonstruksionin e saj për t'u shërbyer fëmijëve.


    Dokumentacioni

    Bashkisë Pogradec

    Degës së Shoqërive Publike Pogradec


    Në përgjigje të shkresës nr. 120, datë 06.09.1999, miratojmë privatizimin e objektit "çerdhe e fëmijëve" në lagjen nr. 2 Pogradec, në administrim të Bashkisë miratuar për privatizim me Vendim nr. 37 datë 02.07.1999 të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Për sa më sipër të përgatitet dokumentacioni në bazë të VKM 192 datë 20.03.1998 "Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet dhe proçeduart e shitjes" si dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi.

    Ministri Ylli Bufi.

    Këshilli Bashkiak i mbledhur më 02.07.1999, vendosi që:

    1. Çerdhja e fëmijëve në lagjen nr. 2 t'i kalojë Angjesisë Kombëtare të Privatizimit

    2. Kryetari i Bashkisë të ngrejë komisionin e ekspertëve për vlerësimin e objektit.


    Si u bllokuan punime tek pallatet e Xhafës


    Pas një inspektimi që Policia Ndërtimore e Pogradecit ka bërë në këtë qytet, ka vërejtur parregullsi teknike në dy pallatet 8 katëshe në qendër të qytetit. Kjo ka bërë që kjo Polici Ndërtimore të lëshojë menjëherë urdhrin për bllokimin e punimeve në këto ndërtime


    Punimet në pallatet e Xhafës janë ndërprerë pas urdhërit të qeverisë për të mos lejuar asnjë ndërtim në objektet e shkollave. Një muaj më parë qeveria nxori vendimin për lirimin e të gjithë territoreve të shkollave apo ambjenteve publike që ishin uzurpuar nga një mori ndërtimesh pa leje. Kjo gjë kishte ndodhur jo vetëm në Tiranë po në të gjithë territoret publike të vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Ndërtimore me një mision për t'u admiruar brenda një muaji arriti të çlirojë shkollat, çerdhet e fakultetet nga këto ndërtime. Nga ana e pronarëve shpesh herë pati reagime dhe kjo mund të kuptohet, sepse nga një kryetar bashkie apo nga një funksionar i qeverisë socialiste këto pronarë kishin marrë një lloj sigurie, për përjetësinë e ndërtimeve të tyre pa leje. Madje këto funksionarë abuziv i kishin pajisur edhe me "dokumentacione", që sipas pronarëve i bënte të ligjshme veprat e tyre. Por ligji është i shkruar e zezë mbi të bardhe që: "nuk lejohen ndërtime në territoret publike si shkolla çerdhe etj", por siç duket funksionarët socialistë dhe kompetentë në fushën e ndërtimeve, nuk e kishin vënë re këtë paragraf të Ligjit "Për Urbanistikën". Policia Ndërtimore, vazhdoi misionin e saj edhe përsa i përket ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin. Po të ndalemi në Tiranë, sipas informacionit të kësaj policie, u vu re, se mjaft vepra të rëndësishme nuk kishin dokumentacionin e duhur, dhe për më tepër, rrezikonin, sigurinë për qytetarët e vendit. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, reagoi, duke thënë se këto ndalime të ndërtimeve pa leje, ishin politike, por ai s'mund t'u shpëtojë kaq lehtë përgjegjësive të tij. Sepse, është fakt që në një shkollë të Tiranës të rikonstruktuar nga Bashkia e Ramës, fëmijëve u ra çatia mbi kokë, është fakt që në mbikalimin e Zogut të Zi, nuk ka oponencë teknike, pra nuk ka siguri për qytetarët, është fakt që në atë mbikalim janë vënë re 19 shkelje tekniko-ligjore. A mund të thotë Rama se edhe këto shkelje janë vërejtur për arsye politike, a mund të thotë ai se mbrojtja dhe krijimi i sigurisë së qytetarëve bëhet për arsye politike?. Hipokrizia e tij arrin kulmin, duke iu shmangur përgjegjësive ai vazhdon me monologun e tij grotesk, pa e vrarë ndërgjegja se po çon me veprat e tij të "ligjëruara" drejt tragjedisë mijëra qytetarë. Veprimet e tij, rrugaçërore shkojnë deri atje sa kërcënon në telefona nënpunës civilë, dhe njerëz, të cilët në emër të qytetarisë dhe për të mirën e komunitetit e ftojnë për t'i dhënë zgjidhje veprave të tij të rrezikshme. Mafia e ndërtimit nuk është e përqëndruar vepër në Tiranë, por edhe në qytetin e bukur të Pogradecit. Pas një inspektimi që Policia Ndërtimore e Korçës ka bërë në këtë qytet ka vërejtur parregullësi në dy pallate 8-katësh në qendër të qytetit, të cilat në prapavijë, sipas burimeve nga Pogradeci rezultojnë pronë e ish-ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafa. Këto vepra, nuk habisin askënd në Pogradec, të cilët e dinë shumë mirë se veprat në qendër të qytetit janë pronë e ish-ministrit, dhe pa pasur mundësi të bëjnë gjë pranojnë fatin e tyre dhe të qytetit ku ata jetojnë.


