Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    THIRRJET E ZERAVE TË VETMUAR.

    Historia dëshmon, se njerëzit e mëdhenj të kombit, si Gjergj Kastrioti,
    arqipeshkv Pjeter Bogdani, Atë Gjergj Fishta e shumë e shumë të tjerë, nuk u
    lanë të prehen të qet në tokën amë-atdheun e tyre, por u është shkatërruar
    varri dhe u janë humbur gjurmët dhe kockat. Këto vepra makabe , i bënë "
    patriot shqiptarë", që ishin në shërbim të huaj, dhe " angazhoheshin për të
    shliruar shqipininë etnike" dhe ndryshim të historisë. Bishat e tmerrit dhe
    të shkatërrimit të varreve, si dikur po i kërcënohet edhe varrit të
    Ikonës shqiptare , presidentit të paqes , luftës për liri e pavarësi dr.
    Ibrahim Rugova .! Historia për të keqe mund të përsëritët, për gjithë ata
    popuj që nuk mësojnë nga ajo.!

    Rrok BERISHA

    Derisa Kosova dhe trojet Shqiptare, ishin në zi kombëtar,për vdekjen e
    Presidentit dr. Ibrahim Rugova, dhembje për presidentin e tyre qytetaret e
    shprehnin në mënyrë më dinjitoze , duke pritur më orë të tera në radhe te
    gjata, dhe ne acarë të madhe, qe ti japin përshëndetjen e fundit. Kjo masë
    ishte e madhe dhe kalon ciferën një milionëshe, duke mos llogaritur, katin
    e ceremonisë se varrimit të Presidentit Rugova, dhe vizitave të pakufi që
    nga ajo ditë, që po i behën varrit të tij . Edhe në ditetët e zisë kombëtare
    , u gjenden individ e grupe, të koduara mbrapsht, duke dalë më kërkesa
    dhe deklarata nder më të çuditshmet, për momentin dhe kohën.
    Këta individ tash e sa vjet jemi mësuar ti dëgjojmë, e të cilët flasin në
    emër të disa shoqatave të dala nga lufta dhe familjarëve të dëshmorë të
    luftës së UCK-së , edhe kësaj radhe si përherë ishin kundër unitetit, të
    shqiptarëve dhe faktorit politik në Kosovë, tregua në këto ditë të dhembjes
    e zisë për presidentin Dr. Ibrahim Rugova. Këta individ, më kërkesa të tyre
    absurde thirren kinse në mbrojtjen e "vlerave të luftës" dhe të "
    meritave të çlirimtarëve" te Kosovës. Këto vlera sipas tyre, na u paskan
    rrezikuar , sepse : "asnjëherë nuk janë njohur e pranuar, nga Presidenti i
    shtetit të Kosovës dr. Ibarhim Rugova". Prandaj, " varrosja e presidentit
    Rugova në varrezat e Dëshmorëve në Velani, na qenka edhe një nënçmim që u
    behët dëshmorëve të kombit".Dhe shi për ketë, këto shoqata pa përfunduar
    ditët e zisë kombëtare, u lëshuan në fushatë të egër, tash edhe kundër
    varrit të presidentit dhe vlerave madhore të veprës se tij..!
    Më këtë, këto shoqata edhe një herë e treguan fytyrën e vërtetë. Treguan se
    më se paku janë në shërbim të mbrojtës së vlerave të dëshmorëve e
    invalidëve të UCK-së dhe të familjeve të tyre. Ato janë shendrruar në
    marjonet politik, të manipuluar nga qarqe te caktuara politikë. E kjo më se
    paku i bënë shërbim çështjes kombëtare. Këta zëra të shtjerrur,janë të
    shqetësuar, sepse tash e ndien veten më të vetmuar se kurrë. Janë të
    njëjtit, e ngjarjeve të marsit të 2004, kur filluam te kallin përsëri
    Kosovën, dhe të 28 nëntor 2006, kur kallën flamujt e Dardanisë, kallen
    shqiponjën dhe ngjyrën e gjakut, kallen lashtësinë. Të verbuar nga çdo
    iniciativë e presidentit të shtetit dhe rreth tij, këto grupe mjeranesh janë
    te gatshëm që të veprojnë dhe punojnë edhe kundër pavarësi së Kosovës ,
    vetëm e vetëm që ajo mos ti mbetet meritë e presidentit dr. Ibrahim Rugovës
    dhe lëvizjes së tij. Nuk dojnë as flamur e himn, por as ulesën që nesër do
    ta kemi ne kombet e bashkuara..! Është kjo farë e keqe që duke mohuar
    realitetin, mohon vetveten. Që Kosova kishte një president Ikonë të
    pavarësisë , që Kosovën dëshiroj ta benë zonjë të rendë në mesin e
    zonjave të vjetër të Evropës e Botës. Të barabartë, më flamurë, himn e
    simbole shtetëror, ne mesin e shteteve dhe civilizimit evropian e botëror, i
    verbëron këta "patriot te devotshëm të çështjes kombëtare", sidomos kur
    është vepër e presidentit dr. Ibrahim Rogova. Thua se nuk u mjaftoi e
    gjithë ajo që benë këto vite , por merren edhe me varre. Duke u kercnuar se,
    sipas tyre,"do ta qojmë në ajër..apo do ta zhvarrosim ,"pra kërcënohen që s`
    do e lejojnë të pushoj i qetë në dheun e tokës Dardane. Këto kërcënime ,
    tregojnë urrejtjen patologjike të tyre ndaj vlerave e kontributit të
    presidentit të Kosovës dr. Rugovës , institucioneve te shtetit dhe të
    pavarësisë së Kosovës. Kjo na rikthen edhe një herë në një të kaluar të
    largët .Ku figurat më të ndritshmen të kombit, si Gjergj Kastrioti,
    Pjeter Bogdani, Gjergj Fishta e shumë e shumë të tjerë, nuk u lanë të
    prehen të qet në tokën e tyre, por ua humbën gjurmët dhe eshtrat. Këto vepra
    makabe , u bënë apo ndihmuan të kryhen nga " patriotet shqiptarë", që
    ishin " angazhuar për të shliruar shqipininë etnike". Një zë i bishave të
    tmerrshme shkatërrimtare të varreve si dikur po i kërcënohet edhe varrit
    të Ikonës shqiptare të presidentit të paqes , luftës për liri e pavarësi dr.
    Ibrahim Rugova.!
    Ky kërcenim , i pa moralshëm e sa i dhembshëm dhe edhe qesharak, shtron një
    pyetje: " çka do te ishte bëre më ne , sikur vërtetë këta "luftëtarë që
    udhëheqin këto shoqata" , ta kishin çliruar Kosovën" . Dihet, se parë që
    do të ishin shkatërruar te gjitha vlerat e njëmendta të enjës tonë
    njerëzore e kombëtare, ashtu si ia patën filluar menjëherë pas luftës. Pse
    këta patriot nuk i pengon , fakti që në ato varreza, par që të bëhen te
    "Dëshmorëve" ishin varreza të "dëshmorëve partizan" të cilët kishin rene ne
    luftë kundër shqiptarëve, në luftë për okupim të tokave shqiptare.
    Absurditet i llojit të vecant, varret e partizaneve sllav nuk pengojnë dhe
    atyre u pengon varri i Presidentit të pavarësisë dr. Rugovës. Kur dihet, se
    çdo gjë që është arritur është meritë e pa konetestushem,e liderit dr.
    Ibarhim Rugova dhe vijës se tij politike, në bashkëveprim me miqet
    Evropian dhe në veçanti më SHBA-të. Politizimi i dëshmorëve dhe martirëve
    që ranë në mbrojtje te Kosovës dhe të institucioneve te saja, në këtë
    kohë zie kombëtare, sepse dr. Ibrahim Rugova, si president i Kosovës sipas
    Kushtetutës së Kaçanikut ishte edhe komandant supreme i tyre. Pra i të
    gjitha njësiteve dhe ushtarëvë, që luftuanë në emër dhe për çlirimin e
    Kosovës.
    Vendin dr. Ibrahim Rugovës, i ka caktuar puna dhe vepra e vet, dhen ceshtëjs
    së pavarësisë së Kosovës . Ia caktoi masa mbi milionëshe e njerëzve që I bën
    homazhe pranë arkivolit të tij, dhe mbi 68 delegacione ne nivele me të
    lartë shteterore që prezantuan në ceremoninë mortore. Kjo presidentin Rugova
    dhe veprën e tije drejt çështjes së pavarësisë së Kosovës , e bën të pa
    kontestueshëm ne hapësirë e kohë. Andaj , disa zëra të vetmuar që po
    dëgjohen , se janë kundër varrimit të presidentit në varrezat e dëshmorëve ,
    s`janë asgjë tjetër përveç, krokatje e korbave të humbur ne horizonte, që
    dëshmuan edhe një herë se janë zedhensa të destabilizimit të Kosovës ,
    përçarjes dhe nxitjes së vëllavrasës nder shqiptarë. Ata ma mirë do të
    ishte sikur te merreshin më atë për çka edhe janë formuar dhe regjistruar.
    Historia për të keqe mund të përsëritët, për gjithë ata popuj që nuk mësojnë
    nga ajo.!
    Të shpresojmë se jemi ngopur me të keqen që i sollëm vetvetes , dhe pastaj
    fajësuam të tjerët.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    IKONA SHQIPTARE

    Dy ikona shqiptare të shekullit që e lamë dhe të mileniumit të ri. E Lumturshmja Nëna Terezë, në rrafshin humanitar e njerëzor. Dhe presidenti i
    Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në rrafshin politik, udhëheqës dhe luftëtar
    për pavarësinë e pjesës së ndarë të kombit shqiptar. Kombet dhe kulturat
    botërore, edhe ato që numërojnë popullatë qindramilionëshe, kishin
    dëshiruar që këto dy ikona shqiptare t'i kenë pjesë të trungut te tyre, të
    humanizmit,të kulturës e politikës.Por, vetë Zoti ka dashur që nëpër
    shekuj kombi shqiptar botës t'i dhurojë njerëz të mëdhenj. Që përmes
    këtyre figurave ikona, si Mojsiu biblik, ta shpëtojë popullin shqiptar,
    duke e udhëhequr sigurt drejt pavarësisë së shtetit të Kosovës.


    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Ikona e kombit shqiptar ndërroi jetë, duke lënë pas një vepër kolosole
    prej një burrështetasi të përpjekjeve, të qëndresës, sakrificës, që përmes
    opsionit paqësor dhe luftës, tërë jetën ia kushtoi çështjes madhore:
    çlirimit të popullit shqiptar nga okupim shekullor serbosllav. Që ia
    kushtoi pavarësisë së shtetit të Kosovës. Ikona shqiptare, dr. Ibrahim
    Rugova, ishte bir i familjes së sakrificës, që dekada e dekada më parë
    kontribuoi shumë në ruajtjen e gjenezës dhe të trojeve etnike.

    Qëndresa e vazhdueshme kundër hordhive çetnike bëri që ky kolos i shekullit të kaluar dhe mileniumit të ri, të rritet me mallin e babës ,të axhës dhe të shumë familjarëve të tjerë, të cilët kishin rënë në altarin e lirisë,
    për të mos vdekur kurrë. Në këto rrethana, lindi edhe betimi për ta
    vazhduar rrugën drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Presidenti i
    Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në rrugën e tij të gjatë e përplot sfida,
    pati një urtësi, durim dhe një fuqi të pathyeshme, që të dalë në ballë të kombit atëherë kur askush nuk bënte ballë. I vetëdijshëm se për çështjen madhore të kombit duhet edhe sakrifica, dr. Ibrahim Rugova, ishte i pathyeshëm në vizionin e tij, për Kosovën e pavarur dhe shtet sovran. Këtë e tha edhe në vitet e 90-ta.

    Opsioni i tij paqësor ishte aq i fuqishëm dhe human. Dhe e lidh këtë edhe
    me gjenezën e tij, më të madhin Bogdanin dhe të Lumnueshmen Nënën Terezë.

    Vizioni i tij i qartë, paqësor dhe orientimi i tij i drejt kah rrënjët e
    vërteta të kombit, duke artikuluar me vepra dhe fakte se shqiptarët i
    takojnë një civilizimi të lashtë evropian, këtë e ndjente gjithmonë në
    shpirt, në jetë dhe në punën e tij të përditshme. Kjo veçori, prej një
    intelektuali dhe lideri të një lëvizjeje gjithëpopullore, e më pas të një
    Presidenti, e bënte më të fortë në vazhdimin e rrugës drejt pavarësisë
    së shtetit të Kosovës. E përballi me sukses një regjin të egër
    sllavokominist, duke organizuar veprimin e shtetit paralel, por duke mos e
    lënë anash asnjëherë as mundësinë e luftës së armatosur për çlirimin e
    Kosovës, në rast të dështimit të procesit paqësor.

    Në këtë shtet paralel të Dr. Ibrahim Rugovës, në mënyrë institucionale bëheshin përgatitjet edhe për luftën me moton "Mbrojtja e pragut të shtëpisë", si një formë e arsyeshme, me bazë reale, si detyrim se " nga shtëpia nuk kemi ku shkojmë". E gjithë kjo strategji e tij, pati sukses dhe zgjoi interesim dhe simpati, që u shndërrua edhe me përkrahje, si një vizion dhe qasje e drejtë e një populli për liri dhe pavarësi.

    Kjo e bëri dr. Ibrahim Rugovën ndër figurat më emblematike të kombit në shekujt e fundit, si në rrafshin e shkencës, por më shumë në atë të politikës shqiptare ,duke tejkaluar kufijtë etnik shqiptar, dhe më gjerë. Shekulli që lamë pas dhe mileniumi i ri, mund te themi se ishte i dy figurave madhore shqiptare.

    I të Lumnushmes Nëna Terezë, e cila botën e mbushi përplot mirësi e dashuri, duke dëshmuar se shqiptarët janë komb i lashtë, janë një popull i civilizuar dhe me shpirt human. Këtë ajo u tregoi në vepër anë e kënd
    botës, duke u lutur edhe për kombin e vet, në çdo vend, në çdo takim. Në
    anën tjetër, një bir i familjes së saj shqiptare fuqishëm sinkronizon
    gjithë jetën e Nënlokës së Lumnushme në një formë tjetër-atë politike, duke
    i dhënë përherë përparësi paqes, zgjidhjes së problemeve kombëtare
    shqiptare në mënyrë paqësore.

    Ai, me vendosmëri dhe urtësi, gjeti forcë që
    t'i bashkojë shqiptarët, që ta çmojnë e ndërtojnë paqen, por edhe luftën
    mëpas si opsionin e fundit, në shërbim të çështjes së kombit e të shtetit
    të Kosovës. Historia do të flas kur do të shëtitë nëpër shekuj, se pas
    epokës së Skënderbeut, do të mbetet Epoka Rugova, a Rugovizmi.

    Kjo, Presidentin Rugova e ka ngritur në piedestalin e figurave më emblematike të kombit, e ka bërë ikonë të kombit shqiptar, duke e radhitur pas të Madhit
    Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, arqipeshkvit Pjetër Bogdani, të Lumnushmes
    Nenës Terezë. Kjo edhe bëri që Dr. Ibrahim Rugova të bëhet i dashur edhe
    për kombet dhe shtetet e forta, të bëhet mik i gjithë botës demokratik,
    vizioni politik i të cilit mahniti edhe prijësit dhe udhëheqësit e kombeve
    më të mëdha, të cilët në fazën më kritike nuk hezituan që ta shpërblejnë
    humanizmin, urtësinë dhe sakrificën e lëvizjes paqësore me dekada të dr.
    Rugovës, që u shpërblye me intervenimin e NATO-s.

    Pra, dr. Ibrahim Rugova, mendja , guximi dhe fuqia e tij, është dhuratë e Zotit. Është dhurata që dr. Ibrahim Rugovën na e dërgoi si shpëtimtar të kombit. Si shpëtimtar të udhëheqjes së drejtë, të unifikimit. Na e dërgoi Zoti për të na shpëtuar nga shfarosja, ashtu si e pati dërguar Mojsiun biblik për ta shpëtuar popullin e zgjedhur të Zotit.

    Dr. Ibrahim Rugova, me veprën e tij, përafrohet me ikonat biblike. Me filozofinë e tij,sfidoi jo vetëm një makineri të madhe vrastare në këtë pjesë të Evropës, por një sistem të tërë komunist. Ai sfidoi dhunën në emër të paqes. Sfidoi robërinë duke na sjellë pavarësinë, duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë robërisë shekullore të kombit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Rexhep Qosja dhe Levizja e Kufijeve te Kosoves

    Nga Rrok Berisha

    Qosja keto dite shpalosi edhe nje plan te vetin-propozim, si te Qosicit, Drashkovicit, Tadicit dhe te te gjithe ultranacionalisteve serbe. Permes "keshillave", Qosja ben perpjekje per legjitimimin e ndarjes se Kosoves, aneksimin e ri te tokave shqiptare mundohet ta shprehe e ta arseytoje ne formen e zbutur e te "natyrshme", duke e cilesuar si "levizje te qete te kufijve me marreveshje" dhe me mundesine pastaj te shpernguljes "humane" te popullates, sipas perkatesise nacionale. Keto propozime nga "babai i kombit" vijne ne kohen, kur vec kane filluar bisedimet per status perfundimtar te Kosoves, dhe kur e gjithe bashkesia nderkombetare e perkrah teresine territoriale te Kosoves. Por, ky "mendimtar i vecante" i kombit promovoi "mendimet" e veta si te vetmin "shpetim" per Kosoven, te cilat ne permbajtje nuk ndryshojne shume me ato te ultranacionalisteve serbe, te cilet pas gjithe asaj qe ndodhi ne Kosove dhe rreth saj, edhe ne kete kohe, Kosoven po e perdorin per te maninipuluar popullin e vet dhe ne mbrojtje te interesave te tyre politike.

    Si gjithmone, edhe sot me shume se kurre, po manipulohet ne emer te "demokracise" dhe "ne mbrojtjen e te drejtave "te serbeve e te pakicave ne Kosove. E me kete pala serbe po ben perpjekje qe te mbroje krimin dhe kriminelet qe shkaktuan gjenocid e gjakderdhje ndaj shqiptareve, ne pushtim te tokave dhe pervetesim te pasurise se tyre. Mjerisht ketyre mendimeve shkaterrimtare serbe dhe forcave qe hapur bejne fushate per ndarjen e Kosove ne dy entitete, shqiptar e ate serb, ne nje menyre po u bashkengjitet edhe Qosja. Me idene e "levizjes se qete te kufijve". Populli ka thene: "Guri peshon rende ne vend te vet". Kete fjale te urte te popullit, Qosja kahere e ka harruar. Ai ka vite qe eshte shkulur nga trungu-vendi i vet, prej nga ka lene popullin e vet nen trysnite asimiluese malazeze. Andaj, me kete ndjenje te humbur, Qosja lirshem flet per "levizje te kufijve te Kosoves" dhe nuk i ben pershtypje fakti se me kete Qosja tenton te permbyse gjithe ate qe beri populli shqiptar, per te ruajtur gjuhen dhe kombin, per pavaresi, por ai shkel edhe mundin dhe kontributin e tyre, per ta mesuar te flase shqip, per ta shkolluar dhe bere akademik.

    Qosja duhet ta dije se nuk ka te drejte te beje "trambe me token e Kosoves", derisa vendlindjen e vet, ne anen tjeter te Alpeve Shqiptare, e ka lene te harruar e te okupuar. Ai duhet te flase per levizje kufijsh apo per autonomi territoriale e politike te viseve shqiptare ne Mal te Zi, te cilen gje e hesht...!

    Kosova ka specifikat e saj te vecanta si pjese e etnikumit shqiptar, e cila eshte okupuar dhe gjakosur nder shekuj nga turqit e sllavet. Prandaj as Qosja, as Qosici e Tadici e askush tjeter, nuk mund te luajne me kufijte e saj! P-r lirine e Kosoves eshte luftuar dhe derdhur gjak, jane flijuar qindra mijera shqiptare. Ne kete sakrifice e veteflijim te shqiptareve thirret dhe e mitizon aq shume Qosja, kur eshte fjala per ta marre pushtetin, kur eshte fjala per ta qortuar verdiktin e popullit, i cili, sipas tij, asnjehere nuk "paska ditur" ta zgjedhe ate qe duhet, pra qe ta jape voten ku duhet.

    T(ia perkujtojme Qoses dhe gjithe te tjereve se rezistenca ne dekada dhe lufta e armatosur qe beri populli i Kosove dhe gjithe gjaku i derdhur, u be per lirine e pavaresine, per mbrojtjen e Kosoves ne kufijte ekzistues, e jo qe t(ua plotesoje deshirat e Qosjes e as orekset shoviniste te serbeve, te cilet jane zgjuar e deshirojne te bejne "trambe", duke realizuar endrren e kahershme jo vetem te levizjes se kufijve, por edhe te fshirjes se kufijve dhe te kombit shqiptar nga trojet e veta etnike. Pra, as Qosja e as Qosicet nuk kane mandate e te drejte te caktojne kufij te rinj, e as te bejne shperngulje "humane" te popullates shqiptare nga toka e vet etnike ne brendi te Kosoves. Nje gje te ketille dhe spastrimin etnik te Kosoves e pati bere edhe makineria vrastare e Milloshevicit. Qosjes duhet t(i jete i fresket viti 1999, kur me vrap iku drejt Maqedonise, duke mos bere asgje, as nje te vetmen perpjekje qe te mbetet ne Kosove, prej nga do t`u jepte shprese shqiptareve te mbetur (zene) peng qe te mos shperngulen, e te shperngulurve per kthim te shpejte. Ai la ushtaret e lirse ne emer te te cileve thirret, por nga jashte nuk munguan "keshillat" per te degjueshmit e tij, per realizimin e skenarit te "Revolucionit te vonuar". Ne kete rast, nuk te mos e perkujtoj edhe skenen tronditese tragjike-komike te Qoses me rastin e kalimit te kufirit Kosove-Maqedoni ne Bllace, me mjeker te rruar, i mbeshtjelle si grua e i bere tebdil, "nga frika" e identifikimit nga forcat serbe. Kjo frike nuk ishte reale, sepse Qosja kishte mjaft miq qe ta futnin ne Maqedoni pa ferre ne kembe. Qosen e kompromisit te madh e pati ndihmuar policia maqedonase...

    Edhe nje gabim i pafalshem i Rexhep Qoses, kur Kosoven dhe zgjedhjen e problemit te saj tenton ta krahasoje me turqit e greket, me pjese te tjera te botes! Kosoves ia ngarkon peshen e se kalures komuniste, duke i mohuar levizjet e para antikomuniste ne kete pjese te Evropes Juglindore, duke thene se: "150 mije anetare te LK ne Kosove pas vitit 1990, vetem nderruan emrin dhe u bene anetare te LDK-se. E Qosja, ku u orientua ne ate kohe. Me siguri se atij dhe bashkemendimtareve te tij u ka munguar guximi qytetar e intelektual, apo iu ka dhimbsur sistemi prej te cilit Qosja ishte nder njerezit me te privilegjuar, e i cili ne esence mbeti gjithmone komunist. Qosja me mjeshtri hapur, edhe nje here therret te pakenaqurit qe t(i kundervihen votes se lire. Duke i qendruar besnik thenies: "Pushteti duhet marre me gjak". Kjo eshte shkelje e cdo rregulli dhe rendi demokratik e te votes se lire.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    FATI I MIRË

    Edhe presidenti i ri, po si dr. Ibrahim Rugova , do të dijë të çmojë , të
    ruajë e të forcojë miqësinë më ata që na ndihmuan me vite të tera, që të
    arrijmë deri këtu ku jemi dhe ta forcoimë edhe më shumë miqësisnë e
    bashkëpunimin. Kosovës më shumë se kurrë i nevojiten sot miqetë, siç janë
    SHBA-të , Anglia , shtetet e Bashkësisë Evropian, në menyrë qe të arrihet
    ajo për çka u angazhuan dhe flijuan gjenerat e gjenerat djemsh e vashash ,
    duke u martirizuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


    Rrok Berisha

    Kosova ka presidentin e dytë, ne historinë e saj. Por, shqiptarët edhe
    kesaj radhe patën fat të madh, sepse të zgjedhurit e saj, s`e patën
    vështirë të vendosin se kënd duhet votuar. Kandidati për president të
    Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pos që është profesor Universiteti, me dekada
    ishte veprimtar dhe një ndër figurat më të njohura patriotike e kombëtare
    në taborin e partisë më të madhe -LDK-së. Por ajo që është më vendimtare në këtë kohë , është së presidenti i ri, Fatmir Sejdiu , është personaliteti më
    i afërt dhe i pëlqyer, i ish-presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës.

    Kjo miqësi edhe besueshmëri reciproke zë fill, që nga vitet e largëta 1989,
    nga formimi i lëvizjes së madhe gjithëpopullore të pagëzuar LDK, e deri në
    frymimin e fundit të ish Presidentit. Në këtë rrugë të gjatë të vështirë e
    përplot sfida, Dr. Fatmir Sejdiu asnjëherë nuk u ndalë në përmbushjen e
    obligimeve , qoftë si pedagog i vyeshëm, qoftë si politikanë i kalibrit të
    lartë. Punoi, pa u lodhur , pa frikë, duke marrë si për të veten e gjithë
    frymën intelektual, të urtësisë e të udhëheqjes, duke u ngritur në frymën
    e liderit shqiptëror e politik të shqiptarëve të presidentit të ndjerë
    Dr. Ibrahim Rugova.

    Andaj, zgjedhja e dr. Fatmir Sejdiut,për president te
    Kosovës , është hap i rëndësishëm, për Kosovën dhe për jetën demokratikë ,
    kur dihet se Kosova është në fazën më të rëndësishme te historisë së saj, në
    zgjedhje të statusit politik. Kjo është më rendësi nga fakti, se profesor
    Fatmir Sejdiu, për nga aspekti politik, më besnikëri do ta vazhdoi rrugën
    politike të paraardhësit të tij, dr. Ibrahim Rugovës.

    Këtë ai do ta arrijë, sepse ka aftësi intelektuale e politike , ka durim dhe aftësinë e dëgjimit dhe komunikimit në nivelin më human e njerëzor, ndjen e i kupton dhe ishërohet më hallet, problemet , brengat e nevojat e shumta të
    bashkëkombësve të vet. Pavarësia e Kosovës si një problem fundamental , dhe mbrojtja e integritetit teritorjal të Kosovës , pa dyshim se janë cështjë
    për të cilat edhe presidenti i ri nuk do të lëshoj pe. Pra edhe ky
    angazhohet , vetëm për njohje formale te pavarësisë së Kosovës , që është
    shembull se si profesor Fatmir Sejdiu, si president i Kosovës , do ndjekë
    rrugën , qe e trasoi dekada më parë ish presidenti dr. Ibrahim Rugova. Edhe
    presidenti i ri, po si dr. Ibrahim Rugova , do të dijë jo vetëm të çmojë ,
    ruajë e forcojë miqësinë më ata që na ndihmuan me vite të tera, që të
    arrijmë deri këtu ku jemi. E Kosovës tash më shumë se kurrë i nevojiten
    miqetë, siç janë SHBA-të , Anglia , BE-ja, që të arrihet ajo për të cilën u
    angazhuan gjenerata e gjenerata , u flijuan shumë djem e vasha , duke renë
    dëshmorë e duke u martirizuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe
    shqiptaret, në një të afertë do ta përjetojnë edhe njohjen formale të
    pavarësisë së Kosovës.

    Është vërtet fat i mirë për Kosovën, për shqiptaret, sepse ai ka forcë, dije
    dhe guxim por edhe dëshirë që të punojë në bashkimin e gjithë spektrit
    politik shqiptar, për të mirën e Kosovës , për finalen e madhe, të njohjes
    edhe formale te pavarësisë.

    Se Fatmir Sejdiu, është president i të gjithëve , e dëshmoi edhe votimi nga
    ana e shumicës se deputeteve të Parlamentit. Ky ,ka obligim që më sajë të
    kompetencave që ka , për hir të unitetit e të bashkimit e të gjithë
    faktorit politik shqiptarë, t`i shpallë luftë korupcionit, keqpërdorimeve
    dhe të shkatërrimit të formacioneve paralele të sigurisë, duke ndihmua e
    avancuar SHPK-në dhe TMK-në si forca të vetme te sigurisë e të mbrojtjes në Kosovë.

    Është e domosdoshme , që të luftohen dhe të eliminohen , edhe disa mikrob,
    e grupime mafioze interesash , që interesin e tyre personale e qesin para
    çështjes kombëtare, e që , mjerisht, kishin depërtua në strukturat më te
    larta të pushtetit. Duhet bërë zëvendësime, duke angazhuar njerëz, të mençur, profesional e meritorë, me çka do t`u jepet funde, "zanatlinjv" të
    kryejnë funksione të larta të shtetit.

    Fatmir Sejdu është fat i mirë për gjithë popullin e Kosovës , duke na udhëhequr në paqe, në unitet e në prosperitet drejt njohjes formale te pavarësisë , të zvillimit dhe të prosperitetit. Ky është Fati i mirë për Kosovën.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment
    CILET JANË KUNDERSHTARET E UCK-së DHE ARMIQET E POPULLIT


    Huligan,hajna pulash, ish spiun e kolaboracionist të dikurshëm por edhe të
    tash të Serbisë, keqbërës, të maskuar ,kanë dhe po përfitojnë në emër të
    vlerave të luftës e të UCK-së , madje ata shkojnë edhe aq lagë sa që
    paraqitën edhe si " Shpëtimtarë të kombit". Duhet bërë dallim në mes të
    keqes e të mirës, në mes të bardhës e të zezës, në mes të krimit e humanes ,
    në mes të luftës për çlirim dhe luftës për pushtet e përfitime personale,
    në mes të gjakut të derdhur për lirë, dëshmorëve , martirëve dhe
    vrastarëve.! Në mes të mija ushtarëve të lirisë që se kanë të siguruar as
    bukën e gojës dhe nuk janë të kyçur askund dhe matrapazëve, keqbërësve që sot e shtatë vjet s`pushojnë duke u thirrur në emër të vlerave , luftës .!

    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Në shtypin e "lirë" bulevadesk në Kosovë, e sidomos në gazetat që
    përkrahin e frymojnë sipas ritmit të spektrit politik të majtë, mund të
    lexosh edhe shkrime që anashkalojnë rregullat demokratike. Ky helm
    shpërndahet çdo ditë.! Përmes ,shkrimeve, që janë në fjalorë të vrazhdë,
    thumbues e primitiv, në shërbim të së keqes. . Për interesa të ultë ,
    bajraktarizëm, që të sundosh, duhet të përçaj e armiqësosh shqiptaret,
    duke i sulmuar e etiketua,me gënjeshtra kundërshtaret politik, edhe pse ata
    janë njerëzi më më vlerë, që kanë bagazh të madhe të veprimit e merita,
    që u kanë sjelle edhe autoritet në popull. E këto , gënjeshtëra të
    lansuera, kanë pas efete negative. Kanë rrezikuar drejtpërdrejt edhe ne
    formen me te vrazhde më vrasje. Pra kanë pësuar njerëzit e pafajshëm- të
    cilët janë akuzuar si tradhtar, nga individ apo grupe e shoqata !
    Keqbërësve u është dhënë mundësia që të organizuar të veprojnë edhe në
    grupe e të formojnë edhe shoqata të ndryshme, dita ditës po tregohet se janë venë në shërbim, të ideatorëve të projekteve në shërbimeve të atyre që janë të kundërta me interesat shqiptare. Këto formacione te organizuara, më vite veprojnë shlirshem të pa penguar në Kosovë, duke u fshehur dhe ngritura ,gjithnjë ne emër të vlerave të luftës e të UCK-së. Por kjo propaganda , përçarës e vellavrasës, është shprazur mbi ata që vlerë të
    vertetë e kanë demokracinë dhe luftën kundër se keqes. Pse ketër grupeve
    keqëberëse , gjithë u duhet ta kenë një " armik të popullit" , një armik
    kujdestar. Dhe, këta "armiq" që shpesh citohet të"jenë" edhe analistet e
    gazetaret e Kombëtarë "Bota Sot", "akuzohen" se na qenkan undër "vlerave
    të UCK-së" dhe luftës çlirimtare" të popullit te Kosovës. Apsurd i lloj të
    veçant.

    Dhe shtrohet pyetja :"Kush mund ti mbroj vlerat e luftës e të UCK-së më
    mirë, a keqbërësit, matrapazët, uzurpatoret, kriminelet, apo ata që janë
    betuar ne luftën kundër krimit te organizuar politik e ekonomik?." Vlerat e
    UCK-së, janë dhe mbesin gjithnjë të pa prekshëm vetem atëherë, kur u
    pamundësohet keqbërësve veprimi.

    Tu ndalohet atyre që mos të manipulojnë më luftën dhe ne emër të luftës. Më lavdin dhe gjakun e atyre që ranë për lirinë e Kosovës? Sepse këta janë përçarësit dhe mohuesit e vërtet të vlerave te luftës e të UCK-së. Sepse, ata që angazhohen për të vërtetën, për Kosovën Shtet të të drejtës dhe demokratik, ata që luftojnë të keqën dhe veprimet e keqbërësve, ata nuk janë në mbrojtje te vlerave te luftës e, të gjakut te dëshmorëve e të UCK-së dhe ne shërbim të lirisë e pavarësisë së Kosovës.

    Huligan,hajna pulash, ish spiun e kolaboracionist të dikurshëm por edhe të
    tash të Serbisë, keqbërës, të maskuar ,kanë dhe po përfitojnë në emër të
    vlerave të luftës e të UCK-së , madje ata shkojnë edhe aq larg sa që
    paraqitën edhe si " Shpëtimtarë të kombit". Këta individ, kanë gjetur
    shprehej nëpër disa gazeta, dhe më shkrimet e tyre që ndërtohen mbi
    gënjeshtrën, bëjnë edhe thirrje për dhunë, mos tolerancë,kundër
    "tradhtarëve dha atyre që janë kundër UCK-së", duke bërë përpjekje ta ndajë
    e përçajë popullin, i cili i gjithë ne një mënyrë ose tjetrën ishte ne
    mbrojtje te pragut te shtëpisë në mbrojtje dhe ndihmë UCK-në.

    Këta "çlirimtare" e "analist", "veprimtar e shpëtimtar" të kombit,janë aktiv e
    shumë të organizuar , duke u marr me veprime të dëmshme të shemtura , më dhunë , korupcionin, kontrabandë, mafi e llojit të veçantë që organizon e
    udhëheq krimin politik dhe ekonomik. Këto elementet keqbërëse, me ve
    faktin që thirren në emër të UCK-së, kanë qellim që ta njollosin e nëse
    munden edhe ta varrosin një herë e përgjithmonë sakrificën e kombit
    shqiptarë, trimrin , gjakun dhe luftën e UCK-së.

    Këto veprime te kësaj kolone ekstreme përçarës e shkatërrimtare,janë të
    dëmshme dhe pengesë për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shtet
    ligjor që pretendojmë ta mendojmë në të ardhmen në Kosovë. Sepse, shoqëria
    demokratike, dhe shteti ligjor nuk mudet të dertohet me glorifikim te
    romantizmit folklorik, me dhunë e korupcion. Por më professionalize, më
    qasje të drejt gjerave ,te kalurës dhe te ardhmes. Edhe pse jemi te
    kërcënuar , kemi guxim intelektual e qytetar siç e patëm edhe këto vite,
    që t`i vejmë në thumb , të këqijat e dukurit negative, veprimet e
    keqbërësve.

    Duhet bërë dallim në mes të keqes e të mirës, në mes të bardhës
    e të zezës, në mes të krimit e humanes , në mes të luftës për çlirim dhe
    luftës për pushtet e përfitime personale, në mes të gjakut të derdhur për
    lirë, dëshmorëve , martirëve dhe vrastarëve.! Në mes të mija ushtarëve të
    lirisë që se kanë të siguruar as bukën e gojës dhe nuk janë të kyçur askund
    dhe matrapazëve, keqbërësve që sot e shtatë vjet s`pushojnë duke u
    thirrur në emër të vlerave , luftës .!
    Pra kush na qenka më tradhtar dhe qenka kundër UCK-së , kundër vlerave te
    luftës, kundër gjakut të derdhur për liri?.

    Në që me guximin tonë intelektual e qytetare e njerëzor po përpjekkemi t`i mbrojë këto velar, si relikt të vacant të pavarësisë, duke u munduar që t`i mbrojmë ato duke i ndarë nga grupet dhe veprimet e keqbërësve.! Nga matrapazët, politik, servilet dhe kontrabandistet, nga bartësit e krimit të organizuar politik e ekonomik. Kjo nuk do koment.! Dhe këta "analist" e mbrojtës të "vlerave " të Kombit e te UCK-së, me veprimet e tyre , duke personalizuar,dhe dhënë ketyrë vlera ngjyrë partiake , provinciale , ne vend të vlerës se vërtetë gjithëkombëtar, është nënçmimi më i madh që iu behët përpjekjeve të përgjithshëm te shqiptarëve për liri e pavarësi dhe Luftës së UCK-së.

    Përpjekjet dhe lufta dhe gjaku i derdhur për çlirim, nuk është bërë për
    t`i ndarë shqiptarët, dhe për të avancuar grupe keqbërësish. Por për unitet
    e bashkim te të gjithëve . Për Kosovën e pavarur e demokratike. Për
    Kosovën pa krime e kriminel keqbërës. Për Kosovën në të cilin duhet te
    zotëroj Ligji e jo "Kanuni" i Kallashit, intrigave, maskave plaçkitëse,
    ndarjeve në baza ideologjike.!

    Pra, kritikuesit e këtyre dukurive të dëmshme nuk janë, as tradhtar e as antikombëtar, e as përçarës. Koha do ta dëshmoj, së janë më patriot e atdhetar së disa "kronist dhe veprimtarë" dhe
    udhëheqës të grupeve e të partive të megafonave
    Keqbërësit këto vite janë paraqitur si në formën e partizaneve te
    dikurshëm.

    Dallimi nuk kanë pos, se partizanet e para shtat vjetre, edhe pse
    ishin , partizan edhe me të vegjël por njësoj të leckosur, këta partizanet e
    ri , shtatë vjetë pas, janë bërë bosë të mëdhaj, me një influencë të madhe
    ne shoqëri e regjion. Në emër të, gjakut , luftës, e duke përdorur te gjitha
    të këqijat kanë grumbulluar rreth vetes kapital që as qe mund ta
    kontrollojnë e le që mund ta arsyetojnë. Këta, se bashku me zedhensit e
    tyre, nuk dëshirojnë një Kosovë stabile, andaj për të mbuluar veten
    gjithmonë kanë kujdestar armikun e popullit, armikun e brendshëm. Në ne nuk
    jemi tradhtar, e as antikombëtarë, as përçarës, as kundër UCK-së, sepse
    jemi të vetishëm së filet e shtetit te Kosovës nuk mund të ndërkohën në
    themelet e një shoqërie , që nuk përfill vlerat reale , që nuk lufton krimin
    politik e ekonomik që nuk lufton mafinë e korruptuar. Por behet me shtet
    ligjor e demokratik.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum mir ka fol atdhetari Rrok Berisha..
    Arb flmn ty e i uroj cdo te mire zotni Berishes.. ..

  7. #27
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Rrok Rrenci n'eliten kombetare!


    Ah po

    elita kombetare e kombit kosovar

    ani shih se si i rreshtohen keta parazitet tjere si p.sh arb me brrarin

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Shum mir ka fol atdhetari Rrok Berisha..
    Arb flmn ty e i uroj cdo te mire zotni Berishes.. ..
    Po a si ke syt o brari a spo e shef qe prej kuzhinve serbe eshte pregadit a??!!! edhe shtypshkronja serbe nuk e ka Ç po te shkieve C edhe siq tha edhe nji diskutues kur edhe ky kur lejohet tek elita lirisht prej neseri do te pregaditi nji dokumentar per xam shajkofcin e lit bellepojen dhe sami bajqinen
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Shum mir ka fol atdhetari Rrok Berisha..
    Arb flmn ty e i uroj cdo te mire zotni Berishes.. ..

    Edhe unë i bashkohem këtij falemnderimi për ty Arb dhe po
    ashtu i uroj shëndet dhe punë të mbarë Z. Rrok Berisha.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Zoteri Berisha me te drejte ben me gisht drejt ketyre Huliganeve,hajnave pulash, ish spiun e kolaboracionist të dikurshëm por edhe të
    tash të Serbisë, keqbërësve, të maskuarve, përfituesve në emër të
    vlerave të luftës e të UCK-së, (ketyre) qe luftuan për pushtet e përfitime personale, vrastareve!

    Prandaj, Lapi dhe Unreal e gjejne veten ne grupin e tyre...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  2. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  3. Kërkoj shkrime në anglisht të Lion Feihtvanger
    Nga Dara në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  4. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  5. Shkrime edhe mesime nga Shen Rafaili...
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •