Vitamina D, ja si mund tė na shpėtojė
Kur tė dėrguarit e Institutit Kombėtar tė Mjekėsisė do tė ulen pėrballė kolegėve tė Akademisė Kombėtare tė Shkencave nė Uashington, do tė vendoset fati i vitaminės D, "Hirushes" sė tė gjitha vitaminave. A do tė arrijnė ata ta bindnin qeverinė federale pėr tė rritur dozėn e pėrditshme tė rekomanduar? Mjaftojnė tė dhėnat pėr deficitet te tė vegjlit, ku sipas "Washington Post" vuan njė nė dy fėmijė, ajo qė po i shtyn ekspertėt tė mendojnė seriozisht pėr rritjen e dozave tė saj tė pėrditshme. Pėr vite me radhė, rėndėsia e saj ėshtė zbehur nga e famshmja vitamina C, njė ēudibėrėse pėr gripin dhe ftohjet, apo edhe nga vitamina A nė njė botė ku gjithmonė e mė shpesh sheh njerėz me syze dhe probleme me sytė. Kėshtu, vitamina D ėshtė konsideruar si e dorės sė dytė. Sigurisht qė nuk mund tė hidhet poshtė roli i saj nė absorbimin e kalciumit pėr formacionin kockor tė trupit. Meqė mund tė merret lehtėsisht nga drita e diellit, ndryshe nga tė tjerat qė merreshin pėrmes ushqimeve, jo mė kot ėshtė cilėsuar si vitaminė ekonomike. Nė Amerikė, zilja e parė e alarmit nisi tė bjerė nė mesin e shekullit tė shkuar. Me urbanizimin, ndryshimin stilit tė jetesės, pėr fėmijėt kishte gjithmonė mė pak diell. Ndaj pėr tė luftuar rakitizmin dhe sėmundjet e tjera tė kockave, Vitamina D shtohej direkt nė qumėsht. Pastaj njė histori e gjatė "rėnieje". Nėpėr farmaci kutitė me vitamina D janė tė fundit nė listė nėse krahasohen me vitaminat A dhe B. Sot, njė kuti me kėtė lloj vitamine, kushton 8.99, ndėrsa njė kuti me multivitamina e ekspozuar bukur nė raft kushton 23 dollarė e 90? Megjithatė, nė vitin e fundit 2274 studime shkencore janė pėrqendruar mbi rėndėsinė e vitaminės D qė nuk bazohej vetėm te kockat dhe kalciumi. Njė studim i publikuar nė korrik nė njė revistė shkencore tregon se lidhja mes absorbimit tė vitaminės D dhe uljes sė rreziqeve pėr tu prekur nga tumori nė gji, nė vezore dhe nga prostata. Kėrkimet mbi kafshėt nė laborator tregojnė pėr rėndėsinė e saj nė shumė mekanizma qelizorė prej nga ku nisin tumoret. Njė tjetėr studim i "National Cancer Insitute", sugjeron se kush merr vitaminė D redukton me 50 pėr qind rrezikun pėr tu sėmurur nga tumoret. Nivele tė ulėta tė saj influencojnė nė sėmundjen e alzaimerit, mbi sklerozėn e shumėfishtė, parkinsonin apo autizmin. Vitamina D konsiderohet si "vitamina e ēudirave". Pas njė studimi tė gjatė 40-vjeēar, u zbulua se njė dozė e pėrditshme mund tė pėrgjysmojė rrezikun e kancerit tė gjirit dhe tė zorrės sė trashė. Studimi ka treguar se ajo luan njė rol jetėsor nė parandalimin nga sėmundjet e zemrės, kancerin, diabetin, tensionin e lartė, skizofreninė dhe sklerozėn dhe nė tė njėjtėn kohė luan rol tė rėndėsishėm nė forcimin e kockave. Mungesa e ndjeshme e kėsaj vitamine nė Hemisferėn e Veriut bėn qė banorėt e kėtyre vendeve tė vdesin para kohe pėr shkak tė sėmundjeve tė ndryshme. Skocezėt ia kanė vėnė fajin diellit tė pakėt dhe verės sė shkurtėr, si shkaktarėt e shkallės sė lartė nė sėmundjet e zemrės. Karen Hansen sqaron pėr "Los Angelos Times" se: "Kush ka nivele tė larta tė vitaminės D mund tė jetė shumė i shėndetshėm. Me pak, fjalė kėrkimet janė kufizuar pėr tė zbuluar lidhjet. Pėr shembull, Instituti i Shėndetit nė Kanada, pėr shembull po studion impaktin e vitaminės D mbi llojin e gripit A, qė nė Amerikėn Latine vazhdon tė quhet gripi i derrit, sepse ėshtė zbuluar se deficiti i kėsaj vitamine ul shumė mbrojtjen e sistemit imunitar. Vitamina D ėshtė elementi pėr tė kuptuar se pėrse gripi pėrhapet kryesisht nė vjeshtė dhe dimėr. Nė njė studim me mijėra fėmijė zbuloi se ata qė kishin njė nivel vitamine D mė tė ulėt se 10 nanogramė pėr mililitėr kishin 11 herė mė shumė mundėsi pėr tu sėmurur nga infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes nė krahasim me ata qė e kishin mė tė lartė nivelin e vitaminės D. Po kėshtu, njė studim disavjeēar tregoi se njė porcion i vogėl vaj mėlēie merluci, shumė e pasur me vitaminė D, e marrė pėr rreth 4 muaj, redukton me 50 pėr qind mundėsinė pėr tu sėmurur nga gripi gjatė dimrit. Mjaftojnė pak minuta pėr tu ekspozuar nė diell, qė trupi ynė tė prodhojė rreth 500 mikrogramė vitaminė D. Ėshtė vėnė re qė vitamina D sintetizon kalciumin nė kocka, megjithatė, roli i saj nė sistemin imunitar ėshtė shumė i rėndėsishėm. Beteja sapo ka filluar. A do tė mundė vitamina D tė dalė nga errėsira ku ne vetė e kemi futur?
E domosdoshme nė fillim
Rroftė vitamina D sidomos pėr fėmijėt nėn katėr muajsh, ėshtė kjo rregulla e artė qė u sugjerojnė prindėrve pediatrit francezė. Ata janė plotėsisht dakord me "rizbulimin" e vitaminės D qė po bėhet nė Amerikė. "Jam plotėsisht dakord sidomos pėr fėmijėt e vegjėl. Nė tė vėrtetė, vitamina D forcon skeletin dhe kontribuon nė kockėzimin e pjesėve shumė delikate tė legenit dhe kėrcinjve. Kėshilla ėshtė se vitamina A dhe D nuk duhet tė mungojnė kurrė nė muajt e parė tė jetės. Por, me tė drejtė lind pyetja se nė cilėn periudhė tė jetės ėshtė mė e kėshillueshme tė pėrdoret. "Nė fėmijėt e sapolindur, rreth 4 muajsh ėshtė e domosdoshme. Sidomos pėr tė sapolindurit qė ushqehen me gji nga nėnat ėshtė e detyrueshme, sepse qumėshti natyral ėshtė i varfėr me vitaminė D. Pak mė shumė pėrmban qumėshti artificial, megjithatė nė tė dyja rastet ėshtė e rėndėsishme tė pėrdoren suplemente shtesė", tregojnė ata.
Vitamina A
E domosdoshme pėr tė luftuar infeksionet dhe pėr shikim tė mirė. Burimi mė i mirė i vitaminės A janė karotat e gjalla, por ajo gjendet edhe nė perimet e gjelbra me gjethe, patatet e ėmbla, brokoli, kungulli, kajsia dhe qumėshti. Madje, edhe njė racion i kėtyre perimeve do tė sigurojė kėrkesat e pėrditshme tė vitaminės A.
Vitamina B
Vitaminat B janė substanca tė pėrbėra, tė lidhura me njėra-tjetrėn, qė shpesh gjenden nė ushqime dhe qė pėrfshihen nė disa funksione tė trupit si: rritja, metabolizmi i energjisė, mirėmbajtja e sistemit nervor, funksionimi i duhur i veshkave etj. Burimet mė tė mira tė vitaminave B kompleks janė perimet gjethore tė gjelbra, buka e zezė, majaja ushqyese, embrioni i grurit, lėkura e orizit dhe lakra e egėr.
Vitamina C
Vitamina C ėshtė ndoshta mė e njohura nga tė gjitha vitaminat. Ajo ndihmon nė formimin e indit lidhės, i cili i mban qelizat sė bashku dhe formon pejzėn (ligamentin), kėrcin dhe muret e enėve tė gjakut. Nė qoftė se vitamina C mungon, muret e enėve tė gjakut dobėsohen, duke e lejuar gjakun tė rrjedhė nė inde. Thesaret e vitaminės C janė: specat jeshilė, brokoli, lakėr "Brukseli", gjethet e rrepės, portokajtė, limonėt, lakrat, qitrot, mandarinat, domatet etj.
Pesė mėnyra se si vitamina D mund tė na shpėtojė jetėn
Ul peshėn dhe "redukton" diabetin
Vitamina D ndihmon nė humbjen e peshės, pasi bėn qė insulina tė djegė yndyrat, tė punojė mė mirė
Redukton rreziqet e problemeve tė zemrės
Vitamina D forcon qarkullimin e gjakut duke "qetėsuar" arteriet dhe ulur tensionin e gjakut
Forcon strukturėn kockore
Pa vitaminė D kalciumi nuk absorbohet. Mė shumė vitaminė D dhe parandalohet osteoporoza dhe frakturat kockore
Ndihmon nė parandalimin e tumoreve
Duke forcuar sistemin imunitar Vitamina D ėshtė njė aleat i domosdoshėm nė luftėn kundėr kancerit
Ku gjendet ajo?
15 minuta nė diell pėr tri herė nė javė
Dietė me salmon dhe vaj mėlēie merluci
4 gota qumėshti nė ditė
Ndihmon nė parandalimin e gripit A
Shumė studime kanė gjetur deficite tė mėdha tė Vitaminės D te tė prekurit nga gripi A
SHQIP
Krijoni Kontakt