    Dukumentacioni i njërit prej pallateve


    Dega e Policisë Korçë

    Nga shqyrtimi i dokumentacioni tekniko-ligjor të depozituar nga subjekti ndërtues "Lesar Konstruksion", në Degën e Policisë së Ndërtimit Korçë, sektori Pogradec, konstatojmë se:

    1. Në dosje nuk është liçensa e drejtuesit teknik e z. Robert Kote "për zbatim"

    2. Në dosje nuk janë vendimet për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit

    Nga verifikimet e planimetrisë së sheshit të miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Pogradec konstatojmë se:

    Në drejtim jugor të ndërtimit, distanca me objektin 7-katësh është miratuar, duke mosrespektuar pikën 120/a të Rregullores së Urbanistikës.

    Distanca e objektit me akset e rrugëve në drejtimin veri dhe perëndim (sipas modelit të përcaktuar në rregullore).

    Në drejtimin lindor jepet një kufi ndarës me distancë 1 metër dhe 4.5 metra nga objekti 9 kat (në bazë të pikës 120/a të Rregullores së Urbanistikës, distanca ndërmjet 9-kat dhe 2-kat është 13 metra)

    Në planimetrinë e sheshit të ndërtimit nuk jepet qartë kufiri i pronësisë.

    Planimetria e sheshit të ndërtimit duhet të kishte një figuracion sipas modelit të Rregullores së Urbanistikës.

    Në fletët e projektit konstatojmë se mungojnë fletët e "prerjes gjatësore" dhe "tërthore".


    Dokumentacioni i pallatit tjetër


    Nga shqyrtimi i dokumentacionit tekniko-ligjor që ka depozituar në dosjen e Policisë së Ndërtimit Korçë, subjekti ndërtues "Jona" konstatojmë se:

    1. Në dosje nuk janë vendimet për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit.

    Nga verifikimi i planimetrisë së sheshit të miratuar rezulton se:

    Distanca nga objekti 9-kat në drejtim verior nuk është miratuar në respektim të pikës 120/a të Rregullores së Urbanistikës. Po kështu edhe distanca me objektin 5-kat në drejtim lindor.

    Nuk jepet distanca e objektit me aksin e rrugës në drejtim lindor (sipas modelit në Rregulloren e Urbanistikës).

    Në drejtim jugor nuk plotësohen pika 66 e Rregullores së Urbanistikës.

    Planvendosja nuk përputhet me lejen e ndërtimit, përsa i përket numrit të kateve.

    Në projektin e depozituar mungojnë fletët e "prerjes gjatësore" dhe " tërthore" të objektit.

    Në fletët "pamje" nuk jepen kuotat për objektin. Në fletët "pamje nga veriu" bodrumi paraqitet mbi sipërfaqen e tokës.

    Në stampë projekti është firmosur vetëm prej njërit nga dy arkitektët.

    Për sa më sipër të merren të gjitha masat në zbatim të ligjit, duke vepruar menjëherë.





    -------------
    rd

  9. #19
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Mos na sillni artikuj nga RD ketu s sidqofteky forum e ka nje fare niveli..

    Largohet nga puna drejtori i biblotekes kombetare A. Plasari. Si duket Sala si ka qejf njerezit intelektuale se i nxjerrin ne pah difektet ne formim.

  10. #20
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga vioxx

    Largohet nga puna drejtori i biblotekes kombetare A. Plasari. Si duket Sala si ka qejf njerezit intelektuale se i nxjerrin ne pah difektet ne formim.
    Aurel Plasari njeri intelektual ???!!!!
    Pa dyshim intelektuali me i pa skrupull i periudhes post-komuniste.Intelektuali me i pavlere i vleresuar ne Shqiperi ndonjehere.Armiku me i madh i shoqerise civile ne Shqiperi.Nje turp per komunitetin vllah te Shqiperise ,qe jane patriote dhe te ndershem.

    N.q.s z.Sali e ka bere kete veprim , hallall i qofte mandati per keto 4 vjet!!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •