Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Qeveria: Dosjet e ish-ministrave të korruptuar të hetohen

    12 dosjet e qeverisë. Rama, Majko e Toska, nën akuzë




    --------------------------------------------------------------------------------
    Qamil XHANI

    Ato akuza që u thanë publikisht për dy ditë me radhë në seancën e Parlamentit qeveria i ka dërguar zyrtarisht në Prokurori. Dje janë bërë gati 12 dosje, ku pasqyrohen shkelje të ndryshme dhe janë dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme. Gazeta “Tirana Observer”, publikon emrat e politikanëve, për të cilët administrata e qeverisë “Berisha” mendon se kanë shkelur ligjin dhe mbi këtë bazë, sipas tyre, duhet të akuzohen zyrtarisht. Gjithsesi, do të jenë prokurorët ata që do të vlerësojnë nëse akuzat në denoncimet e depozituara në prokurori do të marrin formë ligjore. Një gjë e tillë pritet të bëhet pas studimit të materialeve.
    Të akuzuarit
    1. I pari në listë qëndron kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Pothuaj në të gjitha deklaratat e demokratëve ai është akuzuar për shpërdorim të detyrës, duke abuzuar me lejet e ndërtimit. Dosja është përpiluar nga ministri i Transporteve, Lulzim Basha, dhe në të përfshihen shifra e dokumente. 2. I dyti në listën VIP renditet sekretari i PS-së, Pandeli Majko. Ai u akuza nga kundërshtarët politike për mosdeklarim të pasurisë. Sipas Bujar Nishanit, ekzistojnë llogari bankare të Majkos në shtete të tjera. 3. Ish-ministri i Rendit, Igli Toska, duket se ka dosjen më voluminoze. Për përgatitjen e saj ka menduar vetë pasardhësi i tij, Sokol Olldashi, i cili ia ka llogaritur shpenzimet deri në qindarkën e fundit. Abuzimet me tenderat dhe shpërdorim i detyrës në miliona dollarë, duket se do të jetë akuza për Toskën. 4. Akuzat për KESH-in dhe ish- drejtuesin e saj, Andis Harasani, janë një tjetër dosje që është nisur drejt zyrës së Sollakut. Vetë kryeministri Sali Berisha është përbetuar se shkaktarët e krizës energjetike që shpërdoruan miliona dollarë për makina luksoze do të ndëshkohen rreptësisht. 5. Abuzimet e bëra në dogana nga biznesmenët do të hetohen rreptësisht nga prokuroria. Ministri i Financave, Ritvan Bode, deklaroi se janë 731 raste ku u janë shmangur taksave, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 3,1 miliardë dollarë. 6. Ish- Ministri i Bujqësisë, Agron Duka, do të hetohet nga prokuroria për shmangie të evazionit fiskal dhe abuzimeve gjatë kohës në detyrë. 7. Një dosje e veçantë përmbledh dhe vetë ata që kanë përfaqësuar organin e akuzës gjatë viteve. Zëvendëskryeministri Ilir Rusmajli ka përmendur fakte për prokurorë që fshijnë provat apo shesin dosje. 8. E njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe për disa gjykatës që kanë abuzuar me detyrën, duke shkelur rëndë ligjin. 9. Pas Fatos Tarifës, një tjetër ambasador do të hetohet për korrupsion. Bashkim Zeneli, ambasadori ynë në Athinë, është akuzuar nga Ministri i Brendshëm, Olldashi, për abuzime në disa tendera të Ministrisë së Rendit. 10. Deputeti socialist dhe biznesmeni gjirokastrit, Vangjel Tavo, do të hetohet për evazion fiskal në shuma që kapin shifrën 57,3 milionë dollarë. 11. 70 drejtues doganash do të denoncohen në prokurori për shkelje të detyrës. Sipas Ministrit Bode shkeljet e tyre janë penale dhe administrative. 12. Ata që mbyllin listën e dosjeve që duket se nuk do të jenë të vetmet janë pushtetarët që përdorën buxhetin e shtetit për blerjen e makinave luksoze me 640 mijë dollarë.

    Rama: S’kam frikë nga dosjet
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje grupin parlamentar për të vendosur qëndrimin që do mbajë opozita në Parlament. Rama tha se nuk ka frikë nga dosjet e deklaruara ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi. “Korrupsioni nuk luftohet me fyerje, rrugaçëri apo me reforma që kthejnë institucionet e imunizuara nga subjektivizmi i atyre që administrojnë”, tha Rama. Më tej, kreu i selisë rozë theksoi se nga ana e diskutantëve socialistë nuk ka pasur asnjë thyerje apo sharje. Sipas Ramës, ky është niveli etik i PS-së që ka premtuar dhe pavarësisht nga niveli i kundërshtarit, socialistët do e mbajnë.

    Dosja Edi Rama
    Është akuzuar nga ministri Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi për shpërdorim të detyrës. Sipas tij, sheshet e ndërtimit janë dhënë në mënyrë abuzive, duke shkatërruar biznesin.

    Dosja Pandeli Majko
    Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste është akuzuar për mosdeklarim të pasurisë. Deputeti i PD-së, Bujar Nishani, ka thënë se Majko ka llogari bankare të depozituar jashtë shtetit.

    Dosja Igli Toska
    Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, e ka akuzuar për abuzime me tenderat dhe shpërdorim të fondeve të ministrisë. Sipas Olldashit, për mobilimin e zyrës së ministrit janë harxhuar mbi 255 milionë lekë.

    KESH (Andis Harasani)
    Është akuzuar nga kryeministri Sali Berisha për abuzime me tenderat e energjisë. Sipas Berishës, ish-drejtuesi i KESH-it është përgjegjës për situatën energjetike, pasi boshatisi arkën e KESH-it.

    Dosja Doganat
    Përfshinë abuzimet e bërë në dogana ku janë përfshirë biznesmenë të afërt me Partinë Socialiste. Ministri i Financave, Ritvan Bode, ka deklaruar shkeljet e konstatuara që kapin shifrën 3,1 miliardë dollarë.

    Dosja Agron Duka
    Ish-ministri i Bujqësisë është akuzuar në seancë për shmangie të detyrimeve doganore në shuma të mëdha dhe për shpërdorim të detyrës, pasi ishte importuesi më i madh i mallrave ushqimore.

    Dosja Prokuroria
    Në bankën e të akuzuarve do të përfundojnë dhe prokurorë që kanë shkelur ligjin. Zëvendëskryeministri Ilir Rusmajli, ka folur në seancë për fshehje provash dhe shitje dosjesh nga akuza.

    Dosja Gjykata
    Për fshehje provash dhe shitje dosjesh janë akuzuar dhe organet e gjyqësorit. Deputeti i PD-së, Astrit Patozi, tha se në disa raste gjykatësit janë më të korruptuar se ata që gjykojnë.

    Dosja Bashkim Zeneli
    “Më rezulton që për një tender për blerje makinash, kërkesa për ofertë blerje makinash për Ministrinë e Rendit Publik vjen nga ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Bashkim Zeneli”, ka thënë Olldashi.

    Dosja Vangjel Tavo
    Sipas ministrit Bode, firma e biznesmenit Tavo “International Albania Oil” ka shitur mallra të deklaruara dhe nuk ka paguar detyrimet doganore me një shumë prej 57,3 milionë dollarë.

    Dosja Makinat luksoze
    Tenderat që janë bërë për blerjen e makinave të administratës shtetërore janë bërë në kundërshtim me ligjin. Sipas kryeministrit, janë shpenzuar me miliona dollarë nga buxheti i shtetit për blerjen e tyre.

    Dosja 70 doganierëve
    Ministri i Financave, Bode, ka thënë se nga kontrolli i bërë në dogana janë hasur shkelje prej 70 drejtuesve dhe ish-drejtuesve të doganave. Këta të fundit rrezikojnë ndjekje penale dhe administrative.


    --------------------------------------------------------------------------------

  2. #2
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Kot me pyt, dosjne e majkos qe ska deklaruar pasurine a mos e ka perpiluar ministri basha.......

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anëtarësuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Ai ta perpilon ne fakt

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Une nuk e kuptoj se cfare duan te bejne njehere? DO fusin ne burg Edi Ramen politikanin me popullor sot ne shqiperi? Pandeli Majkon ish-kryeminister dhe perseri nje figure mjaft e dashur nga blloku qendror i popullates shqiptare? Andis Harasanin, drejtorin me te afte te KESH-it, qe e shnderroi KESHin nga nje kompani me 20 milione euro humbje ne vit ne nje kompani me 34 milione euro fitim ne vit gje qe beri te mundur thithjen e 700 milione eurove investim, si dhe projekte te tilla si TEC-i i Vlores, linja interkonjeksioni, riparim hidrocentralesh etj.

    Agron Duken nje nga biznesmenet me te medhenj dhe te suksesshem ne shqiperi qysh nga 1991, qe puneson sot mbi 600 vete dhe zoteron nje pasuri te deklaruar mbi 50 milione euro?

    Vangjel Tavon po ashtu nje sipermarres teper i afte, i zoti dhe i kamur qysh prej 1991 dhe qe puneson sot mbi 120 vete?

    Bashkim Zenelin ambasadorin shqiptar ne Athine, nje nga ambasadoret me te afte shqiptare, qe e ktheu ambasaden shqiptare ne Greqi ne nje institucion jo vetem modern por edhe shume funksional, ku vetem koha e pritjes ne rradhe per emigrantet shqiptare u zvogelua 8 here duke i kursyer shqiptareve mijera euro qe ata humbnin nga zvarritjet dhe koha e harxhuar kot.

    Do fusi ne burg Igli Tosken, sepse paska harxhuar shuma "maramendese" per zyren e vet ne te cilen ai nuk eshte me?

    Igli Toska, Edi Rama, Fatos Nano, Agron Duka e te gjithe ata me larte, i kishin te gjitha mundesite si financiare dhe politike te benin ndonje kopilllek te vogel ketu e aty, pa demtuar veten e te fitonin shume vende ne parlament qe ata i humben me mesatarisht 100 vota per zone. Por ata nuk e bene kete. Ata nuk deshen plumb per te zbritur nga kali, por plot tolerance lejuan nderrimin e pushteteve. Nderkohe xhahilet e Sales duan ti fusin edhe ne burg.

    Si mund te jete ky ambient kaq agresiv dhe plot konflikt nje ambient i pershtatshem per investime dhe biznes ne shqiperi. Korrupsionin ne cdo vend te botes investitoret e durojne dhe e kalojne me bakshishe, por ambientit te sherrit, intolerances, konfliktit dhe pasigurise ata nuk kane se cfare ti bejne.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Majko kandidat i parë për burg

    Majko kandidat i parë për burg

    Deputetë të mazhorancës deklaruan se së shpejti do të fillojë hetimi edhe në lidhje me llogaritë e ish-ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko, në Qipro dhe në Maltë. Deputeti demokrat Bujar Nishani ka akuzuar kryetarin e grupit parlamentar socialist Majko për vjedhjen e tenderave në dikasterin që ai drejtonte gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, si dhe për përfitime të mëdha nga rrogat e ushtarëve të dërguar në misione paqëruajtëse jashtë vendit. Por, ai theksoi se nxjerrja e emrave të lidhur me korrupsionin dhe të mbështetur me dokumentacionin e nevojshëm, që është një praktikë që ndodh për herë të parë në Parlamentin pluralist shqiptar, ka qenë shkaku kryesor që ka detyruar socialistët që të largohen nga salla.Megjithatë, deputetët e mazhorancës kanë vazhduar diskutimet në lidhje me këtë temë, dhe e kanë paraqitur si mjaft shqetësues reagimin e papërgjegjshëm të opozitës, përballë akuzave për korrupsion që tashmë rezultojnë të dokumentuara dhe implikojnë përfaqësues të lartë të tyre në afera korruptive dhe abuzive. Por, përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse shprehën shqetësimin për qëndrimin që do të mbajë opozita kur në vend të fillojë funksionimi i shtetit ligjor, dhe ndëshkimi i atyre që për vite me radhë abuzuan me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Deputetët e Partisë Demokratike i cilësuan veprimet e opozitarëve të majtë të Partisë Socialiste, si tentativë për prishjen e seancës plenare, temën e së cilës nuk e duronin dot. Ata theksuan se largimi i opozitës nga salla nuk kishte asnjë lidhje me replikat e kryeministrit, pasi siç thanë ata Parlamenti funksionon pikërisht mbi bazën e debatit. Sipas deputetëve të mazhorancës largimi i deputetëve socialistë nga salla kishte të bënte vetëm me akuzat e drejtpërdrejta për korrupsion dhe të faktuara me dokumenta që lidhin disa deputetë dhe ish-zyrtarë të lartë socialistë me afera korruptive. Gjithashtu në vazhdim të prononcimeve për miratimin e rezolutës së “Luftës kundër korrupsionit”, deputeti demokrat Bujar Nishani u shpreh se kjo rezolutë u adresohet institucioneve të përcaktuara të shtetit shqiptar. Në vijimësi, tha ai, funksioni i Parlamentit do të jetë ai që përcakton Kushtetuta pra, kontrolli mbi këto institucione për zbatimin konkretisht të kësaj rezolute. Sipas tij, në rast të mosfunksionimit të mëtejshëm ligjvënësi ka detyrime të tjera për të ndërmarrë, që do të jenë hapa të tjera brenda sallës në Parlament.

    Sot.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po ky ministri Olldashi qe kane vene, eshte ne detyre per te siguruar rendin e shqiptareve kudo qe jane ne Shqiperi, apo eshte bere mashe e deshirave te errta per revansh te pozites?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Futini Te Gjithe Brenda Q,,,nenat Se Kane 50 Vjete Dhe Na Cajne ****** Njeher Mbajtem Baballaret E Tyre Tani Kemi Edhe Keta Qe S Lane Me Pare Pa Vjedhur . S Ka Meshire Me Kete Lloje Race Eshte Raca Me E Pa Pergjegjeshme Me Hipokrite Dhe Katile Ato Burgje Qe Ndertuat Baballaret E Tyre Per Nacionalistat Lere Ti Perdorin Per Vete Tani **** The Comunist

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Po ti o qyq akoma te burgu te rref zemra? Nuk te doli 50 vjet burg qe hoqe mbi kurriz? Hej bela, "Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin perpjete" i thone kesaj. Nuk ngeli spurdhiak shqiperie pa u hequr si kapedan.

    Ju, anetaret e burgjeve te Hoxhes ne fakt me llafe beni Piramida. Problemi eshte se kur pala tjeter fillon e mendon keshtu si ty, ti dhe soji yt mbaron 50 vjet ne Spac. Nqs nuk e beson shko pyet ata per te cilen po na qahesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 17-11-2005 më 22:11

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    mire punet.. jo mire per bastardet. Lesho, s'e kisha me ty shprehjen. nejse, te pershendes me nje kenge "Time will pass slowly".. kendoja shokeve per 29 nentorin, e ardhshem..

    Rama politikani me popullor.. nuk po vazhdoj te te pyes se si eshte me popullor, por thjesht te pyes: ky lloj fakti te jep imunitet nga ato qe ke bere?

    vertet qe ky i juaji ka bere shume para, por (eh, ekziston gjithmone nje POR.. per fat te keq) si i thone fjales "askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te kaluaren e vet".

    internacionale, do te jete bota e ree.. (mendjen.. grushtin mbledhur ; ) )
    Prektora

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Po ti o qyq akoma te burgu te rref zemra? Nuk te doli 50 vjet burg qe hoqe mbi kurriz? Hej bela, "Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin perpjete" i thone kesaj. Nuk ngeli spurdhiak shqiperie pa u hequr si kapedan.

    Ju, anetaret e burgjeve te Hoxhes ne fakt me llafe beni Piramida. Problemi eshte se kur pala tjeter fillon e mendon keshtu si ty, ti dhe soji yt mbaron 50 vjet ne Spac. Nqs nuk e beson shko pyet ata per te cilen po na qahesh.
    o leshi ,,,, filmi i spacit mbaroj e ka radhen benca tani se keshtu i thone na to maja rripa rripa te rreshkiti kemba une ta hipa e keni ju rradhen tani ne mbaruan ,,,

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •